Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 »
Trego 112 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6394)


Postuar nga Vizioner datė 14 Prill 2012 - 17:41:

Kuriozitete...

...nga "Bota" shqiptare


Postuar nga Fajtori datė 14 Prill 2012 - 17:48:

Hahah, paska marre dhe 1 plumb legeni.


Postuar nga cecilia datė 16 Prill 2012 - 11:14:

Nuk e di a perben kuriozitet po per mua vallai po.

Mbreme vone,pashe nje emision special ne tv se si njerez amator ne amerike merrnin ne video persona te thjeshte duke qene ta quajme jashte ligjit, dhe i publikonin keto video ne fcb apo i dergonin te persona te afert te viktimave, per ti diskretituar dhe qe mos ti perseritnin me. Psh,ishte njeri qe merrte ne flagrant deli, me video,burra me prostitute,i publikonte ne net,me qellim qe te afermit e tij ta shihnin pse jo edhe gruaja e tij.

Ne new York psh,ishte nje person i thjeshte fare qe merrte me kameran e tij policet qe parkonin ilegalisht apo duke pire cigare dhe i diskriminonte ne direkt..medemek keta te permirsonin veten ndaj qytetareve. Pra e gjitha kjo ishte e lejuar ne amerike me qellim qe policet te kishin turp perpara njerzve qe i njihnin mire por edhe perpara ligjit..dhe kjo si kushtonte asnje leke..
Ky quhej Jimmi i drejtesise..ndoshta e kane te degjuar ata qe jetojne atje.

Une u tmerrova me nje tjeter gje, per nje krim te bere,psh, vjellje,grabitje,rrahje ndaj bashkeshortes,etj ligji nuk i denonte me burg sepse kishte kosto por per vite me rradhe,i varnin nga nje tabele ne qafe me germa te medha krimin qe kishin bere dhe ne fund te tabeles shkruanin qe ju mos merrni shembullin tim,dilte i ziu njeri 2 here ne jave me tabelen ne qafe e bente shetitje ne nje bd te njohur qe kalimtaret ta lexonin dhe te friksoheshin,ose ai merrej si shembull qe te tjeret mos benin veprime te tilla. Burri dilte me mikrofon perpara gruas dhe te gjithe familjes sa saj e kerkonte falje publike. E gjitha kjo per te diskritituar njerzit ne menyre c'njerezore...

Me beri shume pershtypje dhe jam e lumtur qe s'jetoj ne nje shtet te tille, ku paraja kalon perpara gjithckaje edhe asaj qe quhet dinjitet.


Postuar nga Fajtori datė 16 Prill 2012 - 15:52:

Duhet te ndash shembujt Cecilia se nuk jane te gjithe njesoj. Policet qe parkojne makinat per qejf jane ne detyre, ose e bejne per shkak te detyres. Pra abuzojne. Njerezit qe shkojne me prostituta dhunohen ne jeten private dhe filozofia e ligjit pikerisht aty ndryshon, qe njeriu te kete nje sfere private ku komuniteti dhe shteti mos nderhyje. Varja ne qafe e nje tabele nuk behet me detyrim, por si alternative e burgut. Eshte njesoj si vune Wynona Ryder te pastroje plehrat ne vend te beje burg per vjedhjet qe kryente. Poshterimi kur thyen rregullat e komunitetit eshte forme me efektive sesa burgu. Dhe ti prape mund te zgjedhesh burgun po te duash. Por ki parasysh qe cdo perndjekje ne nivel social eshte shume me efektiv sesa ne nivel personal, pasi njeriu eshte specie sociale. Ti vjen nga Shqiperia, vend tipik mesdhetar ku format e demigrimit social kane ekzistuar gjithmone. Psh. ne lagjen time hajduti tregohej me gisht, ose femra qe kishte shume meshkuj quhej kurve nga shoqeria. Prandaj duhet te kuptosh si funksionojne keto pune dhe te ndash kur eshte e pranueshme dhe kur ekstremistet amerikane marrin kot me perdhosjen e jetes private.


Postuar nga lorie datė 16 Prill 2012 - 17:23:

Sikur te gjithe te burgoseshin per ato qe bejne ( psh vjedhje) nuk do kishte vend mjaftueshem per te gjithe. Ndeshkimi sipas shkalles se keqberjes. Ka froma te ndermjetmje derisa te arrish ne burgim,


Postuar nga cecilia datė 16 Prill 2012 - 20:41:

O faje me mire se e ke shpjegu ti nuk bohet. Por aty keta njerez kishin perfitime te medha parash prej ketyre poshtersive.
Sic qe edhe nje emision tjeter, qe transmetohet ne amerike,shkojne e kapin me helikopter,live,njerez qe nuk paraqiten para drejtesise. Edhe me e forta jane dy femra qe kapin ne menyre spetakolare keta njerez. Kjo ishte e njohur per prangat roze qe perdorte.

Jepte gjithashtu ne tv, nje salle gjyqesore ku transmetoheshin ne direkt disa krime te vogla. Madje qeshnin e i tallnin te shkretet. Kur e pyet francezi perse gjithe kjo mise en scene? Ai iu pergjigj se keto jane vetem per idiotet. Sa te kete idiote do kete edhe audience...


Postuar nga lorie datė 17 Prill 2012 - 13:53:

Ceci keto qe permend ti jane per spektakel me shume. Disa shows ne TV pershkruajne realitet, disa jane kot per te defryer publikun qe mezi pret te shoh njecike 'drame'.


Postuar nga Fajtori datė 17 Prill 2012 - 14:54:

Ne pergjithesi publiku amerikan eshte thellesisht injorant. Mjafton te kujtosh se ishin dakort qe demokracia te eksportohet. Ose mjafton te shikosh propaganden standart qe ka ne emisione dhe filma.

Sidoqofte ka gjera qe mund te mesohen. Per shembull ne kulturen anglosaksone parimet jane parime. Nese denoncon dicka qe nuk shkon, nje korrupsion, nje padrejtesi, etj, publiku sensibilizohet. E kunderta e asaj qe ndodh ne Shqiperi ku cdo gje eshte relative dhe denoncimit i thone"e mo e dinim, ca ka te re ketu". Besimi ne parime ben qe sistemi te orientohet nga idete perkunder sistemit qe orientohet nga njeriu. Jane principet qe vleresohen, jo njerezit. Tjeter pune pastaj se ne Amerike absolutizmi i principeve tejkalon relativitetin njerezor.


Postuar nga Vizioner datė 02 Qershor 2012 - 09:52:

.


Postuar nga Morfine datė 15 Qershor 2012 - 16:42:

Nuk dija ku ta hidhja kete vidion dhe e solla ketu...

1)



2)



3)



4)


  Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 9 [10] 11 12 »
Trego 112 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.