Forumi Horizont Gjithsej 34 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34]
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga hyperborea datė 10 Dhjetor 2008 11:08:

Persa i perket zbuleses dhe librit te avestes duhet te kuptosh qe nuk eshte bibla i pari liber i shenjte mbi siperfaqene tokes. Ka qene para tij avesta, pjese te saj jane bashkangjitur bibles.


Postuar nga tresh datė 10 Dhjetor 2008 12:08:

edhe une i kam shkru nja 2-3 ungjij po ce do se skane vlere.....


Postuar nga hyperborea datė 10 Dhjetor 2008 16:54:

Ore tresh mos na u bej si shakaxhi ketu tani ti.

Meqe e ke te veshtire te kuptosh atehere me duhet te te shpjegoj qe bibla eshte e ndertuar nga fjalet e zotit dhe supozohet qe ka qene e pandryshuar. Gjithashtu thuhet se te gjithe ungjijte e mundshem te asaj kohe jane perfshire ne bibel (gje qe nuk eshte e vertete). Egzistenca e ungjijve te tjere mbahet sekret nga kisha sepse kjo hedh poshte teorine qe bibla eshte nje liber i pandryshuar. Egzistenca e ungjijve te tjere hedh poshte kategorikisht qe jezusi eshte zot.

Tresh ti mund te kesh shkruar ndonje ungjill por besoj se ai ungjill qe ke shkruar ti nuk i afrohet as te thembrat ungjillit te shkruar nga Maria Magdalena. Maria Magdalena ishte bashkekohese e Jezusit dhe ungjilli i saj nuk eshte perfshire ne bibel. Ndersa ungjijte e Mateut Markut dhe Lukes jane shkruar me dhjetera vjet pas vdekjes se krishtit e megjithate jane perfshire ne bibel dhe kjo do te thote se ne nje fare menyre jane te mbushur me pasaktesi.

Tresh ti gelltit pa veshtiresi ate qe te vene perpara pa e vrare mendjen shume se cila eshte e verteta. Une ve bast qe besimi per ty eshte gjithcka. Ti ke gjetur nje qoshe te ngrohte me ane te se ciles ti i shpeton egersise se botes ku jeton dhe nuk e vret mendjen nese qoshja qe ke zene eshte e mire apo jo mjaft qe ajo ty te te shpetoje prej makthit te perditshem. Ti tresh as qe e vret mendjen se cila eshte e verteta.

Tresh ti as qe e ke idene se cfare rendesie mbart ne vetvete ungjilli "i padobishem" koptik i Judes. Po nejse. Vazhdo te besosh tresh eshte dicka e mire.


Postuar nga hyperborea datė 10 Dhjetor 2008 17:03:

Tungjatjeta cedrus

Tungjatjeta perseri Cedrus. Me behet qejfi qe lexoj mesazhet e tua.

Te me falesh cedrus nese ne kete mesazh do te merrem pak me ato qe the ti.

Eshte e vertete qe Konstantimi i Madh (qe ishte nje shqiptar) ishte i pari qe le te themi legalizoi fene dhe e ktheu ate ne obligim per shtetasit e vet. Por cedrus mos harro se Konstantini u soll si nje politkan i mirefillte. Ai "legalizoi" besimin fetar me te vetmen arsye qe te bashkonte fort perandorine e te mos e linte te percahej. Pra theksoj ketu qe Konstantini nuk e legalizoi besimin fetar sepse ishte besimtar i thekur por e beri kete gje thjesht per politike.


Postuar nga tresh datė 10 Dhjetor 2008 17:20:

hajt se tesh po te kalon edhe ty , zakonisht mban 3 dite.....


Postuar nga hyperborea datė 10 Dhjetor 2008 17:47:

A eshte Jezusi Zot?

Ka ardhur koha per te thene te verteten ashtu sic ajo eshte.

A eshte Jezusi Zot?

Te krishteret thone duke ngulur kembe qe ai ishte.

Ndersa myslimanet ne menyre qe te fitojne perparesi mbi fene e krishtere mundohen qe te gjejne sa me shume fakte qe te vertetojne se Jezusi nuk eshte Zot dhe kete e bejne thjesht per te ulur fene e krishtere e per te paraqitur fene myslimane si me superiore e permes kesaj te tentojne te shtrihen edhe me shume.

Po cila eshte e verteta? E verteta eshte se qe te dy palet jane vendosur ne anet e barrikades dhe jane kthyer thjesht ne fanatike qe mundohen te mbrojne me sa fuqi qe kane besimin te cilit i perkasin e permes kesaj edhe te mundohen te fitojne perparesi mbi religionin rival.

Besimi i tepert con ne fanatizen. Ne fakt ne themel te te dy feve (si krishtere dhe myslimane) qendron besimi. Te dy fete predikojne saktesisht te njejten gje. Shpetimin e njerezve permes besimit tek Zoti. Bile edhe profetet i kane te njejte. Por meqe te dy religjionet i perkasin zotit atehere perse e luftojne si armiq te betuar njeri tjetrin? Thjesht per egoizem edhe pse zoti urdheron qe asnjehere te mos behet lufte ne emer te tij.

Jezusi tha ligji i vetem qe ju sjell eshte DASHURIA. Duajeni njeri tjetrin me te njejten dashuri qe ju desha une.

Islami thote " Selamu alejkum" (paqja qofte me ty) dhe shtylla baze e besimit islam eshte paqja.

Atehere perse luftojne te krishteret dhe myslimanet? Thjesht sepse jane kthyer ne fanatike. Tanime nuk adhurojne zotin por me teper perpiqen te genjejne veten se besimi i tyre i kote eshte i forte.

Po cila eshte e verteta? A eshte Jezusi Zot? Nga nje studim i hollesishem i te kater ungjijve del se ne asnje vend Jezusi nuk ka deklaruar : UNE JAM PERENDIA. Ne asnje fjali ne bibel nuk gjendet fjalia qe sapo thashe. Jezusi fliste permes parabolave dhe permes tyre njerezit nenkuptuan se ai ishte Perendia. Jezusi nuk u tha atyre asnjehere qe ishte Zot. Keshtu ato qe ka thene Jezusi jane: Une jam rruga, e verteta. Kush vjen tek une eshte i shpetuar. PO keshtu Jezusi tha: Une jam drita. Askush nuk mund ta shohe atin pervec se permes meje. Etj etj. Ne te gjitha to qe thoshte Jezusi asnjehere nuk deklaroi Une JAM PERENDIA. Perkundrazi edhe ne momentet kur e pyesnin : A eshte e vertete se ti je biri i Perendise si per cudi Jezusi pergjigjej : Ti po thua. Askush nga ne sot dhe ata qe jetuan me Jezusin nuk e dine te verteten. E verteta zbulohet duke kerkuar ajo asnjehere nuk jepet e gatshme ashtu sic mundohen ta japin si krishteret ashtu dhe myslimanet.

A ishte Jezusi Zot? Kete gje asnje njeri qe jeton sot ne bote nuk mund ta thote me siguri. A eshte e vertete qe Jezusi nuk ishte zot? Edhe kete asnje nejri qe jeton sot ne bote nuk mund ta thote me sigurine maksimale. Askush nuk e di te verteten.

Po cila eshte e verteta? Le te shohim se cilat jane bazat e fese qe te kuptojme te verteten. Thashe se si per fene myslimane dhe ate te krishtere baza eshte besimi. Pra kush beson tek zoti eshte i shpetuar. Po a eshte e vertete kjo gje? A jane te shpetuar ata qe jane besimtare? Sepse si ne bibel dhe ne kuran thuhet se shume do te thirren por pak do te zgjidhen. Sigurisht qe nuk jam une ai qe duhet te gjykoj por edhe pse cdo besimtar mysliman apo i krishtere qofte eshte i bindur se per shkak te besimit eshte i shpetuar perseri nen syrin tim kjo gje nuk eshte e sigurt. Sepse askush nuk e di c mendon zoti. A nuk e la Zoti Moisiun ne shkretetire dhe nuk e lejoi te futej ne token e premtuar? Askush nga ne nuk e di si funksionon mendja e zotit. Askush nga ne ne fund te fundit nuk eshte i sigurt nese eshte i shpetuar apo jo. Sepse shpetimi yne nuk ka te beje me besimin tek zoti por me dicka tjeter. Zoti i krijoji bimet, kafshet, njerezit qe te shtoheshin e te shumoheshin mbi planetin toke. Pikerisht kjo eshte beslidhja e zotit me krijimin e tij. Fertiliteti dhe shumimi. Vete zoti krijoji nga asgjeja dhe e lejoi edhe njeriun qe te krijohej dhe te krijonte. Si perfundim cilesia me e mire e Zotit eshte krijimi dhe jo besimi. e cta donte zoti nje qenie qe i beson? Besimi nuk mjafton. Tek jakobi thuhet : "EDHE DEMONET BESOJNE SE ZOTI EGZISTON POR DRIDHEN NGA FRIKA". Pra besimi eshte i gabuar si per myslimanet edhe per te krishteret dhe kjo nuk eshte ajo qe do te predikonte zoti. Bekimi i fertilitetit dhe shumimit te secilit prej nesh eshte dhurata e vertete me te cilin na ka gezuar zoti. Dhe nuk eshte aspak rastesi qe edhe altaret e pare jane ngritur pikerisht per kete gje pra per shumimin dhe fertilitetin. Prandaj kryheshin sakrifikime per bekimin e te mbjellave, prandaj ngriheshin altare ne kujtim te zotave te fertilitetit si Baal, Ashteroth, Isis, Kultit te dionisit etj.

Sa me perket mua nuk kam qellim qe te gjej fakte per te sulmuar biblen ashtu sicv bejne myslimanet. Por ajo qe dua une e shte e verteta dhe kjo e vertete thote qe shume gjera ne bibel jane shtrembuar me qellime te caktuar te nejrezve te caktuar duke shtremberuar keshtu edhe besimin e drejte ne zotin. Kjo e vertete e shtremberuar solli edhe lindjen e sforcuar te nje besimi tjeter te verber qe ishte besimi mysliman. Per sa kohe do te vazhdojme qe te jemi nje shoqeri me pak vlera civilizimi ne te cilen grupime te caktuara do te luftojne nejri tjetrin thjesht dhe vetem per pushtet atehere asnjehere nuk do te dime se cila eshte e verteta dhe do ta sulmojme njeri tjetrin thjesht per perfitime eprsonale duke harruar vlerat e verteta te aktit me te shenjte mbi siperfaqen e tokes qe eshte krijimi. Per sa kohe do te luftome dhe vrasim njeri tjetrin atehere ne do te shkaterrojme dhe krijimin qe Zoti e solli mes nesh.

Me respekt hyperborea.


Postuar nga BARIU datė 05 Mars 2009 11:32:

A eshte Jezusi Zot ? Bibla thote PO!

Edhe pse kemi lexuar ne kete teme shume pasazhe nga Shkrimi i Shenjte, Bibla qe tregon se Krishti eshte Zot, peseri mund te shohim disa prej tyre.

Gjoni1:1 Nė fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte Perėndi.
13:12-14 12 Kėshtu, mbasi ua lau kėmbėt, mori pėrsėri rrobat e tij, zuri vend rishtas nė tryezė dhe u tha atyre: "A e kuptoni kėtė qė ju kam bėrė? 13 Ju mė quani Mėsues dhe Zot, dhe mirė thoni, sepse jam. 14 Nė qoftė se unė, Zoti dhe Mėsuesi, ju kam larė kėmbėt, edhe ju duhet t'i lani kėmbėt njėri-tjetrit.
20:26-29 26 Dhe tetė ditė mė vonė, dishepujt ishin pėrsėri nė shtėpi dhe Thomai ishte me ta. Jezusi erdhi, ndonėse dyert ishin tė mby-llura, dhe u prezantua midis tyre dhe tha: "Paqja me ju!". 27 Pastaj i tha Thomait: "Vėre gishtin kėtu dhe shiko duart e mia; shtrije edhe dorėn dhe vėre nė brinjėn time; dhe mos ji mosbesues, por besues!". 28 Atėherė Thomai u pėrgjigj dhe i tha: "Zoti im dhe Perėndia im!". 29 Jezusi i tha: "Sepse mė ke parė, Thoma, ti ke besuar; lum ata qė nuk kanė parė dhe kanė besuar!".
1 Korintasve 1:1-3 1 Corinthians 1:1 Pali, i thirrur apostull i Jezu Krishtit, me anė tė vullnetit tė Perėndisė, dhe vėllai Sosten, 2 kishės sė Perėndisė qė ėshtė nė Korint, tė shenjtėruarve nė Krishtin Jezus, tė thirrur shenjtorė, bashkė me tė gjithė ata qė nė ēdo vend e thėrrasin emrin e Jezu Krishtit, Zotit tė tyre dhe tonit: 3 hir dhe paqe pėr ju nga Perėndia, Ati ynė, dhe nga Zoti Jezu Krisht.

Keto jane vetem disa nga shume pjeset e Shkrimit te Shenjte qe tregojne se Krishti eshte Zot dhe se si te Krishteret e adhurojne sot keshtu bene edhe ne kohen e tij.
Zoti ju bekofte ndersa lexoni
Bariu


Postuar nga piu datė 04 Prill 2009 14:56:

Re: A eshte Jezusi Zot ? Bibla thote PO!

Hyjsia e Jezus Krishtit eshte nje nga temat me te diskutuara, por gjithashtu njera nga me te keqkuptuarat nder shekujsh per me shume do ju inkurajoja te lexonit me http://pergjigje.org/jezusi/hyjesia/index.htm lexim te kendshmem


  Gjithsej 34 faqe: « E parė ... « 25 26 27 28 29 30 31 32 33 [34]
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.