Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 »
Trego 112 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=164)
-- kuriozitete (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6394)


Postuar nga misterioz datė 10 Mars 2008 - 20:28:

Ja dhe nji kuriozitet shifrash.

A jane te verteta keto shifrat, se 900 vizitore ne linje si e pabesueshme me duket mua,i bije qe gjate dites kete forum ta vizitojne rreth 4000 - 5000 veta.


Postuar nga Piktor datė 24 Nëntor 2008 - 21:30:

E dini se ne nje ndeshje futbolli. Nje drejtues i larte i skuadres se Juventusit ka mbyllur me ēeles gjyqtarin e mirnjohur te futbollit Paparesta (komercialist nga Bari) sepse nuk pranoi oferten e bere nga moggi.


Postuar nga Piktor datė 30 Dhjetor 2008 - 21:08:

Ja dhe shishja e veres qe do pi neser mrama.

.


Postuar nga cecilia datė 25 Nëntor 2009 - 09:11:

A e dini qe njeriu paska 237 arsye qe ben dashuri?!

E degjova rastesisht dje ne radio, arsyet jane nga me te ndryshmet dhe me te cuditshmet...

Ja disa prej tyre;
1- bejne dashuri per te bere femije.
2- per hakmarrje..
3- sepse s'kane ca te bejne.(ne ate moment)
4- i merzitet i njejti person.
5- per leke...(si prostitucioni)
6- per kenaqesine e tjetrit (pa deshiren e tij)
7- nga halli etc etc


P.S: Me cuditi fakti se nuk gjeta arsyen time brenda ketyre pergjigjeve...une e kam pergjigjen time por i bie te jete arsya e 238.


Postuar nga Fajtori datė 10 Dhjetor 2009 - 16:42:

Norvegjia shikon drite spirale

Mbreme ne darke u shfaq nje drite e ēuditshme mbi qiellin e Norvegjise. Drita formoi nje spirale dhe lidhej me token me nje drite blu.

Ministri i mbrojtjes tha se kjo nuk ka lidhje me auroren boreale qe shikohet ne veri te Evropes, por me nje test rus per nje rakete te re.

Drita eshte vertet mahnitese. Mund te shikoni dhe videon ketu:
http://link.brightcove.com/services...tid=55946023001

Per me shume:
http://www.dailymail.co.uk/news/wor...ers-Norway.html


Postuar nga agata datė 19 Dhjetor 2009 - 12:50:

Si ta mposhtėsh lodhjen

Tė lodhur dhe nė pamundėsi pėr tė marrė veten? Nuk ėshtė gjithmonė faji i stresit. Ja disa kėshilla qė fillojnė me veshjet, ushqimin dhe lėvizjen.

Tashmė mund tė dorėzohemi: gjumi nuk na shqitet, fundjava nuk arrin ta mposhtė lodhjen, rėndesa mendore dhe fizike nuk na lehtėsohet, ēfarėdolloj autoterapie tė pėrpiqemi tė bėjmė. Shkenca na siguron: ky ėshtė stres. Ose sipas hipotezės edhe mė shqetėsuese, bėhet fjalė pėr lodhje kronike, njė nga sindromat mė tė pėrhapura nė Perėndim, por sė cilės ende nuk i dihen shkaqet, ndėrsa mjekėt nuk janė ende tė sigurt pėr kurat.

Dhe ndėrkohė qė mjekimi pritet tė gjendet, e vetmja gjė me tė cilėn nė Perėndim po pėrballohet ky shqetėsim, janė seancat e meditimit apo tė jogės, pėrpara se tė mendohet pėr tė blerė qetėsues nėpėr farmaci. E megjithatė, diēka edhe mund tė bėhet: tė rikuperojmė rezervėn energjetike qė kemi mbledhur nė pjesėn e djathtė tė trurit, nė zonėn qė pėrgjigjet pėr emocionet, e cila lihet nė vend tė dytė pėr shkak tė inteligjencės racionale. Dhe pikėrisht nė kėtė zonė, tė mbetur disi nė hije, gjendet pėrgjigjja instiktive ndaj vėshtirėsive. Ta pėrplotėsosh kėtė zonė, do tė thotė tė zbulosh mė shumė burime, pra me pak fjalė, tė ndjehesh mė mirė. Po si mund tė arrihet kjo? Pėr mjekėt psikologė, kjo ėshtė diēka qė mund tė bėhet. Sipas tyre, ka disa lloj sjelljesh qė mund tė duken fare tė rėndomta, por qė janė mjaft tė efektshme, qė arrijnė tė fusin nė punė pikėrisht atė zonė tė trurit qė u pėrgjigjet emocioneve. Ja disa prej kėtyre mėnyrave.

Hapni sytė

Tringėllin zilja e orės: jeni nga ata qė …. edhe pesė minuta? Atėherė sipas mjekėve, le t’i pėrdorim kėto minuta pėr tė hyrė nė kontakt me ditėn e re, duke marrė frymė dalėngadalė: kėshtu perceptojmė trupin, riaktivizojmė energjinė dhe mund tė pėrfitojmė ritmin e pėrditshėm psikofizik. Duhet ta dimė qė kurdo qė ta kemi programuar zilen e orės, zgjimi i trupit fillon diku rreth orės katėr tė mėngjesit, atėherė kur GH, hormoni i rritjes i prodhuar nga truri, fillon tė shpėrhapet nėpėr trup, duke i stimuluar gjėndrat mbiveshkore tė prodhojnė kortizonin, (hormoni i zgjimit). Presioni rritet dhe na vė nė lėvizje. Pastaj vjen ngritja, kalohet nga shtrati pėr nė tualet, nga dollapi nė kuzhinė pėr tė ngrėnė mėngjesin (edhe pse ndoshta jo me kėtė rend veprimesh), praktika tė pėrditshme qė i bėjmė nė mėnyrė automatike. Por nė fakt ky ėshtė edhe momenti ideal i tė ndjerit mirė me vetveten, momenti qė ndikon ndoshta mė shumė nė vazhdimin e ditės. Veēanėrisht momenti kur jemi vetėm nė banjė. Kėto janė minuta tė ēmueshme: nėse do t’ia vėmė veshin efektit mirėbėrės qė ka tek ne ēdo gjest sado i vogėl qė i kushtohet kujdesit mėngjesor, atėherė do tė kuptojmė se pikėrisht kėtu ėshtė vendi i duhur pėr tė “peshkuar” energjinė e nevojshme.

Ē’ngjyrė tė pėlqen?

Edhe zgjedhja e veshjes nuk ėshtė dhe aq rastėsore, ka gjithmonė tė bėjė me humorin tonė tė momentit. Veshja ėshtė lėkura jonė e dytė. Prandaj ėshtė gabim i madh qė tė bėsh gati qė njė natė pėrpara veshjen e sė nesėrmes, ėshtė mė mirė ta kuptosh nė mėngjes atė qė tė bėn tė ndihesh mirė. Dhe kėtu ngjyra ka rėndėsi tė dorės sė parė, sepse ėshtė pikėrisht ajo qė shpreh ndryshueshmėritė qė syri i percepton pėr t’ia transmetuar pjesės sė djathtė tė trurit.

Karburanti

Eshtė mjaft i pėrhapur mendimi se kafeja ėshtė benzina qė i jep ritmin e duhur ditės. Por mjekėt nuk ndajnė tė njėjtin mendim. Sepse kafeina, ashtu si dhe teina, janė pėrbėrės qė rrisin tensionin arterial, por nuk e vėnė nė veprim pompėn e zemrės nė atė mėnyrė qė mendohej. Nuk ekziston ndonjė mėngjes qė tė mund tė quhej ideali, por nė vend tė kafesė njė efekt tonik mė tė mirė mund ta jepte kripa, e cila me klorin dhe sodėn rregullojnė osmozėn e gjakut. Dhe kur dėgjoni fjalėn kripė, nuk keni pse t’ju kapė paniku: janė mjaft tė pėrshtatshėm corn-flakes-at, njė tas i tillė ka po aq sodė sa njė qese me patatina. Por nuk duhet tė harrojmė edhe njė tjetėr gjė tė rėndėsishme: energjia ushqehet nga ndryshimet. Nėse ēdo mėngjes marrim tė njėjtėn meny, nuk ėshtė ēudi qė ajo tė mos vazhdojė tė ketė tė njėjtin efekt. Njė ndryshim i herėpashershėm do tė ishte i kėshillueshėm.

Bota e jashtme

Njė tjetėr metodė qė vlen edhe pėr rrugėn shtėpi – punė – shtėpi: Ndryshimi i herėpashershėm i rrugės stimulon shikimin dhe dėgjimin, dy nga motorėt e energjisė qė nuk duhen lėnė kurrė tė shkarkohen. Por zakonisht kemi edhe njė tjetėr ves: ndėrsa ecim rrugės pėr nė punė mendojmė pėr gjėrat qė na presin nė zyrė… Mjekėt na kėshillojnė qė kėtė nuk duhet ta bėjmė kurrė, sepse duke menduar pėr detyrat qė na presin, rrezikojmė tė arrijmė tė lodhur. Prandaj ėshtė mirė qė ta heqim mendjen duke dėgjuar muzikė nė kasetofonin e makinės apo edhe me kufje nė vesh kur jemi nė kėmbė. Ose duke ecur, mund tė ēlodhemi duke parė rreth e rrotull.

Ndiqni pikun

Tė dėgjosh instiktin, do tė thotė tė merresh me zbulimin e nevojave mė tė thella. Edhe nė zyrė. Kėshtu mund tė zbulojmė qė nė harkun e njė dite ekziston njė pik i energjisė maksimale. Ka nga ata njerėz qė ndihen nė maksimumin e formės qė herėt nė mėngjes, tė tjerė akoma nė orėt e vona tė pasdites, dikush tjetėr natėn. Duke zbuluar pikėrisht kėtė pikė kur energjia jonė ėshtė nė maksimum, mund tė programojmė qė punėt mė tė koklavitura, takimet mė tė rėndėsishme, prova
t apo sfidat t’i bėjmė pikėrisht nė kėtė kohė. Dhe njė tjetėr sekret: Nėse nė njė farė pike, ndėrsa je i pėrqendruar nė punė, fillon tė ndjesh mėrzi, ėshtė e nevojshme ta ndėrpresėsh pėr disa minuta, tė marrėsh frymė dhe ta spostosh vėmendjen drejt diēkaje tjetėr. Ndoshta edhe tek muri pėrballė.

Nga dashuria tek ėndrrat

Njė botim mjaft serioz si British Medical Journal ka zbuluar se 53 pėr qind e meshkujve dhe 58 pėr qind e femrave evropiane, nuk bėjnė seks pikėrisht pėr faj tė stresit. Por edhe pėr shkak tė dembelizmit. E megjithatė, tė bėrit dashuri shpie nė maksimumin e karikimit tė energjisė.

Por nga ana tjetėr, edhe gjumi ka veti mirėbėrėse. Dhe sidomos pjesa e tij me ėndrra, tė cilat luajnė rolin kryesor nė eliminimin e skarcove tė mendjes: shkarkojnė tensionet e ditės. Eshtė njėsoj sikur tė pastronim hard-disk -un e mendjes sonė nga tė gjitha file-t qė nuk na nevojiten mė.

Nga revista Jeta


Postuar nga Piktor datė 04 Shkurt 2010 - 19:45:

Tani

Tani ora 20.45 ne RAI UNO, direkt nje shqiptare nga Tirana po merr pjese ne spektaklin Afari Tuoi.


Postuar nga Piktor datė 27 Prill 2010 - 19:46:

Turqi. gjenden mbteje te arkes se Noes.

Nje grup arkeologesh kineze dhe turq, kane lajmeruar se kane gjetur mbtetje te Arkes se Noes ne malin Ararat, ne lindje te Turqise.
Shkencetaret qe kane vezhguar e studiuar disa pjese kampione te struktures se drujte gjetur ne Ararat me proven e karbonit 14 kane arritur ne perfundimin se i perket epokes se permbytjes se pergjithshme rreth 4800 vite me pare qe tregohet ne Bibel.

"Jemi te sigurte 99.9% qe eshte Arka e Noes" ka thene nje nga shkencetaret.
Nderkohe qe Ankaraja ka kerkuar nderhyrjen e UNESCO-s ne kete ēeshtje.


Postuar nga Fajtori datė 27 Prill 2010 - 19:50:

Po e tha ai shkencetari mori fund ajo pune

Meqe ra fjala, nje Bosniak me banim ne Texas po ben kerkime arkeologjike ne Bosnje, ku pretendon se nje koder eshte piramide egjiptianesh, me e madhja ne bote. Sipas tij shtresat e shkembinjve qe perbejne kodren jane ndertuar nga njeriu. Deri tani kusuri i botes po e tall. Por s'duhet te jete e veshtire te verifikohen ato qe thote. Mjaftojne nja dy gjeologe dhe testet e carbonit 14.


Postuar nga Piktor datė 27 Prill 2010 - 20:03:

Citim:
Po citoj ato qė tha Fajtori
Po e tha ai shkencetari mori fund ajo pune

Meqe ra fjala, nje Bosniak me banim ne Texas po ben kerkime arkeologjike ne Bosnje, ku pretendon se nje koder eshte piramide egjiptianesh, me e madhja ne bote. Sipas tij shtresat e shkembinjve qe perbejne kodren jane ndertuar nga njeriu. Deri tani kusuri i botes po e tall. Por s'duhet te jete e veshtire te verifikohen ato qe thote. Mjaftojne nja dy gjeologe dhe testet e carbonit 14.

Kam pare nje dokumentar per ate ēeshtjen e piramidave te Bosnjes biles ne anteprima megjithate nuk pata nje perceptim te qarte piramida apo jo, por dukej se ato ishin te lidhura me tunele nentokesore njera me tjetren, dmth nja tre kodra qe perbenin gati nje trekendesh te rregullt.


  Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 [6] 7 8 9 10 11 12 »
Trego 112 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.