Forumi Horizont Gjithsej 677 faqe: « E parė ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga Cindi datė 13 Dhjetor 2006 - 21:51:

Oh tani mu kujtua edhe nje fjale tjeter kur gjyshi im me thote.

"mbeske shpejt me sill mastrapanin, se u ftoh uji"

E une rendja te gjeja ndonje kapak te madh, per kusine e madhe, qe ta mbulonim, qe te mos ftohej uji dhe nuk po gjeja asgjekundi kapak.

Me thote gjyshja "JA KU E KE MOJ BIJE, NGA VETE E KERKON, PERPARA SYVE TE TU ESHTE"

Na paskesh qene nje ene e vogel bakri, qe e perdornin per te marre ujin nga nje ene e madhe dhe ta perdornin per nevojat e ngutshme te castit.

Mastrapan=ene bakri e vogel me doreze (sa merak qe e kam, qe nuk i mblodha gjithe ato enet e bakrit, ti pastroja e ti llustroja, e ti kisha koleksion ketu ne Amerike, te varura ne guzhine) Hajt mo sa gjera na mbeten andej, qe nuk ua dinim vleren.


  Gjithsej 677 faqe: « E parė ... « 60 61 62 63 64 65 66 67 68 [69] 70 71 72 73 74 75 76 77 78 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.