Forumi Horizont Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Andon Zako Cajupi (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=66)
-- Andon Zako Cajupi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=88)


Postuar nga shelgu datė 01 Shkurt 2009 - 19:27:

 
Pamje e parė: Burrė e grua*)


(Ėshtė natė. Brėnda nė njė odė pėr tė fjetur, zoti Vangjel e zonja Tanė bėhen hazėr pėr tė rėnur. Nė fund tė odės ndrit njė llambė afėr shtratit.)


   Tana
Dėgjo, burrė...
  Vangjeli
C'ke, moj grua?
T. (Rėnkon.)
Jam sėmurė.
        V.
Qė kur! Ē'thua?
         T.
Ē'them? Ja them qė jam sėmurė,
koka mė digjet si furrė,
s'e keshė pėsuar kurrė.
          V.
Po tani, vallė, ē'pėsove?
Mė duket se u ftove;
gjithė natėn u zbulove
dhe s'mė lė fare tė flėrė!
           T.
Gjithė ditėn ē'keshe bėrė?
Ti pėr bar e pėr dru s'vete
dhe qahesh se nukė flete?
Tėrė ditėn ngas qetė
dhe drek' e darkė bėj vetė,
gjithė puna pėrmi mua!
           V.
Pėrse tė kam marrė grua?
Gratė pėr punė po janė.
            T. (Qesėndis.)
Edhe burratė tė hanė
dhe tė rrinė nat' e ditė!
            V. (Me inat.)
Mos mė bėn tė tė godit.
se zakonė s'e harrova,
sonte shumė tė durova.
Nga hunda s'mė heq dot kurrė,
se nuk' jam si ēdo burrė!
Jam shqipėtar i vėrtetė,
do tė bėj si dua vetė!
Ē'ke qė s'pushon duke qarė?
Nga une ē'tė ligė ke parė?
S'tė kam lėnė si tė tjerė,
Vetėm, tė shkret' e tė mjerė.
Nukė ika kurrė nga fshati,
eja, s'tė shkoi inati?
Ngreu tė biem tė flėmė
dhe kėto fjalė t'i lėmė.
             T.
Bjer e fli, mua s'mė flihet.
             V.
Nesėr, porsa qė tė gdhihet,
do t'dėrgoj djalėn me vrapė
tė bjerė jatronė1) prapė.
               T.
Cinė jatro?
               V.
Adhamutnė.2)
               T.
S'e shoh dot me sy ēifutnė,
as pėr mace s'i vė besė!
               V.
Le. moj grua, ta thėrresė,
kokėn mund tė ta shėrojė.
                T.
Nuk' e dua tė mė shojė!
Tė bukur jatro qė gjete!
Mė p'hair tė ruaj qetė.
                 V
Mos kuvėndo kėshtu, moj grua.
             T. (Me inat.)
Nuk' e dua, nuk' e dua!
Pse s'shėron gruan e tij?
Se nga ajo ha e pi. ..
Ndaj e mori me njė sy,
i dalēinė qė tė dy.
              V
Ē'jatro tė tė bie unė?
Mitrua s'ėshtė kėtunė,
dhe Naum kokėshiniku
kėtejė natėn iku. . .
Nė vende tė tjerė vanė,
kėtu vetėmė na lanė,
ikn' e muarė Misirė,
u hante koka pėr brirė
             T.
Prapa diellit tė venė,
se ēnderuan mėmėdhenė,
s'jam sėmurė pėr jatrua,
se s'mė ka gjė koka mua,
Po tė mė ndėgjosh njė fjalė.
             V.
Folė, ē'do tė thuash vallė!
Do t'mė lėsh dhe sot pa gjumė?
             T.
Kemi ara, vreshta shumė. . .
             V.
Tė gjitha ē'duhen i kemi,
si do zot vetė jemi;
si ne s'ka shumė tė tjerė.
              T.
Sa qe e ndyera vjehrrė,
pas takatit pleqėrisė,
bėnte punėt e shtėpisė,
dhe kur ktheneshė nga ara,
gjejė darkėnė pėrpara.
Po tani, ē'tė bėj mė parė,
nė vrėshtė tė jem a nd'arė?
Tė tė bėj dhe drek' e darkė?
Tani s'mund, se jam mė plakė.
               V.
Plakė? S'je plakė, moj grua,
po je ashtu si tė dua.
               T. (Me tė lutur.)
Tė tė vijė keq pėr mua:
punėtė janė tė rėnda,
S'punoj dot jashtė dhe brėnda.
Puno sa tė duash vetė
arat jepi me tė tretė
Kjo punė s'bėnetė kurrė,
po djali na u bė burrė.
Ndaj tė lutem ta martojmė,
erdhi dita tė gėzojmė.
Ne pa nuse pse tė rrimė?
Kur tė kem nusenė ndihmė,
punėtė bėnenė vetė,
nukė rrojmė me jetė!
Pse s'mė flet?
         V
Ē'tė them, moj grua?
Ēuditem me ē'fjalė thua!
Katėrmėdhjetė vjeē djalė
do ta martosh?
           T.
Sa jam gjallė,
dua tė gėzoj si mėmė!
           V.
Eja tė biem tė flėmė.
           T.
T'i ē'mė thua, u ē'tė them!
Sikur kemi shumė djem!
Me Gjinė mbeti kjo derė.
            V.
Qasu tė tė bėj tė tjerė,
tė pjellē, pa mbushurė moti...
            T. (Duke qarė.)
Me fjalė je shum' i zoti.
            V.
Ē'ke qė qa prapė taninė?
            T. (Me lot.)
Ku tė mos qaj un' e mjera?
Une tė flas me perėndinė,
ti mė flet fjalė tė tjera!
            V.
Eja moj grua nėr mėnde.
            T.
Ēuditem me kokėn tėnde.
            V.
Sado qave, ngreu bjerė.
            T.
S'je baba si tė tjerė!
Thuajmė, pėr perėndinė,
pse s'do ta martojmė Gjinė?
             V.
Ėsht' i vogėlė, moj Tanė!
             T.
C'thua! Pa shikoi shtanė
bota nukė shonė vjetė.
Shihe sa mori pėrpjetė:
duketė njėzet vjeē djalė,
kur hipėn e bredh me kalė.
Me mua kur u martove,
sa vjeē jeshe, mos harrove?
Tani pėr djalėnė tonė
do tė ndėrrojmė zakonė?
              V.
Mos kėrko ē'bėnim njėherė,
Po shiko ē'bėjnė tė tjerė:
Shiko bejnė rrėnjėdalė,
nukė ka dhe ai djalė?
Kur i thashė ta martojė,
«Le tė bėjė si tė dojė,
s'mė ha malli pėr tim birė,
u pėr vete tė rroj mirė"
mė tha dhe mė ktheu kratė.
             T.
I muarė mėntė gratė!
Tė bukur njeri qė gjete!
Ai tė kish mėnt pėr vete,
nukė shkretonte shtėpinė,
s'kish marrė porropotinė!
Mėndjeprishur, zemėrligu,
la tė shoqenė dhe iku!
E zeza grua se ē'hoqi'.
Njėzet vjet e la i shoqi
dhe nė pleqėri s'e poqi,
(Tė mos arrij' tė kish ardhė!).
nukė pa ditė tė bardhė:
nat' e ditė duke qarė
nga turpetė qė kish parė.
E mba mėnt ē'grua ka qėnė?
S'kishe shoqe nė vėnd tėnė:
e nderēme, zėmėrmirė,
punoi e rriti tė birė.
Ka qenė grua pėr mbretnė.
burri s'ja diti kimenė.
Dhe tani nė pleqėri,
dashuri mė dashuri!
E gjetė nga perėndia,
se prishi shtėpin' e tia!
Gruaja vdiq nga qederi!
Kėtė kėrkonte dhe derri:
tani mban disa tė tjera,
i vaftė shpirti nė ferral
            V.
Pse kuvėndon kėshtu, moj Tanė?
Njerezit e mėdhenj kėshtu e kane:
njerezit e tyre i mundojnė
duan ata q'i lėvdojnė.
            T
Nė bėjnė kėshtu tė mėdhenjtė,
djalli t'i marrė pėr jetė!
Beu djalėn ta martojė!
Me sy nukė do ta shojė,
se nė turpe do tė rrojė,
si ka rrojturė ngaherė!
Dhe guxon e mson tė tjerė!
Ka lojturė nga fiqiri.
Njė ditė mė thosh i biri:
"Baban' e mirė nderoje,
baban' e lik duroje"
Do tė bėhet djal' i mbarė,
se me mėmėnė ka gjarė
Po nė ngjaftė me babanė. ..
            V
Minji gdhietė, moj Tanė!
Tani lė bejnė mėnjanė
dhe hajde tė flemė pranė,
eja se mė mori gjumi. (Shtrihet.)
              T.
Dhe mua mė marrtė lumi!
              V.
Pa dhe nesėr kuvėndojmė
              T.
Djalėnė do ta martojmė?
              V.
Pa tė shomė. . .
              T.
Ēo tė shoē?
Nukė do tė mė ndėgjoē!
Ndėgjo dhe mua njė herė.
             V.
Tė ndėgjoj, po hajde bjerė.
             T.
Tė vi, po tė mė apē fjalėn,
qė do tė martojmė djalėn.
             V.
Puna, s'bėnet me njė natė,
do menduar gjer' e gjatė.
              T
Ē'do menduar, pa mė thua?
              V.
Ē'vajzė do t'i apėm grua?
             T.
Mos e ki kėtė qeder:
djalėn tėnė kush s'e merr?
Kush nuk' e do Gjinon tim,
q'ėshtė nga trimat mė trim?
             V.
Trimėrinė s'ja nxė dheu!
             T.
Nukė ėshtė si djalė beu. ..
po ėsht' i mir' e i mbarė,
kush ta rrėmbejė mė parė.
S'ėshtė ndonjė djal' i mbetur
unė nusen ia kam gjetur.
             V.
Ja ke gjetur! Po ē'e thonė?
             T.
Ēupėn e gjitonit tonė.
             V.
Cinė ēupė, Marigonė?
Ēupėn e zotitė Kore?
             T.
E bukur e .punėtore.
Mos e pyet ē'grua ėshtė!
Si pėr ara dhe pėr vrėshtė,
pun' e saj s'gjėndet nė jetė,
Punon vetėmci sa dhjetė!
Nukė them mirė? Ti ē'thua?
             V.
Nė do tė mė ndėgjosh mua,
Gjini Katonė tė marrė,
tė bėhem krushk me korēarė. . .
Ara, vreshta shumė kanė.
             T.
Ti pse s'e do Marigonė?
Ajo nuse bėn pėr mua.
             V.
Po ėsht' e madhe, moj grua.
Njėzet vjeēe!...
             T.
Kaq e dua,
nukė marr nuse pėr sisė,
po pėr punėt e shtėpisė;
tė dijė tė ngasė qetė,
se nukė mund t'i ngas vetė,
tė na bėjė dru nga mali.
            V.
Mirė ti, po ē'thotė djali?
Gjini me tė do tė rrojė.
            T.
Doemos qė do tė dojė!
Pse kuvėndon kshtu, mor burrė?
Pyeten fėrnija kurrė?
Ta martojm' ashtu mė rruash.
            V.
Moj grua, bėn si tė duash
dhe mė qafė t'i kesh vetė!
            T.
Em kėtu, em n'at jetė!. . .
Nesėr do t'vete tė bluaj,
tė shėtunė tė gatuaj,
tė diel tė bėjmė dasmė,
gjithė miqtė t'i gėrshasmė (Qan).
           V.
Tani pse qa?
           T.
Qaj nga gazi,
mė shpėtove nga marazi.
Tani do tė bėnem vjerrė!
           V.
Shuaj dritėn dhe shko bjėrė.
(Tė dy bien tė flėnė nė shtrat. Perdja mbyllet.)
 
 
Pamje e Katėrt; Dit' e Dasmės (Ndė odė tė krushqet, sofra plot me mish tė pjekur m
hell. Burra, gra, ēupa, djem, kėndojnė a hedhin valle.
Ēoku kėrcet ndonjė pushkė. Burrat e shtrojnė me dolli,
dhėndri rri mė kėmbė, dhe dy a tri trima qerasin kru,-
shqit pas urdhėrit "dollibashit". Kėto tė gjitha bėhenė
mė darkė.)
I.
Gratė vetėm:
A tė pėlqen nusia,
more djal' o lulia?
Ėsht' e mir' e shoqe s'ka,
m'e mirė nga gjithė na.
Nusia si zogė deti,
sikur ėshtė bijė mbreti.
Gra e burra bashkė: Ē'mirė ja bėm' krushkėsė,
q'i muarm tė bijėnė,
atė mė tė mirėnė,
Maro gjeraqinėnė.
Burrat vetėm, nė valle: Moj unaza rreth me ar,
per grua do te tė marr,
gjithė tė kanė nakar.')
nakar le tė kishninė,
sa tė mos pėlcisninė.
Moj unaza rreth flori,
gjithė tė kanė zili,
se do tė tė marr ndė gji.
Zili le tė kishninė,
sa te mos pėlcisninė.
II (Burrat rrinė pėrdhe tė pinė me dolli.) Nuni:
Djalė, bjerė,
shtjerė verė
shtjerė, shtjert--
nė tė tjerė.
Pini vere,
mor tė mjerė,
se qederė
do tua nxjerrė.
Gjithė burrat: Kush e pi kėtė dolli?
Zoti nun me trimėri,
i gėzofshim mė shtėpi!
Nuni te prifti:
0 prift, tė kam gjetur!
Pa pirė ke mbetur,
tė gjej me kupė me verė
lė ėmbėl si shqerė.
Prifti
Tek unė mir' se tė vish.
N.
Kėtė ta dish e ta pish
pėr shėndet tė dhėndėrit,
qė rri mė kėmb' e dremit.
Gjithė tok
Shėndet tė mirė tė ketė,
tė trashėgohet pėr jetė! (Kėrcet
njė pushkė).
P. (Te nuni)
Zoti, nun, mir' se mė erdhe!
Po verėn pse na e derdhe?
N. (Te prifti)
Mir' se tė gjeta, uratė,
tė kesh jetėnė tė gjatė.
Kupėn e piva me fund
dhe mė tutje, mo e tund.
P.
S'e pi dot, jam prift njeri.
N
Tė di, uratė, tė di. . .
P.
Kur e bėn emėrė vete
pike nė kupė mos mbete!
Ti qė vure sot kurore,
pagezofsh edhe me dore,
Gjithė tok
Nuni qė vuri kurorė
pagezofte e me dore
urdher, o nun se jam plak
tė lutem, bėmė konak.
N
Konak? Gjej Vangjel' e shkretė.
P
Kėtė kėrkojė dhe vete'
Vangjel, e mira tė gjete.
V
Me njė kupe ē'do tė jetė?
P.
E di mirė kush martonet?
Djali tė tė trashėgonet.
Do ta pi pas urdherit,
shendet te dhėndnt!
Gjithė tok
Dhėndėri tė trashėgonet,
tė gėzonet e tė shtonet!
V
S'e pive tė tėr' uratė!
P.
Pėrmbys e ktheva, s'e patė?
V.
0 prift, mirė se urdhėrove,
rrofsh e qofsh qė mė nderove!
Dhe dollibashi na rrofte,
dhėndėri ju trashėgofte'
Gėzofsh dhe nė dere tende'.
N
Dhe zoti tė dhėntė mėnte!. ..
V.
Unė verėn s'e kam pirė
qė tė mos kuvėndoj mirė.. .
Po dilni, paskam mėnt pak,
tė lutem bėmė konak.
N.
Ē'konak kėrkon tė mė thuash?
V.
Dėrgomė ku do tė duash!
N.
Zotnė Brodanė tė gjėsh
dhe si tė duash tė bėsh!
V.
0 zoti Brodan, tė gjeta!
B.
Mir' se erdhe, t'u ngjatė jeta'
V.
Kėtė kupėzė, ta dish,
pėr dhėndėrin plot ta pish.
Gjithė tok
Dhėndėri shumė tė rrojė,
jetė tė mirė tė shkojė!
B.
Zotrote qė gjete mua,
mė shtėpi ta paēa hua!
Dhe dollibashi me nder,
u bėftė dhe vetė vjehrr
dhe rroftė sa shkėmb' i malit.
N.
Gėzofsh mė dasmė tė djalit!
B.
Ku do t'mė dėrgosh tė pshtetem,
se do tė pi e mos dejtem.
N.
Ecė pshtetu te Abazi,
s'ka pir' e ju tha gurmazi.
B.
Tė gjeta, Abaz i mjerė!
A.
Kshtu tė mė gjesh kurdoherė!
B.
Kėtė kupė do ta kthej
pėr shėndet tė kėtij bej.
(Rrėfen dhėndėrin.)
Gjithė tok
Me nuse tė trashėgonet,
nga e liga tė mergonet!
A. (Te nuni)
Dollibash, tė qofsha falė,
zoti tė faltė njė djalc'
N.
Rrofsh e qofsh!
A.
Kush mė ka gjetur?
N.
S'e ndėgjove? Keshe fletur?
Tė ka gjetur Brodan Duni.
A.
Mė ke gjetur, thotė nuni,
tė gjet' e mira pėrjetė,
tė rrosh sa tė duash vetė.
Gjithė
S'mba mėnt? U deje pa pirė?
A.
Dhe nė mos kuvėndoj mirė,
un, i mjeri jam ēoban;
sos jam, i ziu, nė stan,
dhe sos jini dhėn e dhi,
tė di pėr cinė tė pi.
N.
Ky ėshtė shėndet i parė,
pėr dhėndėrin, mor i marrė.
A.
Sa malet, o nun, tė rrosh!
Tani ku do t'mė dėrgosh';
Se dua tė pi njė verė.
N. (Numėron)
Njė, dy, tri,. . . s'ka mė tė tjcrė.
A.
Numuroi dhėntė mirė.
N.
Le tė kollet kush s'ka pirė...
Me mua, zoti Abaz.
N.
Tė gjeēa kurdo me gas.
Kėtė kup do ta pi
pėr shėndet. tė dhėndrit tė ri.
Gjithė tok.
Shėndet tė mirė tė ketė
dhe tė gėzojė pėrjetė!
I zot' i shtėpisė rroftė
dhe djali ju trashėgoftė!
(Soset dollia dhe prifti ngrihet e zė vallen me burra,
duke kėnduar).
Do tė them njė kėngė vetė,
kėngė prifti tė vėrtetė,
rroftė vėshti dhe dhėria,
rroftė vera dhe rakia,
q'i ka bėrė pėrėndia.
Se dhe zoti Krisht njė herė
mori uj' e bėri verė.
Moj verė, burim i gjakut,
gaz' i djalit e i plakut!
0 raki, moj bukuroshe,
qė na hedh qoshe mė qoshe!
Se ē'bėn vera e rakia,
pin' e dejen trimėria,
sa vjen rotullė shtėpia!
Det i madh e det i gjerė,
pse s'tė bėri zoti verė,
se do ta pinim pa blerė?
IV (Ėshtė natė: krusliqit zėn' e ikin duke uruar mėmėn
e dhėndėrit, zonjėn Tanė, qė ėshtė shumė e gėzuar.)
N.
Tė tė trashegonen!
B.
Si bletė tė shtonen!
A.
Me jetė t'u rrojnė!
P.
Dhe t'u pleqėrojnė!
T.
U paēa, tė rroni,
gjithė tė gczoni!
(Njė nga nje ikin tė tėrė dhe mbeten vetėm ndė odė
Tana me djalė e me nuse.)
T. (Tek i biri)
Rri me nusen, djalė,
dhe doli dy fjalė,
tė mos ketė frike.
Dhendėri (i thotė s'ėmės)
Ngreu mėm' e ikė.
(Tana ikėn.) V. (Dhėndri me nusen mbeten vetėm) DH.
Lozėm ndonjė lodėr?
Tė dua si motėr.
N.
Ē'motėr mė ke mua,
o lum' e pėrrua?
Ti mė more grua.
Dh.
Pse u zemėrove
dhe u hidhėrove?
Kur s'lot ndonjė lodėr,
s'tė dua si motėr,
tė dua si mėmė!
Po hajde tė flemė,
se mė mori gjumi.
N.
Fli tė marrtė lumi!
 


  Gjithsej 11 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 »
Trego 11 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.