Forumi Horizont Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17956)


Postuar nga Vizioner datė 13 Gusht 2011 - 08:00:

Njė milion malėsorė naivė me njė malok tė djallėzuar mbi krye


1.Fukarallėk & maskarallėk nė Bulqizėn blu

18 ditė e net nėn tokė 1400 metra, njė grusht burrash tė mbetur grusht nga e pangrėna dhe tė pafuqishėm pėr tė folur a reaguar kėrkojnė disa tė drejta elementare qė ēdo minator evropian do ti pėrfitonte edhe pa grevė urie. Specialistėt thonė se situata brenda nė minierė, nė nivelin e 14-tė nėn tokė, ėshtė alarmante dhe grevistėt rrezikojnė seriozisht tė vdesin brenda nė galeri. Pėr mė tepėr se dy javė, ata mezi mbushen me frymė nė thellėsitė e nėntokės. Ėshtė konstatuar se nė minierė ėshtė shtuar lagėshtira, ndėrsa ka pasur edhe rrėshqitje tė argjinaturave, ēka rrit rrezikun pėr 13 minatorėt grevistė. Janė njė grusht burrash me origjinė nga rrethinat e Bulqizės, tė cilėt duket se lumturinė dhe mirėqenien e tyre modeste e kanė lidhur me punėn nė minierė pavarėsisht se koncesionari herė ėshtė njė italian mik i socialistėve apo herė njė austriak mik i demokratėve. Minatorėt duan qė kėsaj herė tė kenė njė rrogė mė tė lartė pėr tė pėrballuar ēmimet e ushqimeve qė fluturojnė tė hallakatura nga Konispoli nė Bulqizė, tė rritet siguria nėpėr zgavrat e minierės qė tė mos vdesė ēdo gjashtė muaj njė nga ata dhe tė ulet paksa mosha e pensionit e kėta tė kenė pak mė shumė vite jetė sa pėr tė pėrfunduar tė qetė njė lojė domino. Ndėrkohė qė kėtyre mjeranėve u janė hidratuar nė trup edhe lėngjet e fundit, qeveria nė Tiranė as po e rruan se ēfarė ndodh nėn dhe mbi tokėn e Bulqizės.

Bulqiza ėshtė njė qytezė e shėmtuar tip sovjetike me nėntokė tė pasur dhe gjindje tė varfėr. Bashki e Prefekturės sė Qarkut tė Dibrės,njė nga ish zonat elektorale ekstremisht tė majta, e cila kėto dhjetė vitet e fundit ka rėnė nė dashuri pa kushte me Partinė Demokratike tė Sali Berishės. E shtrirė nė verilindje tė vendit gjithė zona e Dibrės ende mbetet njė oaz varfėrie ekstreme.

Duke parė pamjet rrėnqethėse tė minatorėve qė dridhen tė drobitur nėn tokė, mu kujtua kur kam marrė nė dorė para 3 muajsh njė raport konfidencial tė pėrgatitur nga Instituti i Shėndetit Publik pas njė studimi tė bėrė ku klithej alarmi se nė zonat e banuara tė veriut shqiptar kequshqyerja e fėmijėve kishte sjellė edhe probleme apo mutacione me rritjen e tyre. Nė kėto zona fėmijėt ishin mė tė dobėt e mė tė shkurtėr nė raport me moshatarėt e tyre diku tjetėr. Kjo zonė, kjo sipėrfaqe e madhe banimi ku jetojnė edhe minatorėt ėshtė pjesė e Shqipėrisė blu, e cila voton pa pikėn e pėrgjegjėsisė njė parti tė djathtė politike, njė parti e cila supozohet se i afrohet konservatorizmit tipik dhe ėshtė pėr njė ekonomi tregu tė ashpėr, por pėrkrahet nga njė elektorat pa brekė nė bythė.

Zgjedhjet e fundit lokale pavarėsisht vjedhjeve shfaqėn mė sė miri tkurrjen e Partisė demokratike. Me bastione tė forta militantėsh vetėm nė veri, loja politike nė kėtė vend tregoi se ndryshe nga oksidenti, kėtu ne votojmė jo programin dhe reformat por tribunė, liderin dhe jemi tė shqetėsuar mė shumė pėr origjinėn e tij sesa pėr uljen e taksave.



2.Mosmirėnjohja organike

Kėto dy historitė e mėsipėrme si dhe pėrmbytjet e ripėrmbytjet e Shkodrės mė vizatojnė nė tru njė lloj mosmirėnjohje, e cila buron nga mendja dhe shpirti i kryeministrit e madje kėto vitet e fundit ėshtė institucionalizuar edhe nga vetė qeverisjet e PD-sė.

Vetė Sali Berisha e paska alkimi tė tij mosmirėnjohjen duke filluar me sagėn e largimit tė dhjetoristit Azem Hajdari deri sa ia vranė poshtė dritares sė zyrės e vazhdoi mė tej me Gramoz Pashkon, Pjetėr Arbnorin, Aleksandėr Meksin, Eduard Selamin,Safet Zhulalin e qindra emra tė tjerė miqsh tė vjetėr. Duket paksa qesharake por ėshtė e vėrtetė, ujku i vjetėr i politikės Berisha sa herė ka qenė nė opozitė ka anatemuar emra udhėheqėsish a burra shteti e si kompensim ua ka shtypur kokėn kur ka ardhur nė pushtet.

Po me popullsinė besnike tė veriut ēfarė ka qė sillet kaq egėr dhe poshtėrsisht?

Pas marrjes sė presidencės mė 1992 stimuloi paturpėsisht pa respektuar rregulla e ligje demografike zbarkimin masiv tė veriorėve drejt Tiranės dhe rrethinave. I joshi me kredi tė buta nga Banka Bujqėsore e kohės pėr blerje zetorėsh e lopėsh por indirekt i mėsoi tu qepen periferive boshe tė kryeqytetit ku ndėrtuan getot e tyre pa ujė e pa llagėme halesh.

Ndėrtoi me miliarda euro taksa shqiptare autostradėn e kombit duke u premtuar veriorėve pllakosje lumturie dhe mirėqenie, por deri tani tė vetmet tė ardhura qė i vinė asaj zone janė eurot qė u grabisin kuksianėt kushurinjve tė tyre kosovarė. Lėndoi dhe tmerroi njė krahinė tė tėrė duke mos gjetur dot vogėlushen e humbur Bleona Mata ndėrkohė qė policia e Berishės brenda 24 orėsh gjen dhe arreston kėdo qė nė mėnyrė anonime ēel njė profil nė Facebook dhe ia shan qeverinė.

Me mijėra intelektualė veriorė i ka lenė pa punė ose nuk i stimulon nė karrierėn dhe sipėrmarrjet e tyre por ka mbushur Kesh-in dhe Ujėsjellės Kanalizimet me militantė nordikė horra e laco lagjesh. Ndryshe nga Ismail Qemali, Mbreti Zog, Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano, Rexhep Mejdani, Bamir Topi turpi dhe njolla e historisė do i mbetet pėrjetėsisht Prof.Sali Berishės si ideatori dhe themeluesi i pėrēarjes mė tė madhe Veri-Jug. Berisha ka institucionalizuar me dhunėn politike emėrtimin “malokė dhe ēeēenė” qė u janė epitetuar banorėve me origjinė a banim nė zonėn veriore tė vendit. Gjithmonė ka ditur tė grumbullojė rreth vetes llumin e zonės nga vjen vetė e pasi i pėrdor si krah i armatosur, i konsumon keqas e i flak pa siklet duke menduar se flak nė kėtė mėnyrė edhe mėkatet qė i kurdis vetė. E ktheu vendlindjen e tij Tropojėn nė varrezė masive nga 1996 e nė vazhdim duke hasmėruar me dhjetėra familje e duke lenė plagė tė hapura pėrjetėsisht. Rekruton e punėson tė fortė fisesh si vrasės tė Gardės Republikane e pasi ia djegin tė gjallė si nė Cėrrik a Vlorė mė 1997, apo ia burgosin si ata tė 21 janarit i harron dhe i abandonon menjėherė duke bėrė rekrutimin e radhės. Suporton individė tė veēantė qė drejtojnė pushtetin lokal nė zonat veriore, por nė asnjė mėnyrė qeverisjet e tij nuk kanė stimuluar zbehjen e varfėrisė, analfabetizmin apo duke riparuar paksa cilėsinė e jetės nė veriun e gjorė tė kėtij vendi.

E si pėr ēudi malėsorėt e urtė vazhdojnė ta duan dhe ta votojnė. Krenohen e betohen pėr Berishėn mė shpesh sesa pėr Dervish Luzhėn a Kishėn e Laēit, gjejnė tė mishėruar tek Ai liderin qė u mungonte prej vitesh, u duket sikur bashkė me tė vjedhin e vrasin kėtė vend. Lexoni me kujdes raportet dhe analizat e Bankės Botėrore a UNICEF-it pėr standardin e jetesės, sistemin arsimor a shėndetėsor nė veri tė Shqipėrisė dhe atėherė do ta kuptoni se sa e dashuron Doktori vendlindjen. Unė mendoj se kėshtu hakmerret nė mėnyrė tė poshtėr duke kujtuar se fshin nga memoria njollat qė i prodhon origjina, vendlindja apo defiēensat genetike tė ADN-sė. Ai tallet ndėrsa ju tė nderuar bashkėkombasit e mi vazhdoni ta doni dhe ta votoni verbėrisht.
Berisha tallet me ju duke mos ua paguar as 30 lekėshin e furgonave nga periferitė e Tiranės drejt sheshit Nėnė Tereza pėr mitingun e radhės, tallet dhe nuk ua mban premtimet. Zgjedhjet e ardhshme nėse nuk ua sjell Ēiljetėn pėr koncert nė Paskuqan a Bathore mos ia jepni votat as PD-sė, as LSI.


-Nga Bledar Mane-


  Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 49 50 51 52 53 54 55 56 57 [58] 59 60 61 62 63 64 65 66 67 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.