Forumi Horizont Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 160 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Ndryshimet dialektore dhe veshtiresite qe sjellin ne komunikim.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8877)


Postuar nga BETERRI datė 16 Maj 2004 - 21:02:

Sa e Turqizuar eshte gjuha shqipe...?

A i kemi bere pyetje vetes ndonjehere se sa fjale Turke ka gjuha shqipe,nuk do ishte mire qe ta pastronim gjuhen tone nga shum fjale Turke?.


Postuar nga dena datė 09 Korrik 2004 - 11:07:

zhdukja e fjaleve turke...???

Meqe je i interesuar dhe te ka zene meraku atehere lexo me poshte:
Fjalet nga turqishtja, beterr, nisen te hyjne ne gjuhen shqipe qe nga shekulli XV.Sic dihet gjurmet e pushtimit osman mbeten dhe ne gjuhe.Fushat qe u preken me shume nga turqishtja qene: urbanizimi, kuzhina, administrata etj. Me te hershme jane fjalet daulle, carcaf, corape, senduk, hambar, fodull, sahat, pazar, bilbil etj,
Shume fjale me burim nga turqishtja ne shqipe kane marre ngjyrim emocionues e stilistik dhe disa prej tyre ruhen ne leksikun tone vetem per kete ngjyim psh, dembel, surrat, matrapaz, pazarllek, dynja, baballek etj,
Psh, vjersha e Fan Nolit,,
, se ē'u shporr xhumhurieti
se ē'u rehatos mileti,
se sulltanin prape e gjeti
se, qe kur e humbi, s'fjeti. etj

Nese ti beterr do te pyesesh se cqendrim duhet mbajtur kundrejt fjaleve te huaja une po ta shpjegoj pak a shume.
Sipas studiuesve te shqipes, shume fjale te huaja jane bere prone e leksikut te shqipes dhe zevendesimi i tyre me fjale te reja nuk mund te behet mė, te tilla jane fjale qe kane hyre heret dhe jane pervetesuar plotesisht, te cilat tani nuk i dallojme nga fjalet e tjera te leksikut te shqipes, psh, shendet, qytet, xhep, mjeshter, fis, kendoj, vaj, pyll, tashme jane fjale te huazuara nga turqishtja dhe nuk mund ti zhdukesh me, do apo sdo ti.
Por mos harro se kemi boll fjale te huzuara dhe nga sllavet si psh, trup, kocke, grusht, cekic, memec, prashit, gostit, pushke, etj, etj. edhe shume fjale nga latinishtja..floke,koke, prind, kusheri, femije, kenge, shkurt, mars, prill etj.....
keto huazime, beterr, bejne pjese ne gjuhen tone te dashur shqipe, por nese deshiron ti zhdukesh, bej ndonje fjalor te ri vetem me fjale te "shqipes", te shohim, se mos del mbi gjuhetaret e sotem....


---------------------------------------------------
kerkojeni diturine prej djepit deri ne varr.....


Postuar nga cimi1723 datė 08 Janar 2005 - 15:21:

re Dena

Pershendetje,
Sapo u regjistrova ne kete forum dhe me beri pershtypje kjo teme. Por ajo qe me habiti me shume eshte se une kam studjuar pothuajse 6 vjet ne turqi ne stanboll e me pas ne izmir, por kurre nuk i degjova dote fjalet _____shendet, qytet, xhep, mjeshter, fis, kendoj, vaj, pyll____ ne kete gjuhe (pervec disave)
Dena te lutem mos ma merr per keq por do te doja se nga cila turqishte e kane origjinene keto fjale se me turqishten e sotme keto fjale kane kuptim tjeter, shifi pak me posht...

shqip-Turqisht-shqiptimi (nuk mund ti shkruaje dote ca germa ne turqisht)

shendet - sagilik- sallėk
qytet - sehir- shehir
xhep- cep- xhep
mjeshter- esnaf- esnaf
fis- akraba- akraba
kendoje- sarki sozlemek- sharkrė sojlemek
vaj- jag- ja'
pyll- orman- orman

meqenese kete dege e zoteroni vete besoje se mund te ma shpjegoni pak
pershendetje
cimi


Postuar nga dena datė 10 Janar 2005 - 07:18:

Re:

Citim:
Po citoj ato qė tha cimi1723
Pershendetje,
Sapo u regjistrova ne kete forum dhe me beri pershtypje kjo teme. Por ajo qe me habiti me shume eshte se une kam studjuar pothuajse 6 vjet ne turqi ne stanboll e me pas ne izmir, por kurre nuk i degjova dote fjalet _____shendet, qytet, xhep, mjeshter, fis, kendoj, vaj, pyll____ ne kete gjuhe (pervec disave)
Dena te lutem mos ma merr per keq por do te doja se nga cila turqishte e kane origjinene keto fjale se me turqishten e sotme keto fjale kane kuptim tjeter, shifi pak me posht...

shqip-Turqisht-shqiptimi (nuk mund ti shkruaje dote ca germa ne turqisht)

shendet - sagilik- sallėk
qytet - sehir- shehir
xhep- cep- xhep
mjeshter- esnaf- esnaf
fis- akraba- akraba
kendoje- sarki sozlemek- sharkrė sojlemek
vaj- jag- ja'
pyll- orman- orman

meqenese kete dege e zoteroni vete besoje se mund te ma shpjegoni pak
pershendetje
cimi



pershendetje cimi.
Sigurisht qe e vleresoj dhe se ve ne dyshim ate qe dini ju dhe ate qe keni studiuar gjate ketyre viteve shkollore, por ajo qe kam shkruar me siper eshte nje permbledhje e shkurter e asaj qe kam studiuar ne shkolle. Pra libri qe disponon keto te dhena jane marre nga "Leksilokolgjia e gjuhes shqipe" e prof. Jani Thomait.
Ndoshta fjalet e mesiperme duken te habitshme per te qene turke, por ato mund te jene te turqishtes se vjeter. Nuk di cte them me shume.

me respekt Dena


Postuar nga cimi1723 datė 10 Janar 2005 - 09:22:

denit...

ndoshta,
por nuk duhet harruar se ne turqi jetojne me shume se 3 milion shqiptar, mund ta kene marre dhe ata nga ne, pra jo vetem ne kemi marre nga te tjeret ndoshta dhe te tjeret kane marre nga ne...

Psh: kisha nje shokun tim me origjin shqiptare dhe fliste pak fjale ne shqip por nepermjet gramatikes turke dhe ne nje bashkebisedim me kujtohet qe permendi "Halil'in nusesi" sipas gramatikes turke ne shqip perkthehet "Nusja e Halilit" ndersa ne turqishten e sotme ajo perdoret "Halil'in Gelini" keshtu qe keta shqiptar duke permendur fjale shqip ne garamtiken turke, bashkeqytetaret e tyre turq i degjojne me pas ndoshta i vene ne perdorimin e tyre te perditshem dhe me pas kur ne i degjojme keto fjale nga qytetar te tjere turq na duket sikur ne i kemi huazuar nga turqishtja. (nuk jam i sigurt per prejardhjen e fjales "nuse" por kete e mora si shembull qe me kujtohet). Ndoshta jam gabim, ju lutem me korrigjoni...

megjithate i vlersoje studimet e profesoreve, mund te qendroje dhe ajo qe eshte shkruar ne librin e profesor Thomait...
Faleminderit per titullin e librit do mundohem ta gjeje dhe ta lexoje me me kujdes.
gjithe te mirat
Cimi

P.S: Sa per foljen "Kendoj", nuk e ve ne dyshim fare qe nuk eshte me prejardhje Turke, sepse kjo lloje folje ne asnje lloje forme nuk mund te shqiptohet dhe te perdoret me te njejtin kuptim ne turqisht...


Postuar nga NYCgirl datė 10 Janar 2005 - 19:50:

Pushtime te gjata, si ai Otoman ne Shqiperi, kane konsekuencat e tyre. Ndermjet te cilave eshte edhe influenca e njeres gjuhe ne tjetren. Shqiperia nuk eshte rasti i vetem. Pushtimi romak i fiseve gale solli latinizimin e frengjishtes, pushtimi normandik i Anglise latinizoi anglishten. Faktikisht, anglishtja kishte nevoje per nje pasurim gjuhesor........lol.

Problemi nuk qendron aq shume ne gjuhen e folur, por duhet t'i kushtohet me shume rendesi gjuhes letrare, te shkruar, duke perdorur sa me shume te jete e mundur fjale shqipe. (psh. dritare, dhe jo penxhere.)
Fakti qe edhe pas pushtimeve te shumta dhe afatgjata, gjuha shqipe nuk u zhduk, tregon se e ka pasurine e domosdoshme per te perballuar huazimet. Nuk e mbaj mend numrin e sakte, por me mijera gjuhe jane zhdukur, dhe shume te tjera vazhdojne te rrezikohen.

Vende, si psh Franca, kane institucione (ne France, Akademia Franceze) qe merren pikerisht me kete ceshtje, rruajtjen dhe pasurimin e gjuhes perkatese. Nuk e di nese ne Shqiperi ekziston nje institucion i tille. Nqs jo, duhet te behet, sepse tani pervec huazimeve nga vendet ballkane, po rritet influenca e huazimeve nga italishtja, anglishtja etj.


Postuar nga NYCgirl datė 10 Janar 2005 - 20:17:

Sot ne bote fliten rreth 6000 gjuhe. 50% e tyre jane te rrezikuara, dhe ekspertet mendojne se ne fund te shek. nqs asgje nuk behet per te ndaluar kete proces, ato do zhduken. 95% e popullesise ne bote flasin 15 gjuhe kryesore.


Postuar nga Cx55 datė 20 Janar 2005 - 09:35:

Talking

ok doni ca fjale turqisht

Penxhere
Dollap
Sahan
Gjym
Ibrik
Kane
Perde
Kallkan
Rospi
Xhezve
ēibrit
Shami
Ftere(Tigan)
berxhik(nje e hapur gishtash)
Jorgan
Jastek
Filxhan

kur te kujtohem sjell ca te tjera


Postuar nga SCOOTER datė 02 Mars 2005 - 17:47:

me vjenmire qe hapet nje teme e tille ne forum .doja vetem te shtoja qe futja e fjaleve te huaja demton gjuhen shqipe vetem kur ajo zevendeson nje fjale shqipe por pasuron ate kur nuk ekziston nje term i tille ne shqip


Postuar nga amoxil datė 15 Korrik 2005 - 17:54:

Me ka rene rruga dhe pse jo meqenese skisha shkuar ndonjeher ne Kosove vendosa te kaloj nga Prishtina per te shkuar per ne Shqiperi.Vend shume i bukur me ka lene mbresa.Por nga problemi qe me doli per t"u mare vesh me disa njerez atje me beri te me dukej vetja si ne mes te Turqise.Fjale qe nuk i kisha degjuar ndonjehere dhe per te cilat ata ishin te bindur se e kishin me te drejte ti perdornin me bene te hap kete teme.Tani me thoni ju mua jane fjale shqipe keto-----------------------------------------------

Ngjyre e verdhe ose sarit = me ngjyre jeshile?

Merhaba burra=Mirdita burra

boje hoxhe==ngjyra jeshile?

shtriklla===takat e kepuceve

shpuzore==taketuke?

shortca==pantallona te shkurtra?

fermerka=bluze me menge te shkurtra?

kerri=makina?

kertolla=patate

pasul=fasule

plaskevica (ose dicka si kjo e ngjashme)===qofte?


Jeni dhe ju te mirepritur te na tregoni fjalet qe nuk mendoni se jane te gjuhes shqipe edhe perdoren serishmi nga te gjithe ne.Sidomos ne Kosove fjalet turqisht qe duhen zevendesuar me......psh..........!
!

:cekic:
^
Heren tjeter do t:iu sjell ca fjale te tjera qe si kuptoj dot se si ato mund te quhen fjale te shqipes?


  Gjithsej 16 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 160 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.