Forumi Horizont Gjithsej 21 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 »
Trego 1007 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- cili eshte libri i fundit qe keni lexuar.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=4171)


Postuar nga lule datė 27 Nëntor 2011 - 14:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha dylan


a ka dal per libri per saliun acoma a din gja




dylan , je e interesume per politiken apo librin tashi??

Kur t'jet bo ne Sala si Enveri mbase del ndonje GERME .


Postuar nga emanuel1982 datė 10 Dhjetor 2011 - 05:14:

Edhe une qe gjithmone mendoja se Sala ja ka kaluar Enverit ne te gjitha aspektet por siduket qenkam gabuar lol


Postuar nga lule datė 10 Dhjetor 2011 - 21:39:

He se po s'gabove nuk meson ....


Postuar nga BIONDIA datė 14 Dhjetor 2011 - 18:36:

Giorgio Scerbanenco -Rossa

Kisha kohe qe nuk lexoja nje liber kaq te bukur me ktheu mbapa ne kohe .


Postuar nga cecilia datė 24 Janar 2012 - 14:00:

Gjithmone kam qene e terhequr nga autobiografite apo biografite e personaliteteve.

Autobiografia e fundit qe lexova ishte i Rexhina Nanos "Te jetosh kohen".

Nje liber i ngrohte ku mbarte shume dashuri dhe urtesi brenda. Me beri pershtypje vendosshmeria e nje gruaje te qete ne aparence por qe kishte te 'fshehur' mire shume nje force te madhe per te arritur ate cka deshironte. Pershkrimi pa tabu i jetes se saj private ishte per t'u admiruar per nje grua shqiptare. Dashuria e madhe (ndoshta iluzioniste per mua) qe kishte per ish-burrin e saj gje qe kishte krejt legjimitetin ishte per tu admiruar.

Ajo,duke kerkuar perfeksionin,duke kerkuar familjen ideale dhe natyrisht duke u perpjekur qe ti arrinte te gjitha keto la mbrapa gjera complet elementare dhe te parendesishme per te,sic e thote edhe vete titulli te jetonte kohen,momentin...!

Mbyllja e librit ishte shume kuptimplote...sa frike kam te degjoj te njejtat fjale...edhe pse e di qe do ti degjoj. Shpresoj te kem mesuar dicka nga ky liber!


Postuar nga AngelDevil datė 24 Janar 2012 - 14:27:

Citim:
Po citoj ato qė tha cecilia
Shpresoj te kem mesuar dicka nga ky liber!


Te mesosh nga Rexhina Nano!!! WTF


Postuar nga cecilia datė 24 Janar 2012 - 14:44:

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil


Te mesosh nga Rexhina Nano!!! WTF



Eh mi sa katile je Grua zonje eshte pse te mos mesoj?!

Pastaj,te mesosh nga gabimet apo nga expérienca e dikujt asnjehere s'eshte keq!


Postuar nga eliz datė 24 Janar 2012 - 22:44:

Citim:
Po citoj ato qė tha cecilia

Mbyllja e librit ishte shume kuptimplote...sa frike kam te degjoj te njejtat fjale...edhe pse e di qe do ti degjoj. Shpresoj te kem mesuar dicka nga ky liber!



Cilat fjale ke frike te degjosh ?

Libri i fundit Sex At Dawn. Nje udhetim ne prihistori( sorry n.q.s. thuhet ndryshe shqip)mbi seksualitetin femeror dhe mashkullor.Pershkrime plot humor vende-vende megjithese goxha serioze si teme dhe plot informacion.E trajtuar me kujdes.Me pelqeu.


Postuar nga cecilia datė 25 Janar 2012 - 11:18:

S'mund t'i pergjigjem vetem me dy fjale pyetjes tende Eliz. Ajo qe kam thene mund te kete qene edhe ne menyre figurative,pak rendesi ka.Rendesi ka qe e gjithe jeta e saj ne momente te caktuara,cdo gje e mire per te nuk ishte e thene te ishte e mire edhe per te tjeret...ndaj edhe "shuplaka" ishte me e rende. Por per nje gje jam e bindur se, femijet e saj do e kuptojne (ne Mos e kane kuptuar) qe nena e tyre ka bere maksimumin qe femijet te arrinin dicka ne jete,pavarsisht se kohe tjeter kishte jetuar ajo e tjeter kohe kishin ardhur ne ate periudhe...qe flitej ne liber. Mirpo nganjehere qellon te mos shikosh qe po te vjen cunami thua eh se bresher eshte e do pushoj...ndryshe i thone te marresh psikologet me rradhe per te gjetur zanafillen e problemit,qe sipas meje ishte denimi me burg i te jatit...etc,etc.


Postuar nga dylan datė 25 Janar 2012 - 13:13:

spo em vjen titulli ne mendje e mu dehs me cu pa lexu sa e kisha fillu pa kohe me maru cti behs jeta shume busy


Postuar nga AngelDevil datė 25 Janar 2012 - 14:52:

o dylan kur do e marresh seriozisht me mesu shqyp ti?


Postuar nga dylan datė 26 Janar 2012 - 01:55:

Citim:
Po citoj ato qė tha AngelDevil
o dylan kur do e marresh seriozisht me mesu shqyp ti?



hahahhhah po te them qe kam hy ne google per te gjet nje fjale shqip sot ca em thu


o zot ikun nga trut moj zmera per zotin ateher dhe shpejtesia pakujdesia ne shume raste


Postuar nga cecilia datė 05 Shkurt 2012 - 14:17:

L'Amour dure trois ans i Frédéric Beigbeder!

(Dashuria zgjat 3 vjet)

Nje liber fantastik. Mbas mbarimit te librit lexuesi reflekton seriozisht per lidhjen martesore...dhe lidhjet ne pergjithesi!


Postuar nga eliz datė 09 Shkurt 2012 - 23:06:

Pertej te mires dhe te keqes te Nices. E mahnitur jo vetem me ate cfare shkruan por dhe me menyren poetike qe shprehet.Me qetsoi dhe me kenaqi ne te njejten kohe.Dicka si Bibla por e shkruar bukur.


Postuar nga al74 datė 04 Mars 2012 - 11:34:

"appunti di un venditore di donne" - Faletti Giorgio

Romance ambientuar te Milano '80. tregim kronikash te atyre viteve , fantazi e rrjedhshmeri leximi. 2 nete leximi te konsumuara mire.


Postuar nga lule datė 04 Mars 2012 - 14:50:

Citim:
Po citoj ato qė tha cecilia
L'Amour dure trois ans i Frédéric Beigbeder!
(Dashuria zgjat 3 vjet)
Nje liber fantastik. Mbas mbarimit te librit lexuesi reflekton seriozisht per lidhjen martesore...dhe lidhjet ne pergjithesi!




Pa he si perfundim , more noj ndihme??

Luixhi Pirandelo *Tregime dhe novela* e perkthyer nga Amik Kasoruhu.
Teper i bukur , shum intriga gjenden ne te , me pelqen menyra si nxjerr ne pah ne vellime te ndryshme personazhet sidomos ato negativet .
Nder to me ben pershtypje :
1-Fustani i gjate , 2- , Deshmia dhe 3- E verteta.

Ky liber te ben te qeshesh , aq sa edhe te qash...ka shum fraza qe te nguliten ne tru.


Postuar nga cecilia datė 08 Prill 2012 - 13:08:

Citim:
Po citoj ato qė tha lule



Pa he si perfundim , more noj ndihme??




Ndihma e vetme ishte se njeriu ka lindur dhe do te vdesi i lire. Qe do te thote se, njeriu mund te ndjej ne momente dhe vende te caktuara por qe eshte e pamundur te dashuroj te njejtin person gjate gjithe jetes. Bingo per mua.

Tani po lexoj librin e David Nicholls - Nje dite (un jour)

Nga vitet 88' dy te rinj njihen per here te pare. Nuk perpuqen ne asnje gje dhe megjithate ate dite fillon nje lidhje hors du commun. Gjate 20 vjetve...do ndodhin shume ndryshime ne ekzistencen e tyre...


Postuar nga dylan datė 08 Prill 2012 - 17:28:

kohe qer skam lexuar ndonej liber ( skam kohe


Postuar nga SmoKer datė 04 Shtator 2012 - 17:42:

Blood Trust - Eric Van Lastbader

Me nje kapertine qe ka Shqiponjen normal qe me terhoqi si atdhetare qe jam ... prisja te fliste per kanunin e lek dugagjinit , po ska si mos te ishte per klanin qe kishte krijuar Arian Xhafa.

Me e forta eshte sepse karakteret flisnin shqip, te perkthyar nga google translate

A decent thriller


Postuar nga raid datė 04 Shtator 2012 - 18:27:

E lashe pergjys se me merziti ky libri.
Ia vlen ta vazhdosh? E kam lene diku aty ku i bejne prite after Tetoves, dhe ku Thate i thote ketyre qe une punoj per ruset dhe dua te vras Arian Xhafen.


Postuar nga Ana1 datė 05 Shtator 2012 - 03:08:

Citim:
Po citoj ato qė tha Ana1
Matilda, te autores shqipetare Brunilda Zllami.

Nje nene me plot gojen Kurve, qe shet Trupin e se bijes minorene per nje cope buke.
E bukura Matilda, ndonese e pashkolluar, arrin perfundisht te kuptoje boten qe e rrethon.

Por atehere eshte shume vone. Ish tutori I saj, Dashi, e drogon serish, dhe ajo vdes nga mbidoza!
A very sad story!



P.S padashje e kisha shkruar tek " filmi I fundit qe keni pare".


Postuar nga kotka datė 05 Shtator 2012 - 13:47:

"Te jetosh kohen" Rexhina Nano
Me pelqeu shume, i shkruar thjesht, pozitiv dhe me sinqeritet
shume racianale dhe subjektive


Postuar nga SmoKer datė 05 Shtator 2012 - 14:07:

Citim:
Po citoj ato qė tha raid
E lashe pergjys se me merziti ky libri.
Ia vlen ta vazhdosh? E kam lene diku aty ku i bejne prite after Tetoves, dhe ku Thate i thote ketyre qe une punoj per ruset dhe dua te vras Arian Xhafen.



Eshte si ndonje film qe ja din fundit !


Postuar nga dylan datė 06 Shtator 2012 - 03:25:

ca libri mor kuku spo kena mundsi kafen me perfundu krejt joma librin nejse bahet mir


Postuar nga Fajtori datė 07 Shtator 2012 - 18:00:

Fatos Kongoli Si-Do-Re-La

Ne stilin tim, por me duket sikurKongoli po e koklavit pak shkrimin. Fjalite ishin paksa te menduara dhe me gramatike te komplikuar. Nuk eshte shkrimi i zhdervjellet i dikurshem qe ka hedhur tek Lekura e Qenit. Sidoqofte kendshem, flet per histori aktuale dhe brenda librit ka plot pika referime te Tiranes qe bejne historine reale.


Postuar nga Katilesha datė 29 Shtator 2012 - 12:29:

"Dyzet rregullat e dashurise" Elif Shafak

Nje liber qe flet per Rumin dhe Shamsin e Tabrizit dhe per 40 rregulla qe te bejne ta trajtosh/ konceptosh te perditshmen tende, veten dhe te tjeret ndryshe. Me ka pelqyer!


Postuar nga Lela_Dr datė 18 Tetor 2012 - 00:26:

Fifty Shades of Grey, black and Red. (italisht) E. L James
Po perfundoj librin e trete dhe te them te drejten me ka terhequr shume si liber. Nuk kam lexuar kaq shpejt 3 libra pernjehere.

Nderkohe po lexoj dhe liber ne shqip

Duaj ate me te cilin je -> Emily Giffin

Kati ja vlen ai libri qe lexove se po me kuriozon dhe mua


Postuar nga BIONDIA datė 19 Tetor 2012 - 19:16:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lela_Dr
Fifty Shades of Grey, black and Red. (italisht) E. L James
Po perfundoj librin e trete dhe te them te drejten me ka terhequr shume si liber. Nuk kam lexuar kaq shpejt 3 libra pernjehere.



Une jam akoma ke i pari ...


Postuar nga ~Enigme~ datė 19 Tetor 2012 - 19:30:

Bi, te paren e gllaberova brenda pak ditesh. Shkruar shume keq ama ngjarjet ishin intriguese . Une e lashe pergjysem ne i 2-ti.

Tani po lexoj Shkretetira te Le Clezio. Stili poetik dhe nje pershkrim i shkelqyer por per mund te behet monoton per amerikanet me "common sense" apo "pragmatike"


Postuar nga BIONDIA datė 19 Tetor 2012 - 19:55:

Emigme ma dhuroi nje kushurire dhe une se dija akoma se per cfare fliste libri dhe e pyes "eshte i bukur ??? te hidhet mami pa prit qe ajo te pergjigjet "Barbara e kanalit 5 tha qe eshte stupendo " kushurira vdiq tu qesh po sme tha gje ....kur fillova me e lexu qyqa none thashe te kontrolloj mamin se cfare hudh ne caj se po me del nga duret imen ne pleqni ...jam shume kurioze te di car ka kuptuar maja me italishten e saj


Postuar nga ~Enigme~ datė 19 Tetor 2012 - 21:02:

ahhaha e madhe je! 1ishin e kam lexuar kur isha me pushime e vec sec ishte per frymezim ne prani te plazhit . Por kur i shkeputesh librit nuk ke po te njejtin vrull pasi stili i shkrimit eshte i perseritshem me nje redaktim te grades se fundit e keshtu qe mbetesh duke u mare me nje perralle te shkruar keq.

Feministet e flakta mendojne se novela erotike perulen rolin e femres, me aq sa lexova une, me duket se perputhet me idene se dorezimi sjell fuqi. C'me bezdis eshte ideja tjeter qe prezantohet ne liber se njeriu ka potencial te ndryshoje 360 grade. Pavarsisht qe jane bere eksperimente nga psikologe ku vertetojne se ndryshimi ne sjellie eshte i mundshem, une e kam te veshtire ta pertyp. Nejse, lexim te mbare!


Postuar nga Lela_Dr datė 20 Tetor 2012 - 00:07:

Enigmaaaa ne fakt te gjithe mane ndaluar tek libri i pare i cili te ben te mendosh qe e gjithe historia eshte e tille. Ky liber nuk tregon vetem erotizmit e dy protagonisteve por menyren se si ajo e nxjerr nga erresira ku eshte futur. Pra ka shume ngjyra dhe shades qe te bejne te kuptojne qe nje person mund te tndryshoje jeten nepermjet dashurise. I pari dhe i treti me kan pelqyer shume. I dyte eshte pak perserites dhe monoton.


Postuar nga lorie datė 20 Tetor 2012 - 04:49:

Citim:
Po citoj ato qė tha ~Enigme~
C'me bezdis eshte ideja tjeter qe prezantohet ne liber se njeriu ka potencial te ndryshoje 360 grade.


360 grade i veje te shkohje prape ne vend.


Jam akoma duke lexuar librin Radical-nga David Platt-debunking the american dream.

P.S. perqafim Enigme


Postuar nga ~Enigme~ datė 20 Tetor 2012 - 14:13:

Po po pershtatet perkohesisht Lela e kthehet si ariu ne strofke kur i vjen koha. (Lori a eshte kjo 360 grade ahah, perqafime edhe nga une ). Nejse, por qe te jem serioze ky eshte argument reth idese se cfare e ndryshon sjellien personi apo situata. Keshtu qe e leme fare me mire. Kete ka te keqe F.H., futesh per pak e perfundon me ore te tera se ke deshire te lexosh e te diskutosh. Me kishte mare malli per mendimet e secilit ketu!

E qe te jem brenda temes para se te nisja Shkretetiren se Le Clezio, lexova Behind the Beautiful Forevers (Katherine Boo), nje proze qe zhvesh dhe trajton varferine qe ekziston ne Annawad afer aeroportit te Mumbai. Eliminon efektin e keqardhjes duke te lene te mendosh per pyetjet qe gazetarja/shkrimtarja ngre pavarsisht se mund te jesh skeptik ne varesi te rymes politike qe anon.Mbase 'thriller" do thoshte Kurt .


Postuar nga Lela_Dr datė 20 Tetor 2012 - 14:23:

Enigme po rri moj me ore te tera hahaha
Edhe une thas po hy 5 min dhe ja ngeca......


Postuar nga ~Enigme~ datė 20 Tetor 2012 - 14:32:

Citim:
Po citoj ato qė tha Lela_Dr
Enigme po rri moj me ore te tera hahaha
Edhe une thas po hy 5 min dhe ja ngeca......


Ti duhesh denuar!


Postuar nga Katilesha datė 26 Tetor 2012 - 23:22:

E ka lexuar kush "E kuqja e demave" te Mira Meksit?

Nese po, me jepni nje detaj, nje arsye per ta kaluar faqen e 20-te te ketij libri qe nuk shtyhet as me muzike te mire.

Kam mbetur ne vend numero.


Postuar nga BIONDIA datė 07 Nëntor 2012 - 10:51:

Citim:
Po citoj ato qļæ½ tha Lela_Dr
Pra ka shume ngjyra dhe shades qe te bejne te kuptojne qe nje person mund te tndryshoje jeten nepermjet dashurise.
sot e mbarova librin e pare vertet i bukur. Nisim te lexojme te dytin.


Postuar nga Ana1 datė 08 Nëntor 2012 - 01:49:

Kam lexuar nje liber ne me pak se tre ore ne IBook, te autores Brenda Jackson. Titullohet Irresistible Forces. Breathtaking! ( te le pa fryme, aq sensual dhe terheqes eshte.)
Ju sugjeroj ta lexoni, kush ka mundesine.


Postuar nga misterioz datė 16 Nëntor 2012 - 18:21:

Libri i fundit eshte "Le prix de l'inégalité" (The price of inequality) i Joseph Eugene Stiglitz ,ka marre ēmimin Nobel ne ekonomi.Ne kohen qe une po lexoja kete gruaja filloi te lexoje "50 nuances de Grey" ( Fifty Shades of Grey) i E L James, dhe e mbaron brenda 3 diteve,nderkohe qe une vazhdoja akoma me librin tim. Fifty Shades of Grey eshte nje nga librat me te shitur ne Europe,liber erotik qe femrat e lexojne me nje fryme.E fillova dhe une qeni qepen te haje.Per mos te vdekur injorant jo per gjo.
ps.ja keshilloj Lules si liber,kete erotikun kuptohet .


Postuar nga BIONDIA datė 16 Nëntor 2012 - 19:21:

Citim:
Po citoj ato qė tha misterioz
E fillova dhe une qeni qepen te haje.Per mos te vdekur injorant jo per gjo.


rri misterioz se per nje jave i mbarova te tre ai i dyti sme pelqeu aq shume po ky i fundit i bukur lotet vu ne fund ne kete kisha manget me qa per librin ...kam 100 faqe me perkthy per fajin e librit do i nderroj emrin ne amores imen u pa puna


Postuar nga cecilia datė 04 Shkurt 2013 - 20:10:

Kam filluar te lexoj nje shkrimtar austriak, Stefan Zweig. Ka nje menyre aq te holle ne te shkruar saqe zgjatet shume ne nje detaje dhe me pak ne nje skene te pergjithshme.
Sot mbarova nje nga novelat e tij, "24 ore nga jeta e nje gruaje". Neser do nis "Leter nga nje e panjohur". Me duket i bukur nga permbledhja...


Postuar nga Piktor datė 04 Shkurt 2013 - 20:20:

Citim:
Po citoj ato qė tha cecilia
Kam filluar te lexoj nje shkrimtar austriak, Stefan Zweig. Ka nje menyre aq te holle ne te shkruar saqe zgjatet shume ne nje detaje dhe me pak ne nje skene te pergjithshme.
Sot mbarova nje nga novelat e tij, "24 ore nga jeta e nje gruaje". Neser do nis "Leter nga nje e panjohur". Me duket i bukur nga permbledhja...

E kam lexuar shume kohe me pare e shqip Cvajgun. Por kjo novela e dyte nuk me kujton gje he per he nga titulli!


Postuar nga cecilia datė 04 Shkurt 2013 - 20:32:

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
E kam lexuar shume kohe me pare e shqip Cvajgun. Por kjo novela e dyte nuk me kujton gje he per he nga titulli!


Ky njihet kryesisht si autori i Amok-ut dhe "Lojtari i shahut" por une zgjodha 4 te tjere. Plus atyre lart, kam "confuzionet e ndjenjave" dhe "Frika". Te shoh piktoro kush do jete me i bukur.

Kurse ajo qe mbarova sot me la nje shije te lezetshme se si nje grua e moshuar ruante fort ne memorjen e saj vetem nje 24-er oresh dhe jo nje jete te tere...suspense!


Postuar nga Katilesha datė 04 Shkurt 2013 - 22:25:

Libri i fundit qe kam lexuar eshte "Doktrina sufiste e Rumiut" nga William C.Chittick

Impresionues per mua si liber, te hap dyert e reflektimit dhe te ngre pikepyetje pergjigja e te cilave gjendet duke germuar thelle brenda Vedit. Ndonese me fryme dhe fakte fetare brenda e lexova me kriozitetin jo thjeshte per te marre informacion, por edhe per te perfituar dije.
Ka plot nga pasazhet, citimet dhe poezite qe ia vlejne per t'u permendur, por ama mua me ka mbetur ne mendje nje varg i Rumit: "Te mos ishe Ti, nuk do t'i kisha keijuar qiejt."


Tani kam ne dore "Libri i shqetesimit" nga Pessoa dhe aq shume po me gervish muret e vetedijes, e aq shume me permasohet ne disa raste, saqe me duket sikur ato ēka kam menduar une i ka shkuar ai. Dhe kjo te vesh me nje dimension pakohesie, si vete Andrra!
Liber qe ia vlen!


Postuar nga Endri datė 04 Shkurt 2013 - 23:08:

Nga klasiket e njohur librin e fundit, 'Dielli lind perseri'.

Me pelqyen pershkrimet e natyres.


Postuar nga shelgu datė 05 Shkurt 2013 - 00:56:

Asgje te re nga fronti i perendimit.
Kur ta mbaroj do t'ja jap Piktorit se ma ka kerku


Postuar nga Piktor datė 05 Shkurt 2013 - 19:30:

Citim:
Po citoj ato qė tha shelgu
Asgje te re nga fronti i perendimit.
Kur ta mbaroj do t'ja jap Piktorit se ma ka kerku

Kisha harruar fare, ta paēa borgj.

Libri i fundit qe kam lexuar eshte Leximi Letrar i klases se 5-te.
Shume interesant i pasur me autore. Do veēoja Odise Paskalin me tregimin e tij;

"Luftetari Kombetar".

Tregimi eshte i shkurter por i bukur, eshte i ndare ne dy pjese, ne pjesen e pare flet per femijerine e tij dhe gjurmet qe i kishte lene figura e Nexhip Benjes, Ne pjesen e dyte tregon per skulpturen e Luftetarit Kombetar qe dikush e kishte njohur se i ngjante Nexhip Benjes.

***

Ne vjeshten e vitit 1910 kur ishte 7 vjeē ai kishte pare me syte vet perpara shtepise se tij ne Permet nje komit te armatosur, i ri e madheshtor, me floke te gjate,gune, fustanelle te lirte, tirq e opinga me xhufke te medhaja. Kishte degjuar grate qe peshperitnin neper porta Nexhip Benja.

Ne kohen e mbretit Zog, pra ne 1932 kur po perurohehin nje sere monumentesh ne mbare Shqiperine, ne mengjesin e 28 Nentorit, Odise Paskali gjendej ne Vlore pasi perurohej varri monumental i Ismail Qemalit, ndersa perurimin e monumentit te Luftetarit te Kombit e kishin shtyre per pasdite vone.
Kur arriti para monumentit pau nje plake qe qante me ze.
-Korba une o bir.
U afrua nje plak e i thote.
Ky eshte Nexhip Benja, moj! Nuk eshte biri yt.


Postuar nga shelgu datė 05 Shkurt 2013 - 20:24:

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
Kisha harruar fare, ta paēa borgj.

Libri i fundit qe kam lexuar eshte Leximi Letrar i klases se 5-te.
Shume interesant i pasur me autore. Do veēoja Odise Paskalin me tregimin e tij;

"Luftetari Kombetar".

Tregimi eshte i shkurter por i bukur, eshte i ndare ne dy pjese, ne pjesen e pare flet per femijerine e tij dhe gjurmet qe i kishte lene figura e Nexhip Benjes, Ne pjesen e dyte tregon per skulpturen e Luftetarit Kombetar qe dikush e kishte njohur se i ngjante Nexhip Benjes.

***

Ne vjeshten e vitit 1910 kur ishte 7 vjeē ai kishte pare me syte vet perpara shtepise se tij ne Permet nje komit te armatosur, i ri e madheshtor, me floke te gjate,gune, fustanelle te lirte, tirq e opinga me xhufke te medhaja. Kishte degjuar grate qe peshperitnin neper porta Nexhip Benja.

Ne kohen e mbretit Zog, pra ne 1932 kur po perurohehin nje sere monumentesh ne mbare Shqiperine, ne mengjesin e 28 Nentorit, Odise Paskali gjendej ne Vlore pasi perurohej varri monumental i Ismail Qemalit, ndersa perurimin e monumentit te Luftetarit te Kombit e kishin shtyre per pasdite vone.
Kur arriti para monumentit pau nje plake qe qante me ze.
-Korba une o bir.
U afrua nje plak e i thote.
Ky eshte Nexhip Benja, moj! Nuk eshte biri yt.



Bukur piktor. Ke stil ne rrefim. Me kujton Mitrush Kutelin. Pa shaka.
Me qe ra fjala per Kutelin, ai ka nje tregim ku ben fjale per kacaket. Puna eshte se i nxjerr jo si mire. Kacaket vertet ishin kunder ligjit, per rrjedhoje kundet qeverrise, per rrjedhoje kunder turkut, por...po t'ju bije ne dore nuk dilje mire prej tyre.
Tregon Kuteli per nje furrtar ne Pogradec; bente dhe shiste buke dhe atio qe i tepronin ua conte te burgosurve qe sigurisht ishin nga keta te jashteligjshmit e midis tyre edhe kacaket.

Nje dite niset furrxhiu per te kerkuar doren e nje nuse per te nipin diku ne nje fshat. Ruges iu falin kacaket dhe i ndalojne. I zhveshin e iu marrin parate edhe ato te kaparit te nuses,s e qe thua zotrote duhej edhe kapar kur shkoje per mbleseri.
I shkreti furrxhi filloi te lutej:
-Amani ore me coni te kapedani. Dhe e cuan tek kryekacaku qe rrinte sigurisht diku i fshehur.
Kur e pa furxhiun e jnohu:
-Ore i tha, po ti me sillje buke kur isha ne burg
-Siurdheron zotrote.
Kthejani ore rrobat dhe parate se ky me ka mbajtur me buke etj etj.

Po po te os ishe furrxhi? Medemek sikur te ishe marangos apo mballomaxhi?


Postuar nga Piktor datė 05 Shkurt 2013 - 20:40:

Ka dallim prej komitit dhe kaēakut.
Komitet ishin luftetare te lirise atdhetare, ndersa kaēaket zakonisht ishin njerez te arratisur per motive te ndryshme.
Jo te gjithe kaēaket kane qene te keqinj.
Pastaj ishte e modes qe i quanin kaēake edhe komitet etj.


  Gjithsej 21 faqe: « E parė ... « 11 12 13 14 15 16 17 18 19 [20] 21 »
Trego 1007 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.