Forumi Horizont Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98]
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17956)


Postuar nga Vizioner datė 05 Janar 2013 - 17:30:

Standardet e kryeministrit pėr Familjen dhe opozitėn

4 Janar, 2013



Nga Mero Baze

Nė fund tė vitit 2007, pėr herė tė parė Partia Demokratike nė pushtet hapi debatin rreth standardeve qė do tė vendoste nė jetėn publike pėr ata qė akuzoheshin pėr korrupsion. Njė vėlla i ish- Ministrit tė Drejtėsisė, Ilir Rusmali, kish biseduar diku pėr tė hyrė nė garė nė njė tender, qė nuk u bė kurrė, dhe kish kėrkuar t’i jepej shansi nėse ishin nė kushte tė barabarta me dikė tjetėr. Biseda, qė ngjante mė shumė e kėrkuar pėr tė prodhuar njė “dosje” ndaj njeriut qė kish refuzuar t’i firmoste pėr projektin e Gėrdecit, iu pėrdor atij publikisht dhe ai dha dorėheqje duke kėrkuar tė hetohet. Berisha e shpalli kėtė si standardin mė tė lartė tė luftės kundėr korrupsionit nė PD. Nė tė vėrtetė dukej si njė standard i lartė, por siē u pa mė vonė, ishte njė pisllėk i lartė. Sali Berisha nuk e hetoi kurrė “skandalin” dhe nuk e ktheu mė kurrė nė qeveri ministrin.

Pas atij “standardi”, plasi Gėrdeci. I biri i kryeministrit, i cili shante korridoreve tė partisė ministrat qė nuk i firmosin projektin, ishte i pėrfshirė kokė e kėmbė jo vetėm nė fabrikėn vdekjeprurėse, por dhe nė biznesin e armėve kineze qė po shiteshin nė Afganistan, siē e provoi dhe New York Times.
Standardi Rusmali nė kėtė rast kėrkonte qė kryeministri jo vetėm tė ikte nga detyra, por tė shkonte nė burg.
Ai nė tė vėrtetė e harroi standardin qė e vendosi jo pėr transparencė, por pėr tė shpėtuar nga ata qė e kishin marrė seriozisht luftėn e tij kundėr korrupsionit. Edhe pse nė Gėrdec mbeti i vrarė baxhanaku i kryeministrit, edhe pse i biri i tij ka gjurmė konkrete qė provojnė autorėsinė e tij, njeriu qė duhet tė paguante, kryeministri i vendit, nuk i hyri njė gjemb nė kėmbė. Ai shkatėrroi procesin gjyqėsor dhe u shpalli luftė gjithė institucioneve qė kėrkuan ta hetojnė atė. Pėr shkak tė kėtij skandali, ai hyri nė luftė me presidentin, kryeprokuroren, KLD dhe figura politike nė PD.

Mė pas shpėrthyen njė sėrė skandalesh. E bija e tij doli se lobonte kontrata koncesionesh dhe kėrkonte tre pėrqind tė investimit vetėm pėr firmėn e babait tė saj kryeministėr. Sali Berisha e quajti kėtė gjest publikisht normal dhe nuk denjoi as ta pranonte si vjedhje dhe kapje tė shtetit.

Njė dosje e kopsitur e prokurorisė sė Tiranės, qė akuzonte Ministrin e Transportit pėr njė dėm ekonomik prej 220 milion euro, sėrish kaloi pa u gjykuar dhe i akuzuari pėr superhajdut ėshtė sot kryetar i bashkisė sė Tiranės, po ashtu duke vjedhur vota.

Mė pas njė video me zė dhe figurė ku zėvendėskryeministri Ilir Meta fliste pėr miliona dollarė, u shfaq publikisht dhe Sali Berisha nuk u cenua nga standardi anti-korrupsion. Ai vazhdoi tė hedhė poshtė ekspertiza angleze e amerikane pėr tė vendosur me gjyqtarėt dhe ekspertėt e tij. Doli mė nė fund qė kjo video nuk ekziston.

Njė institucion nga mė prestigjiozėt nė botė deklaron se nga Shqipėria kanė dalė jashtė nė rrugė ilegale 1.3 miliard euro qyshkurse Berisha ka ardhur nė pushtet dhe shifra kulmon me grafikun e skandaleve financiare tė Berishės, dhe Berisha sėrish nuk reagon. Pas tetė vitesh nė pushtet, me njė histori tė zezė vjedhjesh dhe abuzimesh, me njė superpushtet politik tė Familjes dhe metastaza tė saj nė gjithė ekonominė kombėtare, me njė pushtet gjyqėsor qė ėshtė kthyer nė gardian tė Familjes sė tij, ai sot ėshtė mė larg se kurrė pėrpjekjes sė tij tinėzare pėr tė hequr qafe njė ministėr nė emėr tė vendosjes sė standardeve kundėr korrupsionit. Me atė standard sot jo vetėm gjithė qeveria, por shumica e administratės publike duhet tė ishte nė burg.

Kryeministri pėr fat u kujtua sot pėr njė standard anti-korrupsion. Kosta Barjaba me gruan dhe vajzėn e tij janė ndaluar nga policia lokale nė Kaliforni dhe akuzohen pėr vjedhje tė 286 dollarėve mall. Ngjarja ėshtė e shėmtuar dhe tragjike njėkohėsisht, sidomos pėr vetė viktimat, tė cilėt dhe do ta pėrjetojnė rėndė pėr arsyen se kanė qenė tė angazhuar politikisht nė nivele partiake tė opozitės. Po tė ishin qytetarė tė thjeshtė, ndoshta as do ta kishim botuar si lajm.

Por kryeministri u bė i gjallė. U bė i gjallė dhe i kėrkoi opozitės llogari pėr dikė qė ėshtė kontributor vullnetar i saj. Opozita para tij e kishte marrė njė vendim, por Sali Berisha nuk pati turp dhe foli. Foli si babai i Shkėlzenit, qė ka vrarė pėr tė vjedhur, si babai i Argitės, qė ka gjobitur nė emėr tė tij, si burrė i Lirisė, qė pėrdhunon publikisht biznesin tė paguajė pėr tė, foli si kryeministėr i Ilir Metės Fatmir Mediut, Lulėzim Bashės, Ridvan Bodes, Genc Rulit e Arben Imamit, qė u ka shkuar fatura e vjedhjeve dhe shpėrdorimeve sa gjithė kėto 20 vite pluralizėm sė bashku. Foli dhe nuk pati turp. Foli sipas parimit se hajdutėt e xhepit janė tė rrezikshėm, kurse hajdutėt e miliardave janė qeveritarė. Vetėm njė njeri qė ndjehet i pushtuar nga vjedhja dhe hajdutllėku familjar, njė njeri i dorėzuar para mungesė sė moralit pėr tė qenė njė familje dinjitoze, mund tė ndjehet i ēliruar qė gjeti dhe njė familje “opozitare” qė ka vjedhur 286 dollarė pėr ta barazuar me veten.

Nuk tė shpėtojnė dot Barjabajt Sali Berisha! Nėse ti do tė ishe turpėruar, sa ē’janė turpėruar dhe terrorizuar ata pėr 286 dollarė, sot do ishe nė varr i vdekur nga turpi. Ti do tė vdesėsh me turp, por pa u turpėruar pėr sė gjalli. Si gjithė njerėzit e pacipė!


  Gjithsej 98 faqe: « E parė ... « 89 90 91 92 93 94 95 96 97 [98]
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.