Forumi Horizont Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17956)


Postuar nga Vizioner datė 19 Gusht 2011 - 15:26:

Letėr Berishės nga djemtė e posterave

Kuvendi Civil, ashtu si edhe forumi “Rinia Aktive (pjesė e Kuvendit Civil), mėsoi nėpėrmjet mediave se kryeministri Sali Berisha ka reaguar pėr arrestimin e drejtuesve dhe aktivistėve tė saj, pasi vendosėn postera antiqeveritarė. Madje, kryeministri i ka kėrkuar policisė lirimin tonė, (dy ditė pas arrestimit dhe 8 pas lirimit) duke dalė njėherazi nė konkluzionin se autorė nuk ishim ne, po Edi Rama.
















Zoti kryeministėr

Ashtu siē edhe e ke zakon prej mburraveci bajat, nxiton tė bėsh “bamirėsin” e tė marrėsh merita qė nuk tė takojnė. Ti “zemėrgjeri” kėrkon lirimin tonė. D.m.th., ti (pikėrisht ti!) rrekesh tė na thuash qė nuk je kundėr fjalės sė lirė dhe shoqėrisė civile. Pastaj zė e flet sėrish pėr kundėrshtarin tėnd politik, na bashkon me atė dhe atė me ne, nėpėr ca fjali tė pėrēartura qė duhet t’i lexosh nga katėr herė pėr t’u marrė vesh rendin gjuhėsor.

E para, ne, zoti kryeministėr, kemi lidhje me zotin Rama, po aq sa kemi lidhje me ju. Por nuk ėshtė kjo ēėshtja mė e rėndėsishme, megjithėse ju me dashje, tentoni ta fokusoni debatin kėtu. Meqė paske pasur ndėrmend tė flisje pėr ato postera, atėherė mos u merr mė ata qė i kanė vėnė, as me ata qė nuk i kanė vėnė. Pėrgjigju pėr ato qė shkruheshin aty.

Ke ndonjė gjė pėr tė thėnė lidhur me akuzat qė tė bėnim nė atė poster? Janė akuza qė ti bėn sot, me zė apo pa zė, e gjithė Shqipėria. Ne tė kėrkonim nė poster llogari pėr bėmat, me tė cilat ke nxirė e pėrgjakur Shqipėrinė vitet e fundit. Ti nuk reagon pėr to, siē nuk reagoni sot as pėr minatorėt, as pėr varfėrinė, e as pėr kasaphanėn e krimeve tė pėrditshme,

Ėshtė fyerje pėr popullin tėnd tė reagosh vetėm pėr luftėn tėnde politike zoti kryeministėr dhe tė heshtėsh pėr hallet e popullit qė pretendon se tė ka votuar. Por duket se pėrgjigja qėndron te fakti se populli nuk tė ka votuar. Ia keni zhvatur votėn, pėrderisa silleni kėshtu me tė.

Nuk na nxore ti nga qelitė. Ishte organi i akuzės qė nuk gjeti arsye pėr tė na arrestuar. Dhe meqė thua se njeh ligjet dhe tund shpesh gishtin duke thėnė “ligji dhe vetėm ligji”, a nuk tė bėn pėrshtypje se qėndrimi pėr mė shumė se 30 orė nė paraburgim pa pasur arsye pėr tė shkuar nė gjykatė tregon se “diēka” nuk ka funksionuar siē duhet nė organin e policisė, pra qė ishin nė kundravajtje ligjore?

Mos i hidhni mė hi syve popullit dhe mos nxito tė marrėsh atė qė nuk tė takon. Mos i jep as merita ndokujt tjetėr pėr kėtė akt, sepse atė e bėri “Kuvendi Civil” nė emėr tė qytetarėve tė prekur nga keqpėrdorimi dhe keqfunksionimi i ligjeve dhe i institucioneve tė vendosura nėn tutelė.

Ti e kupton ashtu sikurse ne dhe gjithė populli shqiptar, se nė postera nuk bėhej fjalė pėr vdekje reale, por pėr braktisjen qė i ke bėrė Shqipėrisė. Sepse ti nuk flet mė prej kohėsh me Shqipėrinė, por vetėm me veten tėnde. Ti dhe tė tjerėt e kėtyre 20 viteve tė fundit na e keni kthyer kėtė vend nė njė gropė tė mbushur me gjarpėrinj. Duke na mirėdėgjuar, shpresojmė dhe qė tė na drejtkuptoni.

Ju faleminderit

Kuvendi Civil








  Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 50 51 52 53 54 55 56 57 58 [59] 60 61 62 63 64 65 66 67 68 » ... E fundit »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.