Forumi Horizont Gjithsej 145 faqe: « E parė ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Edi Rama, nje Politikan frikacak (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18411)


Postuar nga F_xhunior datė 06 Prill 2012 - 12:13:

Re: Avokati i “djallit”, njė ekonomist dhe Edi Rama

Citim:
Po citoj ato qė tha Vizioner
Ilir Yzeiri

Sa herė qė ndėrron pushteti ose sa herė qė opozita duket se mund tė vijė nė qeverisjen e vendit, unė bėhem skeptik dhe e pėrgatis veten qė tė jem pėrsėri nė opozitė. Konkretisht tani, unė kam filluar tė ndiej se si do tė gabojė PS-ja dhe Edi Rama kur tė vijnė nė pushtet nė vitin 2013. Kjo ndjesi qė kam lidhet me njė lloj perceptimi kolektiv, i cili, i lodhur nga qeverisja e keqe e PD-sė, nga krimet monstruoze tė kryera prej saj, e pėrgatit veten ose e gėnjen veten se do tė qeveriset ndryshe, madje, siē thonė sociopsikologėt, e sheh opozitėn si njė qeveri dhe meqenėse nuk e pranon qeverisjen aktuale, e zėvendėson atė me opozitėn. Mirėpo ēfarė ndodh? Personazhet e opozitės vihen kėshtu nė njė filtėr tė dyfishtė.

Dhe… ndodh qė ti nė nėnvetėdije ndien se pak gjėra ndryshojnė. Kam disa kohė qė jo vetėm unė, por edhe njė publik mė i gjerė se unė, sheh nė TV qė pėr problemet ekonomike flet Arben Ahmeti dhe Mimi Kodheli. Deri kėtu nuk ka asgjė tė keqe. Tė gjithė e mbajnė mend njė seancė parlamentare pėr problemet e taksave ku zotėrija Ahmeti kishte marrė njė tabele dhe i tregonte popullit se si qeveria po e “rripte tė gjallė” me taksėn e sheshtė. Pėr kėtė ai kishte zgjedhur si kategori – infermieren dhe na tregonte ne nė tabelė, se njė infermiere paguante mė shumė taksė se kryeministri, e plot tė tjera si kėto. Pas kėsaj u ēua Ridvan Bode dhe i tha qė kur ne morėm pushtetin kjo infermirja e kishte rrogėn 12.500 lekė, sot e ka 32 000 leka se kėshtu flet Ridvani. Politika jonė fiskale ka dhėnė rezultat sepse me anė tė saj ne kemi rritur rrogat dy herė.

Kur tė gjithė prisnin qė argumentet e Bodes do tė rrėzoheshin me argumente ekonomike, del Mimi Kodheli ose hija e zbehtė e Jozefinės nė anėn e majtė, dhe me njė ton solemn thotė se kur tė vijmė ne nė pushtet do ta ndėrrojmė kėtė taksė. Jo! Nė kėtė mėnyrė mė mirė tė mos vini kurrė nė pushtet. Nė qoftė se nuk kini argument tjetėr dhe nė qoftė se nuk argumentoni se pėrse duhet ndėrruar sistemi fiskal, mė mirė ndėrroni argument dhe flisni pėr larjen e dhėmbėve. Mė bėri pėrshtypje se edhe Edi Rama pėrdori po ashtu shembullin me infermieren. Tri herė gabim.

Nga pikėpamja e komunikimit dhe mediatizimit tė tij, shembulli me infermieren nuk ėshtė gjetur mirė pėrkundrazi, ėshtė gjetur shumė keq. Nė perceptimin e pėrgjithshėm infermierja nuk ėshtė kategoria qė vuan, por ajo qė e dyfishon pagėn edhe me anė tė korrupsionit nė shėndetėsi. Shembulli mediatikisht ėshtė gjetur keq dhe pėr ta promovuar atė ėshtė zgjedhur njė ekonomist qė nuk e zotėron artin e mediatizimit se ka njė defekt tė tmerrshėm nė zė dhe mbėshtetet nga njė zonjė qė thotė vetėm njė fjali : kur tė vijmė ne nė pushtet(kėshtu thotė zonja Kodheli).

Ndėrsa lajmi tjetėr se PS propozon Ardian Vishėn pėr nė KLD ėshtė trishtimi mė i madh pėr gjithė ata qė besojnė se opozita do tė qeverisė ndryshe. Personalisht njoh me dhjetėra djem tė rinj juristė tė shkolluar nė Perėndim, tepėr tė aftė dhe tė kulturuar qė janė pranė PS-sė dhe ėshtė tragjike tė mendosh se Ardian Visha, avokati qė mbron tė gjithė tė akuzuarit e krimeve tė pushtetit e tė drogės, ky avokat qė natyrisht ėshtė i aftė si profesionist, i aftė qė tė negociojė mes tė pandehurit dhe gjykatės dhe qė ka shpėtuar Fatmir Mediun dhe trafikantin turk, ky avokat i “talentuar” …propozohet nga Edi Rama pėr nė KLD.
Kėshtu do tė rilindė Shqipėria zoti Rama….? Mė mirė tė mbytet me Saliun sesa tė rilindė kėshtu…




p.s. Ja kush eshte Politika dhe "Politikanet" shqiptare!!!!!!!



Kap njerin meshoji tjetrit, jane bere qe te gjithe keta. I zhgenjyer tej mase jam me diplomacine shqiptare. Te gjithe thithin k**!!!!!!!


  Gjithsej 145 faqe: « E parė ... « 29 30 31 32 33 34 35 36 37 [38] 39 40 41 42 43 44 45 46 47 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.