Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Viti Orvellian i Ismail Kadaresė (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14546)


Postuar nga ishpeshtimi datė 21 Shtator 2007 - 14:50:

E dashur Janulla,

E kam shkruar dhjetra here,qe per fat te keq,ai eshte vetem Gjeni.Ka shume te meta ne karakter.

Nuk kam te drejte edhe te te kerkoj ty ta falesh.
E respektoj dhimbjen tende dhe te drejten tende per te ngritur zerin per tragjedine personale.
Me eshte dhembur djali jot,qe ne vitin kur ka ndodhur historia dhe pa ditur se si ka vazhduar fati i tij dhe i familjes.
(Eshte njolla me e madhe ne jeten personale te Kadarese.)

Atyre qe ju bej thirrje ta falin,jane moria e shqiptareve,qe nuk kane pesuar gje nga Kadareja.Vec mund te jene mencuruar pak kur e kane lexuar.

Krahasimet me Solzhenicinin,Havelin ose te tjere disidente nuk vlejne.

Kadareja eshte Ismail Kadare.

Por qe te akuzohet per mungese patriotizmi apo per percarje te shqiptareve eshte e teresisht e gabuar.

Kadareja kishte mundesi te largohej nga Shqiperia,qysh kur ishte student ne BS dhe kur ererat e buta te kohes se Hrushovit binin ndesh me politiken e ashper te Hoxhes.

Per vete natyren e Letersise te tij,Kadareja nuk rri dot larg Shqiperise.

Per vete natyren e tij(lavdidashese),Kadarese i intereson nje Shqiperi e madhe dhe e njohur ne Europe.

Per vete natyren e tij(paradashese),Kadareja deshiron te kete nje numur lexuesish shqiptare sa me te madh.Automatikisht,veprat e pelqyera ne Shqiperi,do kene e dhe mundesine e perkthimeve me te mira per jashte.

Veprimtaria e tij politike per Kosoven ka qene shembullore dhe e pakrahasuar me te asnje shqiptari tjeter te njohur ne bote.

Mire do ishte te qe edhe njeri i persosur.

Nuk ka ndodhur shpesh kjo gje me Gjenijte gjate gjithe historise Boterore.


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.