Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 115 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Lajme nga jashte (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17525)


Postuar nga Fajtori datė 15 Dhjetor 2009 - 19:21:

Lajme nga jashte

Meqe shumica prej nesh jeton jashte mund te hapim nje teme lajmesh te huaja. Nuk po gjeja ku te hidhja lajmin e meposhtem ne fakt. Nuk kemi nje teme mbi lajme te pergjithshme.


-------------------------------------------------------


Italia trembet nga fjala e lire ne internet

Agresioni ndaj Berluskonit ka bere qe te jete gjithmone e me e mundshme zhdukja a fjales se lire ne internet. Mijera italiane jane bashkuar ne facebook per te pergezuar personin qe i theu dhembet Berluskonit. Per kete aresye ministri i brendshem ka hedhur idene se faqet e internetit mund te ndalohen. Kjo ne baze te nje ligji qe ndalon nxitjen e krimit (instigazione a delinquere), i cili sipas interpretimit te ministrit perkon me ate qe po ndodh ne internet. Por a mund te konsiderohet revolta politike kriminalitet i thjeshte? Italia i afrohet keshtu vendeve gjysem diktatoriale si Kina, Irani apo Turqia, te cilat kane praktike te zakonshme bllokimin e faqeve te internetit.

Interneti eshte sot per sot simboli i lirise absolute te fjales. Tentativat e shteteve te ndryshme per ti vene drynin tregon se kjo kaste politike ka frike nga organizimi popullor. Kastat politike kane frike te permbysen dhe krijojne ligje ad hoc per te shpetuar rendin qe kane krijuar vete.

Bllokimi i mediave televizive nga klane te caktuara politike ka arritur nivele aq te forta saqe komisioni i vigjilances ka aprovuar ne unanimitet nje memorandum per televizionet, te cilat "duhet te tregojne te gjithe variantet e vertetesise dhe jo vetem zerat e medhenj". Ky lajm u transmetua pak me pare ne lajme, zgjati 30 sekonda, dhe askush nuk spjegoi per ēfare po flet ai memorandum.


Postuar nga al74 datė 15 Dhjetor 2009 - 21:17:

Kujdes me banet Fajtor. Se mos te kthehet ky lajm si bumerang :p

Ne fakt eshte nje absurditet dalja e Maroni mbi ndjekjen penale te atyre faqeve te interneti qe ndjellin dhune e urrejtje.
se fundmi ne Itali po thithet cdo dite e me shume nervozizem.
nga njera ane e djathta me perpelitjet e saj per te mbrojtur liderin e saj shpirteror e nga ana tjeter e majta qe ka harruar te beje politike por po shnderron opozicionin ne kukull te "gossip"
po luhet nje telenovele e papare ndonjehere e ne mes qendron populli sehirxhi italian qe manipulohet shume shpejt me "latto B" qe ia plasin ne turinj ne cdo ore te dites.
zot beje mire.

dicka me cudit : Beppe Grillo me ka humbur sysh!


Postuar nga Fajtori datė 15 Dhjetor 2009 - 21:26:

Citim:
Po citoj ato qė tha al74
Kujdes me banet Fajtor. Se mos te kthehet ky lajm si bumerang :p


A di gje kur eshte bere bani i fundit ne forum? Dhe nga kush psh?


Citim:
Po citoj ato qė tha al74

dicka me cudit : Beppe Grillo me ka humbur sysh!



Beppe Grillo ka 20 vjet qe nuk del para sysh. E gjen tek blogu i vet, neper sheshe, neper youtube, por jo ne TV.


Postuar nga al74 datė 15 Dhjetor 2009 - 21:33:

mos u bej permaloso!
e di qe eshte i censuruar Grillo po si mburoje e fjales se lire prisja me shume prej tij. qe nga teserimi ne "margherita" sikur i eshte ngjirur zeri.
mekat!


Postuar nga Piktor datė 16 Dhjetor 2009 - 19:53:

Rumenet dhe italianet emigrantet me te medhenje ne EU.

Bruksel
Per vitin 2008 37% e te huajve qe jetojne ne njerin nga shtetet e BE jane qytetare te vete BE. Me te shumtit ne numer jane rumenet 1.7 milione ose rreth 15% e ndjekur nga Italia me 1.3 milione baraz me 11% dhe Polonia me 1.2 milione, 11 %.

Sipas tedheneave te Eurostat-it perqindja e te huajve ne BE eshte rreth 6.2 % ndersa Italia ndalet tek 5.8 %.

Por nga 30.8 milione te huaj 11.3 jane emigrante brenda Be nga nje shtet ne tjetrin.

Numrin me te madh te te huajve e ka Gjermania me 7.3 milione, Spanja 5.3 milione, Anglia (M.B) 4 milione, Franca 3.7 milione dhe Italia 3.4 milione.

Komuniteti me i madh i te huajve ne Ue eshte ai turk me 7.9%, i ndjekur nga ai marokin 5.6% dhe me pas ai rumun 5.4%.

Komuniteti me i madh italian eshte ai ne Belgjike 17.4%.

Ne Itali numri me i madh i te huajve eshte ai rumun me 18.2 % Shqiptare 11.7 dhe me pas marokene 10.7.


Postuar nga Roi datė 25 Dhjetor 2009 - 23:21:

Nuk e di nese eshte tema me e duhur apo jo kjo,por sdq lajm nga jashte eshte sado qe sflet tamam per ndonje ngjarje aktuale !
Historia e vrasjes se Cauceskut,eshte vertet interesante...qofte per faktin se eshte i vetmi diktator komunist evropian qe perfundoi me se keqi... i pushkatuar (nga populli i vet), qofte edhe per daten simbolike 25 dhjetor,dita e Krishlindjeve !!
Me poshte nje nga ekzekutoret rrefen momentet e ekzekutimit te ndoshur plot 20 vjet me pare !



Si e vrava Causheskun nė Krishtlindjet 1989


BUKURESHT -Kujtimet e Krishtlindjes zakonisht kanė lidhje me shkėmbimin e dhuratave, gjelin e detit, familja e mbledhur bashkė, paqe nė tokė dhe shumė mirėsi pėr njerėzit. Por, kujtimet e Krishtlindjes sė Dorin-Marian Cirlanit janė vrasja e njė diktatori. "E di se ēfarė do tė kisha qenė duke bėrė, nėse nuk do tė isha pjesė e skuadrės sė pushkatimit", - thotė Cirlan, i cili bashkė me dy ushtarė tė tjerė pushkatuan Nikolai Causheskun dhe bashkėshorten e tij, Elena mė 25 dhjetor 1989. "Njė i krishterė, them se ishte njė gjė e tmerrshme vrasja e njė njeriu nė ditėn e Krishtlindjes, nė kėtė ditė tė shenjtė". Cirlan ishte pjesė e regjimentit Boteni tė parashutistėve nė kohėn kur nė Rumani shpėrtheu revolucioni i vitit 1989. Ndryshe nga revoltat nė Poloni, Gjermaninė Lindore dhe Ēekosllovaki, kėtu pati gjakderdhje. "Duhet tė keni parasysh se ē'kohė ishte ajo", - thotė Cirlan. "Mbizotėronte frika gjithandej, nė radio, nė televizion, madje edhe nė frekuencat e radios sė ushtrisė". Paraushtarakėt ishin nė anėn e revolucionarėve, disa prej trupave tė tyre luftonin kundėr njėsive tė sigurimit tė shtetit nė kullėn e televizionit nė Bukuresht.

Historia
Cirlan, qė nė atė kohė ishte njė oficer 27-vjeēar, gjendej nė regjimentin Boteni, 50 kilometra larg kryeqytetit. Shumė liderė tė ushtrisė po e lėshonin veten pas njė presioni tė jashtėzakonshėm. Ishte njė revolucion, apo njė grusht shteti i mbėshtetur nga Rusia? Edhe sot nuk jemi shumė tė qartė pėr kėtė. Por, pikėrisht nė ditėn e Krishtlindjes erdhėn dy helikopterė. "Komanda kėrkonte tetė vullnetarė. Nuk e dinim ku po shkonim, kjo ėshtė kundėr kodit tė ushtrisė, pasi ēdo ushtari i duhet thėnė misioni", thotė ai. Cirlan ka shtuar nė peshė tani, me kostumin e tij gri dhe mustaqet prej rreshteri, i ngjan pak djaloshit tė dikurshėm. Ėshtė avokat dhe nėnshkruan kontratat pėr pronarėt e huaj tė pasurive tė paluajtshme. Ndėrsa flasim pėr rreth tri orė nė kafene tė ndodhur pranė ish-pallatit presidencial tė Causheskut, unė ndjek me vėmendje dorėn e tij tė djathtė qė duket sikur dridhet.
"Atė ditė, kur mbėrritėm nė vendin ku duhej tė ishim, gjenerali Stanculescu na tha: Paraushtarakėt tė vijnė kėtu, Caushesk-ėt po gjykohen nga populli. Nėse verdikti do tė jetė me vdekje, na duhen ushtarė pėr ta zbatuar. Kush ėshtė gati?". Tė tetė bėmė njė hap pėrpara. "Kush ėshtė gati tė qėllojė?". Tė tetė i ngritėm duart. I paduruar, gjenerali zgjodhi tre, kapiten Iomel Boeru, majori Geo-rghin Octavian dhe unė. Kapiteli do tė qėndronte nė sallė pėr tė qėlluar Nikolain apo Elenėn nėse ata pėrpiqeshin tė iknin. Unė dhe Octavian do tė qėndronim jashtė. Nga dera dėgjohej gjithēka. Elena po ankohej dhe refuzonte tė njihte gjykatėn. Avokatėt mbrojtės po silleshin si prokurorė. Por, unė isha njė ushtar qė u bindesha urdhrave. Vetėm mė vonė do tė kuptoja ēfarė marrėzie ishte. Verdikti u lexua pas disa orėsh, Caushesk-ėt do tė ekzekutoheshin. Kishin tetė ditė kohė pėr apelim, por dėnimi do tė zbatohej menjėherė. Mbretėronte heshtja. Vdekje… tani

Ekzekutimi
Diktatori dhe bashkėshortja e tij u lidhėn, por nuk ua mbyllėn sytė. Ndėrsa Cirlan po i ndihmonte tė dilnin pėrballė njė turme tė zemėruar, ai dėgjoi njė britmė: "Shpejt, vritini, Flota amerikane ka dėrguar njė helikopter pėr t'i shpėtuar. Vritini! Shpejt!". Gjeneral Stanculesku tha: 'Ēojini tė muri, nė fillim Nikolain, pastaj Elenėn'. Por, Causheskėt nuk e dinin ē'po ndodhte derisa dėgjuan zhurmėn e helikopterėve. "Ai mė pa nė sy, e kuptoi se do ta vrisja nė atė moment, e jo mė vonė dhe i rrodhėn lotėt. Ai moment ishte shumė i rėndėsishėm. Unė ende kam makthe qė lidhen me atė pamje", - thotė Cirlan. Diktatorin dhe bashkėshorten i lidhėn bashkė, ajo kėmbėnguli tė vdisnin ashtu. Na thanė, qėlloni me 30 plumba secilin. Qėllova shtatė ndaj diktatorit dhe arma u bllokua. Mė pas, 30 ndaj Elenės. Gishti i tij tregues nė mėnyrė tė pavetėdijshme imiton gjestin e atij momenti tė 20 viteve mė parė. Vetėm pas ekzekutimit u kuptua se nuk ishte njė gjyq, por njė vrasje politike nė mes tė njė revolucioni. Cirlan e la ushtrinė e studioi pėr drejtėsi. Kapiteni doli nė pension, ndėrsa Octavian u bė shofer taksie. "Nuk takohemi mė… pėrfundojmė gjithnjė duke folur pėr tė njėjtėn gjė", - thotė Cirlan. "Nuk mund tė jem mė i gėzuar nė ditėn e Krishtlindjes. Njerėzit nė tė gjithė botėn festojnė, por jo unė. Jo unė!"


Postuar nga Piktor datė 28 Dhjetor 2009 - 22:45:

Ne burgjet italiane ndodhen rreth 2850 shqiptare, duke mbajtur vendin e katert pas marokenve 5200, tunizinve 3200 dhe rumenve 3100
Kapacitetet e burgjeve italiane jane per 42.000 persona dhe aktualisht ne burg ndodhen rreth 66.000 nga keta 25.000 jane te huaj.


Postuar nga Fajtori datė 15 Shkurt 2010 - 20:01:

Pamje spektakolare nga rreshkitja e nje kodre sot ne Itali


Postuar nga Deb* datė 23 Shkurt 2010 - 16:03:

Toyota i kerkon falje Kongresit Amerikan

Toyota i kerkon falje Kongresit Amerikan
23/02/2010 15:15

Do te kerkoje falje perpara Kongresit Amerikan numri nje i Toyota-s ne Shtetet e Bashkuara.
Jim Lentz do te jape llogari ne Dhomen e Perfaqesuesve per menaxhimin e keq te problemeve te sigurise qe cuan ne kthimin mbrapa te mijera makinave difektoze.

“I njohim gabimet tona, kerkojme falje dhe kemi mesuar nga gabimet tona”, lexohet ne tekstin qe do te lexohet sot perpara Komisionit te Energjise dhe Tregtise.
T. CH

Sot ne tv e degjova kete lajmin edhe ketu . U fol dhe qe Toyota ka patur me shume ankesa me goxha dif. nga kompanite e tjera.
Kryesisht difektet mesa degjova kane te bejne me pedaline gazit.
Keto vitet e fundit Toyota ka patur goxha shitje ketu ne usa, por me c'duket ka humbur goxha pike me keto difektet qe jane shfaqur.
Dhe une kam vene re kohet e fundi veshtiresi ne ngarje.


Postuar nga AngelDevil datė 23 Shkurt 2010 - 16:06:

Re: Pamje spektakolare nga rreshkitja e nje kodre sot ne Itali

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori



e tmerrshme ...

erdhi 2012 thuaj


  Gjithsej 12 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 115 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.