Forumi Horizont Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Ne krye te Ministrise te Kultures franceze,nje pedofil ?? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17332)


Postuar nga Roi datė 12 Tetor 2009 - 00:10:

Ne krye te Ministrise te Kultures franceze,nje pedofil ??

Ministri francez i kultures,Frédéric Mitterrand (nip i presidentit te famshem) eshte perfshire ne debate te ashpra nga kundershtaret e tij politike,te majte dhe te ekstremit te djathte, te cilet e akuzojne per pedofili !

Cdo gje nisi pas deklaratave te forta qe ministri beri rreth arrestimit te regjistit te njohur Polanski ne Zvicer ! Mitterrand u shpreh i shokuar nga ky arrest dhe e quajti dicka te turpshme nga pala zviceriane dhe amerikane (e cila ka leshuar urdher-arrestin per perdhunimin e nje te miture,per me nje nate seksi e droge qe Roman Polanski ka kaluar rreth 30 vjet me pare me nje vajze asajkohe vetem 13 vjecare!!)
Fronti Nacional francez i indinjuar nga kjo mbrojtje,ka akuzuar ministrin per shfrytezim seksual,duke shkeputur keshtu disa fraza nga nje liber autobiografik qe ministri Mitterrand kishte shkruajtur 4 vjet me pare ! Tek ky liber,Mitterrand rrefen udhetimet e tij te shpeshta ne Tilande. Ai tregon se ka shkuar me te rinj (djem) me pagese dhe qe e gjitha kjo e eksitonte jashte mase,biles pranon se ishte bere vartes i seksit me pagese,por nuk pranon gjithsesi te kete shkuar me minorene !

Pervec partise ultra te djathte,doreheqjen e ministrit dhe akuza te forta i ben edhe e majta franceze, duke i kujtuar se ne nje moment kur Tailanda dhe Franca bejne akorde per ndalimin e turizmit seksual ,Mitterrand me librin e tij tregon se eshte nje shfrytezues i rregullt i ketij lloj turizmi !

Ne nje interviste publike te bere pak dite me pare, ministri i kultures perseriti qe nuk kish shkuar me persona te mitur,por vetem me meshkuj te rritur ! Kabineti qeveritar i kryesuar nga Sarkozy eshte i bindur se Mitterrand nuk duhet te jape doreheqjen pasi nuk eshte i perfshire ne shfrytezimin seksual te te miturve !


  Gjithsej 8 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 »
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.