Forumi Horizont Gjithsej 178 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)


Postuar nga arturm datë 13 Dhjetor 2009 - 23:56:

Citim:


Pse nuk shkon dhe ti me IQvloren, se ne ate nivel je? Madje vazhdo trego kush pushon e kush hesht se do shkosh se shpejti.




1) Nuk ma merr mendja se je ne gjendje qe te parashikosh (objektivisht) nivelin tim sepse nuk me njef.

2) Ku do me "cosh" o Fajtor? Do me besh ban? Po me "kercenon"? Po mire mor cun, nqs te ben te ndihesh “dikushi” ky fakt, me ban-o. Kjo eshte “inteligjenca” e re qe ne po pregatitim ne Universitetet e Huaja? Ti nje click ke ne dore dhe shif c'ben, imagjino te kishe ne dore me teper!

Citim:

Ik o arturm, mbush turmat e mitingjeve ne Shqiperi se atje duhen punetoret me meditje (qe s'i medit njeri). Shqiptaret e integruar punojne pa llafe e nuk çirren per te drejta parazitizmi si puna jote. E mundohu te mesosh rregullat e komunikimit. Mund ti kesh harruar prej depresionit te ndonje pushimi nga puna, por s'me intereson. "Dhi e zgjebosur e bishtin perpjete" thote populli.


Kur vijne pas avazit tend ato qe shkruaj/me jemi te "mire/zgjuar" ndersa ne te kundert jemi "te trashe/mitingashe" (mungonte qe te na quaje edhe mafioze dhe do ishe identik me Berishen).

Pak koherence zoteri.

Citim:


Eshte mbushur perendimi me refugjate te paintegruar qe peshtyjne pjaten ku hane. Pale, duan dhe te jetojne parazit ne kurriz te shtetit te huaj.


Ok. Tani po pergjigjem seriozisht (me shume per te tjeret, qe te na kuptojne).

E PARA - Ne Itali ka ka nje shumellojshmeri nderhyrjesh sociale te shtetit per kategori te ndryshme te qytetareve qe kane nevoje “per ndihme”. Pak a shume ato jane te njejta me ato ne Shqiperi, si psh. per invalidet, per ilace, per pensionistet me pak te ardhura, per familjet me shume femije etj. Jo te gjitha keto ndihma ekonomike “u jepen” edhe emigranteve. Disa u jepen vetem italianeve (ose qytetareve te BE qe jane te barazuar me qytetarin italian), disa u jepen vetem emigranteve me Carta di Soggiorno, disa te tjera ju jepen edhe emigranteve qe kane vetem Permesso di Soggiorno.

Per kete kategori ndihmash une nuk po flisja ne post-in tim sepse, te mira apo te keqija, duhen respektuar rregullat e shtetit qe ne kete rast “te bujton”.

E DYTA (dhe qe eshte argumenti i post-it tim) - Ne baze te legjislacionit aktual italian, nuk ka asnje diferencim EKONOMIK midis puntoreve italiane dhe atyre me nacionalitet tjeter.

Dhe nuk ka si te jete ndryshe sepse Italia ben pjese ne shtetet me nje demokraci te konsoliduar dhe nje diferencim i tille do ishte jokushtetues.

Pra, nje puntor emigrant paguan te njejtat taksa si nje italian dhe si rrjedhim duhet te kete te njejtin trajtim ekonomik si nje italian (te njejten rroge, te njejtat ore pune, te njejtat te drejta sindakale etj).

Ne Itali (nuk e di a e ka ndonje shtet tjeter europian kete gje), NE NDRYSHIM NGA “NDIHMAT SOCIALE” per te cilat fola me siper, EKZISTOJNE EDHE TE ASHTUQUAJTURIT “AMORTIZATORE SOCIALE” (jo me kot quhen amortizatore), te cilet jane krijuar per “te ndihmuar” ekonomine/ndermarjet/puntoret ne aktivitetin/jeten/raportet e tyre.

Nje nder keta “amortizatore” eshte edhe e ashtuquajtura “casa integrazione”, per te cilen po flisja une ne post-in tim. Nga vete fjala (po e shpjegoj per ke nuk jeton ne itali) ky eshte nje FOND, i krijuar nga INPS (ekuivalenti i Insitutit te Sigurimeve Shoqerore ne shqiperi), nga i cili paguhen (per nje kohe te caktuar dhe per kushte te caktuara) puntoret e fabrikave qe jane MOMENTALISHT pa pune.

Dmth, me pak fjale, nqs nje fabrike ka mungese pune per 2 jave, por siguron qe pas 2 javeve i arrin puna prape, QE TE MOS I HEQI NGA PUNA PUNTORET (dmth tu nderprese edhe kontraten) i kerkon INPS-it qe ti paguaje punetoret nga ky FOND. Pas dy javesh, kur arrin puna, rrifillon raporti me punetoret njelloj si me pare. Keto tip amortizatoresh e kane ndihmuar shume ekonomine italiane ne keto dekada (sa here do ish mbyllur Fiati po mos ishte casa integrazione).

Pra nga vete fjala “casa integrazione”, dmth nje kase/fond per riintegrimin e puntorit ne ndermarje (perseris, per te marre kete fond ka disa “kushte”, sic jane qe te kesh te pakten 52 jave kontribute te hedhuara ne vitin e fundit,  qe ndermarrja te garantoje rifillimin e punes, etj).

PRA NUK PO FLASIM PER LEMOSHE (sic quan Fajtori ndihmen sociale, por qe e ngatron me amortizatoret sociale) POR PER NJE MEKANIZEM FINANCIAR NE NDIHME TE EKONOMISE.

Fajtor!

Ti nuk e di (prandaj dhe batuta “punambare”, jo per te te ofenduar, por sepse nuk je ne marrdhenie pune ne Itali, ashtu sic une mund te mos di gjera per funksionimin e universiteteve ne Itali) por:

KY FOND I “CASA INTEGRAZIONE-s” PAGUHET NGA VETE PUNETORET.

Dmth, punetoret (italiane apo emigrante) paguajne ne taksat e tyre edhe nje kuote per “casa integrazione-n”.

Tani me thuaj ti mua, nga lartesia e inteligjences sende, emigranti me italianin te paguajne njelloj, X euro,  per “casa integrazione-n” dhe kur te ngelen pa pune, emigranti te marre Y ndersa italiani Z (ku Z>Y) te duket e drejte? Emigranti nuk duhet te revoltohet sepse “po peshtyn ne pjaten ku ha”? Po kerkon te jetoje si parazit?

Komplimente Fajtor, tani po e mbyll se po me pret autobuzi i mitingut.

N.B. Mos ma qaj hallin mua per parazit, per humbje pune apo per punetor me meditje (ndoshta duhet te besh akoma ndonje vit tjeter per te arritur vitet e mia te shkolles), por mos fol keshtu te pakten per respekt te atyre burrave dhe grave, bashkeatdhetare te tu,  qe kane 20 vjet qe punojne dhe rrobtohen ne Itali, qe kane blere shtepi, makina me kredi, kane cuar femijet neper shkolla, per te jetuar denjesisht si Italianet dhe tani, per faj te nje krize qe nuk vjen per faj te tyre u thuhet “mblidhni plackat, leni c’keni e nuk keni ketu dhe mbathjani ne vendin tuaj se s’ka me pune, parazitet e dreqit”. Per mua kjo eshte e turpshme, sidomos e thene nga nje shqiptar.

Tani mund ta lesh apo ta fshish shkrimin tim.


  Gjithsej 178 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 [8] 9 10 11 12 13 14 15 16 17 » ... E fundit »
Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.