Forumi Horizont Gjithsej 160 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 160 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Ndryshimet dialektore dhe veshtiresite qe sjellin ne komunikim.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8877)


Postuar nga NYCgirl datė 10 Janar 2005 - 19:50:

Pushtime te gjata, si ai Otoman ne Shqiperi, kane konsekuencat e tyre. Ndermjet te cilave eshte edhe influenca e njeres gjuhe ne tjetren. Shqiperia nuk eshte rasti i vetem. Pushtimi romak i fiseve gale solli latinizimin e frengjishtes, pushtimi normandik i Anglise latinizoi anglishten. Faktikisht, anglishtja kishte nevoje per nje pasurim gjuhesor........lol.

Problemi nuk qendron aq shume ne gjuhen e folur, por duhet t'i kushtohet me shume rendesi gjuhes letrare, te shkruar, duke perdorur sa me shume te jete e mundur fjale shqipe. (psh. dritare, dhe jo penxhere.)
Fakti qe edhe pas pushtimeve te shumta dhe afatgjata, gjuha shqipe nuk u zhduk, tregon se e ka pasurine e domosdoshme per te perballuar huazimet. Nuk e mbaj mend numrin e sakte, por me mijera gjuhe jane zhdukur, dhe shume te tjera vazhdojne te rrezikohen.

Vende, si psh Franca, kane institucione (ne France, Akademia Franceze) qe merren pikerisht me kete ceshtje, rruajtjen dhe pasurimin e gjuhes perkatese. Nuk e di nese ne Shqiperi ekziston nje institucion i tille. Nqs jo, duhet te behet, sepse tani pervec huazimeve nga vendet ballkane, po rritet influenca e huazimeve nga italishtja, anglishtja etj.


  Gjithsej 160 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 13 14 15 » ... E fundit »
Trego 160 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.