Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)
Ketu (vec nje miushi/usheje te vogel te cilit/ciles kam fatin ti shpreh keqardhjen time ne keto momente) nuk beri kush as majmunlliqe dhe as propogande ekstremiste.
E leme fare, me gjithe ate kohe qe beke ti per te kthyer pergjigjet..u qetesova fare. flm
Seriozisht, meqe pretendon se je tolerant/e, shpreh icik me respekt kur flet, kur u thua njerezve se cte bejne e cfare jo. Apo kur na tregon perrala me minj (mgjs ketu e kam icik gabim, pasi minjte per ty nuk perfaqesojne asgje te keqe si duket)
... Ishte nje miush qe shihte njolla ne mur, i dukeshin si vrima ku te futej, u dukeshin si vrime ku do gjente ngrohtesi. Turrej me vrap; Bam, perplaste koken. Shkonte tek nje Njolle tjeter; BAM.. Kur erdhi macjaaa. Fundin e leme per heren tjeter. naten e mire
Je gabim propaganden e beri dikush tjeter dhe une i solla fatin e mire qe nepermjet miut te perralles time te kuptoni ku jeni ,rendesi ka qe e keni kuptuar pune e miut ekstremist ku ne kete rast ju me akuzoni mua por barra i mbetet ekstremistit qe ben propagande dhe atyre qe u majne pishen.Miu beson se te gjithe jane si elefanti dhe kjo e ben ekstremist.
Tolerance ??
Nese ka ndopak tolerance tek Islami atehere tregoni respekt per Krishterimin qe prezantohet ketu duke mos na impnuar ne besimin tone ate qe ne e shohim qarte nga Fjala e Perendise sikur nuk eshte ashtu.
Nese keto gjera jane problem per ju jane per ju por jo per te Krishteret.
Krishti eshte Zoti dhe Shpetimtari yne dhe i te gjithe botes dhe ka treguar dashurine me te madhe qe eshte treguar ndonjehere ne Kryq edhe per ata qe shpifin per te.
Ai eshte nderuar dhe adhuruar si Zoti i te Krishtereve qe nga fillimi i kishes dhe eshte po ashtu edhe sot.
Gjithe te mirat:
Bariu.
Te respektojme besimin tend sipas te cilit Zoti nuk eshte nje, i bie te mohojme ne menyren me te keqe besimin tone. Ne respektojme te drejten tende per te besuar ne car te dush e kujt te dush, po jo ate qe beson ti. Kush te thote gje ty kur futesh ne temat islame???
Nese ka pak tolerance ne islam??? Po cdi ti o vella ne lidhje me islamin, qe te na thuash me nenkuptim qe ne te nuk ka tolerance??
Nuk eshte dita sot te tkujtoj se kush nuk ka pasur e nuk ka akoma tolerance.
Per ti bere respektin temes, pasi te festosh sonte, verifikoji icik keto
Ungjilli i Mateut (1:18) ' dhe luka1:26-29, flasin per lindjen e krishtit
gezuar festat bari
Re: A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO!
Citim:
Po citoj ato që tha SmArTs_WAY
A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO!
Një ndër problemet më kontradiktore në historinë njerëzore është çështja e Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai krejtësisht hyjnor apo krejtësisht njeri?
Polemika rreth personalitetit të Jezu Krishtit është ndryshimi më i madh ndërmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky ndryshim i mban të veçuar pasuesit e këtyre dy besimeve. Muslimanët shohin tek Jezu Krishti një profet të madh të Zotit, e duan dhe e rrespektojnë aq sa duan dhe rrespektojnë Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si dhe të tjerët para tyre (paqa e Zotit qoftë mbi ta).
Të krishterët nga ana tjetër e quajnë Jezusin Zot ose bir i Zotit, dhe e adhurojnë si të tillë, një koncept ky që muslimanët nuk mund ta pranojnë.
Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta e tregon qartë se Jezusi nuk është Zot por njeri dhe i dërguar i Zotit xh.sh.
Pa humbur kohë do të theksojmë argumentet nga vet Bibla të cilat tregojnë dhe aludojnë qartazi që Jezusi nuk është Zot. Nga filimi deri në fund, Ungjijtë tregojnë qartë se Jezusi është krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.
Le të bëjmë një krahasim në mes Zotit dhe Jezusit:
Zoti është i pavdekshëm.
Bibla tregon një nga cilësit e Zotit, e cila është pafillimësia dhe pavdekshmëria ku thotë: “ai që i vetmi e ka pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka parë kurrë dhe as mund ta shohë; atij i qoftë nderi dhe pushteti i përjetshëm”. (1 Timoteu 6:16) “Para se të kishin lindur malet dhe para se ti të kishe formuar tokën dhe botën, madje nga mot dhe përjetë ti je Perëndia”. (Psalmi 90:2) “Por ti je gjithnjë po ai dhe vitet e tua nuk do të kenë kurrë fund”. (Psalmi 102:27)
Kurse Jezusi vdiq.
Bibla thotë: “Dhe Jezusi bërtiti me zë të lartë dhe tha: ''O Atë, në duart e tua po e dorëzoj frymën tim!''. Dhe, si tha këto, dha fryma”. (Luka 23:46) “por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur...”. (Gjoni 19:33) “Por Jezusi, si lëshoi një britmë të madhe, dha frymën”. (Marku 15:37)
Keto tema jane turpe nga te paturpit.
Bibla thote, se Jezusi nuk eshte Zot. Pik ketij muhabeti
Tung. Eshte qudi, kur degjon njerez qe e humbin debatin dhe thone, si Gaia: Keto tema jane turpe nga te paturpit. Mirepo i nderuar, ti a harron se Bibla na ka mesuar, se edhe te paturpive dhe te keqijve te ua mesojme te verteten. Ejani dhe na thoni te nderuar, se si kuptohen apo komentohen citate qe i ka sjellur Smarti.
Bibla neve po na meson se kemi gjenealogjine nga Adami dhe Eva, mirepo te njejten gjenealogji e ka pasur dhe e ka (edhe) Jezusi. Zoti eshte i paster nga çdo cilesi e pavertete qe ju po ia mveshni. Jezusi eshte i Derguari i Tij. Jezusi, sic na meson Mateu 1/1-17(Breznitë e Jezu Krishtit, të birit të Davidit, të birit të Abrahamit. Abrahamit i lindi Izaku...Izaku i lindi Jakobi...” [Mateo. 1/1-2]), na vërteton se Jezusi është i lindur, atëherë Jezusi posedon ditëlindje, ai është i lindur, i lindur. Pyesim, si mundet që i linduri të jetë Zot (siç pretendoni)?!! Pretendoni se Jezusi është Bir i Zotit, ndërsa fragmenti thotë se Jezusi është bir i Davidit. Si mundet që Jezusi të jetë bir i Davidit dhe njëkohësisht bir i Zotit?!! Dihet se Davidi është bir i Jeseut [Mt. 1/6], pra si mundet që në të njejtën kohë të jetë edhe bir i Abrahamit?!! Në fragment thuhet “e prej shpënguljes në Babiloni deri tek Krishti katëdhjetë brezni”. Kjo është në kundëthëni me fjalët ne Levitiku /3, i cili thekson kohën se janë tetëmbëdhjetë brezni, e jo katërmbëdhjetë brezni. Kjo është në kundëthënie mes Ungjillit dhe Torës!! Në fragment thuhet “Gjithse, pra, katërmbëdhjetë brezni prej Abrahamit deri te Davidi; prej Davidit deri në shpërngulje në Babiloni katërmbëdhjetë brezni; e prej shpërnguljes në Babiloni deri te Krishti katërmbëdhjetë brezni.” [Mt. 1/17]
Kjo nëbkupton se të gjithë brezat nga Abrahami deri te Krishti janë gjithsej 42 brezni/ Me të vërtetë, po qe se e numërojmë gjnealogjinë e cekur në Mateu 1/1-17, do të vërejmë se janë 41 brezni. Fragmenti është në kundërthënës me vete!!Gjenealogjia e përmendur në Ungjillin e Lukës ndryshon nga ajo që është regjistruar në Ingjillin e Mateut. Luka (3) përmend gjenealogjinë nga Adami deri te Jezusi, ndërsa Mateu përmend gjenealogjinë nga Abrahami deri te Jezusi. Mos vallë ndryshoi shpallja?! Apo, çka ndryshoi?! Nga Abrahami deri te Jezusi (sipas Lukës) kanë kaluar 26 brezni, ndërsa sipas Mateut 41 brezni. Dallimi është 15 brezni!!
7. Jozefi, i fejuari i Marisë (nënës së Jezusit), është i biri i Jakobit sipas Mateut 1/16, mirëpo sipas Luka 3/23 ai ishte i biri i Helit. Mospërputhje e qartë mes dy ungjikve!! Në Mateu 1/11 thuhet se Jozia (Joshijahu) ishte mbret i Judës gjatë shpërnguljes në Babiloni. Fakte historike flasin se Jozia qysh herët ishte i vdekur, para se të ndodhë shpërngulja në Babiloni (Levitiku – Dita e Dytë, 35-36). Faresi është njëri nga stërgjyshërit e Jezusit, sipas Mt. 1/3. Siç dihet është fëmijë jashtë kurore, sipas Juda, i biri i Jakobit bëri prostitucion me vejushën Tamaranë, nënën e Faresit. Si mund të jetë njëri nga stërgjyshërit e Jezusit (Bir i Zotit siç pretendojnë), fëmijë jahtë kurorës?!!.
O bur i dheut, keto jane fakte, dhe kerkojne pergjigje.
Une i nderuar, po marr mesim nga jeta e Jezusit, i cili e luste vetem nje Zot, dhe askend tjeter, dhe asnjehere nuk na tha ti lutemi atij, mirepo sic na meson Bibla, ai “shkoi në mal për t'u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë” (Lluka 6:12) Kë e paska lutur? Vetveten apo Zotin?
Tek e fundit, doktrinen qe po ua them une, se Jezusi ishte i Derguari i Zotit, e mbron vet Bibla, ku thote tek Mateu se"....ky eshte profeti, Jezusi prej Nezareti te Galilese" [Mateu- 21/9-11]
Une nuk deshiroj te zgjerohem më, mirepo mjfton citati Biblik, i cili na meson, keshtu:
"I pari: Ndegjo, Izrael!Zoti, Hyu yne ...eshte nje Zot i vetem...Skrimbi pergjigji: Mire fort, Mesues! Pergjigje ashtu sic eshte e verteta! AI eshte i Vetmi, e pos tij ska tjeter."[Marku kaptina e 12, citati 29-32]
Ejani o të krishter e diskutoni me fakte, e jo me fjale boshe.
Gjithe te mirat,
Andi
Citim:
Po citoj ato që tha Gaia
Keto tema jane turpe nga te paturpit.
Andaluzi91 me sa shoh neper tema i paske vene qellim vetes te shkaterrosh krishterimin nga themelet. Jezusi eshte Zot per ne dhe nuk e kuptoj pse kjo gje te shqeteson kaq shume. Mateu ka shkruar qe eshte i lindur, por ka thene edhe qe u lind nga Virgjeresha Mari me Frymen e Shenjte. Nqs nuk e di, po te them une qe Fryma e Shenjte eshte Zoti vete, dhe Jezu Krishti ka ardhur ne Toke para 2000 vjetesh vertet, por ne Qiell ka ekzistuar gjithmone, sepse Zoti vete flet ne shumes ne librin e Gjenezes "Do ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone" etj etj. Me njohurite e mia modeste teologjike di te them qe Shpetimtari pritej nga njerezit qe nga koha e mekatit te pare nga njeriu. Dhe me vone shume njerez jane konsideruar Shpetimtari ne lindje te tyre, si puna e Moisiut apo Solomonit.
Citim:
Po citoj ato që tha SEND_ME_AN_ANGEL
Andaluzi91 me sa shoh neper tema i paske vene qellim vetes te shkaterrosh krishterimin nga themelet. Jezusi eshte Zot per ne dhe nuk e kuptoj pse kjo gje te shqeteson kaq shume. Mateu ka shkruar qe eshte i lindur, por ka thene edhe qe u lind nga Virgjeresha Mari me Frymen e Shenjte. Nqs nuk e di, po te them une qe Fryma e Shenjte eshte Zoti vete, dhe Jezu Krishti ka ardhur ne Toke para 2000 vjetesh vertet, por ne Qiell ka ekzistuar gjithmone, sepse Zoti vete flet ne shumes ne librin e Gjenezes "Do ta bejme njeriun sipas shembelltyres sone" etj etj. Me njohurite e mia modeste teologjike di te them qe Shpetimtari pritej nga njerezit qe nga koha e mekatit te pare nga njeriu. Dhe me vone shume njerez jane konsideruar Shpetimtari ne lindje te tyre, si puna e Moisiut apo Solomonit.
Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 9 10 11 12 13 14 15 16 17 [18] 19 20 21 22 23 24 25 26 27 » ... E fundit » Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.