Forumi Horizont | Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 » Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- supersfida e zones se mjeksise: 1001 pyetje & pergjigje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11344)
Kush mund te me ndihmoje ne lidhje me nje gjender qe del ne gryke "thyroglossa" dhe a eshte e rrezikshme per tu konsideruar kancerogone?
FLM
te ndihmon vellai shkurt,paster e bukur.Mos caj koke fare se si ajo qe thua ti kishte nje shoku im dhe i iku tak fap Zemra te gezuara,have nice day e qejf
Citim:
Po citoj ato qė tha roke
te ndihmon vellai shkurt,paster e bukur.Mos caj koke fare se si ajo qe thua ti kishte nje shoku im dhe i iku tak fap Zemra te gezuara,have nice day e qejf
mund te jete cist...
Cod. A10052006
football,ajo qe po thua ti mund te jete nje cist i tireoglosos qe mund te jete si pasoje e mos zhdukjes perfundimtare te kanalit te tireoglosos(prej te cilit formohen edhe tiroidet).disa copeza mund te mbeten dhe te kthehen ne ciste.nese eshte cist atehere terapia per to eshte kirurgjikale(ne pergjithsi metodat e tjera si carjet ose thithjet me shiringa nuk jane dobiprurese sepse mund te formojne fistula qe jane komunikime mes dy zonave dhe qe ne kete rast do te ishte ndermjet cistit dhe ambientit te jashtem).gjithsesi ky vendim duhet te vleresohet nga endokrinologu dhe pediatri (duke qene se kjo situate tek femijet e vegjel) duke qene se mund te kete edhe qeliza te tiroides ne te!
tjeter gje nuk me vjen ne mendje...
Shume faleminderit per info. D.m.th nuk duhet te shqetesohemi me mendimin se mund te kemi ndonje pasoje kanceroze me vone?
ta them te drejten,me ato qe kam lexuar une per cistin e tireoglosos(kryesisht bazuar ne librin "argumente te kirurgjise (piat)",ajo nuk ka pasoja kancerogjene sepse mund te hiqet pa probleme me nje operacion kirurgjikal
Re: 4 pyetje te reja (nr.29,30,31,32)
Cod. A13052006
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
nr.31
sa eshte kendi ndermjet 2 hidrogjeneve tek molekula e ujit? (31bis: cfare hibridizimi ka uji?)
nr.32
meqe jemi tek uji: sa lidhje hidrogjenore eshte ne gjendje te formoje nje molekule uje dhe si i formon?
arteriet bronkiale dhe polmonare
Cod. B13052006
Arteria bronkiale eshte arterie normale, qe trasporton gjak te oksigjenuar!
Arteria polmonare trasporton gjak te paoksigjenuar.
Me nje fjale ato gjera qe kemi mesuar njehere e nje kohe ne 8-vjecare qe cdo arteriet jane ato ene gjaku qe trasportojne gjak te oksigjenuar dhe venat jane ene gjaku qe trasportojne gjak te paoksigjenuar eshte gabim.
Ne te vertete perkufizimi i arterieve dhe venave eshte ky:
Arterie: ene gjaku qe trasportojne gjak ne drejtim nga zemra drejt pjese te tjera.
Vena: ene gjaku qe trasportojne gjak ne drejtim te zemres.
Arteria polmonare del nga barkushja e djathte dhe shkon ne mushkeri.
pyetjet 34,35
...beh,komentet do te ishin te teperta me ato qe ka shkruajtur Dr_D
pyetje te tjera?
nr.34
ne sa tipe ndahet diabeti dhe si mund te jepet nje perkufizim i shkurter per secilin tip?
nr.35
si quhet 2 proteinat qe bejne te mundur tkurrjen e muskulit?
nr.36
sa valent eshte hekuri ne strukturen e hemoglobines?
keto jane disa te tjera...hajd kerkim te mbare
pergjgja 34
Cod. A15052006
Diabeti i tipi 1 (varet nga insulina); ndosh atehere kur pankreasi nuk prodhon aq sa duhet insuline. Prek zkonisht femijet dhe adoleshentet edhe pse eshte rritje numri i pleqve me kete semundje.
Diabeti i tipit te 2 (nuk varet nga insulina); Pankreasi (ose gjendra e termishezes si i thone ne shqip) prodhon normalisht insuline. Por eshte trupi ai qe nuk i pergjigjet sic duhet efektit te insulines se prodhuar.
Diabeti i tipit te 2 eshte shume i perhapur dhe zakonisht prek te medhenjte.
per me teper per diabetin:
-Diabeti-Semundja e sheqerit (Cod. A 16032005)
pergjigja 35
Aktina dhe miozina 2.
pergjigjet per pyetjet 34 dhe 35 jane ne rregull...ka mbetur edhe pyetja 36 pa u pergjigj...ne fakt pergjigjen e saj e kam dhene diku ne zonen e mjeksise kohet e fundit...vetem duhet me dit me e gjet
nderkohe shtoj edhe ca pyetje te tjera:
nr.37: pse nxihet lekura nga rrezet e diellit?
nr.38: cfare eshte sindroma e Daun-it(Down)?
nr.39:cfare gjenome ka virusi HIV?gjenome me ARN apo me ADN?
ok,po luaj edhe xholin e muajit maj dhe kete e kam per ato te kontinentit tjeter....hahahahaha...revenge:
nr.40: why do men have nipples?
xholi ka 4 pike ...
duket me gjet edhe 961 pyetje te tjera per te plotesuar kete teme ...hajd se do gjehen se ka akoma shume me mesuar
pergjigja e pyetjes 36
Cod. A27052006
ok,po ja jap vete pergjigjen pyetjes 36 nderkohe qe pres pergjigjet e tjera
valence konsiderohet numri i elektroneve qe mund te jepen ose qe mund te merren per te plotesuar orbiten me te jashtme...psh oksigjeni paraqet nje valence -2 sepse i duhen 2 elektrone per te plotesuar shtresen...Kaliumi ka +1 sepse i mund te jape nje elektron per te plotesuar shtresen me te jashtme...e kshu me rradhe...ka edhe elemente qe kane disa lloj valencash dhe kjo ne varesi te elementeve te tjere qe lidhin...hekuri psh mund te paraqese valence +2 dhe +3 dhe kete e shofim tek oksidet qe formon FeO dhe Fe2O3 e kshu edhe te tjeret...
hekuri qe merret me diete eshte kryesisht me valence +3 dhe duhet te reduktohet ne +2 qe te behet i thithshem dhe kete operacion e kryen acidi kloridrik qe prodhohet nga qelizat ne stomak...vetem forma 2 valente eshte e afte te lidhe oksigjenin kurse forma e hemoglobines qe ka hekurin 3 valent nuk e lidh dot...kjo forme quhet metahemoglobine. efektet...beh,nje ulje e sasise se oksigjenit qe trasportohet dhe konseguencat e saj...por kjo eshte pyetje tjeter ...per kete pyetje kaq mjafton
shton nje pyetje tjeter...shkalla e veshtiresise eshte shume me e larte per kete :
pyetja nr.41: si mund te shpjegohet dridhja qe ndodh tek personat me parkinson?
nderkohe priten pergjigje e pyetjeve te tjera me siper :p
ja kalofshi mire
shtim mbi metoden e kupave
Cod. D31052006
Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
a kane ndonje baze ato metodat e sherimit te ftohjes, ku qirinjte e ndezur mbi shpine mbulohen me gota deri sa ato te fiken?.. sec me kujtohet nga nje film shqiptar
sindroma e Down-it
Cod. A03062006
Pergjigje e pyetjes se 38
Sindroma e Down-it eshte nje semundje gjenetike ku nje person ka 3 kromozome 21 ne gjenome.
Ps: Dhe gjeji pak me te lehta keto pyetjet NS se po e ngadaleson lojen Besoj se eshte pergjigje e sakte? Jo per gje po nuk pertoj ti rihap librat
per me teper:
-kariotipi i nje sindrome te Daun-it (Cod. A 06042007)
uej,po duhet me arrit 1001 pyetje moj...nuk osh gjo e lehte
ato librat pse si shet ti se me sa shof s'paske mo nevoje...
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
uej,po duhet me arrit 1001 pyetje moj...nuk osh gjo e lehte
ato librat pse si shet ti se me sa shof s'paske mo nevoje...
pergjigja e pyetjes 37
Cod. C10062006
atehere po i pergjigjem njeres nga pyetjeve qe bera :
pyetja 37: pse nxihet lekura nga rrezet e diellit?
arsyeja eshte prodhimi i nje substance qe quhet melanine (mos e ngaterroni me melatoninen qe eshte nje hormon qe prodhohet nga nje gjenderr ne tru qe quhet epifize)nga melanocitet.eshte pikerisht drita e diellit qe stimulon melanocitet qe te prodhojne melaninen,e cila i jep ate ngjyre karakteristike si kafe,lekures!
per te tjerat ka ndonjeri ndonje ide?
pyetjen e 40 lejeni pa pergjigje se ska gje (une ja kam pergjigjen por ne anglisht...eshte ca lomsh ne fakt,kshu qe me mire te rrije si xhol pa pergjigje )...kshu i bie qe ka mbet pyetja 39 dhe 41 pa pergjigje
dirdhjet e parkinsonizmit
Cod. A11062006
pyetja nr.41: si mund te shpjegohet dridhja qe ndodh tek personat me parkinson?
Parkinson eshte nje cregullim i trurit dhe shkaqet e kesaj semundje jane spekullime me sa mbaj mend .....
Thuhet se personat e kesaj semundje nuk kane dopamine. Cfare eshte dopamine ? Eshte nje transmetues i neuroneve (neurotransmitter) qe shpie mesazhe nga nje qelize tek tjetri..
Tani pse mungon dopamine?
Kjo eshte sepse qelizat qe prodhojne kete transmetues jane bllokuar ose kane humbur. Keshtu qe kur qelizat e nervave jane demtuar (kjo brenda basal gangria e cila eshte nje tufe e qelizave te nervave ne pjesen e thelle te trurit poshte hemisferes celebrale(cerebral hemisphere) atehere truri e ka te veshtire te kontrolloje dhe te pershtatet me levizjet dhe tensionin e muskujve te trupit duke dhene si perfundim dridhje.
Tani pse prishen qelizat?
Nje teori qe mbaj mend une eshte se qelizat shkaterohen nga helmet qe melcia nuk i ka filtruar sepse me kalimin e moshes melcia humbet efikasitetin.
dopamina dhe acetilkolina
Cod. E11062006
si gjithmone e gatshme enigma
nese ma lejon te shtoj dicka...
sic e the edhe ti eshte dopamina qe mungon tek ato persona.ne gjendjen normale dopamina bllokon disa neurone qe prodhojne nje tjeter neurotrasmetues qe quhet acetilkoline (keto neurone quhen edhe neurone kolinergjik si pasoje e prodhimit te ketij neurotrasmetues).nje rritje e aktivitetit te ketyre neuroneve con ne nje gjendje me dridhje qe ndodh tek parkinsoni (dhe rritja e aktivitetit vjen si pasoje e problemeve te perqendrimit te dopamines)
enigem,me jep nje dore ne kete teme...me the qe do me ndihmoje ...gjith ket sfide do me e lene pergjysem?
42. a konsumohet i gjithe oksigjeni kur marrim fryme apo nje pjese kthehet e paperdorur me frymenxjerrjen ..ose qe ta them me numra.. ajri eshte 21% oksigjen dhe 79% azot.. kur nxjerrim frymen a eshte 21% CO2 dhe 79% azot? apo ka ndonje raport tjeter...
43. pse disa persona behen color blind... c'ndodh dhe ku ndodh difekti ne sy apo ne tru?
per pergjigjen e 40.. .. po lexoja ne internet.. cicat formohen para se te ndahet gjinia, keshtu qe te dy gjinite i kane ato.. a eshte kjo pergjigje apo eshte ndonje tjeter me e thelle... ??
44. Cfare lidhje ka melanina me melanomen (meqe i kane emrat e ngjashem), dhe a (ose si) influencon melanina melanomen?
45. Eshte thene nga nje gjinekolog ketu ne usa (dhe konfirmuar nga te tjeret) qe femrat nga eastern Europe kane shance me te medhaja per te pasur defekte gjate lindjes. Kjo thuhet se eshte nga nje mungese vitaminash e femrave nga ato vende, dhe sugjerohet qe personat nga kjo origjine te marrin multivitamina ditore per te minimizuar kete rrezik gjate shtatzanise. Tani pyetja, cilat vitamina influencojne birth defects dhe si?
Cfare lidhje kane vitaminat me psh. down syndrome etj?
mu kujtua edhe nje...
46. Thuhet qe po te marresh vitamine C gjate dimrit nuk te kap gripi sepse vitamina C forcon imunitetin e trupit. Si ndikon vitamina C tek imuniteti?
Cod. B13062006
ueeeeeeeee,sa qekan bo ktu pyetjet
ateher ta marrim shtrut se ca qekan edhe me bo research se kshu direkt nuk u thoka gjo:
po i pergjigjem nje pyetjeje qe bera me para qe nuk mori pergjigje ne menyre qe te mbyllen 40 pyetjet e para dhe pastaj te vazhdojme me ato te tjerat(losto,ate qe po thoje ti nuk e dija...pergjigja qe kam une,eshte ca me lemsh )
nr.39:cfare gjenome ka virusi HIV?gjenome me ARN apo me ADN?
pergjigje:
virusi HIV ka gjenome me ARN.per te arritur qe te formoje nje gjenome me ADN dhe te futet ne gjenomen qe qelizave perdor nje enzime qe quhet transkriptazi invers qe kthen ARN ne ADN!
p.s: enigem,ndihme
ahhahaahah NS-6 qenka ritur popullata ketu mos u anko se shyqyr qe na erdhen
Amorke ajde na jep nje hand ketu se ka nisur vallja
vitamina C ne dimer
Cod. C13062006
Citim:
Po citoj ato qė tha keila
mu kujtua edhe nje...
46. Thuhet qe po te marresh vitamine C gjate dimrit nuk te kap gripi sepse vitamina C forcon imunitetin e trupit. Si ndikon vitamina C tek imuniteti?
melanina dhe melanoma
Cod. D13062006
Citim:
Po citoj ato qė tha keila
44. Cfare lidhje ka melanina me melanomen (meqe i kane emrat e ngjashem), dhe a (ose si) influencon melanina melanomen?
pergjigja e pyetjes 42
Cod. A14062006
Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
42. a konsumohet i gjithe oksigjeni kur marrim fryme apo nje pjese kthehet e paperdorur me frymenxjerrjen ..ose qe ta them me numra.. ajri eshte 21% oksigjen dhe 79% azot.. kur nxjerrim frymen a eshte 21% CO2 dhe 79% azot? apo ka ndonje raport tjeter...
pergjigje e pyetjes 43
Cod. A17062006
Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
43. pse disa persona behen color blind... c'ndodh dhe ku ndodh difekti ne sy apo ne tru?
Re: pergjigje e pyetjes 43
Citim:
Po citoj ato qė tha NS-6
..... thithin driten (nje per ngjyren blu,jeshile dhe te verdhe).te tjerat vijn si kombinim i ketyre. ...
qelizat ne sy
Cod. B17062006
ta them te drejten per kete nuk jam i sigurte per faktin qe po te them pse-ne me poshte: ne retine ishin 3 lloj qelizash konike:
qelizat konike S qe thithin me mire valet me gjatesi rreth 420 nm
qelizat konike M qe thithin me mire valet me gjatesi rreth 530 nm
qelizat konike L qe thithin me mire valet me gjatesi rreth 560 nm
M pak a shume i bie jeshilja,L i bie e verdha(ose me shume si portokalli) por S, tek spektri i bie ngjyra vjollce(me nje zbehje bluje) kombinimet e ketyre japin ngjyrat e tjera...tani nuk po e marr vesh me......
a ka ndonje qe mund te thoje dicka ndryshe per sa i perket kesaj gjeje tani?un po e kontrolloj edhe iher me mire dhe po te kthej pergjigje me te plote...
p.s: sic the ti demat nuk i dallojne ngjyrat... i pergjigjen levizjeve te toreadorit ....keto jane ato qe mendon populli sepse jane mesuar ti shofin ashtu...ashtu sic edhe kobrat qe jane shurdhe ne fakt por qe i pergjigjen goditjeve ne toke te kembeve te atij qe i bie fyellit si dhe levizjeve te tij ...
jo mire e ke ti.. po i shifja andej kendej ne internet dhe 560-a i bie e verdhe, gjithashtu edhe ato te tjerat sic e the, s'qenkan tamam jeshile e blu... keshtu qe mesa duket paska edhe treshe te tjera me te cilat mund te perftohen te gjitha ngjyrat e tjera.. nuk e di pse kisha pershtypjen qe RGB-ja eshte treshja e vetme... , atehere.. s'me ka ngel gje tjeter vec ta bej kete pyetje tek fizika ..
difektet ne lindje tek grate evropiane lindore
Cod. A25062006
Citim:
Po citoj ato qė tha keila
45. Eshte thene nga nje gjinekolog ketu ne usa (dhe konfirmuar nga te tjeret) qe femrat nga eastern Europe kane shance me te medhaja per te pasur defekte gjate lindjes. Kjo thuhet se eshte nga nje mungese vitaminash e femrave nga ato vende, dhe sugjerohet qe personat nga kjo origjine te marrin multivitamina ditore per te minimizuar kete rrezik gjate shtatzanise. Tani pyetja, cilat vitamina influencojne birth defects dhe si?
Cfare lidhje kane vitaminat me psh. down syndrome etj?
ok nje pyetje tjeter nr.46
si funksionojne steroids ne trupin e njeriut? Cfare demesh bejne?
lol edhe nje tjeter nr.47
Thuhet qe hudhra e ul kolesterolin, ne fakt Lipitor eshte esence hudhre (thuhet). Si e ul kolesterolin hudhra? po tensionin?
48. Kur ndrydhje kemben etj ne shqiperi rekomandonin ta lidhesh me qepe dhe kripe. Thuhej se ul enjtjen....
Si reagon qepa ne kete rast? Ca influence ka mbi lekuren dhe si ndodh kjo?
49. Si guduliset njeriu? Pse kur te prek nje njeri tjeter gudulisesh ndersa po preke veten (tek beli e siper ) nuk gudulisesh? Pse disa njerez gudulisen e disa jo? Ca kane ndryshim ne organizmin e tyre?
ok mos u tremni se s'kam me pytje per sonte :p
pergjigje parciale e pyetjes 49
Cod. A03072006
Citim:
Po citoj ato qė tha keila
49. Si guduliset njeriu? Pse kur te prek nje njeri tjeter gudulisesh ndersa po preke veten (tek beli e siper ) nuk gudulisesh? Pse disa njerez gudulisen e disa jo? Ca kane ndryshim ne organizmin e tyre?
kjo qe the me siper per te qeshuren a vlen vetem per gudulisjen apo per te qeshuren ne pergjithesi (kjo puna e objektit qe e marrim si te rrezikshem dhe pastaj pjesa tjeter e trurit vendos qe nuk eshte)?
Shum interesante...
Jam akoma kurioze te di cfare i ben disa njerez te gudulisen me kollaj se disa te tjere...
ps. e dallova siper belit se si moderator qe je thash do ma transferosh pytjen te erosi, se e di qe te hajn duart
kjo qe thashe me siper eshte per punen e gugulisjes...dhe i jep edhe pergjigjen faktit se pse nuk gugulisemi kur prekim veten me duar ne te njejtet vende ku nje person me perpara mund te na kete gugulisur...per sa i perket te qeshures ne pergjithsi,gjerat duhet te jene shume me te komplikuara duke menduar qe kemi te bejme me stimuj te ndryshem si shikimi,degjimi etj...zonat qe do perpunojne informacionin duhet te jene shume me te medha...
ej,po ti boje ene anej ket pyetje se ndoshta merr anen tjeter te pergjigjes...anen e erret
Ns-6, kam nje pyetje.
sapo me pickoi nje grenxe, eshte dhe per te qeshur dhe per te qare
e kishte nje shoqja ime mbi kraharor, ajo se ndiente fare se kishte dicka, une e vura re, mu duk si mize e madhe, se njoha per grenxe, e mora ne dore per ta fluturuar tutje por ajo me nguli thumbin i cili me dhembi ne shpirt. shpetova ate, e hengra per vete.
e hoqa thumbin shyqyr, su ngul thelle, dhe fillova ta ferkoj me unaze floriri, e futa gishtin ne akull dhe me pas ne sheqer.
Mire veprova??
Cfare duhet te beje tjeter??
ne pergjithsi perdoret vetem akull,pasi e heq thumbin.nese pastaj dhimbja zgjat per nje kohe te gjate,atehere ndoshta eshte rasti qe te behet nje vizite tek mjeku...nese eshte dicka qe kalon ne nje kohe te shkurter ska gje...vetem akull (ose edhe ndonje send te ftohte sic ke bere ti)
ene ato grenxat gjak te omel shkojn e pickojn
mora vesh se'ishte grenxe, po blete, sepse se kishte trupin e verdhe..PO une thumbin ia hoqa nemoment, keshtu qe tashme nuk me dhemb me, vetem vendi me eshte nxire pakez..
Epo kjo keshtu, bleta kishte gjys ore te trupi i asaj grus, i cik qe e mora une ne dore , tak ma quku..
P.S
Kemi gjak te omel ne oxhaksit..:p
...e kom parasysh e kom...coc kam nejt ca kohe anej
pergjigja e pyetjes 47
Cod. B08072006
Citim:
Po citoj ato qė tha keila
lol edhe nje tjeter nr.47
Thuhet qe hudhra e ul kolesterolin, ne fakt Lipitor eshte esence hudhre (thuhet). Si e ul kolesterolin hudhra? po tensionin?
qepa kunder infiamacionit
Cod. B10072006
Citim:
Po citoj ato qė tha keila
48. Kur ndrydhje kemben etj ne shqiperi rekomandonin ta lidhesh me qepe dhe kripe. Thuhej se ul enjtjen....
Si reagon qepa ne kete rast? Ca influence ka mbi lekuren dhe si ndodh kjo?
51.
kam degjuar qe truri e bllokon syrin (dmth bllokon percjelljen e informacionit) gjate kohes kur ky i fundit eshte ne levizje, per te menjanuar efektin e vizave (njelloj sikur marrim fotografi dhe aparati leviz). Gjithashtu eshte llogaritur qe syri eshte ne levizje gjate 1/4 te kohes kur jemi zgjuar (me duket). Pra i bie qe 1/4 e jetes njeriu ta kaloje ne erresire te plote, gje qe kuptohen nuk dallohet dot nga pjesa e vetedijshme e trurit.
Pyetja eshte thjesht: A eshte e vertete kjo? A ka mundesi ndokush te na jepte ndonje te dhene dhe shpjegim me te sakte? Flm.
52.
isha ne nje presentation sot, ku njerit nga prezantuesit i mekej goja... dhe me lindi pyetja.. a i meken edhe mendimet ketyre, dmth kur mendojne (dhe dihet qe njeriu mendon duke folur brenda vetes) a i meken mendimet??
ose qe ta bej pyetjen me te pergjithshme.. cfare ndodh, pse meken disa njerez, pse levizin kur duan te nxjerrin ndonje germe qe mezi e thone... a ka terapi/sherim??
pergjigja e pyetjes 46
Cod. D18072006
Citim:
Po citoj ato qė tha keila
ok nje pyetje tjeter nr.46
si funksionojne steroids ne trupin e njeriut? Cfare demesh bejne?
levizjet sakadike
Cod. A19072006
per pyetjen 51, ne fakt e kam pare para shume vitesh tek nje program i quajtur focus, tek raiuno, i drejtuar nga piero angela.. nejse.. fillova me dyshu ke vetja a kisha pa apo kisha pa nai onderr.. dhe bona nje kerkim ne internet... gjeta kete qe me duket se e pershkruan mekanizmin, megjithse s'hyn ne thellesi...
http://en.wikipedia.org/wiki/Saccadic_masking (wikipedia rocks... )
nje fakt interesant qe permendet aty qe eshte rrjedhoje e drejperdrejte i ketij fenomeni, eshte qe njeriu asnjehere nuk e sheh dot levizjen e syve te tij para pasqyres.. , kjo pikerisht nga fakti qe gjate levizjes se syve, truri nuk eshte duke procesuar imazhet qe vijne nga syri
nuk e di sa mund te quhet pergjigje ky linku, sepse eshte vetem pershkruese, megjithate.. shif e bo vete.... po pate kohe me humb, gerrmo dhe icik
Lost, ai emisioni i Piero Angela eshte Quark e jo Focus. (kot kjo, mos ma merr per ters)
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 8 9 » Trego 401 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.