Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 112 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6394)


Postuar nga Ari. datė 15 Prill 2007 - 10:55:

Re: Re: Seks

Citim:
Po citoj ato qė tha Endri


Pse more faje mos thua jane me te civilizum ata?? Kjo edukata seksuale ndoshta ka te beje edhe me ngritjen e fashizmit edhe ndergjegjesimit te anthropologjise ne ato kohe.

Mire edukaten seksuale e kane futur ne vitin 1897, por pse votimi i gruas eshte futur me vone??

Le mos te futemi sesa koka kane prere me guillotine keta te civilizuarit.

hallall endri...

ka shume qe mendojne se ēelsi i suksesit te nje shoqerie moderne,,dhe te cilivizuar.. eshte liria seksuale...

kete nuk e mban as qielli as toka


Postuar nga Piktor datė 15 Prill 2007 - 19:50:

dy jemi un e martin ideen kush jan kater te tjeret pergjigjuni. hahahahha


Postuar nga Amstel datė 16 Prill 2007 - 20:58:

njerzit e lashte nuk pinin qumesht

shkenctaret angleze kane arritur ne perfundimin se ne kohet e lashta,banoret e evropes nuk e kane perdorur qumeshtin e bagetive per tu ushqyer.Analizat e eshtrave te periudhes se neolitit flasin se ne ate periudhe te zvillimit historik,njerzit nuk ishin ne gjendje ta tretnin qumeshtin,sepse iu mungonte nje gen i posacem qe eshte shfaqur ne organizmin e tyre me vone,pergjate zhvillimit te shoqerise njerzore.
Tani kete gen e kane me shume se 90% e popullates se evropes.Megjithate edhe sot ka njerez,te cilet qumeshti i demton.
kjo ndodh pikerishte sepse atyre u mungon geni qe prodhon fermentin lactase,pa te cilin perdorimi i qumeshtit iu sjell njerezve shqetesime te medha,fryrje barku,spazma dhe diarre.


Postuar nga Amstel datė 16 Prill 2007 - 21:03:

Nje cigare demton sa nje doze kokaine

shkencetaret amerikane kane arritur ne perfundimin se nikotina e duhanit vepron mbi trurin e njeriut me te njejten force si edhe substancat narkotike.
gjate autopsise,eshte vene re se indet e trurit te njerezve qe pin duhan nuk kane pothuajse asnje dallim nga ato te trurit te narkotikeve.Ndikimi negative i nikotines mbi tru eshte i barabarte me ndikimin e narkotikes.Nje cigare demton sa nje doze kokaine,prandaj pohojne shkenctaret eshte kaq e veshtire lenia e duhanit.
Indet per provat laboratorike shkenctaret amerikane i kane marre nga ato zona te trurit qe pergjigjen per mekanizmat e krijimit te vartesise.


Postuar nga Amstel datė 16 Prill 2007 - 21:08:

Jane gjendur shenja jete pertej sistemit tone diellor

Shkenctaret amerikane kane gjetur ne dy planete pertej sistemit tone diellor,elemente kimike nga ata qe kane luajtur rol te madhe ne token tone per lindjen e jetes se gjalle.Keto jane disa hidrokarbure shumeciklike,qe marrin pjese ne formimin e DNK-se,gurit themeltar te te gjitha organizmave te gjalla.
Megjithese ne te dy planetet "sundon" nje temperature e larte,plus 800 grade,qe natyrishte nuk eshte e pershtatshme per jeten e gjalle,mendohet se atje ka jete.
Kerkimet u bene me teleskope te perpimerise se larte dhe ata zbuluan ne siperfaqen e ketyre planeteve te larget shenja jete.


Postuar nga Amstel datė 16 Prill 2007 - 21:15:

kinezet kane arritur te kontrollojne trurin e pellumbave

shkectaret kineze kane deklaruar se ata,me ndihmen e disa elektrodave,kane arritur te kontrollojne trurin e pellumbave dhe ti drejtojne ata pergjate fluturimit te tyre.me ane te ketyre elektrodave ata i kethejne pellumbat gjate fluturimit te tyre sa djathtas e majtas,para dhe prapa,i ngrejne ne fluturim apo i ulin ne toke....shkenctaret dergojne komandat e tyre ne trurin e pellumbave me ane te kompjuterave.
sinjalet e elektrodave u ngjajne atyre me ane te te cilave truri kontrollon dhe drejton levizjen e gjymtyreve te trupit te shpendeve.


Postuar nga Amstel datė 16 Prill 2007 - 21:21:

krijohet autobusi i se ardhmes

specialistet e shoqerise energjike "Hokuriku denrioku" dhe te universitetit te fukit ne japoni kane paraqitur para klienteve autobusin e se ardhmes ,i cili ka nje varg epersish ne krahasim me autoboset e tanishem.
Se pari,ai vihet ne levizje nga nje akumulator(bateri 480-kilogrameshe)dhe nuk do te kete motorr ku te digjet karburanti.Bateria mund te karikohet brenda ores.kryesorja eshte se ai nuk ndot atmosferen me gazra te demshem per shendetin,sikur paraardhesit e tij.


Postuar nga Fajtori datė 17 Prill 2007 - 14:09:

Ka arritur te kontrollohet jo vetem truri i pellumbave po edhe i minjve. Megjithate duhet te specifikohet mire cfare dmth te kontrollosh. Nga njera ane edhe njeriut mund ti kontrollohet truri dhe ta besh te ngreje doren me Transsynaptic Magnetic Stimulation. Personalisht e kam provuar dhe te jep nje shkarkim te magnetik (qe nuk e ndjen) mbi koke dhe aktivizon nje zone te caktuar te trurit. Ka shume eksperimente me TMS.

Nderkaq po ju tregoj nje kuriozitet akoma me interesant qe ka te beje me fluksin e kunder. Pra kafsha (ose njeriu) mund te komandoje nje makineri ne distance vetem me forcen e trurit. Fillimisht kjo u be me majmunet. Majmunit duhet te ndiqte nje pike ne ekran duke perdoror nje joystick (nga ato qe luajne kalamajt). Gjate lojes u regjistrua aktiviteti elektrik i brendshem i nje zone ne tru. Pas disa kohesh aktiviteti i ndjekjes nuk varej me nga joystick por nga aktiviteti i trurit. Mrekullisht majmuni vazhdoi te bente lojen me sukses dhe pas pak nuk levizte me as duart.

 


Postuar nga kontinenti datė 19 Prill 2007 - 06:50:

Kuriozitet.

Milingonat kurre nuk flene!


Postuar nga Amstel datė 22 Prill 2007 - 12:43:

ahahhahahahhahha konte
e vertet eshte kjo?


  Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 112 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.