Forumi Horizont Gjithsej 677 faqe: « E parė ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga Cindi datė 13 Dhjetor 2006 - 21:03:

Me thene te drejten edhe mua me pelqen shume kjo tema, urime konti.

Ndonjehere me ben te qesh, ndonjehere me con ne mendime te largeta tek gjushi dhe gjyshja sic permend edhe cupka, ndonjehere me con ne te thella se dua ti kujtoj fjalet dhe me vine me kaq veshtiresi ne kujtese.

Avdesan=Lavamani

Musander= Vendi ku mbahen batanijet dhe jorganet

Capoku= pjesa ku behet lidhja e kembes me legenin (nuk jam shume e sigurte per kete)

Govata= Ene e madhe druri ose alumini ku lanim rrobat (shyqyr qe nuk kemi me neper shtepia)

Lepitka=pandofla

Pacavure=doreza rrobe qe kapnim tenxheret e nxehta nga furra (per kete nuk jam shume e sigurt)

Pashumaqe=pandofla ose papuce leshi qe i vishnim ne dimer ne shtepi

Kaci=nje lopate teneqe me te cilen mblidhnim hirin nga soba

mangall=nje ene e madhe bakri ose alumini me kapak ku vinim prushin per te ngrohur nje dhome te ftohte

Cimbidhi ose masha=nje vegel te cilen e perdornim per te perzier prushin ne oxhak ose ne furre te sobes, ose per te kthyer geshtenjat qe i piqnim ne prush. ( a te kisha ca tani)


  Gjithsej 677 faqe: « E parė ... « 58 59 60 61 62 63 64 65 66 [67] 68 69 70 71 72 73 74 75 76 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.