Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 13 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ceshtja kosovare dhe me gjere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=162)
-- "Trafiku i Organeve" dhe fushata serbe kunder Shqipetarve (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17113)


Postuar nga X-File datė 16 Qershor 2009 - 09:00:

"Trafiku i Organeve" dhe fushata serbe kunder Shqipetarve

BIA paguan “dėshmitarė” kundėr UĒK-sė



(Update) Igor Juēinac, shtetas i Kosovės (1976), Milutin Radanoviē shtetas i Serbisė (1957), Predrag Zheljkoviē, shtetas i Serbisė (1976) tė arrestuar tė enjten nė Ēagllavicė dyshohet se kanė paguar njerėz, me kusht qė ata tė dėshmojnė kundėr UĒK-sė.

“Qė tė tre tė arrestuarit dhe njė i cili ėshtė nė arrati dhe kėrkohet nga Policia e Kosovės dyshohet se kanė vepruar nė bashkėveprim duke ofruar shuma deri nė 100.000 € (Euro) pėr personat qė do tė shprehnin gatishmėri tė japin dėshmi tė rrejshme se ata janė viktima tė transplantimit tė organeve njerėzore gjatė kohės sė luftės nė Kosovė”, ka thėnė Arbėr Beka, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės, gjatė njė konference pėr media.

Ndėrsa, sipas tij, tė dyshuarit kanė premtuar edhe pagesa tė majme pėr ndėrmjetėsuesit e mundshėm dhe atė deri nė 10.000 Euro.

Si pjesė e operacionit policor nga Policia e Kosovės ėshtė konfiskuar edhe njė veturė e llojit Hyndai me ngjyrė tė zezė me targa tė Nishit.

“I dyshuari i parė ėshtė ish pjesėtarė i Policisė sė Kosovės qė kishte punuar nė stacionin policor nė rajonin e Ferizajt dhe tė Gjilanit deri nė vitin 2007. Pėrmes zyrės ndėrlidhėse tė PK-sė nė mes institucioneve vendore dhe ndėrkombėtare janė duke u njoftuar edhe autoritetet e Republikės sė Serbisė pėr arrestimin e dy shtetasve tė tyre”, ka shtuar Beka.

Tė arrestuarit pjesėtarė tė BIA-s?

Policia e Kosovės ka arrestuar tre persona, tė cilėt dyshohet se janė tė pėrfshirė nė krim tė organizuar. Burime tė gazetės kanė treguar se dy prej tre personave qė janė arrestuar janė pjesėtarė tė Agjencisė sė Inteligjencės Serbe (BIA).

“Ata dyshohet se janė pjesėtarė tė BIA-s, ndaj tė cilėve ka filluar njė hetim i policisė qė njė kohė tė gjatė”, thotė njė burim mirė i informuar. Jozyrtarisht mėsohet se policia e Kosovės ka poseduar edhe fotografitė e tyre. Pėrveē tė tre kėtyre personave, policia ėshtė nė ndjekje edhe tė tre personave tė tjerė, tė cilėt kanė lidhje tė ngushta ose mund tė jenė edhe ata pjesėtarė tė inteligjencės serbe.

Burime tė gazetės Express sqarojnė se nė kėtė rast bėhet fjalė pėr tre persona, qė tė gjithė tė nacionalitetit serb. “Nuk bėhet fjalė pėr drogė, armė, apo prostitucion. Ata janė arrestuar pėr njė ēėshtje shumė mė tė madhe”, thotė njė zyrtar nga policia, pa dhėnė detaje se pėr ēfarė ėshtė fjala.

Ndėrkohė, sipas informacionit zyrtar, dy prej tė arrestuarve janė shtetas tė Serbisė, ndėrkohė qė i treti ėshtė shtetas i Republikės sė Kosovės.
I.J. i datėlindjes 1976, ėshtė shtetas i Kosovės, M.R. i lindur nė vitin 1976 dhe R.SH. i lindur mė 1976, qė tė dy shtetas tė Serbisė, janė arrestuar tė enjten nė Ēagllavicė, afėr Prishtinės.

Arbėr Beka, zėdhėnės i Policisė sė Kosovės, nuk jep ndonjė detaj tjetėr pėrveē qė sqaron se operacioni ėshtė planifikuar tė vazhdojė edhe gjatė mbrėmjes tė sė enjtes.Operacionin e saj policia e ka kryer rreth orės 14, pas njė hetimi tė gjatė me Prokurorinė e Qarkut dhe Drejtorinė Kundėr Krimit tė Organizuar.

“Hetuesit nga Drejtoria Kundėr Krimit tė organizuar nė kėtė angazhim, kishin pėrkrahjen policore nga Njėsiti Mbėshtetės Operativ nga Drejtoria rajonale e Prishtinės”, thuhet nė njoftimin zyrtar. “Personat e arrestuar dyshohet se kanė kryer aktivitete kriminale nė Republikėn e Kosovės”, sqarohet nė komunikatėn pėr media tė policisė.

Nga Express mė 12.06.2009


Postuar nga X-File datė 16 Qershor 2009 - 09:01:

pjese e fushates...

BIEN SHPIFJET E CARLA DEL PONTE-S, VAZHDOJNĖ TĖ JETA XHARRĖS
16 Qershor 2009

Isa Mulaj


Policia e Kosovės mė 11 qershor 2009 ka arrestuar tre serbė nė fshatin Ēagllavicė nė jug tė Prishtinės: 1) Igor Juēinac, shtetas i Kosovės (1976); 2) Millutin Radanoviq shtetas i Serbisė (1957); 3) Predrag Zhelkoviq, shtetas i Serbisė (1976), nėn dyshimin se kanė paguar njerėz nė shuma deri nė 100.000 euro pėr tė ofruar dėshmi tė rrejshme kundėr UĒK-sė. Pėr tė tre thuhet se janė pjesėtarė tė Agjencisė Serbe tė Inteligjencės (Bezbednosno Informativna Agencija), tė cilėt u kanė premtuar edhe tė mira tjera materiale njerėzve tė nacionalitetit serb por edhe shqiptarė si banesa, vetura, vende pune qė tė deklarojnė rrejshėm se ata dhe/ose tė afėrmit e tyre kanė qenė viktimė tė transplantimit tė organeve njerėzore nga UĒK-ja gjatė luftės nė Kosovė 1998-99. Akuzat e njėjta pėr transplantim tė organeve njerėzore tė serbėve nga UĒK-ja i ka bėrė edhe ish-kryeprokurorja e Gjykatės Ndėrkombėtare tė Hagės pėr krimet e luftės nė ish-Jugosllavi, nė librin e saj “Gjuetia: Unė dhe kriminelėt e luftės” tė botuar nė vitin 2008.

Mė 10 prill 2009 gazetari i BBC-sė Michael Montgomery botoj njė editorial “Zbulohen tmerret nė kampet e UĒK-sė” ku ai shkruan pėr kinse keqtrajtimin dhe vrasjet e tė burgosurve serbė nė Veri tė Shqipėrisė. Ai referohet nė deklaratat e njė ish-ushtari tė UĒK-sė pa emėr. Mė tutje gazetari i BBC-sė krijoj njė emision prej afėr 13 minutave qė u transmetua nė BBC Radio 4, pėr t’i dhėnė publicitet asaj qė ai emocionalisht e quajti “Heshtja e gjatė ndaj mizorive ėshtė mbajtur fuqishėm nė tėrė Kosovėn.”

Menjėherė del nė skenė Jeta Xharra, drejtoresha e degės sė tė ashtuquajturit Rrjeti Ballkanik pėr Gazetari Hulumtuese (BIRN), njė rrjet gazetaresk antishqiptar me seli nė Sarajevė dhe me drejtoreshė Gordana Igriq nė Beograd. Jeta Xharra fton nė emision njerėz tė cilėt kjo mendon se do t’i “qesin nė shesh krimet e UĒK-sė”, nė mesin e tyre njė publicist me inicialet Sh.G., pėr t’i “vėrtetuar” dhe pėrkrahur akuzat nė librin e Carla del Pontes tani tė pėrsėritura nė “hulumtimin” e gazetarit tė BBC-sė. E kam pėrcjellė atė emision tė Jeta Xharrės. Kur kam takuar Sh.G. e kam pėrgėzuar pėr paraqitjen e tij dhe qėndrimet qė mbajti. Mė tha se kishte qenė i ftuar nėn supozimin e Jeta Xharrės pėr t’i dhėnė pėrkrahje akuzave ndaj krimeve tė UĒK-sė, “por kėsaj radhe ja kam lėshuar keq”, qė do tė thotė se Jeta Xharra u zhgėnjye nga ajo qė deklaroj Sh.G., sepse ajo kishte dashur t’i shes publikut diēka tjetėr. Se kjo ishte e vėrtetė, mund tė vėrtetohet nėse kthehemi prapa nė atė debat televiziv ku vėrehet se Jeta Xharra nuk pajtohet me atė se ēka thoshte Sh.G. dhe i ndėrhynte kėtij me nėn pyetje gjatė debatit pėr ta vėnė debatin nė binarėt paraprakisht tė supozuar nga Jeta Xharra.

Ishte kjo njė “tradhti” qė Sh.G. ia kishte bėrė spiunes sė qarqeve shoviniste serbe dhe anti-shqiptare Jeta Xharra. Megjithatė, Jeta Xharra nuk mund tė cilėsohet si spiune e Serbisė nė kuptimin e gjerė; nė kuptimin e ngushtė ajo ėshtė operative e interesave tė grupeve kriminale serbe. Kjo mund tė vėrtetohet kur tė doni nėse e bėni njė analizė tė te gjitha emisioneve tė saj. Vetėm mblidhni ato, futni nė njė ekuacion dhe shihni ēfarė rezultati do tė merrni.

Rezultati vetvetiu do tė flas vet pėr kėtė faqe mė tė zezė tė gazetarisė kosovare me seli nė Sarajevė dhe udhėheqėsi nė Beograd – nė tė dy rastet e udhėhequr nga qarqet e dyshimta serbe qė kanė marrė pėrsipėr t’i prezantojnė shqiptarėt e Kosovės si kriminel dhe fashistė nėpėrmjet Jeta Xharrės. Vetėm ata qė nuk kanė sy dhe kokė nuk duan ta shohin misionin e Jeta Xharrės. Pėr shembull, nėse Carla del Ponte ka pranuar nga serbėt 1 milionė euro pėr tė shpikur akuza kundėr UĒK-sė pėr trafikimin e organeve njerėzore tė serbėve, dhe nėse policia e Kosovės arrestoj tre serbėt e lartpėrmendur pėr vepėr penale “detyrim i njerėzve pėr tė dėshmuar rrejshėm nėpėrmjet ryshfetit prej 100.000 euro”, atėherė mbetet pyetja sa para ka marrė Jeta Xharra pėr mbulime sistematike tė krimeve serbe nė Kosovė. Nė mesin e atyre krimeve janė 20.000 femra tė dhunuara dhe masakruara nė Kosovė nga kriminelėt serbo-ēetnik.

Jeta Xharra ishte vėnė nė mbrojtje totale tė atyre krimeve kur nė emisionet e saja tė shumta transmetonte domosdoshmėrinė e kosovarėve pėr t’u bėrė pedera dhe lesbike. Qėllimi i parė dhe i fundit i qind pėr qind i kėtyre emisioneve ishte tė prezantohen shqiptarėt si diēka qė nuk duhen pėr tjetėr gjė pos pėr kėto punė. Ky ishte qėllimi i atyre qė kryen krime nė Kosovė. Jeta Xharra ėshtė vetėm nė shėrbim tė atyre qėllimeve. Pėr ēudinė e tė gjithėve, nė mesin e 89 dokumentareve tė emisionit Jeta nė Kosovė qė mund tė shikohen nė internet nė adresėn http://www.jetanekosove.com/site/jeta2.php, Jeta Xharra ka hequr vetėm njė – atė rreth detyrimit qė kosovarėt tė bėhen pedera dhe lesbike. Nėse e hapni faqen e internetit qė e shėnova mė lartė, do tė shihni se emisioni i datės 18.12.2008 MUNGON.

Kėtė e hoqi Jeta Xharra pasi unė shkrova disa letra qė i shpėrndaja me postė elektronike, duke ia dėrguar edhe Jeta Xharrės, ku argumentoja misionin e saj se ato emisione janė nė funksion tė interesave serbo-ēetnike pėr tė bėrė propagandė se shqiptarėt nuk dinė tjetėr pos tė merren me krime seksuale, akuza kėto qė edhe ashtu janė shumė tė pėrhapura nė botėn Perėndimore. Seria e letrave elektronike qė ia dėrgoja ekipit tė BIRN-it nė Prishtinė mban titullin: “S-300PMU2: Rreth debatit nė RTK pėr homoseksualizmin – Jetish Jashari.”

Arrestimi i tre serbėve ėshtė vetėm njė arritje e vogėl e policisė sė Kosovės kundėr luftės speciale dhe tė gjithanshme tė qarqeve kriminale serbe nė Kosovė. Policia e Kosovės do tė zbuloj shumėēka nga tre tė arrestuarit, ndėrsa opinioni do tė bindet pėr shpifjet e Carla del Pontes dhe Michael Montgomer-it. Mirėpo, policia mund tė zbuloj gjithēka dhe ta zbardh rastin nė tėrėsi nėse merr nė pyetje Jeta Xharrėn dhe analizon qėllimet e emisioneve tė saj nė tėrėsi. Ėshtė koha qė Jeta Xharra ta ketė lirinė e saj tė shprehjes pėr tė gjitha ato qė i ka bėrė dhe i bėnė nė shėrbim tė grupeve kriminale serbe.

Actus non facit reum nisi mens sit rea – Veprimi nuk ėshtė fajtor derisa mendja ėshtė fajtore

marr nga www.kosovapress.com


Postuar nga IQVLORA datė 16 Qershor 2009 - 10:10:

Une kam ndjekur pjese te nje pjese te ketij emisioni ku ishte i ftuar edhe nje ******hate me syze nga Shqiperia.i cili kish punuar me ate gomarin amerikan,per hesap te BBC(mendoj te Serbise).Nje emisin ku u diskutua, per ato qe kish deklaruar surratkafsha K del Ponte ne librin e saj ''Gjuetia'' dhe ato te gomarit ,ku ndodhej edhe qorri shqiptar e kam ndjekur ne nje Tv te Shqiperise,por nuk me kujtohet se kush.
Ndersa ne Prishtine qorri u perkrah fuqishem nga dy gazetare apo analiste kosovar, e kunderta ndodhi ne Tirane.Ate pothuajse nuk e lane te fliste,por e degjeneruan dhe ai mbeti si ******hate.Ne Tirane ishte i ftuar edhe nje deputet i parlametit te Kosoves,i cili i hodhi poshte me neveri shpifjet dhe trillimet.
X--File ti dukesh ne forum nje here ne hene dhe me vjen shume keq per qendrimin tuaj kaq menefregal.Si kosovar t'i duhej te jepje me shume informacion per ne rreth zhvillimeve ne Kosove,por t'i kujtohe kur te te teket.Sikur na je edhe moderator apo jo.ndonjehere kujtohesh si kete radhe per te sulmuar tinez ,tamam si ndonje idhnak anetare te FH,si ne kete rast per te sulmuar Jeta Xharen.Nqse e ke pare emisionin ne RTK,beje komentet e tua rreth tij e jo te publikosh pallavrat e kesaj gazete se ciles ,Jeta me investigimet e saj i ka shkelur ne kallo ose ndonjerit nga ata krimba si kryetari i komunes se Skenderajt,i cili abuzon me fondet publike e ndersen zagaret e gazetes ta sulmojne ate.Ky person me veprimet e tij ju sherben serbve ne Beograd e jo gazetarja ne fjale.Ky hajdut i fondeve publike leshon edhe nje zagar te sulmoje gazetaret,t'ju rrembeje forcerisht kaseten ku ato kishin filmuar.Asgje me teper nuk beri,pervecese diskreditoi e dekonspiroi veten e vet.Ai duhet te jete tani nen investigimin e prokurorise,per pislleqet e tij.Eshte turp per ne shqiptaret te sulmojme femrat,ne kete rast gazetaret.As ne Serbi nuk e ka prekur kush me dore Natasha Kandic-in e cila pa ja bere syri terr perkrah pavaresine e Kosoves,pervecse e kane kercenuar nacionalistet.Po te kujtoj ty X-File se kjo vajze e guximshme iu turr gomarit amerikan(i cili bashke me qorrin punon per interesat e Beogradit) tamam si nje shqiponje e maleve shqiptare me rreth 10 pyetje rreth shkrimeve te tij.Kush e ka ndjekur ka pare ne zerin e jetes,zemerim e urrejtje per ata qe cpifin per djemte e UCK_s.Pse nuk shkruan rreth kesaj keta zvarranik,por e sulmojne tani qe ajo me investigimet e saj po ju ******hen nenat te korruptuarve.Turp per kete gazete.Turp per ate qe sulmoi ekipin e gazetareve.Ai nuk eshte shqiptar,por nje perdhunues ,tamam si serbet!Qeveria qendrore dhe organizmat nderkombetare e denuan kete akt,i cili kerkon t'i mbyll gojen medjave.Edhe ti X-File je nje si ata gazetaret e Kosova Expres a si dreqin quhet ajo gazete,ose je ne sherbim te tyre gjersa e publikon ato shpifje kunder J XHares!

PS:Gjate kohes se luftes une jam njohur me njerez te UCK-s qe punonin ne qytetin tim,per mbledhjen e armve per luften.Ti X-File mos kujto se nuk kam dijeni se cfare ka ndodhur ne ate kohe.


Postuar nga X-File datė 16 Qershor 2009 - 11:41:

IQVLORA, komenti yt eshte me vend, edhe i pranoj kritikat e tua.

se pari do flas pak per vehten, nuk paraqitem ne forum shpesh per arsye se koha ime eshte shum e limituar (per kete arsye edhe nuk jam me moderator, (nuk protestoj pse me hoqen nga moderimi )).
pika e dyte une solla nje shkrim per te elaboruar ne forum, jo per te kritikuar Jeta Xharren. Secili nga ne kur lexojme nje shkrim e kuptojme ate qe eshte shkruar por ndonjehere na iken ato qe nuk jan shkruar apo ato qe gjenden ne mes te rreshtave.
Ndersa sa i perket atyre qe ti i quan zvarranik nuk e mohoj faktin qe jan te tille, por gropa pas shpine nuk eshte etika e gazetarise hulumtuese, e ne kete rast ajo qe ti e ke pyetur eshte pikrisht nje grope passhpine dhe nje hulumtim me qellime tendencioze, dhe ne shkrimin qe kam sjell nuk flitet per ata zvarranik. me gjith ate tema nuk eshte per Jeta Xharren prandaj edhe nuk do te diskutoj per te, per te diskutuar per Jeta Xharren dueht te hapet nje teme dhe aty te i gjejm te mirat dhe te kqiat e programit Jeta ne Kosove.

Tema eshte per rastin e arrestimit te Spiunve te Serbise qe paguanin shuma te medha per te siguruar "deshmitar" ne lidhje me krimet e luftes ne Kosove e posaqerisht me trafikun e organeve qe eshte nje sulm edhe ndaj Shqiperise.

Sa i perket asaj se cfar din ti apo dikush tjeter per kohen e Luftes dhe te pas luftes ne Kosove te gjith dijme nga pak se kemi qene te gjith ne ndonj vend por nuk mund te i dijme te gjitha se nuk egziston mundesia e te qenit ne dy vende ne te njejten kohe. te tjerat jan fjale te degjuara.

po e perseris kritika jote eshte me vend por shkrimin qe e kam sjell unė nga agjensioni i lajmeve Kosvapress nga kronika opinion ishte per te u diskutuar jo per te sulmuar.

ps, do mundohem te jem aktiv ne diskutimet ne lidhje me pyetjet qe ke parashtruar por aty ku tema do te jet per ate qeshtje ne menyre qe mos te degradoj tema.


Postuar nga IQVLORA datė 16 Qershor 2009 - 17:46:

Besoj e ke kuptuar mesa proekupim e ndjek situaten ne ate pjese te Atdheut tim qe quhet Republika e Kosoves.Ne oren 18:30 sipas ores se Londres une ndjek se pari lajmet qe vijne nga Kosova,pastaj hidhem nga televizionet e Shqiperise.
Duke ndjekur fushaten per zgjedhjet presidenciale ne USA kur Obama bente deklarata ne favor te serbve e diten tjeter i pergenjeshtronte,sepse ashtu e keshillonin cifutet qe kish rreth vetes+ Bllagojevici.Une ju bera thirrje te hapur shqiptarve ne USA, me aq sa mundesha per te mos e votuar kete njeri qe mund te rrezikonte pavaresine e Kosoves.Por e drejta e popullit martir te kosoves triumfoi.Si guvernatori serb dhe nje pjese e klanit cifuto-serb u eleminuan.Fat i madh per ne apo jo X-File.
Nuk pretendoj se di gjithcka per Kosoven,por duhet te garantoj se di shume,per historine dhe burat luftetare te kesaj cope Shqiperi.
Arrestimi i dy serbve eshte nje shenje pozitive se ndoshta ligjet e Kushtetutes se Kosoves do te veprojne edhe ne veri te Mitrovices.Ka ardhur koha qe kufiri i Kosoves te mbyllet per ata qe dogjen pikat doganore ne veri.Te gjithe e dijme qe veriu i Mitrovices dhe veriu i Kosoves eshte i mbushur me njersit e agjensive serbe te zbulimit.Ata duhen arrestuar dhe denuar.Boll me ligji duhet te veproje ne cdo cep te vendit,nqse qeveria e konsideron si shtet Kosoven e jo me si krahine serbe.Kosovaret nuk duhet te marrin pasaporte serbe,sepse cojne uje ne mullirin e serbise.
Une mendoj se ti nuk duhet ta sillje fare pacavuren qe mbron krimbat e korruptuar.Shume mire mund te hapje nje teme me mendimet dhe opinionet e tua rreth situates se momentit.Degjo miku im kosovar,pavaresisht se me ke pare me sy te shtrember gjithmone,ndoshta i ndikuar nga ndonje qe mbane tanga, te them se ke gabuar karshi meje.Une jam nje nga ata qe ka dhene kontributin e tim modest se bashku edhe me miq te tjere te mijte ne luften e djemve kosovare me 1999,por nuk dua t'i hyje kesaj teme,sepse vete si mburrje.
Une ato qe di do t'i ruaj brenda shpirtit tim gjersa te vdes.Ata kosovare qe duan te hiqen e te duket si humane para nderkombetarve,ai legeni qe spiunoi Ramushin dhe dy djemte kosovare qe e takuan( ndodhet ne Suedi),apo ata pisat e tjere qe flisnin shqip me ze te ndryshuar e tjere duhen gjetur e dhene ndonje plumb ballit.Tradhetari e ka hak plumbin!
Cdo gje tjeter mund te kete ndodhur sepse lufte ishte,por te jene perdorur njerez per t'ju marre organet eshte nje shpifje serbe,per te denigruar luften clirimtare te UCK-s.Kjo Europe qene dhe ata qe paguhen nga propaganda serbe po mundohen te hedhin hije dyshimi rreth qellimit te asaj lufte clirimtare.Ne vend qe te investigohen krimet e panumurta te policis edhe ushtrise serbe ne Kosove,mundohen te gjejne gjilperen ne kashte tek gjoja krimet e UCK-s.Shiko sa e pafytyre dhe kurve eshte Europa miku im.Kur i shume kerkuari Mlladic kercen e kendon dasmave e ahengjeve ne Beograd,kur serbia saboton punen e bashkesise nderkombetare ne Kosove,BE mbyll syte dhe i premton Serbise heqje vizash me BE.Ne na nxjerrin sebepe vetem e vetem se jemi shumica myslymane e asgje tjeter.O ka krim e korrupsion ne Serbi e maqdoni ose nuk ka ne ndonje vend tjeter.Po ja Europa mbetet gjithmone nje putane e ndyre me ne shqiptaret.


Postuar nga X-File datė 17 Qershor 2009 - 12:29:

eshte nje gulshim brenda teje qe nganjehere me ngjan ne vullkan ...

gjeja e fundit qe kam deshire te ndodhe eshte te kemi keqkuptime gjat debateve, mirpo jo rrall here na ndodh qe perderisa bejme nje pune te mire i bejm 100 te kqija...

Nuk te kam pare me sy te shtrember asnjehere, nese te kam kundershtuar dikund kjo ka ndodhe qe nuk kemi qene te nje mendje per debatin ne fjale, e sa i perket ndikimit nga tangat , ta them shum sinqerisht, une nuk ndikohem nga tangat e as kur jan veshur e as kur mbahen ne dore.
ne kete rast u zume per Jeta Xharren edhe pse nuk ishte tema per te. mendoj se ketu duhet te sillen shkrimet nga mediat nderkombetare per kete rast, nese diskutohet ndokund.

une pata menduar te sjell shkrime edhe nga mediat serbe mirpo me duket se interesimi eshte i ulet andaj edhe nuk i solla.


Postuar nga X-File datė 17 Qershor 2009 - 12:35:

kerkese

mundesisht te i permbahemi temes dhe ta diskutojme se sa ne te vertet jemi te rrezikuar nga dora e zgjatur e shovinizimit Serbo- Ruso- Europiano lindore.
Mendoj se ketu ne forum jan disa koka qe mund te analizojne situaten e pergjithshme dhe te na sjellin ndonj analize, ide, cfardo qe te jet ne lidhje me temen.

me respekt
X-File


Postuar nga IQVLORA datė 17 Qershor 2009 - 14:55:

ne kete rast nuk u zume fare,por une nuk isha dakord,sepse artikulli ne fjale i meshon shume sulmit ndaj nje gazetareje te guximshme,nje shqiponje shqiptare do te thoshe.Nqse e ke pare debatin nuk mund ta etiketosh vajzen trime J Xharra.Nqse ke pare veprimin e ndonje shqiponje qe i rrezikohen te vegjlit e saj mund t'i krahasoje edhe pyetjet qe ajo i beri atij mutit te gomarit amerikan.U ndjeva krenar per ate vajze trime e shqiptare,per ate shqiponje te maleve shqiptare.
Une do te lutesha te na sillje artikuj te gazetave te tjera serioze kosovare,ku edhe militojne gazetar me emer.
Ndersa persa i perket rrezikut nga serbet dhe sllavet,rumune,sllovake apo keta korofillaqet e Greqise,mendoj se po te jete e vendosur dhe vigjilente qeveria e Kosoves ka mundesi qe ketyre t'ju priten duart e zeza qe jane zgjatur drejt se keqes.Nuk eshte e larget dita qe keto shtriga te vogla e miza te bythes se kalit do ta ulin hunden dhe do ta njohin Kosoven shtet.
Kerkohet vetem vendosmeri e iniciative nga pushteti ne Kosove.Nuk ju duhet ardhur shume mbas qefit te huajve,por te zbatohet kushtetuta.Per ata qe nuk binden te veproje ligji.Ministrat,kryeministrat,presidentet e Serbise nuk duhen lejuar te hyjne ne Kosove,pa lejen dhe autorizimin e qeverise se Kosoves.Ju duthen te huajve,te bejne detyren e tyre dhe asgje me teper.Me vjen shume mire anashkalimi i UNMI*K-ut dhe mos varja me ketij institucioni qe me shume i sjell te keqia se sa te mira shtetit te Kosoves.Atyre ju ka mbetur vetem te largohen.


Postuar nga X-File datė 18 Qershor 2009 - 21:54:

me duket qe pak heret e kan publiku kete artikull me gjith ate nuk bej copy paste artikullin po vetem linkun, pastaj le te debatojme.

http://www.gazetaexpress.com/index....xo/9856/C4/C15/

ka ndonje interes ky stafi i forumit per kete ngjarje apo e kam hap kot temen !!!???


Postuar nga X-File datė 21 Qershor 2009 - 16:54:

BIA pa dėshmi

BIA planifikonte me ēdo kusht gjetjen e dėshmitarėve tė rrejshėm. Pjesėtarėt e saj pohonin se kjo gjė ėshtė esenciale pėr sukses, sepse s’kanė dėshmi pėr Shtėpinė e Verdhė nė Kukės. Shpresonin tė sigurojnė njė argument valid. Lexoni vazhdimin e dytė tė bisedave tė incizuara.

Nga Express mė 18.06.2009 nė ora 16:58
(Updated) Shėrbimi Informativ Serb, BIA, ka vazhduar takimet e fshehta, nė vende tė ndryshme, nė pėrpjekje pėr tė siguruar domosdoshmėrisht dėshmi tė rrejshme kundėr UĒK’sė, me shpresėn se nuk do tė mbesin pa argumente nė luftėn e tyre pėr ta prishur imazhin e Kosovės nė botė.

Express sjell dėshmi tė reja pėr operimin e tyre nė Kosovė, pas arrestimit tė tre serbėve, Predrag Zheljkovic, Milutin Radanovic dhe Igor Josinac.
Nė njė raport hetues, thuhet se nga informatat qė janė marrė, ėshtė kuptuar se me datė 26. 04 2009, Igor Josinac ka aranzhuar njė takim nė Restorantin N.N (emėr i njohur pėr redaksinė), afėr Prevallės, nė Prizren.

“Rreth orės 14 e 2 minuta, nga ana e vėzhgimit lokal, Igor Josinac, i cili ka qenė duke vozitur veturėn Opel Vectra, me tabela NP 738 98, nė rrugėn Shtėrpcė- Prevallė, nė orėn 14 e 35 minuta, ka parkuar veturėn nė parkingun e Restorant N.N. Ka hyrė brenda vetėm, ku ėshtė takuar me dy persona, me tė cilėt ka vazhduar bisedėn deri nė orėn 15 e 52 minuta”, thuhet nė raport.

Ky takim ka qenė nėn monitoronimin dhe vėzhgimin e Policisė sė Kosovės.

Aty ėshtė folur pėr gjėrat qė janė biseduar edhe mė herėt lidhur me rastin e gjetjes sė dėshmitarėve tė rrejshėm, ndėrsa ėshtė bėrė pėrpjekje tė precizohet dita kur mund tė takohen me personat kryesorė tė kėtij procesi - tė cilėt do tė vinin nga Beogradi.

Biseda e mėposhtme, e cila ėshtė e transkriptuar, fjalė pėr fjalė, ėshtė zhvilluar mes Igorit, Ndėrmjetėsit dhe dy personave nga Beogradi.

Personi 1: Shiko, sė pari duhet tė dimė se a ėshtė punuar ai. Varianti i dytė ėshtė qė t’i hulumtosh krejt kėto. Dhe, hapi i tretė ėshtė qė ta marrėsh vesh se a do tė shkonte ai nė mėnyrė tė hapur nė ekzaminim, dhe sa para do tė ishte.

Ndėrmjetėsi: Kjo varet nga shuma e parave.

Personi 1: Dhe shiko se pėr tė cilėn shumė tė parave do tė hynte ai. Do tė thotė, a do tė dėshmonte, shumėn e parave... Dhe nė kėtė proces do ta pėrfundonim edhe (rastin me burg), si dhe pėr sa para do ta pėrfundoje ti kėtė punė.

Ndėrmjetėsi: Unė i kam thėnė Igorit, se unė kam folur mė vėllanė e Shqiptarit. Shqiptari nuk do ta pranojė pėr mė pak se 50 mijė. Ne kemi biseduar me Igorin, kjo ėshtė.

Personi 1: Pėr njė argument tė mirė, pėr diēka qė ia vlen, nė qoftė se ai thotė, nė qoftė se ai ka ndonjė dokumentacion ēfarėdo, nė mėnyrė qė nė gjyq mos tė na rrėzojnė. Do tė shkojė edhe varianti i dėshmitarit tė mbrojtur, dhe nė bazė tė kėsaj do tė hiqet kjo (mendon pėr burgun).

Ndėrmjetėsi: Kam unė njerėz shqiptarė tė cilėt, nė qoftė se ėshtė nevoja, do tė dėshmonin rrejshėm pėr para. Njerėzit janė nė krizė. E kam njėrin nga Suhareka.... Atėherė kur mė ke thėnė se a mund tė mė gjesh ndonjė incizim pėr djegie apo vrasje, ndonjė kasetė...

Personi 1: Pėr neve ėshtė mjaft e rėndėsishme kjo pjesė, pavarėsisht se a janė marrė organet nga myslimanėt, nga serbi apo nga shqiptari. Me rėndėsi pėr neve ėshtė se ka ndodhur dhe se kjo do tė pėrputhej me disa pikėpamje tona tė gjėra. A ėshtė ajo Shtėpia e Verdhė pėr tė cilėn flitet. A ėshtė thirrur kėshtu, apo pėr ēka ėshtė thirrur ashtu. A janė kryer aktivitete pėrmes saj, apo janė kryer edhe nė hapėsira mė tė gjėra, territore mė tė gjėra, vende, nuk di se ēka... Dhe, ende nuk mė ke thėnė sa para do t’i kėrkosh ti?

Ndėrmjetėsi: Kėrkoj 10 mijė euro pėr Shqiptarin. Mirėpo, nė qoftė se angazhoj ende njerėz, atėherė nė qoftė se m’i jepni emrat... Unė njoh mjaft njerėz tė operuar. Unė njoh njerėz tė cilėt kanė qenė gati tė vdekur dhe janė kthyer nė jetė. I kam njohur se unė qe 9 vjet jetoj kėtu. Pėr Shqiptarin, mė ka thėnė Igori. Shqiptari ėshtė sigurisht. Tė kam unė emrat e njerėzve, tė disave, tė cilėt janė nė rrethinėn time. Eventualisht nė qoftė se ka dikush nga Peja, do tė mundesha, sepse kam shokė tė mirė.

Personi 1 : Ti mund t’ia fillosh kėshtu, nuk ka para, e tė jetohet duhet.

Ndėrmjetėsi: Po, ai po mė kėrkon para ēdo herė.

Personi 1: Hajde tė shohim ne kėshtu... Fatkeqėsia ėshtė e njėjtė pėr tė gjithė, pa marrė parasysh a bėhet fjalė pėr serbin, myslimanin, kroatin apo shqiptarin. Nė qoftė se ti di dhe ke dokumentacion.... Unė po tė flas sikurse ti je duke folur me tė. Hajde tė gjejmė mėnyrėn... Unė do ta gjej mėnyrėn qė kėtė ta zbėrthejmė nė para. Ti do tė dėshmosh dhe ta japėsh ADN-nė. Tė kėrkojnė njerėzit nga tė cilėt ėshtė marrė ajo (organet) ose familjen, nuk ėshtė me rėndėsi. Pėr atė proces, do tė marrėsh kaq, unė do tė marr diēka nė lidhje me kėtė, qė mund tė jetohet. Ashtu qė, kush e ka sjell deri nė atė gjendje dhe e ka lėnė tė plagosur, ai nuk ka as obligim moral as tjetėr qė mos tė tregojė se ēka ka ndodhur dhe tė mos flasė. Ne nuk kemi bėrė ashtu, as me kriminelė tė llojit mė tė keq. T’i presim e t’ua nxjerrim organet dhe t’i shesim. Kjo ėshtė... nuk e di.. fatkeqėsia dhe nevoja nuk kanė nacionalitet dhe kjo do tė ishte ajo qė duhet ta dimė para se tė fillojė procesi.

Ndėrmjetėsi: A mund ta di unė se a jam i vetmi qė po punoj nė kėtė drejtim?

Personi 1: Kėtu, jo.

Ndėrmjetėsi: E po, ėshtė qė mos tė mbes unė nė pozitė tė keqe, se pastaj thonė a ėshtė interesuar Ndėrmjetėsi. Kėshtu, kur tė hyj unė, e kuptoj se kush ėshtė kryesori dhe i mbaj tė gjitha nė sekret. Nuk duhet tė ketė sukses, nė qoftė se rrezikohet.

Personi 1: A di ti tė falsėsh shqip?

Ndėrmjetėsi: Pak di, por jo shumė.

Personi 1: A mundesh ti ta mbash atė kontekstin. A mund tė merresh vesh me ta?

Igori: Me Shqiptarin, mundesh, mundesh.

Personi 1: Ēka dėshiroj tė them ėshtė se vėllai i Shqiptarit nuk ėshtė i pėrzier. Sa mė pak njerėz dinė, aq mė mirė ėshtė.

Ndėrmjetėsi: Vėllai i Shqiptarit e di se Shqiptari duhet ta kryejė njė punė dhe t’i marrė disa para, dhe nuk e di se ēfarė pune.

Personi 1: Por nė qoftė se e angazhoj tė pėrkthejė.

Ndėrmjetėsi: Jo, jo, vėllai i tij nuk e di.

Personi 1: Atė nuk do ta inkuadroja. A mund tė merresh vesh me tė...

Ndėrmjetėsi: Jo, jo, vetėm me Shqiptarin drejtpėrdrejt.

Personi 1: Mund tė merresh vesh, pak shqip, pak serbisht. Jo, jo, kjo ėshtė njė storie e kryer.

Ndėrmjetėsi: Ku do tė ishte duhur qė tė vijė ai pėr ADN dhe tė kryhet kjo. Kjo ėshtė mjaft e rėndėsishme. A duhet kjo tė organizohet kėtu apo ēka?

Personi 1: Mė sė pari kryhet biopsia, si njė kontroll i rregullt.

Ndėrmjetėsi: Mirė, mirė, ai nuk do tė shkonte nė pjesėn serbe nė Mitrovicė, as i vdekur.

Personi 1: Dėgjo, nė qoftė se ai hyn nė sistem, atėherė duhet tė vijė atje lart (mendohet pėr Serbinė).

Personi 2: Mirėpo, ai do tė jetė qytetari mė i mbrojtur i Serbisė.

Personi 1: Ai duhet tė lajmėrohet diku nė gjyq. Ai do tė ketė mbrojtje dhe do tė ketė pensionin pėr tėrė jetėn, dhe do tė mund tė jetojė. Ai si dėshmitar i mbrojtur mund tė marrė para pėr tėrė jetėn. Mund tė marrė banesė, mund tė marrė...

Ndėrmjetėsi: Kėshtu, ta di konkretisht.

Personi 1: Ai si dėshmitar i mbrojtur merr para pėr tėrė jetėn. Mundet edhe banesėn.

Personi 2: Mund ta ndėrrojė identitetin.

Personi 1: Po, po mund ta ndėrrojė identitetin. Mund tė thirret ndryshe. Kjo nuk ka problem tash. Kjo ėshtė gjėja mė e vogėl. Mund tė mbetet edhe ashtu. Mirėpo, nėse dikush e kupton nga ato klanet...Nė qoftė se ai pranon tė dėshmojė, do ta ketė pensionin e mirė, para tė mira, nuk ka ēka tė frikėsohet.

Ndėrmjetėsi: Po, pėr para tė mira do tė bėnte kėtė.

Personi 1: Kėta janė hapa qė duhet tė bėhen, kėta janė hapat e parė. Ti kėtė ia paraqet dhe i lajmėrohesh shokut dhe atėherė mund tė fillojmė. Atėherė lart e aktivizojmė tėrė mekanizmin.

Ndėrmjetėsi: Po, po.

Personi 1: Ministria e Drejtėsisė do tė bėjė kėtė, gjyqėsia. Pastaj do tė ulemi me ta dhe tė shohim se si mund tė respektohet kjo marrėveshje dhe nė ēfarė mėnyre.

Ndėrmjetėsi: Po, se pėr mua vendimi i dėnimit ėshtė i plotfuqishėm, dhe kjo ėshtė pak...

Personi 1: Pastaj ekspertėt pėr kėtė ēėshtje vendosin se nė ēfarė mėnyre mund tė rregullohet kjo dhe se njeriu tė cilin e kemi angazhuar pėr kėtė, tė marrė kompensim. Nė qoftė se ai neve na dėshmon se kush, ēka, edhe ndonjė dokument spitali nė tė cilin ėshtė kryer. Nė rast se shteti e merr kėtė ēėshtje, atėherė pas dėshmimit shteti do ta bėjė atė qė pėr kėtė nuk ka dilemė, dhe pėr ty do tė na thonė se si ėshtė mėnyra (ēėshtja e dėnimit) dhe kjo nuk ėshtė asgjė nė krahasim me veprat tė cilat jemi duke i bėrė. Do ta gjejmė mėnyrėn gjyqėsore dhe mėnyrat tjera qė ta neutralizojmė (dėnimin). Kėtė duhet sa mė parė, se procesi ka filluar.

Ndėrmjetėsi: Ka filluar procesi?

Personi 1: Po, ka diēka. Ne jemi duke tubuar diēka rreth Shtėpisė sė Verdhė (shtėpia nė Kukės), do tė thotė se ka filluar tė studiohet lėnda dhe fillon procesi, dhe kėso variante ende nuk ka (mendon nė kėtė mėnyrė tė dėshmimit). Nė qoftė se nė kėtė pjesė nuk e pėrfundojmė sa mė shpejtė dhe ekspert tjerė thonė se mund ta kryejnė rastin. Atėherė vjen personi (njeri tjetėr) i cili do tė vijė me neve dhe i cili do tė bisedojė me ty.

Ndėrmjetėsi: Dhe atėherė vjen njeriu i vėrtetė (kryesori)?

Personi 1: Vjen ai i cili do ta udhėheqė kėtė.

Ndėrmjetėsi: Dhe ai do ta udhėheqė kėtė?

Personi 1: Me siguri ai do tė punojė nga ky referat dh ai me siguri do ta udhėheqė kėtė.

Ndėrmjetėsi: Dhe pastaj unė tė vazhdoj me tė.

Personi 1: Dhe ti ende e ke garancinė tonė pėr kėtė.

Ndėrmjetėsi: Mua mė duhet diēka konkrete tė di se kush sa merr prej kėsaj. Shqiptari do tė marrė kaq, unė kaq.

Personi 1: Kur ti t’i kryesh kėto dhe tė dish se ai do dhe ku, kur e ka bėrė ky, ėshtė parakusht pėr fillimin e bisedės. Pastaj, bisedojmė mė njėri-tjetrin lart. Thotė se kjo ka vlerėn e arit. Atėherė nė qoftė se thonė se po fillojmė. Mirėpo se a do t’i marrė 40 apo 50 mijė, apo do tė marrė pension pėr tėrė jetėn, kėtė nuk mund ta them se ēka do t’i konvenojė, banesė apo diēka tjetėr qė do t’i konvenojė atij. Pėr kėtė variantin e parave dhe kėtė tėnden (mendon dėnimin) nuk do tė ketė problem.

Ndėrmjetėsi: A nuk keni edhe ndonjė emėr qė tė provoj edhe mė tė?

Personi 1: Ne do t’ia bėjmė kėshtu. Ti do tė na lajmėrosh neve, dhe nė qoftė se kemi ndonjė indikacion pėr ndonjė emėr, ata do ta japin dhe do tė thonė: gjeje edhe kėtė njeri, se edhe ai ėshtė i operuar dhe do ta shohim edhe atė. Nė qoftė se janė 5-6 veta nga ndonjė regjion, atėherė ne sė bashku do tė shikojmė se ku mundesh.

Ndėrmjetėsi: Po, po, por nuk guxoj gjithkah se ka vende qė janė tė rrezikshme.


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 13 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.