Forumi Horizont Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Sergio Leone, njiheni me mire. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17008)


Postuar nga Fajtori datė 04 Maj 2009 - 21:10:

Ka Piktor

Ne fakt Sergio Leone per filmin e tij te pare (qe ke pare ti) donte te merrte Herry Fonda ne vend te Clint Eastwood. Por Fonda refuzoi, sepse nuk e njihte fare ku binte ky regjizor me kete film "low level".

Pastaj, ngjashmerite me filmin japonez qe Sergio Leone imitoi ishin aq te medha saqe Akira Kurosawa e hodhi shpejt ne gjyq. Gjyqin e fitoi menjehere regjizori japonez, i cili si demshperblim mori te drejtat eskluzive te atij filmi per Japonine

Tek filmi i tij i katert Leone arriti te marre Herry Fonden pastaj ("C'era una volta il west", skenat lart). Dhe po ashtu me Herry Fonden eshte dhe filmi "Il mio nome e nessuno" ku aktori tjeter eshte Terence Hill. Leone ne kete film eshte vetem producent (ai qe paguan filmin), por ne te vertete ka xhiruar skena te ndryshme vete sic tregon regjizori zyrtar. Kjo sepse Sergio kishte premtuar qe s'do merrej prape me filma western. Ne fakt ne kujtesen e njerezve dy filmat ("C'era una volta il west" dhe "Il mio nome č nessuno") mund te ngaterrohen kollaj. Herry Fonda eshte personazh negativ tek i pari dhe pozitiv tek i dyti. Por ndoshta i shkon me shume roli pozitiv (Jack Boregard).

Il mio nome č nessuno (anglisht)


  Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 »
Trego 12 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.