Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 » Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)
Erised, clidhje ka kjo historia e djallit? Padyshim qe Krishtit nuk kishte cti bente. Te mund ti bente gje do thote qe do e conte ne ndonje mekat sado te vogel. Mirepo vecoria e njerezve si krishti eshte se nuk bejne mekate, kjo i ben profete. (sipas islamit). Po edhe njerez te tjere te cileve djalli nuk ka cu ben ka pasur plot e ka akoma.
Ato qe vrasin e presin ne emer te Allahut, jane problem i policive, psikiatristeve apo e cdo viktime mosinformimi. Dmth ato jane me shume problem yti se imi, se une e di qe ato skane fare lidhje me islamin, qe maksimumi jane muslimane me tru te shplare, kurse ti akoma kerkon te gjesh lidhje islam-terror. Gjithsesi po te lexosh tema te tjera ketu mund te gjesh pergjigje sa te duash edhe per Usamen dhe shoket e tij, dhe sa lidhje mund te kene me islamin.
Me keto gjera qe thua ti, merren jo vetem muslimanet, shiko me mire. Po ketu po mundohemi te leme tabu, te flasim hapur. Nqs ne forume nuk ka debate, cdo kete, do te te pershendes me nje kenge?
Mendo nje njeri qe e sheh nga dritarja tek sheh rreth e rrotull i pasigurte, ka nje leter ne dore po nuk orientohet dot. Ti del dhe e ndihmon apo jo? pse? Se njerez jemi do thuash. Po njerez jemi edhe ne. Sipas nesh, shume shume njerez jane ne nje pozitie te tille, nuk dine as per car kane ardhur, perse e as ku do shkojne. Si besimtare, mundohemi te shpjegojme dicka, rreth asaj qe besojme se eshte e drejte, rreth islamit. Tani, nje pjese e rendesishme e fese tone eshte edhe Krishti, qe e tregojme ashtu sic e besojme ne. Kjo bie ndesh me menyren e besimit te tkrishtereve mbase, po kjo sdo thote qe e bejme ate per te ulur e fyer kend, thjesht ashtu besojme. Pastaj, nuk po ben kush si dijetare, gafa e gabime bejme mjaft, te nisur nga dija e paket dhe mosjetimi i sakte i mesazheve qe kemi deshiren te percjellim.
Te pakten gabimin mos e shih vetem ne nje ane se do ja kesh futur kot.
shendet
Re: Pergjigje
Citim:
Po citoj ato që tha Muhejminu
Se pari : Në gjuhën greke dhe në kulturën e saj, “ZOT” (të gjithë manuskriptet e para të Biblës janë shkruar me gërma kapitale) ishte një titull përshkrues që i vendosej shumë personazheve të rangjeve të ndryshme duke përfshirë edhe vetë guvernatorët Romak (Aktet 12.22) madje dhe vetë Djallit (2 Korinthasve 4.4). kjo fjalë përdorej për persona që kishin një autoritet hyjnor.
Se treti: Mos harrojmë se në atë periudhë përfaqësuesit e Zotit shpesh thirreshin “Zot” dhe vetë testamenti i vjetër ka disa shembuj të këtillë. Kur Jakobi u ndesh me “Zotin” vallë u ndesh me të? (Hosea 12:4-Genesis 16:7-13).
i pafajshem e ke gabim Mesia nuk do te thot Zoteri e as Zot daku, Mesia do te thtoe shqip i vajosur ndersa greqisht perkthhet Kristos ok? Dhe mesia jan quajtur shume veta ne bibel....sa per informacion
Krishti i Bibles
Heb 1:7 ndërsa për të Birin thotë: ``Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie.
Bariu
Hebrenjtë 1;8 është një citim I shkëputur nga ajo e Psalmeve 45: 6. përkthimet e disa biblave mundohet që ta paraqesin se kjo pjes e Letrës drejtuar Hebrenjve e paraqet Jezusin “ZOT”. Përkthimi që kryejnë këta përkthyes të këtyre Bibalve nuk është ai i origjinalit në greqisht jo vetëm që del jashtë kontekstit të avrgjeve paraardhëse por edhe është i sforcuar. Vetë disa teolog që mbështesin trinitarizmin pohojn se këto shprehje mund të paraqiten dhe mund të përkthehen në një formë tjetër, pra nuk kemi një problem të gjuhës por një problem teolgojik që lind në këtë formë. Sepse këto pjesë janë përkthyer sipas dëshirës teologjike, psh në Versionin RSV ne kemi një përkthim të ndryshëm të versetit të psalmeve “Froni yt hyjnor vazhdon në përjetësi” (Psalme 45: 6). Ky përkthim përmendin vetë teologët që mbështesin trinitarizmin ka të bëj vetëm me një tip përkthimi që bazohet në fushën e gramatikës. Ndërsa disa apologjetë thjesht mundohen të atribuojnë këtyre verseteve shumë të dhëna që si kanë.
Ky pasazh mund të lexohet:
"Hyjnia është froni yt përjetësisht."
Ose
"Froni yt është Zoti përjetësisht."
Shkruesi i letrës thjesht po mundohet të tregoj që forni i Jezusit është pranë Zoti dhe jo që ai “Jezusi është Zot” por që Jezusi është mbi ëngjëjt përsa i përket autoritetit shih Zbulesa 3:21. 7:17
Sikurse e përmenda që në fillim hebrenjtë 1;8-9 është nëj citim i Psalmeve 45: 6-7 në gjuhën Septuiganishte dhe origjinali i të cilave gjendet në hebraisht, dhe duhet pranuar që në gjuhën Hebraishte ne nuk mund të gjemë ndnjë lehtësim përderisa është e njëjta vështirësi si në gjuhën greke. Psalmet 45 është një këngë dashurie që i atribuhoet maretesës së Davidit me një princeshë të Tirit në Foenik. Dhe pjesa në fjalë i atribuohet pikërisht këtij Davidi dhe shprehja “Froni yt o Zot” i atribuhoet atij
Ti je shumë i bukur ndër të gjithë bijtë e njerëzve, buzët e tua janë plot nur dhe prandaj Perëndia të bekuar në përketësi. Ngjeshe shpatën në brezin tënd o trim i rrethuar ga shkëlqimi yt dhe nga madhështia jote. Dhe me madhështinë tënde shko përpara mbi qerren firimtare për çshtjen e së vërtetës të shportmadhësisë dhe të drejtësisë dhe doa jote e djathtë do të të tregojë vepra të tmerrshme. Shigjetat e tua janë të mprehta popujt do të bien poohtë teje apo do të hyjnë në zemërën e armiqve të mbretit. Froni yt, o Perëndi, vazhdon në përjetësi skeptri i mbretërisë sate është një skepër drejtësie......... (Psalm 45).
Duket sikur përkthimi i trinitarëve nuk ka kuptim fare apo jo? Ibn Ezra psh e ka përkthyer në këtë formë këtë pasazh "froni yt është [froni i} Zotit " dhe kuptohet që personi në fjal është jo Mesiah por ama Mbreti David
Pasazhi duket qartë që i rreferohet një personi fizik për të cilin flitet dhe jo për ndonjë person tjetër po kështu edhe tek 1 Kronikat 29:23 thuhet, "Pastaj Salamoni u ul në fornin e JEHOVAIT." Dhe ky është po i njëjti fron i premtuar tek 2 Samuel 7:16, kupthet dhe një herë që tek hebrenjtë 1:8 nuk kemi një pohim për hyjninë e jeusit por vetëm një ulje të tij në fronin e Zotit sikurse e kanë bërë shumë njerëz të tjerë
Po të shikojmë pasazhin në greqisht do të shikojmë
ho thronos sou ho theos eis ton aiona tou ainos
dmth:
froni i jot Zotit të përjetësisë
por gjithsesi ekziston vështirësia në përkthim duke qenë se është përkthim pas përkthimi, dhe jo përkthim pas origjianli le të shohim kontestin. Ta shikosh brënda kontesktit shikon se përkthimi trinitar nuk ka kuptim se na duket një kapërci shumë i sforcuar për ta pranuar se kjo është një shprehje e tillë, adje dhe teksti pasues është i tillë pra që përshkruar fuqinë madhështore të Perëndësi, njësoj si tek Psalmet 45: 6 dhe përderisa tek psalmet nuk kishim një mbishkrim për Mesian përse është këtu një i tillë? Nëse është ashtu nëse Davidi ka qen në fronin e Zotit atëherë përse të mos jetë ai Bir i Perëndis gjithashtu? Pra shikohet që është një keqpërkthim në të cilin baszohen disa ide naive për ta mbajtur të till, sepse dihet që nëse në një moment përkthimi ka shumë kuptim atëheë shikohet shumë mirë konteksti i cili tergon qartë me pak fjalë që nuk ka kuptim dhe për qëllim autori i Hebrenjve 1:8 të quaj Jezusin Zot sikur as ai i Psalmeve të quaj Davidin Zot.
Shume postim interesant, por (sic vazhdoj te kembengul une) behet fjale per nje interpretim te Bibles hebraike, dhe kjo Bibel mund te interpretohet nga te krishteret si mbeshtetese e faktit qe Jezusi eshte zot, ashtu sic mund te interpretohet nga cifutet e muslimanet si mohuese e po te njejtit fakt. dhe hapesi i kesaj teme ka marre per baze Biblen hebraike, prandaj vazhdoj te them qe kjo teme eshte jo e sakte (duke filluar qe nga titulli) dhe nxit konfliktet nderfetare.
Jezusi eshte Zot.
Muhejminu je munduar shume per te nxjerre gjithe kete shpjegim jashte kontekstit te vertete.
Se pari jo vetem k 1 por edhe te tjeret u shpjegojne Judenjve per Krishtin si Biri i Perendise dhe si Mesia qe ishte premtuar, duke e treguar si kryeprift i persosur, si me i larte se Moisiu e tec.
Tek k 1 ai tregohet si krijuesi v 2,, si i ulur ne te djathten e Atit ne qiell, si ai qe adhurohet nga engjejt v 6 dhe ata nuk adhurojne askend tjeter vec Perendise dhe pastaj v 8: Perqendrimi ne kontekst perseri eshte tek Biri pasi ka qene duke folur per te edhe ne vargjet e meparshme.
Ashtu si vargu tek Ps 45 ne Hebraisht dhe ketu tek Heb perdoret fjala Perendi dhe ata qe s'dine greqisht por e dine cila ishte fjala per Perendine ne Greqisht e kuptojne se kjo fjale perdoret per Krijuesin, Perendine e shenjte, te persosur, te dashur, gjykates e tec dhe Hebrenjve na tregon se Perendia Ate e zbuloi veten ne Birin v 2-3.
Keshtu shpjegimi yt eshte teresisht jashte kontekstit, ata qe duan te studiojne Biblen inkurajohen qe ta lexojne ate ne kontekst dhe atehere mesazhi behet me i qarte.
Bariu
Bari ti me ke then qe shpjegimi im eshte jashte kontekstit, nderkoh qe ske dhen asnje prove per kete, dhe vazhdon me dien tende fikse qe Jezusi eshte Zot dhe pik ska rendesi nese Bibla se thot, per mua e thot apo jo. Une te kam shpjeguar me siper se kjo pjes e korinthasve eshte nje pjese e marre nga Psalmet 45; 6 dhe te shkorava dhe Psalmin.Dhe po keshtu te thash qe duke qen se nga greqishtja ajo pjes eshte e lehte per tu perkthyer ne shume kuptime ateher vihet ne pah teologjia dhe doktrina e besimit, dhe krahasova po te njejtat fjale qe ishin ke psalmet me ato te korithansve. prandaj ku qendron keqcitimi im? askund !!!!
BARIU kam respekt per ty por per mendimin tim me kot me diskutime teologjike kur bashkebiseduesit replikojne vetem per te kundershtuar ate cka ti beson duke nxjerre lloj-lloj sofizmash dhe duke keqinterpretuar fakte ne menyre plateale.
Kalofsh mire
Po mer po
ku ske ci ben samarit i bie gomarit dihet kjo metod....po habitem me 'doktoret' e forumit dhe "teologet" e forumit qe nuk po debatojn me ty ne temen e doktrines....po ia kane len nje muslimani per ta ber kete gje.
Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 22 23 24 25 26 27 28 29 30 [31] 32 33 34 » Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.