Forumi Horizont Gjithsej 239 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- Thuamė se mė Dashuron.. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12220)


Postuar nga agata datė 02 Shtator 2006 - 21:15:

Thuamė se mė Dashuron..

Thuamė qė me do, duame e thuama kete. Kemi shume gjera per te arritur e kete do ta perseris pa u lodhur, o ti, vela ime e vogel dhe e bukur qe vrapon neper detin me ngjyre te veres se erret, fluturo dhe eja tek une. Era feshferin ne gjethet e pemeve e me thote se pikerisht koha e lashte e yjeve na hodhi ne krahet e njeri-tjetrit. Eja pra, eja!
Ku jane floket e tu e ku eshte ai vit qe nuk na ka pare ende bashke? E urrej dhe e dua ate vit qe po ngjitet e po rritet e qe he per he i fsheh njembelljete muajt qe ka perpara, ndersa gjethet e te dymbedhjetit tashme kane rene e kane fluturuar kush e di se ku. Pra, eja te mos ndahemi me sepse cdo gje rrjedh kaq shpejt, cdo gje eshte kaq e shkurter, kumbimi i tyre mistik do te jete i shurdhet e magjepes sepse keta tinguj vijne nga thellesite e detit.
Duame dhe ma thuaj kete, mbaje pezull kohen me frymen tende sepse kur me thua se me do , nga kreshtet e dallgeve te harlisura del e duket Atlantida dhe ne si ne nje toke te thate do te kalojme Detin e Kuq te harreses.

(ERICH MARIA REMARQUE)


  Gjithsej 239 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 239 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.