Forumi Horizont Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Analiza (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=291)
-- Viti Orvellian i Ismail Kadaresė (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14546)


Postuar nga IQVLORA datė 21 Shtator 2007 - 20:17:

Kush jeni ju qe sulmoni gjeniun e letrave shqipe?

Ne vitet kur kryeja sherbimin ushtarak ne qytetin e Elbasanit. po diskutohej nga kritika shqiptere dhe inteligjenca komuniste romani Dimri i Vetmise se Madhe i Kadarese.Komunistet e medhenj ne qendren e inkuizicionit ne KQPPSH-s thane qe ky roman te diskutohej edhe nga masat e ku aty futeshin kolektivat punonjese e midis tyre ushtaret dhe oficeret e UP.Ne nje nga keto diskutime u ndodha edhe une,ku i pranishem ishte edhe vete i madhi Kadare.Nje ushtar katundar prej nje rrethi qe ndodhet ne Shqiperine e mesme filloi te kritikonte Kadarene.Ti i tha ai e ke nisur romanin duke na pershkruar nje vajze imorale e cila shoqerohet me nje nga personazhet pozitiv te romanit.Pak a shume kjo ishte kritika e tij dhe si i till ky roman duhej te ndalohej sepse rinia ,njerzit e rinj te krijuar nga epoka komuniste nuk ishin te degjeneruar,prandaj romani duhet rishikuar dhe te hiqen ujrat e teperta.Mbas u kritikua edhe nga disa horra te tjere komunist,me ne fund e mori fjalen edhe ai vete.Midis te tjerash ai tha se ajo qe kam shkruar une eshte nje realitet dhe si i till realiteti nuk duhet shtremberuar.(une po e them me fjalet e mia,sepse ai u shpreh ashtu sic di te shprehet ).E pra ai i ndodhur nen presion inkuizitoresh, i beri nje ndryshim titullit dhe e quajti Dimri i Madh.Kush ishin keta medioker qe donin ti jepnin mend nje gjeniu?Askushi.Ata ishin njerez te thjesht te cilet edhe kur lexonin nje gazete e lexonin me rrokje.Kush jeni ju z tolstoj 86?A ja keni bere pyetjen vetes tuaj se ne cfare raportesh qendron ti me Kadaren e madh.Ai eshte nje njeri famoz po ti kush je?Ku e ke shprehur talentin tend.Kush eshte publicistika juaj?Mos jane gje keto mesazhet ketu tek forumi?Kadareja nuk eshte historian,por nje artist.Eshte e drejta e tij te luaj si te doje ai me personazhet e tij ,qe stis gjat zhvillimit te ngjarjeve ne nje veper artistike letrare.Ti une dhe shume te tjere nuk jemi ne gjendje ta gjykojme;nuk i kemi aftesite e duhura per te bere nje kritike te vepres se tij.Keqdashes  kunder ne shqiptareve ka gjithandej dhe kjo dihet shume mire.Po marre si shembell Nene Tereze,Gonxhe Bojaxhiun.Ajo i rrefej nje prifti te madh,duke i besuar dilemat e saj shpirterore si njeri,veshtiresite qe haste ne punen e saj humane dhe ne fund te cdo letre e porosiste ti zhdukte ato dhe ai i thosh se i zhdukte por ne te vertete ai e mashtronte ate.Tani qe vdiq ajo ky njeri i pabese i botoi letrat e saj me qellime te kqia per te demtuar shenjterimin e saj.Apo disa te tjere qe ne librat e tyre e nxjerrin ate nje murgeshe injorante,kur ne te vertete ajo nuk ishte e till.Ajo kish mbaruar shkollen per mesuesi.Ja pra c'bejne ata qe nuk na duan te miren.Ata jane te huaj dhe mund te pritet cdo gje prej tyre,por jo nga shqiptaret,sepse ashtu vrasim veten me duart tona.Ne duhet te jemi krenar nqse ai merr cmimin Noble jo te hidhemi si cakenj kunder tij.Eshte nje gje e palejueshme per cdo shqiptar te sulmoje nje korife te till..Dihet se disa komunisteve e sigurimsave ai ju ka shkelur ne kallo dhe ata se bashku me bijte e tyre jane hedhur ne sulm kunder gjeniut te letrave shqipe.Disa mjerane kujtojne se Kadarese nuk i eshte dhene Cmimi Noble nga letrat qe ka shkruar nje fare Janullata.Jo or jo,ato letra as qe i ka llogaritur kush.Ne jemi nje popull i vogel dhe Kadareja duke qene nje perfaqesues i nje letersie nga nje vend i vogel e i pallogaritshem nuk i eshte dhene cmimi.Janullata kujton se ajo ka qene pengesa per te.E genjen mendja te shkreten dhe sheh endrra me sy hapur.Cdo shqiptar patriot duhet ti kete veprat e tij pjesen me te rendesishme te bibliotekes se tij familjare dhe ato tua rekomandoje edhe femijeve t'i lexojne sepse ju hapen syte dhe mesojne te flasin e te shkruajne bukur shqipen.


  Gjithsej 18 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 »
Trego 18 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.