Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga ingmetalboy datė 22 Shtator 2006 18:51:

Citim:
Po citoj ato qė tha jasemina


Ah, me fal atehere. por une nuk e kuptoj dot pse Perendise ti duhej te shnderrohej ne njeri si ne per te na hapur syte?. Sa dilema nxjerr kjo teze, por mendoj se u eshte dhene nje zgjidhje e cila mbetet e vetmja.



S'ka gje. Pastaj mos u mundo kot te kuptosh te gjitha rruget e Perendise se nuk do te dalesh mire se as une as ju as ndonje tjeter nuk eshte aq i zgjuar sa te kuptoje te gjitha pse-te.
Kurse sa per dilema nuk nxjerr fare, por kuptohet nqs perpiqemi shuuume kushedi edhe nxjerr ndonje.
Ne fund te fundit gjithcka eshte e lidhur me besimin. Mos u fshih mbas fesh (une duhet te jem i pafe) shiko cfare besoni ju dhe po te kesh kohe fillo bej pyetjet qe duhen bere.
Seriozisht gjithe te mirat.


Postuar nga BARIU datė 25 Shtator 2006 10:10:

Re: A eshte Jezusi Zot? Bibla thote PO.

Citim:
Po citoj ato qė tha BARIU
Te nderuar lexues dhe shkrues te kesaj teme. Pra a eshte Jezusi Zot?

Ne nje pjese te mire te ketyre faqeve shpesh dilet nga tema dhe perhapemi ne gjera qe s'kane te bejne fare me temen.

Dua tju kujtoj se ajo qe ne dime per Jezu Krishtin pike se pari eshte ne deshmine e Ungjijve, pra te atyre dishepujve qe ishin me te dhe qe eshte deshmia me e rendesishme dhe e sakte per te. Ka sigurisht edhe mjaft deshmi nga historiane te kohes qe jane me mjaft vlere sidomos per kryqezimin, ringjalljen e Krishtit.

Keshtu per te mesuar se kush eshte? pse Ati e dergoi Krishtin? pse Ai u kryqezua dhe jo dikush tjeter? pse jane shkruar gjithe ato gjera per jeten dhe deshmine e tij ne Ungjijte? Per keto dhe shume pergjigje duhet ti drejtohemi vetem Fjales se Perendise Bibles.
Nese do te kerkoni tek ajo me motivin e drejte per te njohur me te vertete se kush eshe Jezusi, Perendia do tja zbuloje cilit do qe deshiron ta beje kete gje. Nese doni qe ti jepni pergigje pyetjeve ne lidhje me Krishtin jashte asaj qe thote Bibla, ato pergjigje ne te shumten nuk jane te sakta.

Ka nje qellim pse ato gjera qe jane tek Ugjijte u shkruan dhe per kete Ungjilltari Gjon qe ishte me Krishtin thote:

Joh 20:30 Jezusi bėri edhe shumė shenja tė tjera nė prezencėn e dishepujve tė tij, tė cilat nuk janė shkruar nė kėtė libėr.
Joh 20:31 Por kėto gjėra janė shkruar qė ju tė besoni se Jezusi ėshtė Krishti, Biri i Perėndisė dhe qė, duke besuar, ta keni jetėn nė emėr tė tij.

Me respekt:
Bariu.


Postuar nga Amstel datė 25 Shtator 2006 16:12:

Re: Re: Re: A eshte Jezusi Zot? Bibla thote PO.

Citim:
Po citoj ato qė tha Prishtinasja_



Sa kontradiktore jeni me vetet tuaja, mjerisht! Urata te mira i jep mikut tend Bariut dhe te tjereve per menyren e shpetimit. Besimi ne KOTESIRA s'ka shpetuar njeri qe t'shpetoj te devijuarit e te verberit. E bardha nuk eshte e zeze dhe anasjelltas per mendjet e brumosura qe shofin me largepamesi kurse per shkurtepamesit fare e thjeshte per ti then te bardhes te zeze, meqe jane te fiksuar ne argumente te pabaza e tejet te shtremberuara, e ky eshte mekati me i madh qe njeriun e con ne nje humbje te pakthim perderisa kane frike te shofin realitetin e se vertetes. Njeriu te jet i fiksuar ne nje gje ( o si t'them une o fare) do thote TE JESH I HUMBUR NE HAPESIRE.

A thua valle, perderisa Jezusi juaj sakrifikoi jeten e tij per mekatet e njerezimit, pse valle nuk zhyteni ne mekate pa i peshuar ne peshoje pas berjes se tyre dhe si rrjedhoje e kesaj verberie qe ju pohoni si te vertete, a nuk eshte humbje kohe t'i luteni birit,atit dhe shpirtit te shenjte per faljen e mekateve perderisa pohoni se jeni te shpetuar dhe te falur nga cdo mekat si shkas i sakrifices se Jezusit??!!! Eh, sa mekat i madh qe nuk kisha fatin te takoja njeri qe do sakrifikonte per mekatet e mia e te luaja me jeten si nje top futbolli! Uroj te beheni mendje te hapura dhe ta shifni jeten nga kendveshtirmi real e jo sipas tekeve te juaja sic ua ka endja!.

Smarts Way, Zoti ua shperblefte cdo perpjekje qe keni kontribuar ne kete teme dhe shpresoj se je i kalitur mire me durim dhe sa per info i nderuar/a t'a citoj nje ajet Kur'anor ku Allahu thote: " E TY MUHAMMED, TE DERGUAM T'UA KUMTOSH TE VERTETEN ATYRE ( MBARENJEREZIMIT) E JO TI UDHEZOSH, ANDAJ MOS U SHQETESO NESE TE KUNDERSHTOJNE." Falenderimi i takon Zotit dhe Jezus (Isai a.s.) nuk ishte gje tjeter pervec se rob dhe i derguar i Tij.

Feja mbron Kombin- Kombi mbron Fen. Shpresoj te debatohet ne kete teme me argumente baze e jo nga hamendja.

Respekt,




ore ju qe besoni ne kuran dhe qe thoni qe besimtaret e jezusit sjellin vetem fjale te lezuara nga bibla eshte e vertet por ju qe po na e mbani veten si me te mencur na sidhni ndonje argument tjeter vec fjaleve te kuranit dhe lerini blat blat kot se koti.....e kishte mire durrsaku na keni ca derrasat tamam ashtu sepse po ofendoni besimtaret e jezusit qe sjellin vetem argumente nga bibla sikur ju po sidhni gjera me te medhaja aman se na hapet barkun...


Postuar nga arbereshi datė 27 Shtator 2006 18:51:

Pse ka kaq shume per tu diskutuar?
Pastaj me habit fakti, pse japin konkluzione ata qe nuk jane fare te
krishtere, ketu perfshire edhe ateistet!
ZOTI KRISHTI PERENDIA YNE I PLOTPUSHTESHEM ESHTE SHPRESA DHE I VETMI SHPETIM PER TE GJITHE UMANITETIN.


Postuar nga SmArTs_WAY datė 27 Shtator 2006 21:59:

Ore qkemi si jeni, mire?

Debat te mirrefilt aspak nuk paska...!

Kur te sjellni argumente debatojme.!!

Jemi ne pritje (te argumenteve)!

Bye bye
smarts way
kumanova-on-line@hotmail.com


Postuar nga tresh datė 27 Shtator 2006 22:01:

Citim:
Po citoj ato qė tha SmArTs_WAY
Ore qkemi si jeni, mire?

Debat te mirrefilt aspak nuk paska...!

Kur te sjellni argumente debatojme.!!

Jemi ne pritje (te argumenteve)!

Bye bye
smarts way
kumanova-on-line@hotmail.com



asht mbledhe gjithe Madrasa e Kumanoves qe thua JEMI ne pritje???


Postuar nga fat_genta datė 28 Shtator 2006 10:15:

Citim:
Po citoj ato qė tha jasemina
Smarts_way ka shkruar per kete teme dhe e ka argumentuar bukur.
Ndoshta dhe mendimi im nuk do te ishte i tepert, pasi nje nder problemet me kontradiktore ne historine njerezore eshte ēeshtja e Mesihut (Isait) ( Jezusit) a.s. Polemika rreth personalitetit te Jezusit eshte ndryshimi me i madh ndermjet Islamit dhe Krishterimit.
Prandaj mendova te sjell disa argumente , te cilat me lene ne medyshje, ēfar te besoj qe eshte Zot apo eshte njeri? me shume me ben te paqarte se, keto argumenta une i nxorra nga Bibla.

Zoti eshte i pavdekshem

Bibla tregon nje nga cilesite e Zotit, e cila eshte pafillimesia dhe pavdekshmeria, ku thote: " Ai qe i vetmi e ka pavdekesine dhe rri ne drite te paafrueshme, te cilen asnje njeri nuk e ka pare kurre dhe as mund ta shohe; atij i qofte nderi dhe pushteti i perjetshem" (1 timoteu 6:16)
"Para se te kishin lindur malet dhe para se ti te kishe formuar token dhe boten, madje nga mot dhe perjete ti je Perendia" ( Psalmi 90:2)

Kurse Jezusi vdiq

Bibla thote:
Dhe Jezusi bertiti me ze te larte dhe tha: " O Ate, ne duart e tua po e dorezoj frymen time! ". Dhe, si tha keto, dha fryme"' ( Luka 23: 46)

Zoti eshte i Gjithedijshem

Bibla thote:
" Mos u beni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjerat per te cilat keni nevoje, para se ju t'i kerkoni". (Mateu 6:8)

Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithedijshem

Jezusi kur e pyeten per diten e fyndit, ai u pergjigj:
" Sa per ate dite dhe ate ore, askush nuk e di, as engjejt ne qiell, as Biri, por vetem Ati". (Marku 13:32)

Zoti eshte i plotfuqishem

Bibla etregon kete:
" Une jam Perendia i plotfuqishem...".

Jezusi ishte i pafuqishem


Po Bibla e tregon kete:
"Une s'mund te bej asgje nga vetja ime". (Gjoni 5:30)

Zoti nuk lodhet dhe nuk flen

Bibla thote:
"Nuk e di ti, valle, nuk e ke degjuar? Perendia i perjetesise, Zoti, krijuesi i kufijve te tokes, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarsia e tij eshte e panjohshme" ( Isaia 40:28)

Por Jezusi ishte i lodhur dhe ka fjetur sikur ne


Bibla thote:
"Dhe Jezusi, i lodhur nga udhetimi, u ul prane pusit". ( Gjon 4)
" Ai nderkaq po flinte ne kiē mbi nje jastek"' (Marku 4:38)

Zoti nuk mund te shihet

Bibla aludon qarte per kete:
Askush s'e ka pare ndonjehere Perendine".(1 Gjoni 4:12)

Jezusi jetoi ne mesin e njerezve

Bibla vete thote kete:
"Ata i thane: "Ceshtjen e Jezusit nga Nazareti, qe ishte nje profet i fuqishem ne vepra dhe ne fjale perpara Perendise dhe perpara gjithe popullit"' (Luka 24:19)

Zoti nuk eshte njeri dhe nuk jeton ne toke

Bibla thote:
Perendia nuk eshte nje njeri, qe mund te genjeje, as edhe bir njeriu qe mund te pendohet". ( Numrat 23:19)

Jezusi ka qene njeri dhe bir njeriu dhe ka jetuar ne Nazaret

Bibla thote:
" Erdhi biri i njeriut qe ha dhe pi". (Mateu 11:19)

Zotit i takon Adhurimi

Bibla thote:
"Adhuro Zotin, Perendine tende, dhe sherbei vetem atij". (Mateu 4:10)

Jezusi nuk adhurohet

Kurse Jezusi ka urdheruar te adhurohet vetem Perendia
"Adhuro Zotin, Perendine tende, dhe sherbei vetem atij". (Mateu 4 10)


Zoti nuk tundohet nga e keqja

Bibla thote:
"Askush kur tundohet te mos thote: " Jam tunduar nga Perendia", sepse Perendia nuk mund te tundohet nga e keqja , dhe ai vet nuk tundon njeri". ( Jakob 1 :13)

Jezusin e ka tunduar djalli

Bibla thote:
" Dhe qendroi ne shkretetire dyzet dite, i tunduar nga Satanai". ( Marku 1:13)

Keto ishin disa nga dhjetra citate Biblike qe japin krahasimin ne mes Zotit dhe Jezusit(Zot) Mendoj se duhet te llogjikojme vete me arsyen tone. A eshte Jezusi Zot?
Vete Bibla e ben te qarte dhe kjo besoj fale pjeseve te pa ndryshuara totalisht nga dora dhe mendja e njeriut.


Postuar nga BARIU datė 28 Shtator 2006 13:06:

A eshte Jezusi Zot? Bibla thote PO.

Me lejoni tju kujtoj te nderuar lexues se kush deshiron te njohe Krishtin mund ta njohe ate me ane te zbuleses se Perendise ne Fjalen e Frymezuar nga Ai, Bibla.

Ketu vazhdohet te citohet Bibla jashte kontekstit. Me dashje apo jo nga dituria apo padituria nuk e kuptoj.

Jezu Krishti pati dy natyra njerezoren dhe hyjnoren dhe kjo gje i jep pergjigje shumices prej pyetjeve dhe keqperdorimeve te teksteve biblike.

Bibla duhet kuptuar, interpretuar ne kontekst dhe si e tere nuk ka aspak kontradita me ato qe prezantohen si dallime ne natyren e Krishtit.

Megjithate me lejoni tju citoj edhe nje here cfare besuan dishepujt e Krishtit dhe cfare u mesuan te tjereve ata qe ishin me Krishtin:

Joh 1:1 Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi.
Joh 20:26 Dhe tetė ditė mė vonė, dishepujt ishin pėrsėri nė shtėpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonėse dyert ishin tė mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: ``Paqja me ju!``.
Joh 20:27 Pastaj i tha Thomait: ``Vėre gishtin kėtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorėn dhe vėre nė brinjėn time; dhe mos ji mosbesues, por besues!``.
Joh 20:28 Atėherė Thomai u pėrgjigj dhe i tha: ``Zoti im dhe Perėndia im!``.
Joh 20:29 Jezusi i tha: ``Sepse mė ke parė, Thoma, ti ke besuar; lum ata qė nuk kanė parė dhe kanė besuar!``.

Dhe per keto gjera apostulli Pal tha:
Rom 9:1 Unė them tė vėrtetėn nė Krishtin, nuk gėnjej dhe jep dėshmi me mua ndėrgjegja ime me anė tė Frymės sė Shenjtė;
2Co 11:31 Perėndia dhe Ati i Zotit tonė Jezu Krisht, qė ėshtė i bekuar pėrjetė, e di se unė nuk gėnjej.

Pse nuk duan njerzit te besojne te verteten e Fjales se Perendise por rendin pas genjeshtrash njerezore dhe djallezore? E verteta eshte e qarte keshtu besuan dishepujt e Tij 2000 vjet me pare dhe gjate historise se Kishes e edhe sot: Krishti eshte Zoti dhe Shpetimtari yne por per ata qe e pranojne mund te jete edhe i tyre ndonese e mohojne. Shqyrtojeni me motivin e drejte kete zbulese.

Pershendetje:
Bariu.


Postuar nga fat_genta datė 30 Shtator 2006 09:31:

Te vazhdohet me perseritjen e mesazheve nuk eshte zgjidhje, te citoj pergjigjen e Jasemines per kete mesazh, e ju citim une citim. Keshtu do te arrijme ketu ku jemi.
Po e nis me fjalet e mia, keshtu dhe ju te jepni nje pergjigje te re pasi kjo pergjigje po qe se do te ishte bindese do te kish mbyllur gjithe kete diskutim qe pashe.
Njeriu, ka gjera ku eshte me e llogjikshme te besoje verberisht. por shumica e gjerave duan shpjegim, nje nga keto eshte edhe vendi qe i takon Jezusit. ka edhe vete te krishtere qe jane ne dileme rreth saj, ashtu si jam dhe une.
Me falni por Jezusi ishte bir? apo ishte Zoti (i lindur nga Maria, nje njeri)i erdhur te njerezit si njeri?
apo ishe Profet?
CFAR ESHTE NE TE VERTETE?
Pse nuk ka nje zgjidhje kjo dileme? Besoj se ju Bari besoni ne te verberisht, pa u interesuar te dini rreth saj, por ka njerez qe i lodh kjo dileme. dhe mendoj se te vendosurit e Jezusit ne vendin e Profetit eshte me e arsyeshmja, ta heqim nga vendi i cili nuk i takon, dhe te cilin ai vete nuk e kerkoi, dhe i cili nuk eshte i kenaqur me ne, qe e shpume.
Perderisa nuk e shpiem atje ku i takon kjo ceshtje do te mbetet dileme per shume krishtere, dhe diskutim per fete e tjera.


Postuar nga tresh datė 30 Shtator 2006 09:51:

fat_genta
Pse te lodh kjo dileme,beso mor djale si e cfare te dushe e mos u merr me dilema.Kujt po i interesojne dilemat e tua??Nqs ti ke dilema mbaji per vete dilemat e shko e merr pergjigje tek ata qe te mesojne dilemat.
Bariu ska dilema,ke ndonje problem ti?Une skam dilema ke ndonje problem ti?Miliona e miliona te krishtere se kane kete dileme ke ndonje problem ti?
Ja mu pergjigj pse duhet te jem ne dileme une, besoj verberisht apo jo kjo eshte pune per mua e drejta ime si te besoj?
Kur te kem dilema mos u merzit,se di ku te bej pytje e ku te marr pergjigje e sidomos nuk do ju pyes ju qe jeni gjithmone ne dileme me veten tuaj....


  Gjithsej 34 faqe: « E parė ... « 4 5 6 7 8 9 10 11 12 [13] 14 15 16 17 18 19 20 21 22 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.