Forumi Horizont Gjithsej 145 faqe: « E parė ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Tė qeshim pak... (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=132)
-- Per te qeshur!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18554)


Postuar nga Fajtori datė 05 Shkurt 2012 - 19:05:

Citim:
Po citoj ato qė tha misterioz

ps. faje na e shpjego pak a eshte e mundeshme te lexohen mp .


Ata qe bejne software per forume nuk jane budallenj te krijojne mundesi leximi MP, passwordesh, etj. Edhe ata qe hapin forume nuk jane budallenj te lejojne moderatore e administratore te lexojne mesazhe private. Kjo mundesi nuk ekziston fare ne software, as ne panel, asgjekundi. Pervec kesaj ketij forumit tone i jane shkurtuar mundesi qe normalisht kane administratoret ne forume te tjera. Me specifikisht administratoret nuk bejne dot spostime masive temash, nuk dergojne dot emaile masive, nuk hapin dot asnje konfigurim qe ka te beje me design, nuk hapin dot as nenforume te caktuara sic eshte Ditari Personal, nuk bejne dot backup te forumit, etj. Modifikimet per keto jane bere ne kodin e programimit dhe nuk levizen kollaj.

Passwordet ruhen te kriptuara ne database. Kriptimi eshte unilateral. Domethene nuk dekriptohet dot kurre. Forumi krahason versionet e kriptuara te passwordeve kur dikush identifikohet, jo passwordet vete, sepse nuk ka mundesi te kuptoje si eshte dekriptimi i asaj qe ka ne database. Edhe sikur gjithe database te vidhet passwordet nuk gjehen dot si kane qene.

Thene kjo, lulja ka fantazi te bollshme dhe eshte e drejta saj. Nese ka abuzime neper forume te tjere kjo behet ose qellimisht ose gabimisht (psh jane lene administratoret te luajne me database, etj). Kjo eshte pune per ata qe e bejne dhe natyrisht sipas kokes dhe festen, nje manaxhim i tille ka anetare te nje lloji tjeter nga cka patur FH.

Ndersa per temen, nxjerrja e diskutimeve dhe sondazheve te stafit ne publik eshte nje trafik informacioni qe behet njesoj sic behen pazar informacionet e njerezve. AD ka qene dhe eshte nga personat me aktive, por ketu mungon etika baze e diskutimit ne staf. Jo se ka gje per te fshehur, por sistemi i berjes se diskutimeve pazar i takon nje kategorie tjeter njerezish dhe moderatoresh. Fakti qe pazarlleku ka ardhur duke u shtuar me lindjen e Facebookut, MSN, Skype, etj, nuk domethene se jemi te detyruar ta pranojme. Dhe nuk ka as pse perdoret per te demigruar moderatore te tjere duke u nxjerre postimet ne publik qe gjoja ta marrin inat anetaret e tjere. Pjekurine dhe deshiren e mire te AL74 nuk e ve dot ne diskutim nje teme si kjo, aq me teper qe ai diskutim ka ndodhur spontanisht pa inate personale dhe pa strategji klanesh neper mesazhe private.

Ambjenti virtual shqiptar ka nje fatkeqesi te vogel, sic eshte udhetimi i moderatoreve nga nje forum ne tjetrin, qe ka bere te transferohet ndonjehere e njejta klime pazari ne forume te ndryshme. Te analizosh deshiren e njerezve per tu bere moderator eshte hesap me vete. Por ajo qe mund te zgjidhte disi ndarjen e klimave forumore eshte aftesia e secilit per te kuptuar diferencat e cdo ambjenti. Ne fund te fundit secili ne jeten e perditshme sillet ndryshe me njerez te ndryshem, gje qe e ben diten me variacion dhe jeten interesante. Homogjeniteti i sinqerte karakterial nuk eshte shume i dobishem ne long-term.

P.s. Ah meqe ra fjala, AD ka hapur nje sondazh hakmarres ndaj AL74. Ideja eshte "Ti kerkon te hiqem une, prej inatit une kerkoj te hiqesh ti". Kshu po, qe behen diskutimet e njerezve te rritur...


  Gjithsej 145 faqe: « E parė ... « 13 14 15 16 17 18 19 20 21 [22] 23 24 25 26 27 28 29 30 31 » ... E fundit »
Trego 145 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.