Forumi Horizont Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Ah, kjo gazetaria shqiptare!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18478)


Postuar nga robert datė 04 Qershor 2013 - 12:27:

Nje shkrim nga Alfred Cako me 1912 (me duket) ne gazeten Shqiptare, me beri pershtypje per teorite fantastike te shkruara. Ndaj instiktivisht u u la dhe shkrova dicka, qe ka dale pak e gjate. Tezat e tij fantastike, (jo te reja ne media), jane interesante ti lexosh. Po e jap ne dy-tre pjese shkrimin tim.

Kur nuk ka kohė pėr dijen
ka kohė vetėm pėr fantazira

Deklaratėn e Salės nė Turqi pak ditė mė parė e dėgjuam, e komentuam, iku ai muhabet. I shtymė disa orė dhe ditė me llogje. Ka ndonjė gjė tjetėr tė re me ē’ta shtyjmė ditėn? Po, njėri nga komentet e mėpasme ishte paksa mė i veēantė nga tė gjithė. Njė artikull i djeshėm (So. 8. 4. 2012) nga Alfred Cako nė Gazetėn Shqiptare, i cili bėnte fjalė pėr tre raca tė tokės tonė, tė ardhura kėto nga planetė tė tjerė tė yllėsijve tė galaktikės tonė, njė e dhėnė kjo qė ruhet e fshehur nė grupe tė ndryshme okulte supreme si lozha sioniste. Kėto gjėra tė fshehta, (tė cilat as vetė Alfredi ynė i beson, por qė ai e di se tėrheqin me magnet njerzit e paditur, dhe tė tillė sot janė thuajse shumica e njerėzve nė tė gjitha shoqėritė e vendeve tė botės, pasi dijet shkollore janė reduktuar mjaft dhe nxėnėsit vetėm sa specializohen sejcili nė degė tė veēanta, duke patur kėshtu mundėsi tė dėfrejnė ēdo fund jave, ēka ėshtė bėrė sot preokupimi kryesor i shumicės sė rinisė, -pėr kėtė edhe nuk mund ti paragjykosh shumė, pėrderisa ata ndjehen akoma tė paaftė pėr tu inkuadruar nė problemet kryesore tė jetės shoqėrore; meritė pėr kėtė kanė elitat drejtuese, pra shumica tė gjithė atyre individėve qė janė akomodituar tashmė nė pozicione parazitėsh, tė ashtuquajtura drejtuese tė vendit, pozicione kėto tė cilat ato i mbajnė edhe mė kollaj, nėse popullsitė qė ato „drejtojnė“ ngelen kėshtu injorante nė arsimi-min e pėrgjithshėm), pra kėto tė fshehta Alfrediane na thonė as mė shumė e as mė pak se ē’mund tė thotė njė fantazist hollivudi pėr zbritjen e tre racave njerėzore nga planetė tė tjerė tė Galaksisė tonė, dhe luftrat e kėtyre tre racave, biles nė drejtim tė luftrave, fantazia alfrediane ėshtė mjaft e varfėr dhe tepėr raciste e shoviniste, aq sa nė fund ne do ti rekomandojmė atij, qė me pak ndryshime nė fantazinė e tij, ai mund shkruajė subjekte tė sukseshėm pėr filmat hollivudianė. Po le tė shohim mė parė se ē’ka shkruar autori Alfred Cako.
Pasi qesh me fjalėt e Salės thėnė Erdoganit, ai kalon nė problemin „shkencor“ tė racave, duke na shpalosur ato tė fshehta qė i dinė vetėm ato llozhat sioniste. (Sqarojmė lexuesin se kėto llozha quhen lozha masonike nė fakt, dhe jo sionike, pasi ato llozha pėrmbledhin jo vetėm pjestarė tė komunitetit judeas, siē pėrmbledhin organizatat dhe forumet e kėtij tė fundit.) Lexoni me kujdes kėto tė fshehta.
"Raca e zezė ka nė planetin tonė mbi 4,5 milionė vjet; e bardha ka mbi 3,5 milionė vjet dhe raca e verdhė hebreo-mongole ėshtė vendosur pėr herė tė parė nė planetin tonė 9,600 vjet para Krishtit nė tokėn e Posejdonit nė Atlantidė [,] ku u pėrpoqėn tė ngrinin Rendin e Ri Botėror [,] (ju duket i njohur ky term?) [,] e pas zhdukjes sė saj me armė nukleare u rivendosėn nė Ulan Bator, Mongoli nė vitin 4,000 pr.Kr. (koha e Evės dhe Adamit nė tekstet e shenjta),… "
Do ta vazhdojmė fjalinė e lėnė nė mes, por mė parė tė shohim ē’na thotė deri kėtu autori ynė. Ai thotė se raca afrikane ka zbritur nė planetin tonė 4 milion e gjysėm vjet mė parė. Nga ka zbritur, kėtė ai nuk na e thotė akoma!? Po kėshtu edhe pėr racėn e bardhė. Po kėshtu dhe pėr racėn e verdhė aziatike, vetėm se pėr kėtė tė fundit ka pak mė shumė tė dhėna. Kjo racė paska zbritur 4 milion e gjysėm vjet pas asaj tė zezė dhe 3,5 milion vjet pas asaj tė bardhė, pasi 11.600 vjet as qė mund tė llogariten para 4.500.000 apo 3.500.000 vjetėsh. Kjo racė e verdhė, qė paska zbritur kaq vonė nė tokė, qenka ulur njėherė nė Atlantidė. Ēdo kush e di se mbi Atlantidėn nuk ėshtė rėnė akoma dakort nga historianėt, ku ka qenė, kur ka ekzistuar dhe a ka ekzistuar me tė vėrtetė. As autori ynė nuk na e thotė ku ka qenė kjo Antlatidė!?
Pėrveē kėsaj kemi dhe nja dy tė dhėna tė tjera. Ky vend i Zotit tė detrave, Posejdonit, qenka shkatėrruar me armė nukleare! Mirpo nuk na thuhet se nga kush ėshtė shkatėrruar me bombė atomike, njė armė nukleare kjo e cila u krijua pėrgjatė viteve 1941-1944 pėr herė tė parė nga njeriu i tokės nė USA?! Nuk na thuhet as se pėrse u shkatėrrua me armė atomike kjo Atlantidė? Mos sepse kjo racė donte tė krijonte aty rendin e ri?
Duket se autori ynė i kopjon kėto „tė fshehta“ nga autorė fantazistė tė tjerė, tė cilėt luajnė bukur me numra simbolikė, ku zbritjes sė kėsaj race qė do krijonte rendin e ri, i vendos njė 9 mijshe si fillim, ē’ka nėnkupton lindjen, siē edhe fėmija qė rri 9 muaj nė barkun e nėnės. Pastaj i shtojnė njė 6 qindėshe asaj „race“, numri i hebrejve ky, i pėrdorur me vend e pa vend nga kėta tė fundit nė veprat e tyre mitike, letrare, filmike etj.. Biles, kėta duken kaq tė marrė pas kėtij numri, sa dhe nė vitet qė kanė kėtė numėr, kėta nisin nga njė sulm me fqinjėt e tyre nė Lindjen e Mesme.
E dhėna tjetėr nga Alfredi ynė nė pasazhin e mėsipėrm ėshtė qė kjo racė e verdhė, apo mbetje tė saj nga shpėrthimi atomik, qenkan vendosur nė Mongolinė e sotme 4000 vjet para Krishtit. Kjo qenka koha e Adamit dhe Evės, na thotė autori. Pra na del se nė kėtė kohė kaq tė vonėt pėr njeriun e zi dhe tė bardhė nė tokė, po na formoka njė Zot me emrin Jehova, (sipas shkrimit tė shenjtė qė autori pėrmend), dy njerėzit e parė tė Tokės, Adamin dhe Evėn! Duket pak si mish-mash ēfarė autori na thotė, por ndoshta autori e ka fjalėn pėr tekstet ndoshta dhe jo pėr vetė krijimin!? Nejse, vazhdojmė aty ku e lamė, pikėrisht tek vendi i Mongolisė dhe shkrimet e shenjta tė autorit nė kllapa.
" …, vend prej tė cilit do tė fillonin shtatė hordhitė hebreo-mongole [,] duke filluar nga viti 2,200 pr.Kr. e deri tek hordhia e Tamberlandit [,] tė cilat synojnė tė pėrfundojnė tek ׳armagedoni ׳ [,] ku synohet tė zhduken racat e bardha dhe tė zeza dhe tė ngelet nė planet vetėm raca e verdhė hebreo-mongole."
Me termin armagedon autori ynė e tradhėton veten hapur si kopjues i shkrimeve tė fantazistėve tė tjerė, shkrime kėto qė gjinden me mijra nėpėr faqe interneti. Ai vazhdon:
"Nė kėtė kohė nė planetin tonė pagan filloi pėr herė tė parė adhurimi i zotit gjarpėr Sethit. Natyrisht qė pėr mbi katėr mijė vjet histori tė mėtejshme ka patur edhe pėrzierje gjaku me dhunė apo nga pushtimet e gjata midis racave dhe kėsisoj dobėsim apo forcim tė tyre, por thelbi i ADN-ve tė tė gjitha racave dhe kombeve ėshtė i ruajtur. Kombet janė ngatėrruar nė mėnyrė tė ēuditshme dhe shpesh herė kundėr ekzistencės sė tyre. Besoj se z. Erdogan i di kėto gjėra mė mirė nga z. Berisha [,] i cili mund ti duket atij mė sė paku demagog kur flet broēkulla tė tilla vėllazėrore midis shqiptarėve tė vjetėr pellazgjianė dhe turqve hebreo-mongolė [,] dhe mė sė shumti mund ti duket si injorant."
Qė hebrejtė janė kryesisht popullsi semite, kjo dihet. Qė turqit e sotėm janė popullsi e pėrzier mongolo-semite-etj., po dhe kjo dihet. Tė parėt i falen tjetėr Zoti dhe tė dytėt pėrkulen drejt Mekės, vendi ku ndodhet Kabaja (Guri i qiellit = kur an), vendi nga e pėrzunė Muhametin, atė tė cilin myslimanėt e sotėm e mbajnė pėr pėrēues tė fjalės sė fundit tė Zotit tek njeriu. Kėto dy grupe popullsish jo dhe aq tė ngjashme, biles qė pėr shkak tė fesė edhe mė pak pėrputhen, autori ynė i ka klasifikuar nė njė racė!!! Vazhdojmė:


  Gjithsej 84 faqe: « E parė ... « 21 22 23 24 25 26 27 28 29 [30] 31 32 33 34 35 36 37 38 39 » ... E fundit »
Trego 84 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.