Forumi Horizont Gjithsej 36 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- Pse "Fajtori"? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18796)


Postuar nga cecilia datė 18 Shtator 2015 - 08:34:

nuk jam dakort me te gjitha keto qe thua faje. mund te kete disa te verteta brenda po jo gjithcka. njeriun qe ta njohesh mire duhet te jetosh ne nje shtepi me te. njeriu ka shume faceta dhe ndryshon me kohen. pra, nqs para 10 vjeteve mendonte gjera te caktuara mbas 10 te tjerave patjeter qe do mendoj dhe do veproj ndryshe. ky ishte ligji i natyres.

persa i perket forumit dhe karaktereve te antareve brendaperbrenda nuk besoj se kane nxjerr vertete ate qe jane. te pakten flas per veten time. shume tema dhe shume ngjarje i kam marr me gallata. te them edhe nje gje tjeter, nuk e kisha aq te nevojshme sa te njihja nga afer dhe te hyja aty ku sme takonte te njerez te panjohur. kisha dhe nje dyshim te te gjithe ata njerez qe hiqeshin sikur kishin nje bagazh intelektual te zgjeruar pikerisht te ata dyshoja me shume se sa te njerez te cilter e t thjeshte.

manipulimi dhe mashtrimi ishin gjerat me te keqija qe i gjeje ne internet. ne realitet nuk besoj se jane kaq hapur.

madje nje nga gjerat qe se kam kuptuar asnjehere (dhe kjo me bente te dyshoja me shume) ishte perse duhet te krijoheshin mardhenie qofte shoqerore, miqesore apo dashurore, me njerez qe ste lidhte as distanca, dhe asgje?! kjo gje besoj se i coi njerzit drejt e ne mur. kot nuk thone leri tjetrit kohen dhe mos prit shume nga tjetri se te le ne balte.


  Gjithsej 36 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 13 14 15 16 17 18 19 » ... E fundit »
Trego 36 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.