Forumi Horizont Gjithsej 23 faqe: « E parė ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23]
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Udhetim mbi shkrimtare dhe vepra te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=828)


Postuar nga RIP Gibbs datė 14 Mars 2011 - 19:40:

Njėmijė e njė netėt e Mahfuzit

Nobeli egjiptian Nagib Mahfuz me "Nata e Njėmijė e Njė Netėve" nė shqipe.Historitė e Lindjes sė lashtė me sulltanė e vejusha dhe Egjipti modern i korrupsionit dhe pėrdhunimit. Heroina arabe, Sheherazadja, qė arriti tė ushqente mirėsi nė shpirtin e sulltanit gjakpirės, vejushat dhe gratė e hijshme, xhelatėt dhe shėrbėtorėt e sulltanit, xhindet qė enden nė errėsirėn e natės, nė kėrkim tė shpirtrave, marrin jetė nė njė tjetėr vepėr, pas pėrrallave tė njohura arabe "Njė mijė e njė net".
Shkrimtari egjiptian Nagib Mahfuz (1911-2006) i ka ringjallur tė gjithė nė njė natė tė vetme me romanin "Nata e Njėmijė e Njė Netėve", botuar pėr herė tė parė mė 1982 nė gjuhėn arabe. Vepra vjen sot pėr lexuesin e pėrkthyer nga Hysen Sinani (Botimet "Zenit").
Mahfuz ėshtė njė nga shkrimtarėt e parė bashkėkohorė tė letėrsisė arabe, i njohur pėr veprat "Trilogjia e Kajros" (1956-'57), "Fėmijėt e Gebelawit", "Hajduti dhe qentė", "Miramar" dhe "Lypsari".
Ndėrsa merrte ēmimin mė tė madh qė njeh letėrsia, Mahfuz tha: "Unė jam bir i dy qytetėrimeve qė nė njė kohė tė caktuar kanė bėrė njė martesė tė lumtur. I pari, shtatė mijė vjeēar, ėshtė qytetėrimi faraonik; i dyti, njė mijė e katėrqind vjeēar, ėshtė ai islamik. Ishte fati im, zonja dhe zotėrinj, tė lindja nė prehrin e kėtyre qytetėrimeve, dhe tė thithja qumėshtin e tyre, tė ushqehesha me letėrsinė dhe artin e tyre.
Mė pas piva nektarin e kulturės tuaj tė pasur e mahnitėse. Nga frymėzimi i gjithė kėsaj - si dhe ankthet e mia personale - fjalėt rrodhėn prej meje". Njė pėrshkrim pėr muzat dhe frymėn e letėrsisė sė tij qė Mahfuz bėri mbrėmjen e Nobelit mė1988.
Nė rrėfenjat "Nata e Njėmijė e Njė Netėve", tregohet pėr sulltanin e pangopur, pėr pėrdhunim vajzash tė reja, pėr prerje kokash nga xhelatėt, e pėr arrestime policie, pėr xhindet qė mashtrojnė pėr tė hyrė nė shpirtin e gjithkujt dhe nga ana tjetėr, pėr korrupsionin e rėndomtė. Kjo lloj letėrsie i ka rrėnjėt nė magjinė pėrrallave tė Lindjes sė Lashtė dhe ushqehet me realitetin e sotėm fetar, moralist, tė egėr e banal nė tė njėjtėn kohė, tė Egjiptit Modern. Ēdo histori ėshtė ngritur mbi Luftėn e sė Mirės dhe tė Keqes, e nė fund tė secilės, rrėnjoset natyrshėm nė mendjen e gjithkujt qė e lexon, urtėsia e njerėzve tė Lindjes: "Krenaria dhe dashuria nuk puqen nė tė njėjtėn zemėr", "Kush vdes, duhet tė mbetet tek vdekja e tij, nga mėshira pėr ata qė do", dhe fjali qė dalin nga gojė heroinash si Sheherazades "U flijova pėr ndalimin e gjakut qė derdhej".
Libri tė fal gėzimin e leximit tė njė gjuhe tė bukur, tė historive plot fantazi dhe e njohjes sė njė bote luksi me qilima tė purpurt, shilte e divane tė kuq, sulltanė e vejusha.
Kėtė kėnaqėsi, pohon se e ka ndjerė edhe vetė pėrkthyesi, Hysen Sinani, gjatė shijimit e mė pas shqipėrimit tė veprės, nga frėngjishtja nė shqip.
Ai shpjegon se pėrkthimi i njė vepre nga njė gjuhė e dytė kėrkon njė pėrkthyes me pėrvojė. Edhe pse teksti letrar ėshtė mė i lehtė nga origjinali, nuancat gjuhėsore dhe stilistike tė veprės, sipas Sinanit, janė mė tė vėshtira pėr t'u kapur pas pėrkthimit tė parė
Ja ku qėndron e vėshtira e pėrkthimit tė Mahfuzit: "Subjektet e Lindjes, e traditės perse, arabe, janė figurativisht tė vėshtirė.
Gjuha ka vėshtirėsitė e saj, nė imazhet, nė emėrtimet e objekteve ekzotike, nė emrat qė duhen pėrshtatur. Duhen marrė parasysh si shqiptohen nė gjuhėn origjinale. Pėr kėtė arsye ėshtė punuar me fjalor Larousse, i cili jep edhe shqiptimin e disa emrave nė gjuhėn arabe" shprehet pėrkthyesi.
Sinani ėshtė i vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė qė duhet tė mbajė kur njė vepėr pėrkthehet pėr herė tė parė nė shqipe. Ėshtė ky pėrkthim i parė qė ngulit tek lexuesi karakteristikat, tė veēantat dhe stilin e autorit.
"Rrėfimet e njė mijė e njė netėve janė marrė nga autori, nė njė kuptim figurativ janė ripėrtypur, dhe ėshtė krijuar njė roman i ri krejt mė vete, mjaft origjinal." Sinani e vlerėson shkrimtarin egjiptian pėr mėnyrėn e rrėfimit, pėr alegorinė, pėr ironinė e hollė, dhe mėnyrėn jo demonstruese tė moralit. "Do tė ishte njė roman krejtėsisht moralist nėse nuk do tė ishte shkruar nga njė talent si Mahfuz. Po tė mos kishte kėto ngjyrime stilistike, po tė mos kishte situata emocionale, gjendje mes personazheve, pėrshkrime tė bukura, ai do tė ishte njė roman fetar: "Njerėz bėhuni tė mirė, sepse do ta pėsoni". Pėrkthyesi e dashuron "Natėn e njė mijė njė netėve". Mjafton ta lexosh, thotė ai pėr tė besuar pse Mahfuzit i ėshtė dhėnė Ēmimi Nobel. Me kėtė ai nėnkupton jo vetėm kėnaqėsinė vetjake qė ka marrė nga pėrkthimi, por edhe vendin qė i jep veprės tek lexuesi. Vitet e fundit, Hysen Sinani ka shqipėruar "Filozofia nė Odėn e Pasqyrave", D.A.F de Sade (2009), "Krimet e mėdha tė historisė" Jean-Franois Nahmias (2006), "Udhėtim nė fund tė natės" Louis-Ferdinand Céline. Veē frėngjishtes, Sinani pėrkthen edhe nga greqishtja dhe italishtja. Tani ėshtė duke pėrfunduar hartimin e njė fjalori "Greqisht-shqip" me 50 mijė fjalė


  Gjithsej 23 faqe: « E parė ... « 14 15 16 17 18 19 20 21 22 [23]
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.