Forumi Horizont
Trego 15 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Universitet e Huaja (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=109)
-- Universiteti i New York ne Tirane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=409)


Postuar nga Visitor datė 16 Shkurt 2003 - 18:17:

Universiteti i New York ne Tirane

Po shikoja faqen ne Internet te State University of New York/Empire State College Tirane dhe me pelqyen goxha materialet (shumica e tyre ishin perkthime direkte nga anglishtja te materialeve te SUNY). A ka ndonje qe studion ne SUNY-Tirane, dhe e di si jane kurset, pedagoget, ambientet?

Nqs eshte ashtu sic thuhet ne website eshte goxha mire per ne Shqiperi. Shpresoj qe te hapet akoma me shume dhe te vijne edhe universitete te tjera te huaja. Universiteti ku jam une psh ka lidhje me universitete ne Ēeki, Kine, Rusi, Londer, Austri, dhe Gjermani dhe praktika e ketyre lidhjeve po zgjerohet vazhdimisht ne Sh.B.A.


Postuar nga juli_ny datė 10 Mars 2003 - 21:00:

UNYT

Sapo e vura re kete universitetin qe eshte hapur ne shqiperi.
Universiteti i New Yorkut ne Tirane.
Parafolsi e ka shtruar kete pyetje qe me kohe. Jam shume kurioz te di rreth ketij unversiteti. Cfare pedagogesh ka, shqiptare apo te huaj, sa kushton nje semester kur ke 12 kredite etj. Nese ndonjeri ka ndonje informacion ju lutem ta ndani ketu me ne.

juli_ny


Postuar nga silenc datė 11 Mars 2003 - 19:07:

hi

Universiteti u hap kete vit dmth filloi ne shtator te funksionoje, ka pedagoge amerikane kryesisht eshte nen dege e NYU ne NY, dekan apo rektor sjam shume i qarte eshte Gramoz Pashko, kostoja varion nga $4000-6000(ne vit besoj).


Postuar nga VLonjatja2003 datė 21 Mars 2005 - 02:11:

Universiteti i New York ne Tirane eshte shume i mire edhe mbahet si universiteti me i mire ne Shqiperi ( edhe kjo eshte mese e vertete)..
Goca e tezes time studijon ne ate universitet edhe eshte mese e kenaqur.
Pedagoget jane amerikan edhe leksionet cdo gje eshte ne anglisht dmth flitet vetem anglisht.. Edhe cmimi eshte $6000 ne vit.. Pak i shtrenjte por aman ja vlen...
Edhe atje ne Tirane studentet bejne vetem vitin e pare dhe te dyte pastaj transferohen ne USA per te mbaruar vitin e trete edhe te katert...


Po s te mjafton kjo edhe ke pyetje te tjera atere pyet ok...


ciaooo


Postuar nga Niqua datė 27 Mars 2005 - 18:59:

Re: hi

Citim:
Po citoj ato qė tha silenc
Universiteti u hap kete vit dmth filloi ne shtator te funksionoje, ka pedagoge amerikane kryesisht eshte nen dege e NYU ne NY, dekan apo rektor sjam shume i qarte eshte Gramoz Pashko, kostoja varion nga $4000-6000(ne vit besoj).



Nuk e di se cfar deget eshte universiteti Amerikan ne Tirane por nese eshte nen Degen NYU sic po thua ti ky Universitet hyn nder nje Universitetet me te mira te NY apo te them USA,,,,, $4000-$6000 ne vit per kete shkolle nuk eshte shtrejt sepse une qe shkoj po ne ket Universitet ne NY paguaj $6000(Upper Devision) per dy klasa vetem,, dmth 6 credita,,, per te gjitha expenses off-campus student e cila jam une eshte $33,075 per dy semestra(1year)..... Per ne Shqiper edhe eshte shtrejte se m'varet nga ardhja financiare por ktu ne Amerike po punojne gjith robt shtepis per shkollen time na ranen qimet e kokes. Good Luck edhe e recomandaj kete Universitet.


Postuar nga Admirali datė 27 Mars 2005 - 22:42:

Hmmm

Motra ime studion ne UNYT, dhe eshte ne vit te trete. Fatkeqesisht per te dhe brezin e saj si dhe ata qe do vijne ne te ardhmen, diploma iu njihet vetem ne Shqiperi, jo me tutje. Per kete arsye ajo po sheh mundesine te beje vitin e fundit ne Prage, per shkak te mosnjohjes se diplomes.


Ky problem eshte mese i vertete, dhe ka dhe dicka tjeter, vertete ka pedagoge te huaj, greke,shqiptare, norvegjeze, amerikane etj etj, por ka hatere shume dhe aty, per kete te me besoni.


Keshilla ime, veproni si ta keni me mire me kushtet e juaja financiare, por mos i besoni reklames se UNYT qe me diplomen e saj han buke kudo.


Respekte

Admirali


P.S.
Meqe ra fjala, transferimin per ne shkolla te tjera duhet ta beni vete, sic po ben dhe motra ime, pasi shkolla nuk e rruan shume per ju.


Postuar nga eng_girl datė 28 Mars 2005 - 01:23:

(pa lexuar shkrimet e mesiperme)

Kam dy shoqet e mia aty tek ai univesiteti dhe kam patur mundesi te shkoj vjet per pak ore. Ajo qe mendoj une, duke u mbeshtetur edhe tek ajo qe kam degjuar, po them qe...kushdo qe e menaxhon ate "is trying TOO HARD".
Pa dashur te gjykoj aftesite e padagogeve, se nuk i njoh, po them ato qe mua nuk me pelqejne tek menyra e funksionimit te ketij universiteti: kam degjuar, qe atje nuk ngel kollaj. (kjo eshte per te ardhur keq dhe perserit are traditen e shkolles shqiptare se kalon kollaj me mik dhe me fature, keto kohet e fundit) Ndoshta eshte nje mendesi e profesoreve (shqiptare dhe te huaj aty) qe te paguash per edukim do te thote te kalosh!!!- Kjo nuk eshte aspak e vertete dhe kjo me acaron tej mase. (Kam pare klasa ketu qe fillojne me 200 veta dhe perfundojne me 60)
Pastaj, nuk e di se sa me vlere eshte fakti qe diploma "njihet kudo" (a dicka e tille).
Sigurisht qe studentet aty kane avantazhe krahasuar me ato te edukimit shteteror ne Shqiperi, por te mos harrojme se kur te merret ajo diplome (apo certifikate, nuk e di cfare japin ato) do te jete shkruar edhe adresa e ketij unvirsiteti qe do te lexonte "Tirane, Albania".

Pastaj mendoj se gjithcka behet aty eshte shume, SHUME me pak per te merituar fjalen e madhe UNIVERSITET, i cili sigurisht qe perfshin laboratore, (qe besoj se jane 0 aty), profesore qe merren me kerkime,etj, etj (dhe dua te perfshij ketu edhe menyra te njohjes dhe vleresimit te punes se studentit(scholarships), qe nuk besoj se ofron). Eshte e vertete qe ky eshte nje universitet mjaft i ri, per te arrire tek keto me lart, por kujtdo qe i intereson, i keshilloj ta shikoje me nje sy me te thelle...
(ky ishte MENDIMI IM)


Postuar nga Fajtori datė 28 Mars 2005 - 02:06:

Kam nje shok qe ben masterin ne ate universitet dhe nuk eshte i kenaqur. Ai thote se i spjegojne gjera qe tashme njeh prej kohesh dhe i ka studjuar ne universitetin ku ka mbaruar me pare (gjithnje universitet amerikan).


Postuar nga Sykaltra_Shqiptare datė 28 Mars 2005 - 04:23:

Te rejat e fundit...

Peticion i studentėve pėr shkarkimin e Presidentit dhe Zv. Rektorit Grek nė Universitetin New Yorkut nė Tiranė


Ne Universitetin e New Yorkut ne Tirane posti me i larte mbahet nga nje Grek Elias Foutsis - President i ketij Universiteti, dhe po ashtu Zv. Rektor eshte nje tjeter Grek Kostantinos Gioukomos. Sic shihet Z.Pashko qe eshte ne Postin a Rektorit mban nje post formal dhe sa per publicitet. Z. Pashko eshte vene ne mes nga dy Greket te cilet e drejtojne Pashkon sic i duhet atyre. Vendimet me te rendesishme per kete Universitet merren nga dy Greket.



Po cfare eshte me alarmante, eshte fakti se tere te ardhurat nga ky Universitet (tere pagesat e studenteve per studimet) behet ne:
Account number: 11 97 90 10 00 10 11, National Bank of Greece Bulevardi "Zogu I" Tirana, dhe ne Alpha Bank (qe eshte po ashtu Banke Greke).

Pse duhet qe te ardhurat e ketij Universiteti ne Tirane qe i sherben studenteve Shqiptare dhe vepron ne Shqiperi (dhe qe po ashtu eshte i modelit Amerikan sipas Universitetit Shteteror te New York-ut qe financohet nga qeveria Amerikane-Shteti i New York-ut dhe jo nga fonde private apo Greke) te depositohen ne nje Banke Greke?!


Shihet qarte se Greket (me ne krye kryemafiozin Gage) kane hapur nje biznes "edukimi" ne Shqiperi per te bere para dhe jo per te prure modelin e edukimit Perendimor ne Shqiperi. Shihet qarte se Greket me lojen e tyre po rrjepin Shqiptaret (dhe Amerikanet per ate pune).

Po ashtu ky Universitet nuk ka akreditim per njohje akademike nga nje nga gjashte Shoqatat per Akreditim te Shkollave te Larta dhe Universiteteve ne SHBA, apo ndonje institucion nderkombetar i specializuar.
Egziston vetem nje leje biznesi per ushtrim aktiviteti ne Shqiperi te ketij Universiteti, dhene nga Kryeministri dhe Ministria e Arsimit te Shqiperise. Z. Nano, Ministria e Arsimit dhe Z.Pashko (qe eshte edhe Prof. Doktor?!) duhet te kerkonin akreditimin e Universitetit para se te jepnin lejen per ushtrim aktivitetit per kete "Universitet". Ne kete menyre ata do te mbronin parate e bera me mund e djerse nga prinderit e studenteve qe paguajne duke menduar se do te marrin nje arsimin te klasit Perendimor.

Per sa me siper organizatat studentore ne Tirane dhe tere Shqiperine kerkojne ne forme Peticioni:

1. Te shkarkohen menjehere nga Posti i Presidentit dhe Zv. Rektorit te dy shtetasit e huaj Greke sepse ata jane instaluar ne ato poste dhe nuk jane zgjedhur sipas procedurave te hapura zgjedhore per nje Universitet Perendimor.

2. Te njoftohen menjehere Presidenca e Universitetit Shteteror te New York-ut, Ambasada Amerikane ne Tirane dhe Athine, si dhe UN dhe EU per keto veprime te jashteligjshme te Z. Gage dhe dy shtetasve Greke qe kane uzurpuar drejtimin e Universiteti te New York-ut ne Tirane.

3. Te behen zgjedhje te hapura dhe demokratike sipas stilit Perendimor per te zgjedhur Presidentin dhe Zv. Rektorin e ketij Universiteti. Kandidaturat te jene nga profesore te degjuar Shqiptare dhe Amerikane (se SHBA po ndihmon per kete Universitet jo Greqia) si dhe nga diaspora Shqiptare ne SHBA dhe bote.

4. Tere te ardhurat nga ky Universitet te depositohen ne nje llogari te ketij Universiteti ne nje banke Shqiptare. Te ardhurat tashme ilegalisht te deposituara ne bankat Greke ti kthehen menjehere Universitetit dhe qeverise Shqiptare sebashku me interesin rrjedhes.

5. Te filloje menjehere procedura per akreditimin e ketij Universiteti nga nje nga gjashte Shoqatat per Akreditim te Shkollave te Larta dhe Universiteteve ne SHBA (si dhe nga organizma te njohura ndekombetare Akreditimi) sepse per momentin ky Universitet nuk ka asnje lloj akreditimi per cilesi te procesit akademik qe te njihet ne rangun nderkombetar.

6. Programet per marrjen e grades "Bachelor" ("Perfundues") te njesohen me programet e kater Universiteteve Shteterore me te medhenj dhe me te njohur ne New York (qe jane pjese e sistemit te Universitetit Shteteror te New York-ut): SUNY Albany, SUNY Stony Brook, SUNY Binghamton dhe SUNY Buffalo. Empire State College, sipas te cilit jane njesuar programet ne Universitetin e New York ne Tirane tani, nuk eshte Universitet ne kuptimin e plote por nje Shkolle e Larte(Kolegj) qe nuk eshte ne rangun e barabarte me nje Universitet dhe nuk ka akreditimin e nje Universiteti ne SHBA. Per me shume Empire State College eshte nje Shkolle e larte ne SHBA e specializuar per te Rriturit qe jane ne marredhenie pune dhe qe duan te vazhdojne studimet e larta me korespondence apo ne oret e mbasdites apo ne fundjave.

7. Te themelohet nje Organizem apo Institucion Shqiptar i specializuar per Akreditim te Shkollave te Larta dhe Universiteteve qe ushtrojne aktivitet ne Shqiperi. Ky Akreditim te njesohet me sistemin Akreditues te Europes dhe SHBA-se.

8. Te ri-ndertohet kendi rrjetor (web site) i Ketij Universiteti ne Tirane nga nje kompani e specializuar per Internetin. Kendi rrjetor i tanishem le shume per te deshiruar dhe nuk eshte ne nivelin e nje paraqitje akademike dhe te vlerave te larta cilesore Perendimore te ketij Universiteti.

Per sa me siper kerkojme edhe ndihmen e organizatave te ndryshme ne SHBA si jane: National Albanian-American Council, Albanian-American Civic League, Albanian-American Women Organization, New Albanian Generation, Albanian-American Scholarship Fund, etc.

Nese e shihni te nevojshme ju lutemi perkthejeni edhe ne Anglisht kete mesazh te rendesishem per te ardhmen e sistemit arsimor ne Shqiperi dhe pavaresise se tij.

Ju faleminderit per vemendjen dashamireve, dhe i lutemi atyre qe nuk u pelqen ky peticion te mos perdorin metoda jo-demokratike dhe ta fshijne kete mesazh.

Pershendetje studentore dhe akademike, (Pa emer)


Shenim: Nuk kemi vene nje adrese ketu, nga frika e persekutimit nga Asfalia dhe Mafia Greke, dhe ne mbrojtje te studenteve qe tani studiojne ne Universitetin e New York-ut ne Tirane qe tani drejtohet ilegalisht nga dy shtetasit e huaj Greke.


Postuar nga agata datė 28 Mars 2005 - 09:31:

Po me vjen vertet shume keq.

Kur lexova ne fillim mesazhet qe eshte krijuar nje Universitet i new York ne Tirane u gezova. Mendova se ishte pak shtrejte ( per te ardhurat qe kane shqiptaret) por te pakten kemi nje universitet te nivelit perendimore dhe qe diplloma do njihej me ne fund jasht kufijve te Shqiperis.
Por kur lexoj mesazhin e Sykaltra_Gangos ndjeva nje zhgenjim te madh.

Uroj me gjith zemer qe organizatat studentore te fitojne ato te drejta qe kerkojne..


Postuar nga eng_girl datė 28 Mars 2005 - 12:31:

...edhe dicka tjeter qe sapo mu kujtua...
komplimente (:p) atyre qe kane menduar per vendosjen e atij si tip bari aty brenda...ku tymi i cigareve nuk te le te marresh fryme normal; eshte edhe ambjent universitar...valle te mos e dinin ata se cigarja ndikon negativisht procesin e te mesuarit...


Postuar nga Fajtori datė 28 Mars 2005 - 16:02:

Edhe une ndjehem i zhgenjyer, por jo thjesht nga Universiteti i New Yorkut, por nga peticioni qe kane krijuar studentet. Kerkesat e drejta per njohje te shkolles apo hapje te website-it jane perzjere me kerkesa qe dhunojne kushtetuten. Keta studentuke nuk e kuptojne se prona eshte e shenjte dhe nuk ka te drejte asnje turme studentesh te kerkoje konfiskimin e te ardhurave nga shteti shqiptar. Per mendimin tim ai peticion permban ne rradhe te pare racizem te hapur ndaj shtetasve greke. Ky veprim do i kushtoje shtrenjte Shqiperise, sepse do dalim si popull racist ne syte e Evropes. E megjithate, sikur te leme menjane racizmat anti-greke, studentet nuk kane te drejte te uzurpojne pronen e dikujt tjeter duke treguar cilen banke te perdorin. Edhe vete zgjedhja e bankes eshte subjektive dhe nuk i takon turmes se zakonshme te gjykoje nese duhet te jete greke apo amerikane.

Per mendimin tim sa me pak persona te firmosin ate peticion aq me mire do jete. Ose se paku kerkoni qe ai peticion te modifikohet dhe hiqni pikat raciste dhe anti-kushtetuese. Ka ardhur koha te mos veprohet me emocione nacionaliste por te mbrohen institucionet. Universiteti i New Yorkut eshte ne rradhe te pare nje istitucion privat ku kane investuar pronare te caktuar. Nuk i takon studenteve te vendosin se si duhet te manaxhohen financimet. Ajo qe mund te vendoset eshte nese do ndiqet apo jo.

Do doja te mos me keqkuptonit. Ashtu sic kam shkruar me pare nuk kam kushedi cfare konsiderate per universitetin ne fjale, por nuk kam si te bie dakort me moden raciste qe eshte duke u perhapur. Nuk jam dakort as me shpirtin komunist qe shikon cdo prone private si prone e perbashket qe mund te manipulohet me peticione apo greva urie. Ajo qe eshte me e keqja eshte qe hartuesit e ketij peticioni kane bashkuar pika te drejta qe i interesojne shume studenteve me pika pa pike llogjike sic eshte puna e bankave apo konfiskimit. Shpresoj vetem qe shumica e studenteve te kene kapacitetin kritik te distancohen nga pikat e gabuara te peticionit dhe te kerkojne zbatimin e pikave te tjera.

Pershendetje.

P.s. Ju siguroj se nuk kam asnje interes personal, ndryshe nga c'mund te mendojne mendjet e thjeshta


Postuar nga Niqua datė 01 Prill 2005 - 09:42:

Im wondering about somthing?????


Postuar nga cupka datė 19 Mars 2008 - 21:05:

syn,

sa per klarifikim, ky ne Shqiperi eshte filial state university of new york dmth i SUNY-it, nuk ka te beje fare me NYU qe frekuenton ti.


Postuar nga girl22 datė 26 Gusht 2008 - 12:31:

Re: Universiteti i New York ne Tirane

Citim:
Po citoj ato qė tha Visitor
Po shikoja faqen ne Internet te State University of New York/Empire State College Tirane dhe me pelqyen goxha materialet (shumica e tyre ishin perkthime direkte nga anglishtja te materialeve te SUNY). A ka ndonje qe studion ne SUNY-Tirane, dhe e di si jane kurset, pedagoget, ambientet?

Nqs eshte ashtu sic thuhet ne website eshte goxha mire per ne Shqiperi. Shpresoj qe te hapet akoma me shume dhe te vijne edhe universitete te tjera te huaja. Universiteti ku jam une psh ka lidhje me universitete ne Ēeki, Kine, Rusi, Londer, Austri, dhe Gjermani dhe praktika e ketyre lidhjeve po zgjerohet vazhdimisht ne Sh.B.A.



edhe une nga SUNY jam diplomuar por ne NY dhe nuk kam paguar 6k por 3k/vit

vertet eshte shkolle e mire, por e shumta bije ne krahet e studentit, ste ndihmon njeri aty si ne kolegjet private..je vet. plus sa presin pe ty......shume lexime........duhet te jesh goxha i zoti te dalesh me nota te mira......shume ne fakt!

se eshte shkolle Publike..asnjerit si behet vone se ti ngelesh prapa po mos qeve teper i afte.


 
Trego 15 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.