Forumi Horizont Gjithsej 677 faqe: « E parė ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga IQVLORA datė 07 Mars 2007 - 21:39:

Konte nuk jam i sigurt qe fjala Ollonar eshte safi shqipapo turqisht.
Me kujtohet nje komshia jone e cila ishte nga fshati i Hysni Lepenices,nga Lepenica pra e cila e therriste keshtu dhjetorin.Do te informohem per kete fjale.

Pak fjale te vjetra;

bobole lloj peme e cila bene disa fruta te vogla sa nje sacme.jane te embla.
kicke kembe lepuri,dhelpre,kunadheje
roshkolla lloj bime bujqesore qe bene kokrra te vogla me te cilat behet byrek.I kam hasur ne nje fshat te Tepelenes ku i kam provuar.
cirak lloj kandili prej tunxhi
sebep shkak
karroqe ene qe merr 10kg bereqet
fjeshter njerk,babaqafor
arqe arke me kapak ku mbanin ushqimet
kadishte fuci druri ku mbanin misrin
arzamen like rrezikshmeri
sakem mos veprim ne kundershtim me deshiren e dikujt qe ka pushtet
kadro (nxjerr ne kadro)fotografi
ngrehoset folje qe ka koptimin e te dukurit
kecerr nje mashkull i veshur bukur(ai eshte veshur kecerr)
meroj folje qe shoqeron nje te share ne Laberi(te merofsha te teme)
E hethi ka kuptimin e nderzimit te bagetive.
gacile emer i perdorur per nje ene H2O ne Shqiperine e mesme.
nerqez njeri me shpirt te keq
bylmez njeri tap topi,i paditur
bye-bye


  Gjithsej 677 faqe: « E parė ... « 103 104 105 106 107 108 109 110 111 [112] 113 114 115 116 117 118 119 120 121 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.