Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- La Guerra Infinita: RAI perdhos pavaresine e Kosoves (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16602)


Postuar nga Fajtori datė 25 Nëntor 2008 - 23:43:

Citim:
Po citoj ato qė tha turll
Ne qofte se ato qe thote dokumentari jane te verteta, c'faj kane italianet????? Perse nuk duhet t'a thone????


Liria e mediave nuk ndalohet dot nga neve. Ashtu sic nuk mund te mbulohen te vertetat e Kosoves. Por kjo bote ka qindra te verteta qe here thuhen dhe here jo. Aresyeja e kesaj teme eshte se ky dokumentar eshte shume i rrezikshem per imazhin e Kosoves, sepse keto muaj jane shume delikate qe opinioni publik te pranoje ekzistencen e shtetit kosovar.

Ne boten ku jetojme nuk ka rendesi e verteta por menyra si serviret, aluzionet, manipulimet e opinionit publik. Prandaj kjo eshte nje lufte mediatike qe duhet te gjeje pergjigje mediatike. Nuk shikoj asnje aresye te flitet per italianet apo per mafian. Perkundrazi, me duket argument pa bythe te merremi me gjera te tjera. Ky dokumentar cenon nje shtet te caktuar me institucionet e veta. Aty vihen ne dyshim te jgitha strukturat shteterore kosovare. Prandaj duhet te merremi me kete argument dhe jo me vitet '80 ne Sicili. Bota vendosi sot qe Kosova te jete e lire, dokumentari doli neser. Pasneser Kosova mund te jete perseri zone lufte, kur opninioni publik te pranoje Serbine "te mbroje" serbet e Kosoves...

Ndersa sa per burimin e dokumentarit eshte pak veshtire te hidhet poshte. Gazetaret e RAI3 jane me te miret per hetime dhe kane perplasur ne ekran probleme madhore te shtetit italian (dhe vazhdojne ta bejne cdo te diele ne programin Report). Problemi eshte qe toni gazetaresk merr ngjyra te tjera kur akuzat i vishen nje shteti tjeter me hallet dhe realitetin e vet qe shumica italianeve se kuptojne. Prandaj i duket cudi sesi nje kryeminister mund te dale me pistolete ne brez, sepse e krahasojne me Prodin. Se dine se nga cfare sikletesh, dhimbje dhe katrahure vijne ato popuj qe jane 1 ore larg Romes por kane 1 shekull qe Roma si sheh.


  Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.