Forumi Horizont | Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shkrimtare te huaj (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=296)
-- Udhetim mbi shkrimtare dhe vepra te huaj (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=828)
Udhetim mbi shkrimtare dhe vepra te huaj
E hapa kete teme qe te diskutojme per shkrimtare dhe vepra te huaj, dhe nderkohe te japim sugjerime dhe rekomandime tek anetaret e tjere per librat me interesante.
shkrimtaret e huaj
Ne radhe te parė urime per temen.
-Shkrimtaret e mije te preferuar jane :
1)F.Dostovskij
2)F.Kafka
3)V.Hygo(poezi)
autori qe me pelqen me shume eshte Stefan Cvajg, sidomos novelat.
Disa libra qe ia vlen ti lexosh :
"Vellezerit Karamazov" F.Dostojevski
" Lekura e shagrenit " H.Balzak
"Novela " L.Tolstoi
" Novela" S.Cvajg
" 100 vjet vetmi " G.G.Markez
" Shkendija e jetes" E.M.Remark
" Nje dite nga jeta e Ivan Denisovicit" A.Solshenicin
" Novela" Gogol
" Aleksis Zorba " N.Kazanzakis
" Novela" Mopasan
" Tregime" I.Calvino
" Arti i te dashuruarit " E.Fromm
" Ushtari i mire Shvejk" J.Hashek
"Shtepia e shpirtrave " I.Aljende
" Alkimisti " P.Koelho
"Poezi " N.Hikmet
" E bekuar qofte mbremja jote " N.Mahfuz etj
" E madhe eshte gjema e mekatit " M.Kuteli
" Hane gjaku" E.Koliqi etj
disa libra te tjere
"Njeriu qe qesh"
"Te Mjeret" V.Hugo
"Viti 93"
"Per ke bien kembanat" E. Heminguei
"Lufta dhe Paqja"
"Ana Karenina" L.Tolstoi
"Komedia Njerezore" (12 libra) H.Balzak
"Manastiri i Parmes"
"E bardha, e kuqja dhe e zeza" Stendal
"Komedi" B.Shou
"David Koperfild"
"Dombi e biri" C. Dikens
"Gjithcka e qete ne frontin e perendimit" E.Remark
me shume libra
Tre shoket- remark
Iveta- mopasan
Eva Luna-E. Aljende
Lamtumre arme-heminguej
Murtaja-Albert Kamy
I huaji -Kamy
Bisha e terbuar-Xhek London
Zhana d'Ark-Mark Twain
Zonja Bovari-Gystav Flober
Me kenaqesi verej qe ne postimet e mesiperme keni cituar disa nga librat e mij me te dadhur. Edhe une pelqej me teper klasiket sesa letersine moderne.
Lorie
Meqe te pelqen "Eva Luna" te rekomandoj te lexosh edhe "Tregimet e Eva Lunes".Me duket se akoma s`eshte perkthyer ne shqip. Por gjendet lehte.
Nje shkrimtar tjeter i cili eshte mjeshter ne tregimin e shkurter eshte O'henri. Kush nga ju e njeh?
Nje nga librat qe kam lexuar kohet e fundit eshte "Feministi" permbledhje me tregime nga Amerika Latine.Permbledhje e nivelit te larte.Nder shkrimtaret (qe jane gati te gjithe shume te mire) renditen:G.G.Markez,Asturias,Allende,Julio Cortazar,Jorge Luis Borges,Mario Vargas Llosa etj.Vecanerisht me ka pelqyer nje shkrimtar i panjohur per mua Mario Benedetti (E njeh njeri?Mos eshte valle italian?!)
Kush do qe ne vere te lexoje dicka te lehte dhe humoristike i rekomandoj shkrimtarin izraelit Ephraim Kishon.
Per mua O`Henri nuk eshte emer i padegjuar por ne moment s“me kujtohet gje nga ky shkrimtar.
Ore shoke forumista, me keshillinoni ndonje liber per te lexuar qe ka dalur tani kohet e fundit. Kerkova dhe mendimin e dikujt, por s'kam marre pergjigje. Pra na jepni ndonje dore ndihme per ndonje liber qe ja vlen te lexohet, por jo shume tragjik, se s'kena nerva me vra trurin 2 jave mbrapa mbasi ta mbaroj
Gjithe te mirat!
nje liber per te qeshur
ka histori dashurie dhe ka te beje me jeten e perditshme.nga debbie macomber-this matter of marriage. eshte per ata njerez qe zgjedhin ti perkushtohen karrjeres .dhe vjen nje dite qe ndjehen te vetmuar dhe duan te martohen .so it starts the hunt 4 a partner to marry.its funny
Do perpiqem ta gjej, sepse kam nevoje per nje liber me humor kete periudhe.
Te faleminderit, qe e solle ketu titullin e librit!
an old proffesor of mine told me once, when i asked him what was the best book written of the Literature's History, that the best book written was "Doktor Faustus" by THOMAS MANN
Gabriel Garsia Markes 100 vjet vetmi dashuri ne kohen e koleres etj
Izabell Alende Eva luna etj.
Stefan Cvajg me Maria Antuaneta, Maria Stjuart, Metamorfoza e nje gruaje,
novelat e cvajg etj,etj,etj.
Teodor Drajzer me Krimet e nje gruaje, nje tragjedi amerikane etj
Dostojevski Idioti etj per momentin s'me kujtohet tjeter,
Danielle Steell me Vetem nje here ne jete, Puthja etj
Wilbur Smith Dhelpra e arte, Papirusi shtate, Engjejt qajne, me kane thene edhe per nje veper te tij qe nuk eshte perkthyer akoma ne shqip, te pakten une se kam gjetur "Ne kerkim te diamanteve" etj
Gorki, Balzak, me veprat e tyre Kafka me Keshtjellen e kam ne dore duke e lexuar
e kush i mban mend tani te gjithe
Harold Robbins Mos dashuro kurre nje te huaj, lamtumire Zhanete
u harrova Fjala e Irving Uallas e kam lexuar vjet ne plazh shume i bukur best seller ne fund shekull boll tani por fakti qe me pelqen te lexoj
e dini lexoj dhe Frojdin, mirupafshim!
Ju pershendes te gjitheve njerezit qe lexojne me pelqejne se ke cfare te diskutosh me ta dhe cdo liber i lexuar eshte nje dritare qe hapet ne mendjen e atij qe e lexon.
To Lakanderi
Citim:
Po citoj ato qė tha Lakanderi
Vecanerisht me ka pelqyer nje shkrimtar i panjohur per mua Mario Benedetti (E njeh njeri?Mos eshte valle italian?!)
darke, se mos na harrosh gjuhen ore gango,
me kane rekomanduar Syzeza Karoline te Teodor Drajzerit lexoje dhe na thuaj i_lire, ndersa une lexoj dhe jam ne perfundim te ramanit Puthja te Daniele Steell
Erich Maria Remarque i pa zevendesuar
Danielle Steel, nje shkrimtare me nje stil e terminologji ekstravagante, librat e saj jane magnet qe nuk te leshojne deri iu dole ne fund..
vdes per poezite e Rainer Maria Rilke-s
Charlotte Link
Berthold Brecht
Heinrich Boll(kadarea gjerman)
Agatha Kristi wowowowowo
si dhe me shume admirim lexoje libra dhe biografine e ish-artistes gjermane Romy Schneider...tani me e vdekur...
Jane te kendshem librat
Remark "Hije ne parajse"
Leon Tolstoi "Sonata e Krojcerit"
Gustav Floberi "Zonja Bovari"
Franz Kafka "Procesi"
Herman Hesse "Siddharta"
Dino Buxati "Kolumbreja"
Reiner Maria Rilke "Letra nje krijuesi te ri"
Dostojevski "Net te bardha"
Gabriel Garcia Marquez "Shtepia misterioze"
Edgar Allan Poe "Esse dhe artikuj"
Ernest Heminguej "Dhe dielli lind"
etj etj
Citim:
Po citoj ato qė tha plloshtani
Jane te kendshem librat
Remark "Hije ne parajse"
Leon Tolstoi "Sonata e Krojcerit"
Gustav Floberi "Zonja Bovari"
Franz Kafka "Procesi"
Herman Hesse "Siddharta"
Dino Buxati "Kolumbreja"
Reiner Maria Rilke "Letra nje krijuesi te ri"
Dostojevski "Net te bardha"
Gabriel Garcia Marquez "Shtepia misterioze"
Edgar Allan Poe "Esse dhe artikuj"
Ernest Heminguej "Dhe dielli lind"
etj etj
Bota e letersise artistike eshte teper e gjere dhe autoret gjithashtu, por ne vleresimet e preferencat e gjithesecilit mbeten disa autore qe kane lene me teper mbresa gjate njohjes me vepren e tyre. Shume te tjere mbeten te panjohur per ne.
Nder autoret e mi me te preferuar mbeten:
Dostojevsk, Sartri, Kamy, Gogol, Esenin, Salminen, Barbys, Dikens etj.
Citim:
Po citoj ato qė tha Ami-
Nje shkrimtar tjeter i cili eshte mjeshter ne tregimin e shkurter eshte O'henri. Kush nga ju e njeh?
Njėmijė e njė netėt e Mahfuzit
Nobeli egjiptian Nagib Mahfuz me "Nata e Njėmijė e Njė Netėve" nė shqipe.Historitė e Lindjes sė lashtė me sulltanė e vejusha dhe Egjipti modern i korrupsionit dhe pėrdhunimit. Heroina arabe, Sheherazadja, qė arriti tė ushqente mirėsi nė shpirtin e sulltanit gjakpirės, vejushat dhe gratė e hijshme, xhelatėt dhe shėrbėtorėt e sulltanit, xhindet qė enden nė errėsirėn e natės, nė kėrkim tė shpirtrave, marrin jetė nė njė tjetėr vepėr, pas pėrrallave tė njohura arabe "Njė mijė e njė net".
Shkrimtari egjiptian Nagib Mahfuz (1911-2006) i ka ringjallur tė gjithė nė njė natė tė vetme me romanin "Nata e Njėmijė e Njė Netėve", botuar pėr herė tė parė mė 1982 nė gjuhėn arabe. Vepra vjen sot pėr lexuesin e pėrkthyer nga Hysen Sinani (Botimet "Zenit").
Mahfuz ėshtė njė nga shkrimtarėt e parė bashkėkohorė tė letėrsisė arabe, i njohur pėr veprat "Trilogjia e Kajros" (1956-'57), "Fėmijėt e Gebelawit", "Hajduti dhe qentė", "Miramar" dhe "Lypsari".
Ndėrsa merrte ēmimin mė tė madh qė njeh letėrsia, Mahfuz tha: "Unė jam bir i dy qytetėrimeve qė nė njė kohė tė caktuar kanė bėrė njė martesė tė lumtur. I pari, shtatė mijė vjeēar, ėshtė qytetėrimi faraonik; i dyti, njė mijė e katėrqind vjeēar, ėshtė ai islamik. Ishte fati im, zonja dhe zotėrinj, tė lindja nė prehrin e kėtyre qytetėrimeve, dhe tė thithja qumėshtin e tyre, tė ushqehesha me letėrsinė dhe artin e tyre.
Mė pas piva nektarin e kulturės tuaj tė pasur e mahnitėse. Nga frymėzimi i gjithė kėsaj - si dhe ankthet e mia personale - fjalėt rrodhėn prej meje". Njė pėrshkrim pėr muzat dhe frymėn e letėrsisė sė tij qė Mahfuz bėri mbrėmjen e Nobelit mė1988.
Nė rrėfenjat "Nata e Njėmijė e Njė Netėve", tregohet pėr sulltanin e pangopur, pėr pėrdhunim vajzash tė reja, pėr prerje kokash nga xhelatėt, e pėr arrestime policie, pėr xhindet qė mashtrojnė pėr tė hyrė nė shpirtin e gjithkujt dhe nga ana tjetėr, pėr korrupsionin e rėndomtė. Kjo lloj letėrsie i ka rrėnjėt nė magjinė pėrrallave tė Lindjes sė Lashtė dhe ushqehet me realitetin e sotėm fetar, moralist, tė egėr e banal nė tė njėjtėn kohė, tė Egjiptit Modern. Ēdo histori ėshtė ngritur mbi Luftėn e sė Mirės dhe tė Keqes, e nė fund tė secilės, rrėnjoset natyrshėm nė mendjen e gjithkujt qė e lexon, urtėsia e njerėzve tė Lindjes: "Krenaria dhe dashuria nuk puqen nė tė njėjtėn zemėr", "Kush vdes, duhet tė mbetet tek vdekja e tij, nga mėshira pėr ata qė do", dhe fjali qė dalin nga gojė heroinash si Sheherazades "U flijova pėr ndalimin e gjakut qė derdhej".
Libri tė fal gėzimin e leximit tė njė gjuhe tė bukur, tė historive plot fantazi dhe e njohjes sė njė bote luksi me qilima tė purpurt, shilte e divane tė kuq, sulltanė e vejusha.
Kėtė kėnaqėsi, pohon se e ka ndjerė edhe vetė pėrkthyesi, Hysen Sinani, gjatė shijimit e mė pas shqipėrimit tė veprės, nga frėngjishtja nė shqip.
Ai shpjegon se pėrkthimi i njė vepre nga njė gjuhė e dytė kėrkon njė pėrkthyes me pėrvojė. Edhe pse teksti letrar ėshtė mė i lehtė nga origjinali, nuancat gjuhėsore dhe stilistike tė veprės, sipas Sinanit, janė mė tė vėshtira pėr t'u kapur pas pėrkthimit tė parė
Ja ku qėndron e vėshtira e pėrkthimit tė Mahfuzit: "Subjektet e Lindjes, e traditės perse, arabe, janė figurativisht tė vėshtirė.
Gjuha ka vėshtirėsitė e saj, nė imazhet, nė emėrtimet e objekteve ekzotike, nė emrat qė duhen pėrshtatur. Duhen marrė parasysh si shqiptohen nė gjuhėn origjinale. Pėr kėtė arsye ėshtė punuar me fjalor Larousse, i cili jep edhe shqiptimin e disa emrave nė gjuhėn arabe" shprehet pėrkthyesi.
Sinani ėshtė i vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė qė duhet tė mbajė kur njė vepėr pėrkthehet pėr herė tė parė nė shqipe. Ėshtė ky pėrkthim i parė qė ngulit tek lexuesi karakteristikat, tė veēantat dhe stilin e autorit.
"Rrėfimet e njė mijė e njė netėve janė marrė nga autori, nė njė kuptim figurativ janė ripėrtypur, dhe ėshtė krijuar njė roman i ri krejt mė vete, mjaft origjinal." Sinani e vlerėson shkrimtarin egjiptian pėr mėnyrėn e rrėfimit, pėr alegorinė, pėr ironinė e hollė, dhe mėnyrėn jo demonstruese tė moralit. "Do tė ishte njė roman krejtėsisht moralist nėse nuk do tė ishte shkruar nga njė talent si Mahfuz. Po tė mos kishte kėto ngjyrime stilistike, po tė mos kishte situata emocionale, gjendje mes personazheve, pėrshkrime tė bukura, ai do tė ishte njė roman fetar: "Njerėz bėhuni tė mirė, sepse do ta pėsoni". Pėrkthyesi e dashuron "Natėn e njė mijė njė netėve". Mjafton ta lexosh, thotė ai pėr tė besuar pse Mahfuzit i ėshtė dhėnė Ēmimi Nobel. Me kėtė ai nėnkupton jo vetėm kėnaqėsinė vetjake qė ka marrė nga pėrkthimi, por edhe vendin qė i jep veprės tek lexuesi. Vitet e fundit, Hysen Sinani ka shqipėruar "Filozofia nė Odėn e Pasqyrave", D.A.F de Sade (2009), "Krimet e mėdha tė historisė" Jean-Franois Nahmias (2006), "Udhėtim nė fund tė natės" Louis-Ferdinand Céline. Veē frėngjishtes, Sinani pėrkthen edhe nga greqishtja dhe italishtja. Tani ėshtė duke pėrfunduar hartimin e njė fjalori "Greqisht-shqip" me 50 mijė fjalė
Trego 23 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.