Forumi Horizont | Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)
Fjale te harruara shqipe ose dialektore.
Eshte i lutur cilido te shkruaje ne kete teme, fjale qe mund te themi se jane te harruara apo fjale dialektore.
Po e filloj un i pari me dy fjale.
Cakorre = sopate.
Nagaçe = sopate e vogel.
Vdore = bore.
Gjoku = kali
Ati = kali
Çili = kali
Kulli = mëz
Kolt = kuajt
Visku = kërriçi
Kisku = kërriçi
Shpesh here me perkedheli, emri i fundit i kërriçit thuhet dhe kisku
Karabobe = carac
Fjalen karabobe e kam degjuar nga elbasonllijte.
Pasvon
Kjo fjale eshte zhdukur fare pothuajse.
Cfar ka qene pasvoni ?
Dikur, pasvoni ishte ai i punesuar nga bashkia, etj. qe ndizte dritat ne qytet (qirijte) ne vendet kryesore te qytetit.
Te mos harrojme se qytet dikur kane qene me permasa te vogla.
Pra pasvon ishte profesioni i ketij njeri qe lidhet me fjalet pas + vonë ne kuptimin pasi kishte perenduar dielli dhe ishte errur.
Gjithmone nona me thoshte...- Me je bo si pasvon ec heret ne shpi, mistrec.
Kjo fjale nga Shqiperia e mesme.
PS; nuk eshte e cuditshme qe kjo fjale te jete dhe ne trevat e tjera.
Kallnur = Janar
Frur = Shkurt (muaji shkurt)
Kurse Qershorit, ne kohen e Skenderbeut i thoshnin; Çershinar
Llajk = hu gardhi, ne dialektin Lezhian dhe Shkodran.
Kacorr = eshte me shume si kasolle prej thuprash
Rube = shami koke
Bofce = perparese e vogel
Krane = thuper
Keto fjale kater fjale ketu me lart i perkasin dialektit te veriut.
Përdaf = mistri = vegel qe savaton muret (e perdor muratori).
Por, përdaf, quhet dhe llaçi, kur muratori e sperkat murin me nje lloj llaçi me te lenget se i zakonshmi.
Xinxife = ide.
Ne Shqiperine e mesme i themi ide (theksi tek germa i) kurse ne Fier, kam degjuar se ketij fruti i thoshnin; xinxife.
Teveqel = budalla, idjot, i manget etj.
Fjala teveqel eshte ne zhdukje, sepse nuk ka me teveqele.
Të linjta - të linjtat = jane rrobat e brendshme te trupit.
Mica = macja (ne veri)
Tubë = tufë
Nje tubë me lule = nje tufe me lule.
Sot nga fjala tubë qe eshte tufa, kemi dhe fjalen tubim.
Katruve = ene balte qe sherbente per te mbajtur uje.
Kam pire shume here uje ne katruve dhe ajo esht si frigorifer natyral.
Per fjalen ''katruve'' kemi dhe latinishten ne kete mes, por nje here tjeter do te flasim me gjate per kete fjale.
Shtamë - shtomë = eshte e ngjashme me katruven, por me e madhe.
Panazore = sinonim i fjales ''Shtame - shtome''
Çyç = ene balte pak te demtuara qe dikur njerzit i perdornin vetem ne banjo.
Kokme = ene e vogel qe sherbente per te bere banje duke marre ujin nga kazani per t'ia hedhur trupit.
E ka prejardhjen nga fjala kokë pasi me se shumti ''kokmja'' ujin e hedh ne koke.
Shytë ose dhi shyte = pa brire, dhi pa brire.
kontinent karabobe e perdorin ne Shqiperine e mesme ,,eshte frut dimeror tipik i zonave tona ,,,kurse teveqel perdoret prap ne disa qytete nga autori popull gojarisht kuptohet.
Kupâj = govate (ku lahet femija i vogel) (ku ben çup e çup haha)
(veri)
karabush=miser por me shume e perdorim kur done me sha dike... pshm ik mar karabush
Mzat= kau
Zhir = pjesa e mbetur nga druri i djekur
Dreqe...neve fjalen karabush e perdorim per te treguar, ate pjese te qepes, ku jane farerat. Karabushi nuk eshte si pjeset e tjera te qepes, ai, kur qepa eshte ne toke, del me i gjate se bishtat e tjere dhe ne brendesi eshte i mbushur...me nje fjale karabushi nuk hahet.
Pra ne nje fare menyre karabushi eshte mashkulli i qepes...haha.
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Mzat= kau
Zhir = pjesa e mbetur nga druri i djekur
Dreqe...neve fjalen karabush e perdorim per te treguar, ate pjese te qepes, ku jane farerat. Karabushi nuk eshte si pjeset e tjera te qrepes, ai, kur qepa eshte ne toke, del me i gjate se bishtat e tjere dhe ne brendesi eshte i mbushur...me nje fjale karabushi nuk hahet.
Pra ne nje fare menyre karabushi eshte mashkulli i qepes...haha.
Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
karabush=miser por me shume e perdorim kur done me sha dike... pshm ik mar karabush
M'u kujtu nje lloj fiku.
Fik cingëll , ky lloj fiku eshte i bardhe dhe dhe jo kokerr madh.
Kokrrat i pjek jo te gjitha menjehere, apo me mire te themi cdo dite ai pjek kokrra, pra ne kete menyre, ka me shume kohe njeiru te haje fiq te fresket prej tij.
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Hahahahaha...pra kur shajme dike, ''ik mer karabush'' do te thote se ai ngjan me karabushin, pikerisht se nuk hahet...me kupton.
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
M'u kujtu nje lloj fiku.
Fik cingëll , ky lloj fiku eshte i bardhe dhe dhe jo kokerr madh.
Kokrrat i pjek jo te gjitha menjehere, apo me mire te themi cdo dite ai pjek kokrra, pra ne kete menyre, ka me shume kohe njeiru te haje fiq te fresket prej tij.
Vllojë = parcele...pra ajo ndarje qe njerzit bejne neper kopshtet e tyre, ndermjet te mbjellave ka dhe emrin vllojë.
Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
po fik kakarec e ke degju??
fik i pa pjekur( ishalla sjam gabim ktu)
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Nuk je gabim fare....
Kakarec, perdoret dhe per sharje, pra...ik mer kakarec, i thuhet nje njeriu te pa pjekur me nje fale.
M'u kujtua fjala I sojmë - e sojme
Nga nje here thuhet dhe sojlli - sojllije
Perdoret per te treguar nje njeri qe eshte nga nje familje e mire, aristokrate, nje familje e larte etj.
PS- Dreqe...ti je sojllije pershembull....
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
M'u kujtua fjala I sojmë - e sojme
Nga nje here thuhet dhe sojlli - sojllije
Perdoret per te treguar nje njeri qe eshte nga nje familje e mire, aristokrate, nje familje e larte etj.
PS- Dreqe...ti je sojllije pershembull....
Po...edhe kjo perdoret.
Por, ndryshe perdoret dhe keshtu; Derë oxhaku ne kuptimin qe eshte nje familje aristokrate.
po dhe ket e kam degju
kam degju dhe ket shprehje familje me ''undyr'' (nuk di ta shkruj ket fjal)
Citim:
Po citoj ato që tha dreqja shkodrane
po dhe ket e kam degju
kam degju dhe ket shprehje familje me ''undyr'' (nuk di ta shkruj ket fjal)
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Kjo fjale shkruhet keshtu; Yndyrë fjale te cilen un dhe sot e perdor tek shtepia ime.
Une ne shpi e them si ynyrë kte fjale...pra pa germen d
paramedale=pike se pari
garuzhde= luge e madhe gjelle ose luhare
carranik=raft i vjeter prej druni
nubavel=kuti e vjeter prej druni ku plakat kane rujte teshat
cardak=koridor te shtepite e vjetra shkodrane
nen'aher= si pune magazine te shtepite e vjetra shkodrane
bishtagyp=pene druni me maje metalike e perdorun me shkru dikur (edhe une e kam pas perdore ne klase te pare e dyte fillore)
divid= objek ne forme topi qe mbante bojen me njy bishtagypin
tempeshir=shkumes
kalem=lapes
fjale te perdoruna ala ne te folunen dialektore te qytetit te Shkodres.
Kur te me kujtohen te tjera tesh po ju baj za
Tresho....fjala kalem nuk eshte shqipe, por eshte arabe.
M'u kujtu fjala hokë
Hokë eshte nje kuti e vogel qe dikur e mbanin per te mbajtur duhonin.
Por, fjala hokë perdoret dhe per te treguar shakane, psh; ai eshte hokatar ne kuptimin qe i nxjerr nga hoka shakate dhe i ben njerzit per te qeshur.
Lugic = garuzhde
Kjo fjale shkon dhe shume me larg, si lugine, lugje etj. por nuk po zgjatemi se nuk eshte ketu tema per ate gje.
ne fakt as fjalet carranik-nubavel-garuzhde-cardak-tempeshir nuk jane shqipe po turke po jane perdore shume e shume e na jane ba me shume se shqipe.
nubavel=kuti e vjeter prej druni ku plakat kane rujte teshat
Ne kete fjale e kemi si Sapet
Ne jug i thone sëndyk - sënduk
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Xinxife = ide.
Ne Shqiperine e mesme i themi ide (theksi tek germa i) kurse ne Fier, kam degjuar se ketij fruti i thoshnin; xinxife.
Hahahahaha...Ilirusa....xinxife interesante po na thua tani...hahahahaha,
ìde ne keshtu i themi atij fruti qe ne Fier i thone xinxife
visk=Tabaka
forkulic=pirun
Visk...te jete tabakaja?
Apo nuk e ke ketu fjalen Arsona?
Visku eshte i vogli i gomarit...andej nga anet e mia ok.
mesa di une selam ashte fjale islamike e jo shqipe
ne kurre se perdorim kete shprehje
Selam eshte fjale arabe qe do te thote paqe!
Konte ke te drejte se Islam e Selam do te thone paqe (me sa di une)
.....po qa ti bejme ketij qe e nxjerr edhe shqip edhe se perkthen si duhet
E pashe ate qe ka sjelle Tresh.
Arabet pra sot e perdorin fjalen selam per te treguar paqen.
Ebrejte, edhe ata kane te njejten fjale, se arabe jane dhe ata, por e kane ne tjeter dialekt, e kane si shalom
Nuk eshte vendi ketu, sepse po hyme thelle ne histori, dalin shume gjera te tjera, por e sigurta eshte se; vete fjala arab eshte e prej ardhur nga fjala arber pra, tek fjala arab kemi trasformimin e germes ë me germen a sepse fjala e sakte apo pronuncimi i sakte i fjales arab eshte arëb qe nuk eshte asgje tjeter vetem se arbri pra e bardha sic na e sqaron gjeniu Robert d'Angely.
Mos shikoni arabet sot, qe nuk jane me ate ngjyre qe jemi ne, pasi me ata ka ndodhur bombardimi neper shekuj nga Afrika, duke bere femije me skllavet etj. dhe sot dallohen per brune apo ezmere.
Do t'ju duket e cuditshme qe; ka dhe arabe bjonde.
Atehere nga doli ky?
Po ashtu ka dhe arabe jo bjonde por me lekure komplet si ne, te bardhe.
Ne kohen e faraonit, arabet ishin te gjithe te bardhe.
Citim:
Po citoj ato që tha tresh
Konte ke te drejte se Islam e Selam do te thone paqe (me sa di une)
.....po qa ti bejme ketij qe e nxjerr edhe shqip edhe se perkthen si duhet
Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti
Po ashtu ka dhe arabe jo bjonde por me lekure komplet si ne, te bardhe.
Ne kohen e faraonit, arabet ishin te gjithe te bardhe.
Gjithsej 14 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit » Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.