Forumi Horizont Gjithsej 677 faqe: « E parė ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga kontinenti datė 05 Mars 2007 - 04:53:

Nuk e kam kuptu se nga vjen fjala kaqol ?
Edhe sot pothuajse te gjithkund perdoret dhe nenkuptohet nje njeri mendje lehte, tru thare etj.
Por, e kemi dhe ne kuptmin si; kaqol arrash.
Cfar eshte kaqoli i arrave?
Kaqoli i arrave eshte mjeti kur luhet me arrat.
Arrat vendoseshin diku larg ne grumbull dhe se largu lojtaret gjuanin sferen (kaqolin) dhe kush i nxirrte arrat nga rrethi apo trekendeshi ku ato ishin vendosur.
Kur isha i vogel kurre nuk e kemi quajtur ''kaqol'' por thjeshte zar.
Me nje fjale: - A luajme me zara?
Gjithashtu, kur luanim me zara ose kopaca (komcat e medha te palltos i kemi quajtur ''kopac'' = vjen nga fjala kupė ) pasi benim vijen atje tej, benim dhe trekendeshin e vogel ku vendosnim komcat e vogla ose ''kopacat''.
Vija atje tej kishte emrin bat, fjale qe ende sot nuk e di se si dhe nga ka ardhur? Pse e quanim keshtu? Natyrisht e kishim te trasheguar nga me te medhejte.
Shprehjen kalimbat e perdornim shpesh sepse, po qe se ''kopaci'' jot e kalonte batin atehere humbisje lojen.
Po ashtu ne keto lojra e siper, perdornim dhe fjalen lloc, me nje fjale: ai lloci pra zari apo kopaci (sipas lojes) lloci brenda trekendeshit, me nje fjale ngeci.
Lloc besoj se vjen nga fjala ''llucė'' pra duhet te jete fjale e adoptuar nga shprehja ''ngeci ne lluce''


  Gjithsej 677 faqe: « E parė ... « 92 93 94 95 96 97 98 99 100 [101] 102 103 104 105 106 107 108 109 110 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.