Forumi Horizont Gjithsej 128 faqe: « E parė ... « 119 120 121 122 123 124 125 126 127 [128]
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shtatzania (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11301)


Postuar nga NS-6 datė 06 Dhjetor 2010 - 20:36:

Shtatzania - Shenjat dhe Diagnostikimi

Po ju paraqes nje shkrim te perkthyer nga Manuali i Merck Online qe flet mbi shtatzanine. Shume shpejt do pasohet me nje shkrim te dyte mbi ndryshimet qe sjell shtatzania ne trupin e nenes.

Shenje e pare e shtatzanise dhe arsyeja e pare pse shumica e grave shtatzane konsultohen me mjekun, eshte mungesa e nje cikli menstrual. Ne nje paciente e cila zakonisht ka cikle te rregullta dhe eshte seksualisht aktive, mungesa e menstruacioneve, per me teper se 1 jave, eshte nje shenje e mundshme e shtatzanise.



Mund te vihet re edhe fryerje e gjoksit dhe te perziera, te shoqeruar here pas here me te vjella. Enjtje e gjirit vjen si pasoje e rritjes se nivelit te estrogjenit (kryesisht) dhe progesteronit dhe eshte nje vazhdimesi e fryerjes se gjoksit premenstrual. Te perzier dhe te vjella mund te shkaktohet nga gonadotropina korionike njerezore (human Chorionic Gonadotropin , hCG) dhe estrogjeni, qe qelizat sinēiciale te placentes fillojne te prodhojne me sasi ne rritje duke filluar nga 10 dite pas konceptimit (ita. concepimento) . Corpus luteum ne vezore stimulohet nga hCG te vazhdoje te prodhoje nivele te larta te estrogjenit dhe progesterone ne mbeshtetje te shtatzenise. Shume gra ne kete periudhe, ndihen te lodhura dhe ndonjera ve re nje rritje ne vellimin e barkut (zgjerim).

Mosha gjestacionale zakonisht llogaritet ne jave duke filluar nga dita e pare e menstruacioneve te fundit. Pra, ne qofte se pacientja kishte cikle te rregullta dhe nese ovulacioni ka ndodhur diten e 14 te ciklit, datat obstetrike jane 2 jave me te gjata se ato embriologjike. Nese ciklet jane te parregullta, ndryshimi eshte me shume ose me pak se dy jave. Zakonisht , 2 jave pas mungeses se mestruacioneve, pacientja konsiderohet shtatzene 6 jave dhe mitra eshte zgjeruar ne perputhje me rrethanat.

Vizite gjinekologjike tregon nje rritje ne volumin e mitres e perputhshme me shtatzanine. Qafa e mitres eshte e bute dhe mitra ka nje konsistence crregullisht te ulur dhe eshte rritur si vellim. Qafen e mitres behet, zakonisht kalterosh ose vjollce, per shkak te rritjes se fluksit te gjakut ne miter.

Testi i gjakut apo urines ne pergjithesi eshte pozitiv. Matje enzimatike per hCG (teknika ELISA, Enzyme-Linked Immunosorbent Assay), ben te mundur matjet e shpejta dhe te sakte te pranise edhe ne sasi te vogla te ketij hormoni ne urine. Disa nga testet e shtatzanise me te ndjeshme qe perdorin kete metode (p.sh., ICON, TestPack) mund te japin rezultate pozitive ne rreth 1 / 2 h me nivele hCG qe jane te barazvlefshme me vetem 50 mUI / ml te urines; keto nivele verehen shpeshhere disa dite para mungeses se mestruacioneve. Me metodat radioimunologjike, te cilat i perdorin antitrupa specifike per njesine beta te hCG (beta-hCG), mund te zbulohen nivele edhe me te uleta (nje minimum prej rreth 0,05 mIU serum / ml me me nga keto analiza). Keshtu, shtatzania mund te diagnostikohet disa dite pas konceptimit.

Gjate 60 diteve te para te shtatzanise normale me nje embrion, nivelet e hCG dyfishohen rreth ēdo 2-3 dite, duke u rritur ne menyre eksponenciale. Edhe pse ne shtatzanine normale hCG ka lidhje me moshen gjestationale, perdorimi i standardeve te ndryshme per matjen e hCG, variacionet ne mes te testeve te ndryshme dhe shumellojshmerise biologjike, bejne qe te mos jete e mundur te percaktohet, ne baze te nje vlere te vetme hCG, ne qofte se fetusi po rritet normalisht. Metoda me e mire eshte te krahasohen dy vlera te hCG serum, te marra veē e veē 48-72 h dhe te matur me te njejten laborator; nje dyfishim te vlerave te hCG eshte shume parashikuese e zhvillimit normal te fetusit. Ne shtatezanise patologjike (p.sh. abort spontan, "veze mbuluar", dmth mungesa e embrionit ne qesen gjestacionale, shtatzenia ektopike), nivelet e hCG jane me te uleta se normale dhe nuk dyfishohen ēdo 2-3 dite.



Ne javen e gjashte te shtatzanise, mitra nganjehere mund te jete e kthyer mbi istmus dhe te jete shume e bute. Ne javen e 12-te mitra eshte me e madhe se sa zgavra e pelvikut dhe ngjitet nga legeni ne bark, duke u bere e dukshme mbi sinfizen pubike. Ne javen e 20 te shtatzanise, mitra ka arritur vijen terthore te kerthizes (nga mitra tek sinfiza pubike eshte rreth 20 cm) , Ne javen e 36 fundi eshte prane apofizes ksifoide te sternumit.

Prova e sigurte e shtatzanise eshte, natyrisht, lindja e fetusit. Tradicionalisht, tre shenja te tjera konsiderohen si shenja te sigurise : rrahje zemre fetale degjuar nga mjeku, qofte drejtperdrejt ose me ane te nje instrumenti Doppler me ultratinguj (zakonisht tinguj zemra fetale mund te zbulohen me nje stetoskop ne javen e 18 te 20 madje edhe ne javen e 10 te 12 me nje Doppler, nese mitra mund te analizohet nga abdomeni); levizjet e fetusit te perceptuara apo degjuar nga mjeku gjate kryerjes se vizites, identifikimi radiologjik i skeletit te fetusit, zakonisht pas javes se 16. Edhe identifikimi ekografik i nje dhome gjestacionale intrauterine dhe aktivitetit kardiak fetal jane deshmi e sigurte. Prania e nje zgavre brenda mitres, e cila eshte ne perputhje me shtatzanine, mund te identifikohet rreth javes se peste- te gjashte. (4 jave pas ovulacionit) me ekografi. Levizja e zemres fetale mund te verehet me ultratingull ne "kohe reale" edhe me shpejt ne javen e peste- e gjashte dhe javen e 7-8. ne > 95% te rasteve. Gruaja shtatzene zakonisht fillon te ndiej levizjet e fetusit rreth javes se 16 dhe 20 te shtatzanise.

Shtatzania eshte konsideruar e plotesuar ne diten e 266 ose 280 nga dita e pare e mestruacioneve te fundit, ne qofte se ciklet ishin te rregullta dhe 28 dite. Rregulli i Nagele e llogarit daten e parashikuar te lindjes duke zbritur tre muaj nga dita e pare e periudhes se fundit menstruale dhe duke shtuar shtate dite. Kjo llogaritje eshte vetem i perafert; 10% e pacienteve lind ne diten e caktuar, ndersa 50% lindin brenda 1 jave dhe pothuajse 90% brenda 2 javesh. Prandaj pacientet duhet te jene te informuar mbi faktin qe te lindin deri ne 2 jave para apo pas dites se parashikuar eshte normale.

Burimet e informacioneve: Merck Manual Online
Shkrimi paraqet nje perkthim dhe disa fjale jane pershtatur per shkak se nuk dihet terminologjia ne shqip. Nese pershtatja eshte kryer gabim, ju kerkoj ndjese.

Versioni ne shqip eshte publikuar ne faqen mjekesore ne shqip
MjekesiaSot


  Gjithsej 128 faqe: « E parė ... « 119 120 121 122 123 124 125 126 127 [128]
Trego 128 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.