Forumi Horizont Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17956)


Postuar nga Vizioner datė 05 Shtator 2010 - 18:36:

Shenjat e "lindjes" te nje Diktatori

Emri i Sali Berishes ėshtė shkruar me germa kapitale me te medha se emrin i Nene Terezes.
Kjo Banderole e stermadhe ka zene prej ditesh tere Fasaden ballore te Muzeut Kombetar ne Tirane. Mbi ose ne te, jane shkruar keto fjale: "Nen kujdesin e veēante te kryeministrit Sali Berisha. Viti 2010, kushtuar Nene Terezes...". Ku bie ME SHUME ne Sy emri i Diktatorit se sa qellimi ne vetvete i kesaj Banderole!
Pra, emri i Shtetarit qe ka marre persiper kujdestarine "!!!" e vitit te shenjtores eshte bere me i madh se emri i Shenjtores!



Cili eshte ky Shtetar qe flet-vepron-organizon ne emer te tij?! Me cfare llogjike Morale-Ligjore-Shteterore vetvleresohet nje Individ per nje ceshteje Kombetare e organizuar nga strukturave Shteterore te cilat skane asnje lidhje me Individin???!!!

Ka bindjen ky Kryeminister, Sali Berisha, se ja kalon ne Fame, merita e Lavdi Nene Terezes?!

Nuk e ka bere berisha, do thote dikush por, servilet e tije! Mbase, por ai e ka pare kete Banderole ne mes te Tiranes me super permasa dhe ka hesht, perderiasa qendroji aty 24 ore dhe qendron akoma!
Keto gjera ndodhin vetem ne sistemet Diktatoriale Komuniste-Fashiste ku UNI ishte mbi gjithcka!!!

Une e gjykoj kete si nje sėmundje e vjeter e politikes dhe politikaneve shqiptare te metodes autoritariste, qe kujtojne se pushteti sundon historine.
Banderola e muzeut eshte nje pllakat i kesaj te shkuare ne mes tė Tiranes.

Kulti i Diktatorit nuk ngrihet per nje dite, por me gjera te vogla, kaq vulgare, saqe fillon ti injorosh duke harruar se ato ngrene kultin. Ato tregojne hapat e para ( megjithse ne Shqiperi keto hapa dhe fenomene tregues exsitoje me kohe nga Sali Berisha) te nje Diktature = Shteti Diktatorial.

Une me kete kendveshtrim dhe llogjike e shoh. Ju, keni kendveshtrimin tuaj.


Postuar nga lost_soul datė 05 Shtator 2010 - 19:02:

Po lufton me mullinjte e eres me duket. Diktatoret e fillojne karrieren e diktatures kur jane 30 vjec dhe jo 70, keshtu qe mos u tremb shume, se s'ka fuqi sala te behet diktator.


Postuar nga AngelDevil datė 05 Shtator 2010 - 19:04:

Epo kryeminister biri i botes o Vizio si mos e shkruaj emrin me germa te medhaja ....

Aman c'diktator leshi ai ja sa ta mbylli dhe ket mandat ene ne pension rehat rehat me leket qe ka vjedh.


Postuar nga Fajtori datė 05 Shtator 2010 - 21:38:

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
Po lufton me mullinjte e eres me duket. Diktatoret e fillojne karrieren e diktatures kur jane 30 vjec dhe jo 70, keshtu qe mos u tremb shume, se s'ka fuqi sala te behet diktator.


Pse kur e ka filluar karrieren politike Berisha, 70 vjeē?


Ndryshimi mes nje vendi demokratik dhe nje vendi filodiktatorial eshte ndryshimi i personazheve. Ne SHBA presidenti rri max 8 vjet, ne Rusi Putin ka 15 vjet. Ne Shqiperi Berisha ka 20 vjet pa frike ne krye te nje partie-klan duke luftuar ai me mullinjte e eres. Ne fushaten elektorale 2005 cfare nuk tha per Nanon dhe socialistet, pastaj beri pakte dhe askush nuk perfundoi ne burg. A nuk eshte te luftosh me mullinjte e eres kjo?

Ndersa per festimet e Nene Terezes e komentuan te gjithe paturpesine e nje kryeministri per ti bashkangjitur emrin e vet nje bamirese me fame boterore. Kjo nuk eshte politike demokracie, nuk prodhon kulture. Prodhon kultin e individit. Nene Tereza i duhet qe te rritet ai kult, edhe pse Nene Terereza ishte kokeulur me gjithe boten.


Postuar nga lost_soul datė 05 Shtator 2010 - 22:23:

E re se po ngaterron kekun me byrekun edhe ti. S'po thote njeri qe Berisha eshte demokrati me i madh ne bote.

Berisha e ka filluar karrieren politike (une fola per karrieren e diktatures) qysh 20 vjec, ne kohen e xhaxhit, po kjo s'ka lidhje me verejtjen qe beri hapesi i temes. Tek ky veprim, duket qarte qe Berisha kerkon me paturpesi te perfitoje kapital politik, ose po kerkon te permiresoje sadopak emrin e tij qe te kete cfare te shkruaje tek ndonje liber kujtimesh. Ai eshte ne fund te jetes politike dhe c'pati per ta bere e beri keto 20 vjet. Nuk do kujtohet tani 70 vjec te mendoje per lindje diktaturash shenjat e te cilave nuk u shpetojne syshqiponjave te forumit horizont.


Postuar nga Fajtori datė 05 Shtator 2010 - 22:31:

Pa debatuar me gjate, edhe nje opera qe pashe para dy vjetesh (Aida) ishte "nen kujdesin e veēante te Sali Berishes".

Imagjino sa vend i perparuar jemi. Po nuk vuri dore pushtetari nuk ecin dot gjerat. Ka nevoje per doren e tyre direkte, apo te grave te tyre (Liri Berishes apo Xhoi Nanos) qe te behen bamiresite.


Postuar nga AngelDevil datė 05 Shtator 2010 - 22:42:

Ca ka per tu cuditur ketu kjo eshte bota ku jetojme, ne cdo vend te botes grate e presidenteve apo kryeministrave perfshihen ne aktivitete te tilla.... cdo gje eshte marketing fushate publicitare .... eshte tjeter gje qe eshte gomarllik ose semundje e delirit te madhestise qe e karakterizon Berishen te shkruaje emrin e vet ne cdo event .... shume mire trapi mund te shkruante nen kujdesin e kryeministrit e kaq dilte i nderum e i respektum


Postuar nga Vizioner datė 06 Shtator 2010 - 08:40:

Citim:
Po citoj ato qė tha lost_soul
E re se po ngaterron kekun me byrekun edhe ti. S'po thote njeri qe Berisha eshte demokrati me i madh ne bote.

Berisha e ka filluar karrieren politike (une fola per karrieren e diktatures) qysh 20 vjec, ne kohen e xhaxhit, po kjo s'ka lidhje me verejtjen qe beri hapesi i temes. Tek ky veprim, duket qarte qe Berisha kerkon me paturpesi te perfitoje kapital politik, ose po kerkon te permiresoje sadopak emrin e tij qe te kete cfare te shkruaje tek ndonje liber kujtimesh. Ai eshte ne fund te jetes politike dhe c'pati per ta bere e beri keto 20 vjet. Nuk do kujtohet tani 70 vjec te mendoje per lindje diktaturash shenjat e te cilave nuk u shpetojne syshqiponjave te forumit horizont.



Njeriu nuk lind Diktator qysh ne momentin e pare qe vjen ne jete, diten qe lind, por ai formohet ideologjikisht me kohen.

Edhe Hitleri, po te lexosh mbi jeten e tij ose te shohesh Dokumentare, nuk lindi Diktator por u formua gjate jetes. Shembull: Ne kohen kur ai nuk fitoji te drejten per te filluar Studimet ne fushen e Piktures, pati nje demoralizim te theksuar. Ne ate kohe, ai, pa asnje te ardhur financiare, perfundoji ne lypes neper Viene.....po po ne lypes rrugesh. Po ne ato momente, nje shok-mik i njohur i tij qe ishte CIFUT e merr - strehon ne dhomen e tij. Duke qene shok me kete Cifutin, ai hyri ne shoqerine dhe merrte pjese ne aktivitetet qe organizonin keto!
Me pas, e dime te gjithe nga Historia se si veproi ai me Cifutet!!!

Dhe, nje individ, ka force te madhe te ndryshoje, per mire apo per keq, sistemet!
Rastet nuk jane pak ne Historine Boterore, duke marre si shembull vitet e fundit, fillimin e viteve 1900, filluar qysh nga Diktatori-Vrasesi ne mase te 8 Milion Rusve ( e thote Historia) te Leninit= kamufluar ne te ashtuquajturin "Revolucion te Sindikatave" e me pas te Musolinit, Hitlerit, Stalinit, Mao Ce Dunit dhe shume te tille qe jane akoma ne vitet qe jetojme ne shtete te ndryshme!
Edhe keto Diktatore, si pa kuptuar e filluan karrieren e tyre. masa e Popullit nuk e ndjeu qysh ne fillim se cfare e priste nga keto individe. Por ja qe, keto arriten te bejne e te ndryshojne rrjedhat e Historise sipas tekave te tyre.

A ka Sali Berisha, mundesine, kapacitetin ideologjik te siperpermendurve? JO. Ai nuk mund te influencoje ne Bote, POR, atij i mjafton thjeshte Shqiperia. Dhe shenjat jane qe ai, deri ne mja mase te madhe procentuale, ia ka arrit qellimit me Shqiperine-Popullin Shqiptar!

Jane me dhjetra veprimet dhe ngjarjet ne keto 20 vjetet e fundit, te bera nga Sali Berisha qe tregojne Frymen Diktatoriale te tij.

Kush e nevlefteson, eshte i gabuar.


Postuar nga Eria datė 06 Shtator 2010 - 08:48:

Meqe ra fjala dje pata nje debat...eshte shtruar nje rruge ne Fier,qe lidh tre fshatra...dhe rruga ka tre dalje...Kryeministri e inaguroi rrugen ne njeren nga daljet dhe do vije ta inaguroje dhe ne dy daljet e tjera...me demek ka bere 3 rruge...kur ne fakt eshte vetem nje...por varet nga cila ane futesh ne te ....Nejse,,,,


Postuar nga Vizioner datė 06 Shtator 2010 - 20:46:

-Conquest of paradise-






Postuar nga Vizioner datė 10 Shtator 2010 - 08:51:

Berisha: Pa mbretėrinė e Zogut, Pavarėsia do ishte thjesht njė akt iluziv

Me rastin e 100 vjetorit te Pavaresise, kryeministri Sali Berisha ka kerkuar njeherazi edhe ridimensionimin e figures se Ahmet Zogut.
Ne fjalen e tij gjate mbledhjes se qeverise, Berisha ka vleresuar lart rolin e Ismail Qemalit ne pavaresine e vendit, por ka shtuar se pa Mbreterine e Zogut ajo do te ishte thjesht nje iluzion.



"Nė kėtė kontekst, ridimensionimi i figurės dhe personalitetit tė mbretit Zog ėshtė njė kusht moral i madh pėr tė vendosur tė vėrtetėn historike nė piedestalin qė meriton. E vėrteta historike ėshtė se ai erdhi nė pushtet me zgjedhje. Ai erdhi me zgjedhje pėr tė shpėtuar vendin e tij, por Ballkani i mbretėrive nuk mund tė toleronte regjime demokratike tė zgjedhura. Ndaj e minuan nga tė gjitha anėt, pėr t'u rikthyer pastaj dhe vendosur mbretėrinė nė kėtė vend. Theksova kėtė moment se pa mbretėrinė mbase pavarėsia do tė kishte qenė njė akt iluziv, i paqėndrueshėm"- tha Berisha.


Postuar nga Vizioner datė 10 Shtator 2010 - 08:56:

Nderimi i Zogut, historianėt kundėr Berishės

Historianet Pėllumb Xhufi, Sabri Godo dhe Paskal Milo reagojne pas deklarates se kreut te qeverise Sali Berisha per ridimensionin e figures se Zogut, po te cilen Pavaresia e Shqiperise do te ishte thjesht nje akt iluziv.



Xhufi: Jo vetėm Berisha, edhe Zogu e kishte nje Bollano mik

Zoti Xhufi, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, deklaroi gjatė punimeve tė mbledhjes sė qeverisė "ishte mbreti Zogu I, mbreti i parė i shqiptarėve, ai qė bėri qė pavarėsia tė realizojė qėllimin e saj, shtetin e ri tė pavarur tė Shqipėrisė. Theksova kėtė moment se pa mbretėrinė, mbase, pavarėsia do tė kishte qenė njė akt iluziv, i paqėndrueshėm". Nė kėtė mėnyrė, ai kėrkoi ridimensionimin e figurės sė Zogut I. Si e vlerėsoni ju kėtė deklaratė?

Nga kėto deklarata tė kryeministrit, unė kuptoj se ai ka hyrė nė njė fazė tė re tė pasionit tė tij politik, qė ėshtė ajo e monarkisė. Nė fakt, nėse ėshtė e vėrtetė qė periudha e viteve 1924-1939 ėshtė periudhė e konsolidimit tė shtetit shqiptar, ku ka rol tė padiskutueshėm edhe Ahmet Zogu, kjo nuk do tė thotė qė po tė mos ishte shpallur mbret, pavarėsia dhe konsolidimi i shtetit shqiptar do tė kishin qenė tė pamundur.

Edhe si President, Zogu kishte sigurisht sjellje prej monarku, sundimi i tij karakterizohej nga autoritarizmi, shpėrfillja e institucioneve, goditja e kundėrshtarėve politikė. Duke u bėrė mbret, nė vitin 1928, Zogu, pikė sė pari, kėnaqi ambiciet e tij personale, krijoi kushte pėr tė qenė sundimtari i pėrjetshėm i vendit, mundėsoi krijimin e pasurive e tė pėrfitimeve pėrrallore pėr veten dhe familjen e tij.

Sa pėr imazhin dhe autoritetin e tij brenda dhe jashtė vendit, titulli mbret nuk i dha atij ndonjė kredit mė shumė. Njė pjesė e shqiptarėve vazhduan ta urrejnė atė edhe pasi u bė mbret, madje tentuan edhe t'i marrin jetėn me atentate brenda e jashtė Shqipėrisė.

Sa pėr tė huajt, kėta nuk ėshtė se e pritėn si "lajmin e ditės" shpalljen e Ahmet Zogut si mbret tė Shqipėrisė. Siē dihet, Qemal Ataturku u neverit nga njė akt i tillė, ndėrsa nė kancelaritė perėndimore shumėkush e quante Zogun "mbret operetash". Kjo pėr sa i pėrket aspektit formal tė ēėshtjes. Sa i pėrket pėrmbajtjes sė qeverisjes nė vitet 1924-1939, padyshim nė ato vite u ngjiz vėrtet ideja e shtetit shqiptar, u krijuan njė sėrė tė mirash kombėtare pėr t'u pasur zili edhe sot e gjithė ditėn, si pėr shembull, njė administratė profesionale, e motivuar dhe e pėrkushtuar ndaj shtetit e ndaj interesave tė tij. U hodhėn bazat e shkollės e tė arsimit kombėtar, u krijua njė sistem juridik modern, pavarėsisht se ligji nuk zbatohej gjithnjė e pėr tė gjithė, u bėnė pėrpjekje pėr tė kapėrcyer ndarjet krahinore, pavarėsisht se Zogu vinte nga njė traditė politike partikulariste. Duke thėnė kėto, nuk duhet harruar qė bartėsit e vėrtetė tė gjithė kėtyre reformave, qė e ngjizėn shtetin shqiptar si tė tillė, ishin ata mijėra intelektualė shqiptarė, atdhetarė tė sprovuar nė betejat pėr liri e pavarėsi, tė cilėt formuan shtyllėn kurrizore tė institucioneve tė shtetit shqiptar.

Do tė ishte gabim qė tė mendohej se ata pėrfaqėsonin njė arsenal njerėzor tė Ahmet Zogut. Madje, shumė prej tyre u konfliktuan ashpėr me mbretin pėr probleme madhore tė drejtėsisė, tė integritetit e tė interesave kombėtare. Po mjaftohem tė kujtoj vetėm njėrin prej tyre, Mit'hat Frashėrin, i cili qė nė vitin 1925 i lėshoi Zogut aktin e dorėheqjes si Ministėr fuqiplotė nė Athinė, porsa qė kryeministri i ardhur me anėn e bajonetave jugosllave, i fali si shpėrblim Jugosllavisė, Shėn Naumin.


Nė vijim tė deklaratės sė tij, kreu i qeverisė u shpreh se e vėrteta historike ėshtė se ai erdhi nė pushtet me zgjedhje, erdhi me zgjedhje pėr tė shpėtuar vendin e tij, por Ballkani i mbretėrive nuk mund tė toleronte regjime demokratike tė zgjedhura. Cila ėshtė e vėrteta e ardhjes nė pushtet tė mbretit Zog I?

Mė vjen tė them qė Zogu kishte me zgjedhjet e lira e demokratike tė njėjtin raport qė ka me to edhe z. Berisha. Por, ndėrkohė, ka kaluar njė shekull...

Jo, Zogu asnjėherė nuk ka ardhur me zgjedhje tė lira nė pushtet.

Nė dhjetor tė vitit 1922, ai solli nė pushtet njė qeveri kukull tė Xhafer Ypit, pasi kishte rrėzuar me forcėn e armėve qeverinė e Hasan Prishtinės, tė mbėshtetur nga njė radhė e tėrė patriotėsh, si Aqif pashė Elbasani, Bajram Curri, Monsinjor Bumēi etj. Nė dhjetor 1924, erdhi nė pushtet me mbėshtetjen e jugosllavėve e tė grekėve, tė cilėt i shpėrbleu duke cenuar sovranitetin e integritetin territorial tė vendit. Fola mė lart pėr ēėshtjen e Shėn Naumit, por mund tė shtoj edhe lėshimet qė Zogu i bėri Athinės pėr ēėshtjen e Himarės. Jo vetėm z. Berisha ka sot njė mik nė Himarė, qė quhet Bollano, edhe Zogu e kishte njė tė tillė, qė quhej gjithashtu Bollano! Por duhet pranuar, qė nė njė moment tė caktuar, pasi u ēlirua nga obligimet ndaj Beogradit e Athinės pėr ndihmėn qė i dhanė pėr tė ardhur nė pushtet, Zogu diti t'i largohej politikės sė lėshimeve tė paprincipta ndaj fqinjėve. Me sa duket, kishte rezistuar e nuk kishte hapur biznese tė pėrbashkėta me ta.


Gjithashtu, kryeministri deklaroi se mbretėria shqiptare ishte njė mbretėri qė, pavarėsisht nga problematika e oborreve, tė cilat kanė qenė tė pėrjetshme, konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar. A mendoni ju se ishte mbretėria ajo qė konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar?

E thashė pak mė parė, shpallja e mbretėrisė nuk ishte njė deus ex machina, nuk ishte lėvizja gjeniale qė solli konsolidimin e shtetit shqiptar. Zogu do tė kishte bėrė tė njėjtat gjėra edhe si President. Nė kohėn e vet, askush nuk e mori seriozisht kėtė kalim tė Shqipėrisė nga Republika nė monarki. Konsolidimi i shtetit shqiptar ishte njė frymė e epokės, ishte njė thirrje qė vinte nga betejat e Rilindjes Kombėtare, tė Lidhjes sė Prizrenit e tė luftėrave pėr pavarėsi.

Zogu, edhe pse nuk ishte njė rilindės, edhe pse nuk ishte njė atdhetar demokrat, siē ishin shumica e kundėrshtarėve tė tij politikė, mori diēka nga mesazhi i historisė sė popullit shqiptar. Nė fund tė fundit, braktisi njė pjesė tė mirė tė sė shkuarės sė tij si feudal turkoshak e si bajraktar krahine, dhe zgjodhi ta bėjė Shqipėrinė pikėrisht me ata njerėz qė koha i kishte vėnė nė krye tė betejave historike.

Sigurisht, Zogu nuk arriti tė bėhej njė sovran i ndriēuar, ai mbeti pre e kulturės dhe e veseve tė klasės sė vet. Nė fund tė fundit, njerėz injorantė, tė dhunshėm, intrigantė e tė korruptuar deri nė palcė, si Lalė Krosi, pėrbėnin entourage-in e tij tė besuar.


Postuar nga Vizioner datė 10 Shtator 2010 - 08:59:

Milo: Berisha po ecėn nė gjurmėt e Enverit


-Zoti Milo, kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, deklaroi gjatė punimeve tė mbledhjes sė qeverisė se "ishte mbreti Zogu I, mbreti i parė i shqiptarėve, ai qė bėri qė pavarėsia tė realizojė qėllimin e saj, shtetin e ri tė pavarur tė Shqipėrisė. Theksova kėtė moment se pa mbretėrinė, mbase, pavarėsia do tė kishte qenė njė akt iluziv, i paqėndrueshėm". Nė kėtė mėnyrė, ai kėrkoi ridimensionimin e figurės sė Zogut I. Si e vlerėsoni ju kėtė deklaratė?

Jam njohur me deklaratėn e zotit Berisha. Ia kam thėnė nė sy mendimin tim Berishės sot (dje) tek komuniteti mysliman. Berisha duhet tė heqė dorė nga zakoni i vjetėr i tij qė t'iu diktojė edhe shqiptarėve dhe, sidomos, historianėve se si duhet ta interpretojnė dhe ta shkruajnė historinė.Ėshtė njė sjellje qė nuk ka tė krahasuar me asnjė vend tė botės, ku kryeministri arrin deri aty sa tė merret edhe me orientime se si duhet shkruar historia. Ky ėshtė njė model i vjetėr i tipit komunist dhe nė rastin konkret tė Enver Hoxhės, kur diktonte se si duhej shkruar dhe interpretuar historia. Berisha ecėn nė gjurmėt e tij. Nėse do tė flasim pėr figurėn e Ahmet Zogut, i fundit qė duhet tė flasė ėshtė Sali Berisha. Pėrpara tij duhet tė flasin historianėt, ata qė janė specialistė tė fushės dhe qė e kanė studiuar figurėn e tij, dhe kohėn e tij mbi bazėn e dokumenteve.

Nga kjo pikėpamje, ato ēfarė ka deklaruar zoti Berisha janė antihistorike dhe jorealiste, sepse figura e Ahmet Zogut ėshtė komplekse, ėshtė kontradiktore, si mjaft figura tė tjera tė historisė shqiptare dhe se nuk ka vend pėr ridimensionim tė tij mė tepėr se ēfarė ėshtė bėrė. Madje, nė ndonjė drejtim ėshtė bėrė edhe mė shumė se ēfarė i takon. Ahmet Zogu si figurė historike ka merita tashmė tė vlerėsuara, qoftė pėr restaurimin e integritetit territorial tė Shqipėrisė nė vitet 1920-1921, ashtu siē ka merita se kontribuoi nė konsolidimin e mėtejshėm tė shtetit shqiptar brenda atyre kornizave politike qė ekzistonin nė Shqipėri nė vitet 1926-1939. Por, nuk duhet tė harrojmė qė Ahmet Zogu ėshtė shfaqur si njė politikan dhe si njė shtetar intrigant, thellėsisht konservator, me tendenca tė hapura diktatoriale qė ka vrarė kundėrshtarėt e tij politik dhe qė i ka luftuar ata nė mėnyrė tė vazhdueshme, gjė qė ėshtė e dokumentuar shumė saktė nė histori. Ai ėshtė pėrgjegjėsi pėr vrasjen e patriotėve tė shquar dhe njohur nga i gjithė kombi shqiptar si, Bajram Curri, Avni Rustemi, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi dhe shumė tė tjerė. Po kėshtu, Ahmet Zogu ėshtė e dokumentuar jo vetėm nga arkivat shqiptare, por edhe tė huaja, ėshtė autori i marrėveshjes me Pashiqin, ish-kryeministrin e Serbisė nė vitin 1924, ku pėr hir tė ardhjes nė pushtet fali territore tė Shqipėrisė dhe bėnė koncesione tė tjera jashtėzakonisht tė dėmshme pėr Shqipėrinė, duke ecur nė gjurmėt e dajės sė tij, Esat Pashė Toptanit. Po kėshtu, arriti t'i japė Jugosllavisė Shėn Naumin dhe Vermoshin. Pėr mė tepėr, ndoqi njė politikė tė atillė qė e gjunjėzoi Shqipėrinė dhe e ktheu nė njė protektorat italian qė u kurorėzua pastaj me pushtimin fashist tė Shqipėrisė nė 7 prill tė vitit 1939, dhe ku mbreti nuk bėri as minimumin e pėrpjekjeve pėr t'u rezistuar, por u larguar fshehurazi nė njė kohė kur populli shqiptar kishte nevojė pėr udhėheqje pėr tė rezistuar, ashtu siē bėnė mbretėr tė tjerė ballkanas nė kėtė kohė.

Pra, pa dashur tė mohoj vlerat e Ahmet Zogut si shtetar dhe si shqiptar nė momente tė vėshtira tė tij, nuk mund tė pranoj dhe ėshtė absolutisht kundėr produktive sjellja e kryeministrit shqiptar pėr tė diktuar vlerėsimet pėr figurat historike, ėshtė jashtė logjike normale historike, por mbi tė gjitha ėshtė absurditet tė mendosh qė kryeministri shqiptar merret me interpretimin e historisė sikur nuk ka punė tjetėr pėr tė bėrė dhe sikur punėt e Shqipėrisė janė tė gjitha nė rregull, dhe ai i ka mbetur qė tė rregullojė historinė dhe historiografinė.

-Nė vijim tė deklaratės sė tij, kreu i qeverisė u shpreh se e vėrteta historike ėshtė se ai erdhi nė pushtet me zgjedhje, erdhi me zgjedhje pėr tė shpėtuar vendin e tij, por Ballkani i mbretėrive nuk mund tė toleronte regjime demokratike tė zgjedhura. Cila ėshtė e vėrteta e ardhjes nė pushtet tė mbretit Zog I?

Ėshtė njė tjetėr absurditet, sepse dua t'i tregoj zotit Berisha qė Zogu pėr herė tė parė ka ardhur me zgjedhje tė manipuluara nė dhjetor tė vitit 1923 dhe ishin pikėrisht kėto zgjedhje qė krijuan njė situatė tė nderė politike qė e detyruan pastaj Zogun tė largohet dhe tė zėvendėsohet nga vjehrri i tij i parė, Shefqet Verlaci. Pra, se ēfarė zgjedhjesh demokratike dhe nėpėrmjet tė cilave Zogu erdhi nė pushtet u ngjajnė zgjedhjeve tė vitit 1996 nė Shqipėri.
Prandaj, zoti Berisha tė mos na flasė pėr kėtė lloj standard zgjedhjesh, sepse ne e njohim shumė mirė.
E dyta, ai bėn njė gabim shumė naiv kur mendon tė krahasojė Shqipėrinė e viteve '20 me mbretėritė e tjera tė Ballkanit, tė cilat ishin shumė herė mė tė zhvilluara, mė tė konsoliduara dhe me tė vėrtetė ishin regjime mbretėrore, por ishin mbretėri tė konsoliduara dhjetėravjeēare, dhe nuk u bėnė mbretėri dhe as u vetėshpallėn, siē e bėri Ahmet Zogu nė vitin 1928. Mund tė them pa mėdyshje se nė dhjetor apo nė janar tė vitit 1924-ės, pėrveēse nė Bullgari, ku ishte diktatura qė rrėzoi qeverinė e partisė agrare bullgare, nė vendet e tjera kishte qeveri qė ishin mjaftueshmėrisht demokratike, siē ishte nė Rumani, siē ishte edhe nė Serbi, apo siē ishte edhe nė Greqi. Pėr tė mos thėnė pastaj pėr vendet e tjera evropiane. Modeli i qeverisjes sė Ahmet Zogut u bė i papranueshėm nga bota ballkanike, aq mė tepėr nga njė vend mik siē ishte Turqia, Mustafa Qemal Ataturku, udhėheqėsi historik i Turqisė moderne, ishte nė konflikt tė hapur nė shumicėn e kohės me Ahmet Zogun se nuk pranonte sjelljen e tij politike, pėr tė mos folur pastaj pėr qėndrimet qė mbajtėn vendet e tjera. Pra, me pak fjalė, duhet ta njohėsh historinė pėr tė folur pėr tė. Zoti Berisha flet duke u nisur nga koniunkturat politike sot nė Shqipėri dhe pėr fat tė keq kėrkon tė pėrcaktojė njė lloj protokolli historik pėr tė vėnė radhėn se kush ėshtė lideri i parė dhe i dytė qė ka bėrė epokė. Me sa duket, po pėrgatitet pėr tė hyrė nė histori, sepse po e shikon qė po vjen gradualisht fundi i tij nė jetėn politike shqiptare dhe po pėrgatit terrenin qė tė vetėcaktohet nė hierarkinė historike tė autoriteteve politike shqiptare.

Nga ēfarė dėgjova, nė vend si tė ridimensionojė Ahmet Zogun, tė mendojė qė tė nderojė, sepse e meriton mė shumė se kushdo tjetėr, Ismail Qemalin, themeluesin e shtetit tė pavarur shqiptar, qė me rastin e 100-vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė t'i bėjė njė monument nė qendėr tė Tiranės, sepse e meriton dhe jo tė merret me njerėz, tė cilėt kanė njė karakter kontradiktor dhe tė dyshimtė nė historinė shqiptare.

-Gjithashtu, kryeministri deklaroi se mbretėria shqiptare ishte njė mbretėri qė, pavarėsisht nga problematika e oborreve, tė cilat kanė qenė tė pėrjetshme, konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar. A mendoni ju se ishte mbretėria, ajo qė konsolidoi shtetin e pavarur shqiptar?

Nėse ka diēka pėr tė folur qė u krijua si shtet shqiptar dhe eci nė rrjedhjen e viteve ėshtė pikėrisht koha e viteve '20-'30, se atėherė nė Ballkan dhe nė Evropė nuk pati luftėra.

Shqipėria u krijua nė prag tė luftės sė parė botėrore dhe nuk mund tė konsolidohej gjatė luftės sė parė botėrore kur u pushtua nga ushtritė e gjashtė vendeve luftuese.

Rrjedhimisht, koha e paqėsimit nė Evropė ishte koha mė e pėrshtatshme pėr kėdo edhe pėr kohėn nė Shqipėri pėr tė bėrė diēka, pėr tė bėrė konsoliduar shtetin. Konsolidimi i shtetit shqiptar nuk ishte produkt dhe meritė e Ahmet Zogut se sa ishte rrjedhojė e ekuilibrave midis fuqive tė mėdha Evropiane, tė cilat nuk lejonin qė nė vitet '20-'30, qė Italia dhe mė pas Jugosllavia, tė mund tė pushtonin Shqipėrinė.

-Zoti Milo, a ėshtė momenti qė nė prag tė 100-vjetorit tė pavarėsisė tė rishikohet historia e Shqipėrisė?

Historia e Shqipėrisė, si ēdo proces tjetėr historik, ka dinamikėn e vet tė interpretimit, ajo ėshtė dhe u duhet lėnė historianėve dhe jo politikanėve. Kėshilla ime me rastin e 100-vjetorit ėshtė qė historianėt tė vazhdojnė tė interpretojnė historinė sipas larmisė qė shkenca e lejon interpretimin historik dhe janė njerėzit vetė ata pastaj qė do tė pėlqejnė apo do tė hedhin poshtė njė interpretim apo njė tjetėr, qoftė pėr historinė e Shqipėrisė, qoftė edhe pėr individėt historikė tė Shqipėrisė.


Postuar nga AngelDevil datė 10 Shtator 2010 - 10:51:

Kush Milo eshte ky??? Paskali?!! Ne ngelte historia ne doren e ketij vaj medet thuj...


Postuar nga Vizioner datė 12 Shtator 2010 - 10:13:

Mero Baze, nje rrefim per marredheniet mes Azem Hajdarit dhe Sali Berishes

Rreshtat e meposhtem, jane nje deshmi e rendesishme per tė rikonfirmuar ēfare ka nen lekuren e personazhit qe sot eshte Kryeminister dhe qe ka dominuar skenen politike te ketyre viteve; kete skene oklokratesh te mbushur me burra te vegjel e te ndotur, qe hyjne e dalin, me damken e hajdutit te pandeshkuar ne shpine.



Nga Mero Baze
-pjese nga libri "1997"-

Prill 1996 - PD-ja jopolitike e 26 majit

...Nėse ka pasur ndonjėherė nė historinė politike tė njė partie mė shumė intelektualė dhe mė pak politikanė, ky ka qenė Kuvendi dhe garnitura politike e dalė nga zgjedhjet e 26 majit. Pas kokėēarjesh tė gjata me fraksione brenda PD-sė dhe figura politike qė e kontestonin vazhdimisht, Sali Berisha u mbyll i vetėm nė vilėn nr. 4 nė Pallatin e Brigadave, pėr t'i dhėnė PD-sė njė ekip tė ri, qė thuajse nuk kishte lidhje me politikėn.

Prej ikjes sė Neritan Cekės nė vitin 1991 e mė pas Pashkos, Zogajt, Imamit, Kalakulės, Baletės dhe kulmimit tė rrjedhjeve me kryetarin karizmatik tė partisė, Eduard Selamin, Sali Berisha dukej se po mendonte pėr njė parti pa politikanė. Lista e gjatė qė shkruante dhe rishkruante vetė, nxirrej nga lista pedagogėsh, artistėsh dhe intelektualėsh tė njohur tė vendit, shumica e tė cilėve as qė kishin ndonjė ide se po hynin nė politikė. Me siguri qė ka qenė afėr fundit kur, njė mbrėmje, mė thirri pėr kafe nė vilėn nr. 4. Ndihej qartė qė ishte i kėnaqur me vizat e panumėrta qė kishte hequr mbi dengun e listave qė kishte pėrpara.

-Do t'i lexoj njė herė emrat, - tha. - Kam gjetur ekipin mė tė shkėlqyer qė kemi pasur ndonjėherė pėr zgjedhjet!
Po i dėgjoja. Gjysmėn i kisha dėgjuar jo si politikanė, gjysmėn tjetėr as si politikanė dhe as si intelektualė.
- Si tė duken? - mė tha.
Ishte njė pyetje qė donte pėrgjigjen qė duhej ta dėgjonte ai. Qoftė dhe pėr rutinė.
- Janė shumė, - i thashė, - s'di tė them pėr tė gjithė. Disa emra janė shumė tė njohur dhe ndoshta bėjnė punė. A ke folur me ta?
- Me cilėt? - tha.
- Pėr shembull, me Ndriēim Xhepėn, Xhevdet Ferrin apo kėta pedagogėt.
- S'ka problem pėr ata, flasim. Po si tė duket lista?
Donte doemos njė pėrgjigje entuziaste.
- E mirė mė duket, - i thashė. - Do tė kesh pak problem me kėta tė partisė.
- Partisė... hė, ē'probleme do tė kem? Ua kam thanė: "Mė tė shquarit, te zonat mė tė vėshtira." Ja, pėr shembull: Agron Musarajn e kam ēue nė Berat, Sadik Bejkon dhe Blerim Ēelėn nė Tepelenė, Fatos Bejėn nė Gjirokastėr, Leonard Demin nė Sarandė, Genc Pollon nė Pėrmet, Dashamir Shehin nė Vlorė, Ridvan Boden nė Korēė... se kėta tė Jugut ke merak ti...
Nuk i bėra asnjė koment. Po pėrpiqesha t'i mbaja mend, se ndoshta mė duheshin pėr raportin e mėngjesit te "Zėri i Amerikės".
- Mirė e paske Jugun, - i thashė instinktivisht. - Kėtė Boden nuk e njoh, por kėtė Shehin pse nė Vlorė?
- Nuk e njeh Boden... i shkėlqyem! Ka mbarue nė Francė, e kemi pas drejtor Dogane, superkorrekt, financier i zoti. Ndėrsa Vlora ka shumė rėndėsi, - tha. - Do njė figurė tė fortė, s'bėhet pa njė figurė tė fortė.

Nė tė vėrtetė, krisja mes Dashamir Shehit dhe Berishės kishte nisur. Aleksandėr Meksi, qė historikisht nuk duronte dot asnjė zėvendėskryeministėr, pėr shkak se i dukeshin tė gjithė tė Berishės, po ashtu kishte probleme me tė, por nuk kuptohej kurrė nėse i kishte me tė apo me Berishėn.
- E ke mbyllur, me njė fjalė? A mund ta citoj unė ndonjėrin nesėr nė radio?
- Jooo! - tha. - Se nuk e di njeri. Nuk duhet tė dalė asgjė. Kam edhe ca probleme nė Shkodėr. Duhet me e mbyllė dhe atė. Mė ka mbet ky Koleci, s'di ku ta ēoj...
- Nė Shkodėr, ku tjetėr? - i thashė.
- S'e di. Fola me Aliun... ai thotė se kemi njė kandidaturė tjetėr atje, njė grua shumė e zonja thotė, po burri i saj qenka fis me Kolecin.
- Kush ėshtė kjo?
- Ėshtė njė pedagoge... pėr matematikė mė duket, nuk e di... ose pėr juridik, juridik mė duket. Ja, tė pyes Aliun.

Foli me Ali Spahinė. Toni i shtruar i Ali Spahisė dhe serioziteti qė u kushtonte raporteve njerėzore e bėnin atė figurėn mė tė palėkundur tė PD-sė dhe njeriun mė tė qėndrueshėm nga pikėpamja politike pėr Berishėn, edhe pse shpesh e xhindoste me kufijtė qė u vendoste pėrpjekjeve tė tij tė pėrhershme pėr ta pėrdorur pėr ēdo gjė.
- Ėshtė e shkėlqyer, thotė Aliu. Jozefina Topalli quhet. Qenka kancelare nė fakultet. Nuk e di, po ky thotė se ėshtė mė mirė ajo se Koleci nė Shkodėr, pasi ajo paska familje shumė tė njohur nga baba i vet... Ku ta ēoj kėtė Kolecin, ku ta ēoj.... - Filloi tė hidhte sytė sėrish mbi hartėn elektorale. - Ah, po, e gjeta, - tha. - Nė Mirditė e kam njė vend. Tė pyes njė herė Aliun.
Foli sėrish me Ali Spahinė: "Paska qenė mėsues atje, nė Mirditė? E po, shumė mirė atėherė... aty po e ēoj. Shumė mirė, u mbyll kjo punė. E shkėlqyer! Mos fol me njeri."

- U mbyll, - m'u kthye mua. - Nė Mirditė. Aliu thotė se paska qenė dikur mėsues aty... ose i internuar, ose mėsues, nuk e dinte mirė, por mė tha qė ka lidhje atje.

Pėrfytyrova Kolecin, njė burrė i matur, i urtė dhe flegmatik, qė kishte drejtuar me durim dhe pėrkushtim administratėn e Presidencės pėr katėr vjet. Nuk e njihja nga afėr, por me siguri qė ishte i ēliruar nga ideja se po ikte nga ajo ndėrtesė.
I vetmi kuriozitet qė kisha pėr kandidaturat e Shkodrės ishte Azem Hajdari. Berisha nuk po ma pėrmendte emrin e tij, ndėrsa Azemi kishte dy ditė qė mė kėrkonte ta zhbiroja se ku kishte ndėrmend ta ēonte. "Mė duhet njė fije informacion, shqipe, - tha Azemi, - pastaj di vetė unė se ē'bėj."
- Po Azemin? - i thashė papritur.
- Azemin? Hėm, atij ia kam gjet vendin. Ai, kudo qė ta ēosh, fiton. Kemi njė zonė shumė tė vėshtirė, qė bashkon Ēermenikėn e Librazhdit, Martaneshin dhe Tėrnovėn e Dibrės. Aty e kam ēue. Vetėm ai mund ta fitojė kėtė.
- Mos nuk e pranon, - i thashė me gjysmė zėri.
- Jo, mo, e pranon, - tha, - mos ki merak. Shiko, kam ndjekur njė parim: figurat politike nė zonat mė tė vėshtira, intelektualėt nė qytete tė sigurta, se ata mė duhen nė Kuvend mue, s'mund t'i hedh nė mes tė detit menjėherė.

Pas disa ditėsh, lista iu lexua Kėshillit Kombėtar.
Pėrpara mbledhjes, nė mėngjes, piva kafe me Azem Hajdarin nė Rogner. Ia thashė pak a shumė se ku mund tė ishte.
- Po nė Shkodėr, - tha, - kush ėshtė?
- Ka futur njė grua, - i thashė. - Jozefina Topalli quhej, mė duket se ishte kunata e Kolecit.
- Tė ka mashtruar, - tha. - Koleci s'ka kunatė pedagoge.
- Nuk mė tha "kunatė", por e mora me mend nga mbiemri... diēka e kishte burrin e saj.
- E di unė kush ėshtė, - tha Azemi. - Lene se e rregulloj vetė tani. Po e ftoj pėr njė drekė nė Vahinė, ta shikoj njėherė se ē'ėshtė. Nejse, shqipe, ti mos thuaj gjė pėr kėtė muhabet, se di unė si e zgjidh.
Nė mbledhje, Berisha foli gjatė pėr qeverisjen katėrvjeēare dhe pėr parimet mbi tė cilat kishte ndėrtuar listėn. Pėrsėriti pak a shumė faktin qė politikanėt do tė shkonin nė zona tė vėshtira dhe intelektualėt nė zona tė sigurta. Shtoi se, si risi, Kuvendi do tė kishte njė "boom" pėr gratė. Lexoi edhe emrin e Azemit nė zonėn pėrkatėse. Pati reaksion. Azemi u ngrit nga vendi dhe kėrkoi tė sqarohej mė qartė: pėr se ishte sajuar njė zonė pėr tė?

28 maj 1996

Arrita dhe u futa te hotel "Tirana". Azem Hajdari ishte ulur nė njė tryezė nė cep tė kafenesė, nė katin e parė dhe, i nxirė nė fytyrė, shihte nga sheshi. Njėsoj si nė pjesėn tjetėr tė bulevardit, ku kryeministri dhe ish-ministri i Brendshėm sodisnin masakrėn, me shpresė se do tė rrėzohej rivali i tyre, ashtu dhe njeriu qė ishte pėrballur me diktaturėn, shpresonte qė pėrplasja e opozitės me policinė do ta rrėzonte atė qė ia kishte zėnė "hisen e diellit" nė njėfarė mėnyre. Por Sali Berisha nuk ishte as nė hotel "Tirana", as te hotel "Dajtit", por nė Pallatin e Brigadave. Nuk komunikonte me askėnd. Nė kohė tė ndryshme, e kam pyetur disa herė pėr ato ēaste dhe mė ka dhėnė tė njėjtėn pėrgjigje: "S'kam pasur komunikim. Dija vetėm se do tė silleshin si me njė miting tė paligjshėm tė partive tė vogla".
Nė kėtė pėrgjigje shfajėsuese kishte plot nuanca tė dijes dhe mosdijes sė tij pėr atė qė do tė ndodhte. Por Azem Hajdari mendonte ndryshe. Ai kishte frikė se dėmi qė po bėhej do ta tejkalonte dėmtimin e Berishės dhe, si zakonisht nė raste tė tilla, ai i shtonte sulmet mbi njerėzit qė i urrente vėrtet dhe ata ishin Agim Shehu dhe Bashkim Gazidedja. Ma stėrholloi skenarin e tij plot paranoja, se si ata tė dy donin qė tė nxirrnin nga loja tė gjitha palėt dhe ta merrnin vetė komandėn.
- Ky ėshtė skenar, - tha. - Duan tė na nxjerrin jashtė loje.
Zemėrimi i tij me njerėzit e ShIK-ut dhe tė Policisė kishte kohė qė i kishte kaluar kufijtė.

Dola me vrap jashtė dhe u futa mes turmės. Ndeza mikrofonin.
Ndėrkohė qė flisja me Azemin, njė ofshamė e madhe erdhi nga sheshi. S'e dalloja dot mirė se kush kishte rrėmbyer njė megafon, por mė ngjasonte me zėrin e Neritan Cekės, qė kėlthiste: "Kjo ėshtė diktaturė!".
Mė tej, Servet Pėllumbi ngjante si njė statujė e ngrirė nga pamja qė kishte para syve. Njė fotoreporter spanjoll, i gjakosur nė pėrpjekje pėr tė mbrojtur aparatin e tij fotografik dhe njė truprojė e tij i gjakosur me lopatė xheniere, ishin mbėshtjellė rreth tij, sikur tė gjenin mbrojtje te profesori i vjetėr i marksizmit. Ishte njė skenė qė turpėron ēdo shoqėri qė e prodhon. Muskujt e palėvizur tė Servet Pėllumbit dhe njerėzit e ngjeshur pėrreth tij, ishin imazhi mė i dhimbshėm njerėzor qė prodhoi dhuna e 28 majit.

Dhėmbėt e thyer tė Arben Imamit, tėrheqja zvarrė e tij, dhunimi i Gramoz Pashkos dhe Blendi Gonxhes, pėrplasja me Pandeli Majkon, ishin brutale dhe tė egra, kurse ballafaqimi i dhunės me njė njeri paqėsor dhe me njė portret tė heshtur e qortues si Servet Pėllumbi, ishte i dhimbshėm. Turma e policisė e humbi kontrollin dhe filloi tė godiste kė tė mundte. U afrova sa munda tė merrja disa zėra pėr nė radio. Pėr fat, mikrofoni mė kishte regjistruar zėrin e Neritan Cekės dhe Kastriot Islamit. Mblodha tė gjithė zėrat dhe u ula tė shkruaja raportin.

Nė orėn 15.00 ishte emisioni te "Zėri i Amerikės". Montova fillimisht atmosferėn e protestės, ku dėgjohej nė sfond kėnga "Eja mblidhuni kėtu, kėtu!", pastaj Neritan Cekėn, Kastriot Islamin dhe nė fund Azem Hajdarin. Pjesa e Azemit ishte mė shumė si balancė ndaj tre opozitarėve. "Policia po bėn detyrėn, - tha ai. - Ky ėshtė njė miting i paligjshėm. Asgjė mė shumė". Ishin krejt e kundėrta e asaj qė bluante me vete nė hollin e hotelit.
Zėri i tij ishte i pasigurt dhe sapo e mbaroi fjalinė, uli kokėn dhe filloi tė shante pėrsėri "ata qė kishin futur nė skemė PD-nė". Brenda ēdo minute ai jetonte dramėn e tė qenit themelues i Partisė Demokratike, tė cilėn duhej ta mbaronte, si dhe adhurues i betejės qė bėhej para syve tė tij dhe kundėr partisė qė ai kishte themeluar gjashtė vjet mė parė pėr lirinė e fjalės dhe votės, qė bėhej tashmė nga ajo parti qė kishte trashėguar historinė e Partisė sė Punės. Azem Hajdari e vuante kėtė dilemė tė madhe si njė fat qė nuk e meritonte. i luftuar me egėrsi brenda partisė sė tij nga grupi i Berishės dhe i mbetur mė kėmbė falė aftėsive tė tij populiste dhe makinacioneve shpeshherė banale, nė mesditėn e 28 majit ai ishte njeriu mė i rrahur i politikės shqiptare, edhe pse mbi kurrizin e tij nuk u vėrtit asnjė shkop. Ai ndiente lakmi pėr ata njerėz qė kishin lirinė tė bėnin njė betejė tė re kundėr atij qė po e izolonte dhe po e zvogėlonte pak e nga pak brenda partisė qė themeloi vetė. Ai ndiente makth, mes tė tjerash, pėr mungesėn e lirisė sė tij pėr tė thėnė atė qė mendonte, si gjashtė vjet mė parė. Atė ditė ai mendonte se partia e tij po tradhtohej nga disa fanatikė qė po e ēonin nė greminė dhe detyrohej tė fliste publikisht nė favor tė njė gjėje qė nuk e besonte. E bėnte kėtė me shpresėn qė tė mbetej ende brenda asaj partie, me shpresėn se mund t'i vinte sėrish dita pėr njė betejė qė mund ta fitonte brenda saj.

Qeveria e re, njė ndjellėse fatkeqėsish

Ndėrsa vera e vitit 1996 po tėrhiqej zvarrė mes sherreve tė socialistėve dhe nxjerrjes jashtė loje tė shumicės sė emrave politikė tė PD-sė, nė horizont po shfaqeshin probleme tė reja, qė buronin nga politika personale qė kishte diktuar elitėn e re politike nė pushtet, nga larja e hesapeve mes palėve dhe pamundėsia e pushtetit pėr t'i dhėnė njė pėrgjigje krizės sė fajdeve, qė pas zgjedhjeve shpėrtheu edhe te fondacionet e quajtura bamirėse, si "Populli" dhe "Xhaferri".

Nė planin politik, Azem Hajdari, themeluesi i Partisė Demokratike dhe i pėrjashtuari i madh i saj, po pėrgatitej pėr kundėrsulm. Shoqėria e tij me krerėt e sindikatave po rritej dhe ai po kėrkonte njė mandat pėr t'iu kundėrvėnė qeverisė sė re Meksi.
Vetė Meksi, nė tė vėrtetė, ishte i ēudituri i madh qė i kishte mbijetuar postit tė tij. Komunikimi i tij me Berishėn ishte vėshtirėsuar dhe deri nė minutėn e fundit ai nuk kishte asnjė sinjal rikonfirmimi. Madje, njė natė para se tė shpallej qeveria, Berisha e ēoi deri nė fund humorin e zi, kur na thirri mua dhe Ylli Rakipin nė zyrė dhe na la tė kuptohej se kandidat mund tė ishte edhe Genc Polloja. Ne e ēuam deri nė fund humorin e tij tė zi duke e futur kėtė nė faqen e parė tė gazetės. Por nė orėn dhjetė, gjithēka ishte qetėsuar dhe Aleksandėr Meksi ishte rikonfirmuar. Dy tė zemėruar tė mėdhenj kishte me kėtė vendim: Bashkim Gazidedja dhe Azem Hajdari, tė dy po ashtu armiq me njėri-tjetrin. Gazidedja u trondit aq shumė nga rikonfirmimi, sa nuk dinte kujt t'i hapej. Mori Ylli Rakipin nė telefon dhe e ka mbajtur gati njė orė duke zbrazur gjithēka kundėr tij. Fliste pėr abuzime financiare, pėr lidhje tė dyshimta antikombėtare, pėr gjithēka. Por dėshpėrimi nuk i vinte nga kjo gjė, por nga fakti se, sipas tij, i kishte ēuar njė dosje tė tėrė Berishės me kėto gjėra dhe se ai nuk e kishte pėrfillur. Kėtė gjė nuk e shpjegonte dot. i vetmi qė kishte njė shpjegim pėr kėtė ishte avokat Ngjela.
- Ky Gaziu s'e njohka doktorin fare, - tha. - i paska bėrė dosjen sa njė mal Leka Meksit dhe kėrkon qė ta heqė doktori. Po doktori atė do, dosjen. Ai e paska bėrė me duart e tij kryeministėr. i paska thėnė: "Ja ku e ke dosjen e tij, tani bėje!". Se ai nuk e di qė ėshtė ndryshe ekuacioni.
Por humori i Ngjelės nuk mbėrrinte dhe as nuk kuptohej nga mendja e Gazidedes. Dhe ishte tejet i brengosur. Me Azem Hajdarin, po ashtu. Ky nuk e kishte me Aleksandėr Meksin, por nuk guxonte ta bėnte betejėn direkt me Sali Berishėn. Donte doemos t'i tėrhiqte vėmendjen atij dhe ta thėrriste pėr njė pakt. Avokat Ngjela, qė ia kishte njohur prej vitesh kėtė stil, ia ngrinte nervat kur ia ilustronte gjithēka me pasqyrat qė dogjėn anijet e Kartagjenės.
- Kot e ke, Azem, sa bėn gati anijen ti, ai tė drejton pasqyrėn dhe ta djeg. Mos u lodh kot! - i thoshte.
Po Azemi nuk u tėrhoq kurrė. Pėr t'ia arritur asaj dite, qė nuk ia arriti dot derisa e vranė, ai bėri gjithēka: u bė mik me armiqtė e Berishės nė PD, armik me miqtė e tij, bėhej tolerant dhe radikal, antikomunist i tėrbuar dhe njeriu mė i moderuar. Bėnte gjithēka qė, njė ditė, ai t'i thoshte:"Azem, ēfarė do, fol..." Ai nuk ia tha kurrė dhe tashmė themeluesi i asaj partie po tretet nėn dhč pa ia arritur tė bėhej qoftė edhe njė ditė ministėr, ndėrsa dhjetėra e qindra tė tjerė, miq dhe armiq tė tij, pa asnjė kontribut nė atė parti, janė bėrė gjithēka, mjaftonte qė tė mos kishin pretendime politike...


Postuar nga Vizioner datė 30 Shtator 2010 - 18:44:

Stėrkaj lė PD-nė: Jemi kthyer nė kartona pėr ligjet e hajnave

LETRA E PLOTE E DEPUTETIT TE PD - Deputeti i Partisė Demokratike, Paulin Stėrkaj nėpėrmjet njė deklaratė pėr shtyp derguar mediave ka njoftuar largimin e tij nga grupi Parlamentar i PD-sė dhe kalimin nė opozitė.

Nė njė letėr drejtuar zgjedhėsve tė tij, Stėrkaj ka shpjeguar tė gjtha arsyet qė e kanė cuar drejt kėtij vendimi, ndėrkohe qe u ka bėrė thirrje tė gjithė kolegėve tė tij depuetė, qė tė thonė me zė tė lartė atė qė cdo ditė thonė me njėri-tjetrin pėr tė zezat e kėtij pushteti.




-Mė poshtė mund te lexoni te plotė letrėn e Paulin Stėrkaj-


DEKLARATE SHTYPI E DEPUTETIT PAULIN STERKAJ

Durimi im ka mbaruar. Mbas 29 qershorit une kam njohun nje bote ku jam ndjere perdite edhe ma i huaj. Deri ne janar kam shkuar prane elektoratit tim disa dite ne jave. Aq sa njerezit filluan te me thone s'te kemi zgjedh me ndejt me ne po me na zgjidh problemet tona. Po si mund t'ja zgjidhja une problemet malesoreve te mi kur gjithēka ata donin nga une zgjidhej me leke jo me te drejte. 3500 euro kerkonin feudalet e kesaj qeverie ne malesi per te dhene nje vend pune ne arsim.

Kryeministri me jepte shprese me fjale. Kurse ne realitetin e varfer te malesise se madhe une gjeja vetem hajni e pabesi zyrash province qe per cdo problem u thoshin njerezve: Kaq lek duhen per mu e aq lek duhen per ministrin ne Tirane! Vendosa me e ngrit shqetesimin tim te madh ne grupin parlamentar. Nuk ishte e lehte. Sepse ne grupin e PD flet vetem kryeministri, kurse te tjeret heshtin. Ne nje vit mbledhje mbaj mend vetem 2 vete qe kane hap gojen. E njerit nga te dy Berisha i tha ky s'eshte vendi me diskutu po me miratu.

E verteta eshte se mbasi fola ne grup kryeministri me tha ke plotesisht te drejte. Por eshte po kaq e vertete se me mbrapa kurrgja nuk ndryshoi. Po ato praktika te mbrapshta. Po ato rrena. Po ato gjoba per njerezit e keputur qe duan vec pune me hanger nje kafshate buke dhe pune nuk gjejne dot pa dhene leke. Kjo me ka turperuar si deputet i kesaj mazhorance te korruptuar perpara malesoreve te mi, megjithese edhe ne 2005 edhe ne 2009 me kane ardhur mbrapa si Paulin e jo si partiak. Por keshtu me jane hape syte me pa se semundja e hajnise eshte e thelle dhe rrenjet i ka ne qeveri jo ne malsi.

U be kohe qe po e degjoj opoziten te nxjerri fakte te renda per ministra te korruptuar e per vjedhje ne sasira qe po e lene popullin gojehapur. Qeveria nuk po di cka me thene dhe po shmanget duke sulmuar opoziten. Plot deputete te mazhorances qe s'jane perzier apo nuk i ka perzier kush ne keto pune te pista, e thone perdite ne kafe me njeri-tjetrin se ketu ka plas hajnia. Kam pare edhe nga ata qe dalin me sha opoziten me porosi per 20%shin dhe pastaj thone qeveria vjedh kurse ne duhet te luftojme me opoziten! Kurse kryeministri rrit dozen e sukseseve ne fjalime per te balancuar rritjen e varferise e te hajnise ku mesa duket eshte i perfshire edhe vete. Me vjen keq por shpjegim tjeter nuk gjej dot kur e shoh Berishen te sjelle ne parlament ligje qe legalizojne hajnine dhe pastaj i versulet opozites sa del nje fakt korrupsioni.
Une nuk shoh me shprese per reflektim as te kjo qeveri as te ky kryeminister qe po do me fut gjithe Shqipnin ne thes me korrupsionin me te rrezikshem qe ka njohur historia e ketij vendi.

Nuk jam as i madh as i rendesishem. Po jam malesor qe me ka mbetur sahati tek mesimet e babes dhe zakonet e malsise qe nuk bashkejetojne dot me rrenen e me hajnine. Me vjen keq per gra e burra te mire dhe te zote ne grupin e PD-se qe jane kthyer ne kartona per ligjet e hajnave dhe qe nuk u thote kush as miremengjes. Une sot ju them atyre neser do jete vone neqoftese sot nuk e thoni me ze te larte ate qe e dini me mire se te tjeret dhe e thoni me njeni-tjetrin cdo dite per te zezat e ketij pushteti. Megjithate kjo eshte zgjedhja e tyre. Per mua ishin e kane me mbet miq te mire.

Une e kam bere zgjedhjen time: Larg hajnave qe po i marrin shpirtin Shqipnis!
Me besnikeri te plot ndaj malesoreve te mi qe me kane votuar edhe ne 2005 edhe ne 2009 dhe kurre nuk i kam ndare ne socialista e ne demokrat, une qysh sot jam ne opozite me kete qeveri qe eshte e keqja e malsise dhe gjithe Shqipnis.

* * *

Nuk e njoh por, Respektin tim per kete njeri!
Edhe pse, do te jete i "humbur" me kete veprim dhe mendoj qe, Diktatori - Sali Berisha, s'ka per ta lene rehat por, ai tregoji Karakterin e tij. Tregoji qe eshte Njeri!

Uroj te jene sa me shume nga keto njerez qe kane Moral.
Keto Njerez te ngjallin Shprese!


Ky ishte lajmi me i kendshem i dites, qe kam lexuar.


Postuar nga Fajtori datė 30 Shtator 2010 - 21:04:

Ky ishte me PS dhe kaloi me PD, kur Nano dhe urdher te votohet presidenti. Tani po kalon prape me PS.

Pavaresisht nga morali i ndryshimeve te partive, ky te pakten shkruan nje leter per publikun dhe elektoratin. Ilir Meta kaloi ne aleance me PD pa i spjeguar asgje elektoratit.


Postuar nga Vizioner datė 08 Tetor 2010 - 09:37:

Citim:
Po citoj ato qė tha Vizioner


Rreshtat e meposhtem, jane nje deshmi e rendesishme per tė rikonfirmuar ēfare ka nen lekuren e personazhit qe sot eshte Kryeminister dhe qe ka dominuar skenen politike te ketyre viteve; kete skene oklokratesh te mbushur me burra [b]te vegjel e te ndotur
, qe hyjne e dalin, me damken e hajdutit te pandeshkuar ne shpine.

Nga Mero Baze
-pjese nga libri "1997"-



Baze: Nė zyrėn e Berishės nė 26 maj 1996

Tatėpjeta e demokracisė shqiptare do tė niste pas zgjedhjeve tė 26 majit 1996, ditė qė ėshtė skeduar si simboli i revanshit antidemokratik ndaj zgjedhjeve tė lira nė njė vend pluralist. Partia Demokratike e presidentit tė atėhershėm dhe kryeministrit tė sotėm, do tė bėnte gjithēka antiligjore dhe antidemokratike pėr tė fituar njė mandat tė dytė qeverisės, paēka se do tė binte pas revoltave tė dhunshme dhe anarkisė qė pllakosi vendin, pas rėnies sė shtetit nė mars 1997.

Dėshmia e gazetarit Mero Baze, vjen nga brenda. Ai ėshtė atė ditė aty, nė strofkullėn politike tė presidentit Berisha, i cili komandon fijet e pushtetit pėr tė rrėmbyer fitoren nė zgjedhjet parlamentare.

Ėshtė njėra prej dėshmive tė shumta qė bėjnė autopsinė e rėnies tė pushtetit tė presidentit autoritar, pjesė e librit tė sapodalė nė treg me titull "Viti 1997, prapaskenat e krizės qė rrėnuan shtetin".

Berisha ėshtė drejtuesi i maskaradės elektorale, e cila i del nga kontrolli, pas largimit tė komisionerėve tė opozitės sė majtė nga zgjedhjet. Dhe pasi gjithēka rrėshqet nė totalitarizėm, ėshtė vetė Berisha qė sajon komplotin e madh tė armiqve tė brendshėm (socialistėve) dhe atyre tė jashtėm amerikanė, grekė, vėzhguesit e ODIHR-it pėr t'ua faturuar, "fitoren" e shėmtuar prej nga nisi degradimi i shtetit.


-Mero Baze-

Duhej tė intervistonim Sali Berishėn direkt pėr emisionin e lajmeve tė orės 20.30 te "Zėri i Amerikės". Redaksia nga Uashingtoni ishte nė ankth, pasi deri nė orėn 20.10, linjat ndėrkombėtare me Shqipėrinė ishin tė bllokuara. Njė vend qė thuajse kishte qenė jashtė vėmendjes sė botės, atė pasdite, befas, tėrhoqi gjithė vėmendjen me krisjen e fortė qė po merrte njė proces i shkatėrruar zgjedhjesh. Pėr 10 minuta tė ankthshme para emisionit, na u desh qė nga dy telefona tė transmetonim njėkohėsisht tė gjitha raportet pėr zhvillimet e pasdites. Elez Biberaj u lidh direkt me Berishėn. Biseda i ngjante njė dueli mes dy miqsh tė zemėruar me njėri¬tjetrin, por qė ende s'kishin shkėmbyer asnjė fjalė pėr shkakun e vėrtetė tė zemėrimit.

Biberaj ishte njė gazetar legjendė nė Shqipėri, pėr shkak tė rolit tė tij kyē nė pėrmbysjen e komunizmit dhe shpeshherė, pa ndonjė sforcim, ai ia lejonte vetes luksin qė ta quanin edhe pėrkrahės tė Sali Berishės. Por kjo tashmė nuk ishte mė luks, por taksė. Nė duart e pushtetit tė dalė nga rrėnojat e komunizmit po plagoseshin rėndė zgjedhjet dhe ky ishte atentati mė i madh qė mund t'i bėhej njė shoqėrie qė pėrpiqej tė mbijetonte nė demokraci, por me kulturėn e komunizmit nė kokė.
Biberaj pėrpiqej tė ishte i ashpėr nė pyetje dhe i qetė, ndėrsa Berisha protokollar dhe nervoz. Herė-herė ngjante i egėrsuar dhe kishte njė vendosmėri tė dyshimtė nė fjalėt e tij. Disa herė iu drejtua me "zoti Biberaj", ēka do tė thoshte se po bėhej nervoz nga pyetjet. Sidoqoftė, deklarata e tij ishte parimore. Dėnonte bojkotin dhe u bėnte thirrje komisionerėve socialistė tė rrinin aty pėr tė numėruar votat. Ishte njė thirrje qė, nė ato ēaste, nuk kishte mė se kush ta dėgjonte. Shumica e komisionerėve kishin braktisur komisionet dhe nė qendrat e votimit kishte filluar anarkia.


Pasi pėrfundoi biseda e Biberajt me Berishėn, pasuan tri raporte tė tjera dhe nė fund m'u desh tė lidhesha pėrsėri direkt pėr tė plotėsuar njė dyminutėsh. Ishte njė lidhje nervoze. Ndihesha i rraskapitur dhe plot pikėpyetje pėr atė qė po ndodhte. Nuk ėshtė se nuk e besoja faktin qė socialistėt ikėn pėr t'ia lėnė zgjedhjet si kopilin nė derė Berishės. Besoja, po ashtu, se PD-ja mund t'i fitonte ngushtė kėto zgjedhje. Skenat e ditės sė votimit dhe mėnyra se si kishte nisur tė degradonte situata, ishin vrastare. Makthi disamujor, qė kish nisur tė shfaqej para fushatės dhe gjatė saj e qė ēoi nė pastrimin e fushės nga kundėrshtarėt realė dhe nė bllokimin edhe fizik tė fushatės, tashmė po prodhonte frytet e veta. Shihej qartė se rrėnojat e asaj qė po ndodhte para .syve tanė do tė mbeteshin shumė kohė pa u pastruar nė politikėn shqiptare.

Zgjedhjet po prisheshin si njė ndėrtesė pa leje, ku askush nuk merr pėrsipėr ta pastrojė territorin, por vetėm tė shembė ndėrtesėn. Berisha kishte muaj qė e kishte vizatuar armikun te njerėzit rrotull tij. Nė atė vizatim kishte pėrdorur detaje realiste dhe fakte tė pamohueshme, kombinuar me artifica dhe paranoja qė ngjiznin idenė e njė komploti thuajse ndėrkombėtar. Ai fliste pėr njė komplot qė e drejtonte Fatos Nanoja qė nga burgu dhe qė ishte rekomanduar nga Nikolas Gejxhi, njė shkrimtar tejet i njohur nė SHBA dhe veprimtar i qarqeve nacionaliste greke, qė ēmohej sidomos pėr luftėn e tij kundėr Berishės. Vetė Gejxhi bėnte kujdes qė anti-Berishė tė shfaqej vetėm kur ishte mes grekėve, ndėrsa nė publik bėnte kujdes tė ishte njė shkrimtar i talentuar dhe plot fantazi pėr Epirin dhe Greqinė, njė vend qė vazhdon t'i ēudisė amerikanėt me aftėsinė pėr tė prodhuar mė shumė "histori pėr frymė" se tė ardhura pėr frymė.

Pasi mbaroi emisioni, u lidha nė telefon me Berishėn, qė ta pyesja pėr gjendjen.
- Eja lart, - mė tha. - Jam me Gencin. Eja njėherė ta diskutojmė.
Nė atė kohė ai rrinte nė vilėn nr. 4, qė ishte nė krah tė Pallatit tė Brigadave, njė vilė modeste, qė kishte njė dhomė dite tė bollshme e qė ishte gjithmonė e mbushur me gazeta, libra dhe shkresa sipėr njėra-tjetrės,
qė mund t'i identifikonte vetėm Sali Berisha me sistemin e tij tė kontrollit mbi rrėmujėn. Ishte njė nga aftėsitė e tij tė veēanta tė orientohej mes kaosit qė prodhonte vetė, i cili i shėrbente njėkohėsisht si njė pengesė, si njė mur ndarės, qė askush tė mos pėrfshihej nė kaosin e tij.
E gjeta teksa rrinte thuajse pa folur me Genc Pollon. Ky i fundit po rrinte nė lidhje tė vazhdueshme me Pėrmetin, nė fund tė dhomės sė ditės, ku ishte telefoni. Fliste vazhdimisht dhe kėrkonte gjithmonė njė njeri me emrin Dashi.
Fliste dhe herė pas here qeshte me vete. Interesohej pėr detaje dhe kuti tė ardhura nga fshatrat. Ishte ora rreth 21.30, kur ai uli telefonin, buzėqeshi me ndrojtje dhe shqiptoi se kishte fituar nė Pėrmet.

Berisha, qė ndėrkaq po fliste me mua pėr gjėra krejt pa rėndėsi, rrudhi vetullat.
Ashtu? - ia ktheu sakaq. - Ėhė..! - shtoi pastaj, sikur deshi t'i thoshte "futja kot".
Ishte njė nga ato shprehjet e. pavullnetshme, kur ai ngelet bosh dhe nuk e gjen fjalėn e duhur pėr tė shprehur mosmiratimin pėr diēka.
- Nė fakt, u thashė tė mos e japin nė televizion, se nė orėn 22.00 mbyllen votimet, - tha Polloja, nė pėrpjekje pėr t'iu pėrshtatur mosmiratimit tė dukshėm tė shefit tė tij.
E ku i numėruan ata? - e pyeti Berisha.
Po nė Pėrmet janė mbyllur shpejt, se njerėzit atje votojnė herėt dhe ata i kanė hapur kutitė. Ka pasur edhe socialistė. Pastaj, pak vetė e kanė marrė vesh nga socialistėt nė bazė qė janė bojkotuar zgjedhjet. Nė shumė fshatra s'e kanė marrė vesh fare.
- Me kė fole ti? - e pyeti sėrish Berisha.
- Me atė qė ėshtė te komisioni...
Berisha mblodhi buzėt sėrish, tundi kokėn nė shenjė mosmiratimi dhe u pėrpoq tė vazhdonte bisedėn me mua. Ishte aq instinktive kjo, sa harroi ku e lamė bisedėn dhe mua m'u desh t'i kujtoja se po flisnim pėr vėzhguesit ndėrkombėtarė.
- Ah, po... mirė, shiko, unė fola me kėta tė Asamblesė Parlamentare tė OSBE-sė dhe ata janė tė kėnaqur. "Ka pasur zgjedhje korrekte", mė thanė dhe e kanė dėnuar bojkotin. Shiko, kanė shumė rėndėsi ata... ė? Se ata tė ODIHR-it janė ca marksistė tė fėlliqur, qė i kanė sjellė kėtu pėr me i prishė zgjedhjet.

Polloja, qė me sa dukej kishte qenė furnizuesi kryesor me materiale tė tilla, vazhdonte tė rrinte nė fund tė dhomės dhe po i ndiqte me indiferentizėm ato qė ne po bisedonim, por edhe i gatshėm tė merrte pjesė nė bisedė.
U vendos njė heshtje e sikletshme.
- Nuk e di... ai thotė se mund tė shkojė edhe nė balotazh... - e theu heshtjen Polloja.
Tonet fillestare, gjysmė entuziaste dhe gjysmė cinike, ndėrkaq kishin rėnė, por sidoqoftė ndihej i gėzuar.
- Urdhėro? - ia ktheu Berisha, qė u duk se u shkund papritur nga pauza qė u vendos pas ngecjes sė bisedės pėr vėzhguesit e huaj.
- Me kė fole? - e pyeta unė me zė mė tė ulėt Pollon, pėr ta lehtėsuar me kėtė rast edhe kuptimin e fjalės "urdhėro", qė Berisha e kishte instinktive, kur nuk donte tė dėgjonte atė qė dėgjonte.
Ndonėse Polloja ia dinte mirė kėtė zakon, u kap nė befasi.
- Me sekretarin e Bertit fola, me Dashin, - u pėrgjigj. - Vetėm ai ka telefon direkt te Turizmi.
Ndėrkaq, nė zyrėn e Sali Berishės, ditėn qė zgjedhjet po kurorėzoheshin, Genci po ma kujtonte se kush ishte Dashi. Dhe mua m'u kujtua "pashallėku" i vogėl qė ata kishin krijuar nė Pėrmet. M'u kujtua flokėgjati, sherret, dhuna. M'u kujtua Berti, qė komandonte gjithēka, si dhe kryetari i PD-sė, por edhe njė shef komisariati nga Kuēova, qė mbante flamurin e PD nė makinė... Pėr njė ēast mendova se vėrtet ata mund tė kishin ndihmuar pėr njė fitore thuajse tė dhunshme.

Nė heshtjen qė pasoi mes fjalive tė shkėputura tė Pollos pėr fitoren e pritshme nė Pėrmet dhe hezitimeve tė Berishės pėr ta vazhduar atė bisedė qė nuk donte ta dėgjonte, pulti i televizorit tė tij rikthehej gjithmonė te TVSh-ja. Dy "yjet" e emisionit tė lajmeve, Reiz Ēiēoja dhe Vjollca Vokshi, ishin si nė ekstazė. Vjollca shpalli fitoren nė Skrapar. Ajo tha se sapo kishte pasur njė telefonatė nga deputeti i PD-sė nė Skrapar dhe se ai konfirmonte fitoren e PD-sė nė bastionin "e kuq".

Berisha u pėrmend.
- Nė Skrapar? - Mori nė dorė telefonin. - Ore zotėri, ē'ėshtė ky Skrapar qė jepni nė televizion? S'kanė mbaruar zgjedhjet akoma. Ē'i keni kėto? Nuk fiton PD-ja nė Skrapar... Urdhėro? Jo, jo, nuk fiton... jo, shikojeni mirė, mos bėni marrėzi kėtu.
E mbylli celularin me nervozizėm.
Duhej tė ishte dikush nga TVSH-ja. Ai institucion ishte kthyer papritur nė supershtet. Caktonte mandate, hiqte mandate, shpallte rezultate dhe tė gjitha pastaj certifikoheshin ashtu siē shqiptoheshin aty.

Biseda ngeci pėrsėri. Berisha lėvizi me pult disa stacione dhe dėgjonte me nervozizėm. Ilir Meta, i alarmuar ndėrkohė, kishte filluar tė ēonte mesazhe qė tė mos i prekej mandati. Mė ra disa herė telefoni dhe mė duhej tė dilja jashtė pėr t'u pėrgjigjur. Artur Kopani, njė reporter i gazetės Albania, qė mbante lidhjet me Ilir Metėn, ma konfirmoi i shqetėsuar kėtė gjė. Thashė tė mos bėhej merak se gjithēka ishte nė rregull.

Kur u futa sėrish nė dhomė, heshtja vazhdonte. Berisha ngriti kokėn se mos kisha ndonjė lajm, por unė e mbylla me njė "asgjė".
Ilir Meta ėshtė shqetėsuar, - i thashė pastaj.
Ashtu? Normale qė do tė shqetėsohet. Kėta janė tė papėrmbajtur... domethėnė... hėm! - Shfryu dhe nėpėr dhėmbė pėrmendi emrin e Kudret Ēelės, kandidat i PD-sė nė Skrapar. Pastaj, pėr inerci, u kthye nga Polloja: - Genc, ti nuk ke fituar nė Pėrmet! Nuk besoj... pyet edhe njė herė!
Ishte njė fjali krejt e papritur dhe e ftohtė.
Ja, tė pyes, - tha Genci dhe u ngrit e shkoi pėrsėri tek telefoni. Pėrsėri ai Dashi dhe pas pak, Genci erdhi mė i skuqur.
Nė balotazh, mė duket, - tha. - Akoma nuk kanė ardhur disa zona. - U bėnė shumė fitore, - i thashė Gencit.
Nuk ka ndonjė gjė. Kur je mbi 50 pėr qind, ē'bėri 51 pėr qind, ē'bėri 90 pėr qind, shumicė je. Nuk prish ndonjė punė.

Ishte njė fjali qė e bėnte tė panevojshme zgjatjen e bisedės. E tha me qetėsi dhe ishte njė pėrpjekje pėr tė mė treguar se ai nuk mund tė hynte te pjesa qė duhej tė sakrifikohej. Pėr tė, mbetja jashtė Kuvendit nėnkuptonte fundin e karrierės. Ai vuante nga njė paranojė se Berisha e kishte ēuar nė Pėrmet pėr ta hequr qafe. Nė fakt, nga kjo paranojė vuante thuajse gjithė pjesa e PD-sė qė konsiderohej e "largėt" me Berishėn. Duke qenė shumica jugorė, ata ishin kandiduar nė zonat e Jugut, ku PD-ja ishte pakicė. Ata e kishin konsideruar kėtė si njė pėrpjekje tė Berishės pėr t'i nxjerrė jashtė loje. Megjithėse Berisha, pėr t'i pėrkėdhelur nė sedėr, kishte deklaruar se "nė zonat mė tė vėshtira do tė ēoj mė tė mirėt", sėrish ata ishin xhindosur mė shumė. Agron Musaraj, ministri i Brendshėm, qė dukej se kishte distancė nga Berisha, e shprehte hapur kėtė nė Berat dhe pikėrisht nė emėr tė kėsaj mėrie tė heshtur, bėri sa mė pak kujdes qė ta fshihte manipulimin.

Mė vonė, ky ishte njė arsyetim i Berishės nė rrethe tė ngushta, qė e fajėsonte kėtė grup pėr prishjen e zgjedhjeve nė shenjė hakmarrjeje. Por ky argument ishte i dobėt, sepse ky grup e drejtonte gishtin mbi dyshen Shehu-Gazidede, qė komandonin struktura tė paidentifikuara civile ditėn e zgjedhjeve, sidomos paradite, qė kanosnin dhe bėnin presion.

Ra telefoni dhe Berisha pėrshėndeti nė anglisht. Ishte njė bisedė miqėsore dhe njėkohėsisht shumė shpjeguese pėr situatėn. Po fliste me Qemal Dervishin, nėndrejtorin e Bankės Botėrore, njė mikun e tij tė vjetėr me origjinė tė largėt nga oxhaku i Konicės dhe Ali Pashė Tepelenės. Pėrpiqej tė ishte entuziast, por ndihej njė tronditje qė i pėrshkonte tejpėrtej emocionet e bisedės. Puna sillej pėrsėri te bojkoti i opozitės. Kėtu Berisha ishte pak skematik nė shpjegim. Ishte i detyruar tė kishte si argument kryesor mospajtimin e tyre me humbjen dhe braktisjen e fushės sė betejės.

Mė pas, njė telefonatė tjetėr. Dhe kjo nė anglisht fillimisht, pastaj nė shqip. Dukej se ishte njė shqiptaro-amerikan. Por nuk e pyeta se kush. Dy telefonatat e kishin sjellė pak nė humor. Biseda u hap pėrsėri dhe ai e pyeti Pollon:
- Hė, ē'ka ndonjė lajm?
- Asgjė, - tha Genci, i cili mendoi se e pyeti pėr Pėrmetin. - Ata thonė balotazh.
Kush thotė balotazh?
Ata nė Pėrmet.
Ėhė... jo, unė pyeta pėr ndonjė gjė tjetėr.
- Jo, asgjė.
Ra sėrish zilja e telefonit.

- Ashtu? E po, mirė atėherė. Po, po, do tė vij. Menjėherė. Ja, u nisa. -- Ndėrkaq, u kthye nga ne tė dy: - Ėshtė Tritan Shehu... Janė mbledhur njerėzit te partia dhe duhet tė shkoj. Atje po festohet. Ne mė duket se kemi humbur lidhjet me njerėzit. Ata e projektojnė kėtė si njė fitore tė madhe, kurse ne rrimė e nxijmė kėtu...
U ngritėm. Genci u pėrpoq sėrish tė pyeste, kėtė herė me celular, nėse kishte dalė rezultati, por Berisha, qė ndėrkaq kishte ardhur paksa nė formė, ia preu:
- Lėre, Genc, se ai rezultat nuk del sot... nesėr del.

-vijon, dikur-


Postuar nga Vizioner datė 10 Tetor 2010 - 19:19:

Citim:
Po citoj ato qė tha Vizioner

Rreshtat e meposhtem, jane nje deshmi e rendesishme per tė rikonfirmuar ēfare ka nen lekuren e personazhit qe sot eshte Kryeminister dhe qe ka dominuar skenen politike te ketyre viteve; kete skene oklokratesh te mbushur me burra te vegjel e te ndotur, qe hyjne e dalin, me damken e hajdutit te pandeshkuar ne shpine.


Nga Mero Baze
-pjese nga libri "1997"-




Mėdyshjet e Berishės mes Greqisė e Serbisė


Ndėrsa po udhėtoja nga Vlora pėr nė Tiranė, pas intervistės me ish-Presidentin Xhorxh Bush, nė Fier takova dy drejtuesit e gazetės RD, qė po ktheheshin nga Greqia. Lazėr Stani mė tregoi se kishte qenė nė njė hotel me tre liderėt e opozitės nė Athinė. Ishte takuar me Janis Repasin, zėdhėnėsin e qeverisė greke. Mė bėri pėrshtypje fakti qė Repasi kishte theksuar se "Greqia dėshiron qė kjo gjendje stabiliteti dhe qetėsie tė vazhdojė, pasi ėshtė nė dobi tė rajonit tė Ballkanit". Argument kryesor nė favor tė qeverisjes sė administratės sė Partisė Demokratike ishin, nė tė vėrtetė, rendi dhe qetėsia. Vlora ishte nė atė kohė qyteti ku mund tė pushonte njė president amerikan. Disa muaj mė vonė, u pa se zėdhėnėsi i qeverisė greke kishte goditur nė shenjė, kur kishte "uruar" me cinizėm qė kjo qetėsi dhe ky stabilitet tė vazhdonte nė Shqipėri. Nė Vlorė, njė vit mė pas, nuk jetonin dot mė as banorėt e saj.
Por pėrshtypja qė kishte lėnė zėdhėnėsi grek te njerėzit e shtypit tė PD-sė ishte e mirė dhe ata mendonin se, me pak punė, Berisha mund t'i pėrmirėsonte raportet me Greqinė. Gjatė fushatės elektorale tė 26 majit, ai bėri kujdes qė kėto marrėdhėnie t'i vlerėsonte si pozitive. Alfred Serreqi, si ministėr i Jashtėm, kishte vizituar Greqinė nė mes tė fushatės dhe kishte marė premtime pėr legalizimin e emigrantėve shqiptarė. Nė prill ishte nėnshkruar Traktati i Miqėsisė mes dy vendeve dhe qenia e Teodor Pangallosit si ministėr i Jashtėm e kishte zbutur ndjeshėm situatėn. Berisha pėrpiqej tė bėnte ndarje tė fortė mes lobit grek nė SHBA dhe qeverisė greke, qė sipas tij ishte aleatė me Berishėn. Askush nuk e kuptonte dot sa ujė kishte rrjedhur poshtė karriges sė pushtetit tė Berishės, derisa turbullira u shfaq hapur. Njė natė mė pas, kur Berishės po i komentoja pėrshtypjet e drejtuesve tė RD-se nga takimi me Repasin, ai u bė i heshtur.


- Nuk e di, s'i kuptoj kėta greket, - tha. - Kėta duhet tė jenė idiotė. Kėta nuk e kuptojnė qė ėshtė hera e parė qė ky vend u ofron miqėsi atyre. Unė u kam ofruar miqėsi. Ndryshe, ky vend e ka pasur gjithmonė hapur derėn nė Beograd. Nuk e kuptojnė kėta qė ne, po tė duam, njė telefonatė larg e kemi Beogradin....
Ishte njė shfrim i rrjedhshėm, pa asnjė pengesė logjike nė tentativėn pėr tė pėrzier analizėn historike me nevojėn pėr tė ruajtur pushtetin. Mua mė ra si bombė ideja qe ne e paskėshim shumė tė lehtė miqėsinė me Serbinė. I lindur dhe rritur nė Jug, me njė distancė edhe kulturore pėr ish-Jugosllavinė, por shumė i lidhur emocionalisht me Kosovėn, papritur, m'u duk vetja i pagdhendur pėr kėto punė. Berisha ndoshta e kapi hutimin tim dhe vazhdoi:
- Po, kėshtu ėshtė, domethėnė, s'e kuptoj kėtė injorancėn e tyre. Po kėmbėngulin pafund pėr luftė mes nesh. Mos shiko ti se kush ėshtė tani nė Beograd, por i sigurt tė jesh ti qė ata e dinė qė ne atje e kemi pas gjithmonė njė ofertė gati. Ne... domethėnė Shqipėria... nuk e kam fjalėn konkretisht ne si qeveri...
Ishte njė pėrpjekje e shpejtė, por e qetė, pėr tė ma larguar idenė se edhe ai vetė e kishte njė ofertė gati nė Beograd. Njė shpjegim i rrėmujshėm, mes shfajėsimit pėr keqkuptimin e mundshėm dhe njė tė vėrtetė historike qė nė Veri tė Shqiperise nuk ishte aq e panjohur dhe e largėt sa nė Jug. Aleancat e Zogut dhe qeveritė provizore rebele tė mirditorėve qė nuk pajtoheshin me krerėt e shtetit tė ri shqiptar, e kishin zbuar kėtė paragjykim qė, per mua, ishte njė tabu. Berisha ndėrroi bisedė, por hutimi im, i ngecur me sa dukej nė shpėrqėndrimin e mėtejshėm tė bisedės, na riktheu sėrish tek ish-Jugosllavia dhe Greqia, si dy fqinje me shanse tė ndryshme pėr miqėsi me Shqipėrinė. Shihej qartė qė, nėse nė Beograd nuk do tė kishte qenė Milosheviēi dhe nuk do tė ndodhte ajo qė kishte ndodhur, pra nėse ne do t'i fillonim proceset demokratike kur nė Beograd tė kishte pasur njė qeveri mė liberale, orientimi ynė do to kishte qenė Beogradi. Kur e mendoja ftohtė herė pas here kėtė, s'mė dukej dhe aq shokuese sa ē'mu duk nė atė cast qė e dėgjova nga Sali Berisha. I pamėsuar tė jetoja me idenė se kemi fqinjė Serbinė apo Malin e Zi, madje i ndodhur dhe shumė larg kulturės sė tyre politike, mė dukej si sforcim. Por sėrish, kur e ripėrtypja, kur mendoja pėr raportet e politikanėve kosovarė me Beogradin, raportet e politikės shqiptarė deri nė vitin 1948 dhe kur, njė ēast, mendoja se Sali Berisha ishte ndoshta politikani qė e njihte mė mirė Serbinė dhe Kosovėn, e justifikoja pėr atė qė tha. Pastaj turbullohesha sėrish kur mė shfaqej fantazma e martesės sė tij me njė grua me origjinė serbe, si dhe disa shkrime te egra, botuar nė shtypin e Kosovės pėr lidhje tė familjes sė saj serbe me krerė tė UDB-sė. Dilemat pėr kėtė lidhje gjenealogjike, qė zgjonte ndjesi tė panjohura tek unė, me shtynė njė dite qė tė pyesja vetė Liri Berishėn pėr origjinėn e nėnės sė saj serbe, njė grua qė ka jetuar me dinjitet, pėr aq sa tė lejonte diktatura, si "grua jugosllave" nė Tiranė. Ishte e pabesueshme, por nė fund tė shpjegimit tė saj, unė isha mė i paqartė se nė fillim. Nuk mė tha asnjė fjali tė qartė, pėrveē faktit qė nėna e saj ishte njė jetime nga Vojvodina, qė nuk kishte fis dhe qė u martua me babanė e saj, Rexhepin, i cili ishte me origjinė nga Vuthaj, njė fshat shqiptar, tashmė nėn territorin e Malit tė Zi. Martesa ishte bėrė nė vitet kur Shqipėria me JugosIlavine ishin nė "muajin e mjaltit". Akuzat qė i bėheshin Liri Berishės lidheshin me faktin se motra e nėnės sė saj (d.m.th. tezja e saj) nė Beograd kishte qenė pjesė e OZNA-s, ndėrsa djali i tezes sė saj u bė mė pas njė njeri i afėrt i Milosheviēit. Gjithēka ishte mes spekulimit dhe sė vėrtetės. Pėrkundėr kėsaj, nėna e Liri Berishės, si shumė gra tė huaja tė martuara me burra shqiptarė gjatė komunizmit, ishte njė grua qė vuajti pasojat e kėsaj martese. Asaj iu desh tė dėshmonte nė gjyqet e organizuara ndaj shoqeve tė saj, duke bėrė ē'tė mundte qė tė mos e lėndonte tė ardhmen e tyre.

Lidhja e tij e fortė me gruan e vet ishte dimensioni mė i padukshėm nė publik. Hija e fortė e pushtetit tė saj mbi tė nuk hetohej, po tė mos e njihje nga afėr. Pėr shumė shqiptarė, edhe nė ditėt mė tė zeza tė Berishes, ajo ishte njė ėngjėll. Vetėm nė ditėt e para tė trazirave nė Vlorė u hodhėn parulla kundėr saj. Ishte ndoshta njė instinkt i njerėzve tė revoltuar ndaj dy grave qė dukej se pėrfaqėsonin pushtetin e tij: Vjollca Vokshit dhe Lirisė. Askush tjetėr nė Shqiperi nuk i ka hetuar dot shenjat e pafuqisė sė tij tė madhe para njė gruaje. Vetėm njė shoqėri mashkullore, siē besohet qė ėshtė Vlora, e ka gjithmonė tė ngritur ēarkun e dyshimit nė kėtė pikė. Nė tė vėrtetė, ajo ka pasur dhe ka pushtetin real mbi njeriun qė nxiton tė gllabėrojė ēdo pushtet. Dhe nuk di ta shpjegoj nėse mania e tij pėr superpushtet ėshtė njė lloj kompensimi nga oksigjeni i rralluar i pushtetit prej pranisė sė saj. Ėshtė njė raport qė meriton njė vėshtrim tė thellė, qė tė depėrtojė pėrtej ēasteve personale, komplekseve tė tij ndaj jetės sė qytetit, kuriozitetit pėr origjinėn e saj dhe, mbi tė gjitha, sigurinė qė i ka dhėnė ajo si njė grua qė e mbronte nga ēdo ekspozim i pafuqisė sė tij para syve tė tė tjerėve.
Vonė, shumė vite mė vonė, kur raportet e Berishės me Greqinė filluan tė shkėlqenin dhe ai bėri lėshime pėr fqinjin tonė jugor mė shumė se ē'do tė kishte bėrė Nikolas Gejxhi, po ta bėnim kryeministėr tė vendit, e kuptova qartė se mėdyshjet e mia pėr raportet e tij me serbėt ishin njė flluskė sapuni. Nuk kishte nė to asgjė nostalgjike apo historike. Ato ishin thjesht njė mundėsi pushteti. I lodhur nga lufta me Greqinė dhe shkuarja drejt greminės prej kėsaj lufte, ai sillte nė mendje aleanca tė tilla dhe atė shprehjen qė mė tronditi gjatė: "Kėta grekėt qenkan idiotė, nuk e dinė kėta qė ne Beogradin e kemi gati...". Ishte njė shfrim nė ēastet e tij tė vėshtira, kur ai nxitonte tė sillte nė mendje gjithēka qė ne tė tjerėve na dukej e pamundur: serbėt, islamikėt dhe, pse jo, uniformat ushtarake.
Dhe nė kėtė pėrpėlitjeje pėr aleanca, duket se lufta e Bosnjes dhe angazhimi i tij krah Izetbegoviēit, tė cilit i dhuroi avionė pa fund me armė qė niseshin nga aeroporti i Gjadrit nė Lezhė, luajtėn njė rol tė rėndėsishėm. Njerėzit kyē me tė cilėt ai i ndėrtoi kėto raporte janė ende sot protagonistė tė mafies ballkanike tė armėve dhe krahut financiar tė Al Qaeda-s nė Ballkan, njė pėrzierje nga mė tė rrezikshmet, qė pėrfshin nė mėnyrė tė ēuditshme brenda saj boshnjakė myslimane, serbo-boshnjakė, sudanezė, libanezė, zviceranė. Dhe e vetmja lidhje nė pushtet e tyre ėshtė ende kryeministri i Shqipėrisė, Sali Berisha, i cili nuk ka neglizhuar askėnd prej tyre. Historitė e vrullshme tė tregtive tė armėve pas vitit 2005 ringjallėn pikėrisht kėto lidhje dhe kėta emra, e lulėzuan industrinė e trafikut tė armėve, fishekėve dhe raketave nga Shqiperia me Serbinė, Bosnjėn dhe Malin e Zi, drejt botės arabe, kryesisht drejt hezbollahėve dhe Iranit. Nė qarkullim janė tė njėjtit njerėz nga mafia ish-jugosllave, tė njėjtat lidhje, qė zėnė fill nga krahu islamik i kabinetit tė presidentit tė ndjerė boshnjak Izetbegoviē, si dhe tė njėjtit njerėz qė u angazhuan nga kjo botė nė procesin e rikthimit tė tij nė pushtet.

Ishin ky treg qė i nxiti familjaret e Berishės tė pėrfshiheshin nė projektin ogurzi tė demontimit tė armėve nė Gėrdec, qė nuk do tė kishte dalė kurrė nė dritė si njė histori e pistė biznesi, sikur "aksidenti teknologjik" tė mos na verbonte sytė tė gjithėve me trupat e pajetė tė 26 vetėve, mes tė cilėve gra, fėmijė dhe qindra shtėpi tė shkatėrruara.

Tė gjitha hamendjet se Berisha ishte njė nacionalist qė e ēoi vendin drejt shkatėrrimit nė vitin 1997, rezultuan false. Rikthimi i tij nė pushtet provoi se ai ėshtė politikani qė ka vendosur raporte tėrėsisht vėllazėrore me qarqet mė nacionaliste greke dhe qė ka instaluar nė Shqipėri bizneset mė tė fuqishme tė ish-mafies jugosllave, qė kanė qenė pararojat e nacionalizmave sllave nė Ballkan. Nė kėtė pikė Berishėn mund ta quajmė mė shumė njė aleat tė madh tė nacionalistėve fqinjė, se sa njė nacionalist shqiptar. Interesi i tij i vetėm ėshtė pushteti nė Tiranė dhe pėr kėtė ai ėshtė i gatshėm tė tėrheqė nė vallen e interesave tė veta gjithkėnd qė i rrezikon qoftė edhe pak fare pushtetin e vet.

-vijon-

p.s. A nuk mjaftojne keto FAKTE, te cilat une i kam theksuar me ngjyre te zeze, per ta cuar kete njeri perpara Drejtesise????!!!!!


Postuar nga lost_soul datė 10 Tetor 2010 - 23:50:

Gerrmo Tare gerrmo!


Postuar nga Vizioner datė 20 Tetor 2010 - 19:39:

Rreshtat e meposhtem, jane nje deshmi e rendesishme per tė rikonfirmuar ēfare ka nen lekuren e personazhit qe sot eshte Kryeminister dhe qe ka dominuar skenen politike te ketyre viteve; kete skene oklokratesh te mbushur me burra te vegjel e te ndotur, qe hyjne e dalin, me damken e hajdutit te pandeshkuar ne shpine.

Qeveritari i mashtrimit publik

-nga Andrea Stefani-

Deri kur do vazhdojnė disa shqiptarė tė duartrokasin dhe votojnė figura si Sali Berisha qė e bazojnė suksesin te forca e mashtrimit dhe e gėnjeshtrės? Dhe ka fakte pa fund qė provojnė se gėnjeshtra ėshtė bėrė mėnyrė veprimi jo vetėm pėr kėtė qeveri por edhe pėr qeverisjet dhe opozitat e mėparshme tė Berishės. Ėshtė gėnjyer dhe gėnjehet pėr gjithēka, pėr gjėra tė mėdha dhe tė vogla. Gėnjeshtra pėrdoret pėr tė fshehur tė vėrtetat nga publiku, pėr tė shantazhuar apo pėrēarė kundėrshtarėt, pėr tė pėrfituar avantazhe politike. Por edhe pse mund tė pėrfitosh nė njė ēast, dihet se gėnjeshtra i ka kėmbėt e shkurtra. Vjen njė moment kur e vėrteta kundėrsulmon duke ndėshkuar pa mėshirė. Veē nuk godet vetėm gėnjeshtarėt e mashtruesit e politikės por edhe ata qė i besuan gėnjeshtrės, e mbrojtėn dhe e duartrokitėn atė, publikun. Njė gjė e tillė ka ndodhur me atė qė ka mbetur nė histori si tragjedia e fajdeve shqiptare pėrmbysja e tė cilave u pasua edhe nga rrėnimi i shtetit. Tashmė ish bashkėpunėtorė tė afėrt tė Sali Berishės, dėshmitarė nga brenda zyrės sė tij, sikundėr gazetari Mero Baze, dėshmojnė se Sali Berisha ka qenė avokati mė i madh i aktivitetit tė fajdeve duke hedhur poshtė rrenėn vulgare tė propagandės sė tij se "fajdet qenė njė komplot komunist". Pėr vite me radhė dhe vetėm pėr hatėr tė pushtetit dhe duke injoruar paralajmėrimet e ndėrkombėtarėve, Berisha toleroi tė vlojė nė zemėr tė ekonomisė vullkanin e fajdeve qė do tė sillte mė vonė shkatėrrimin e shteti dhe tė jetėve tė jo pak shqiptarėve. Dhe po pėr hatėr tė pushteti tė tij, i njėjti Berishė vendosi tė vepronte kundėr fajdeve kur ishte shumė vonė. Dhe pėrsėri me anė tė gėnjeshtrės dhe mashtrimit tė publikut.

***

Qė vite mė parė janė publikuar dokumente qė provojnė se FMN dhe Banka Botėrore kishin nisur tė paralajmėronin autoritetet shqiptare pėr rrezikun qė paraqisnin piramidat financiare qysh nė vitin 1994. Por ato u injoruan me koshiencė tė plotė nga Presidenti i Republikės i asaj kohe gjithnjė me vizionin e qartė se fajdet, me parajsėn e rreme ekonomike qė krijonin nė publik, ishin njė mjet i mirė pėr t'i zgjatur jetėn njė pushteti qė s'pushonte sė pėrēuari mesazhe se me tė "fitojnė tė gjithė".

Njė politikė qė Berisha e mbrojti me kėmbėngulje deri nė fund tė vitit 1996 pra, deri atėherė kur katastrofa ishte thuajse njė fatalitet. Madje edhe kur nga qarqe tė antikrimit italian nisėn tė bėhen publike dyshime mbi pėrdorimin e skemave piramidale pėr pastrimin e parave, Berisha, por edhe ish ministri i brendshėm Halit Shamata, nxituan tė pėrgėnjeshtrojnė dyshimet e ngritura. Vetė Berisha pėrjashtoi kategorikisht njė gjė tė tillė duke deklaruar me njė frazė amorfe se "paratė e shqiptarėve janė mė tė pastrat nė botė". Ishte njė konfirmim qė, i bėrė nė vjeshtėn e vitit 1996, nxiti edhe mė shumė shqiptarėt tė investonin kursimet e jetės tė tyre nė piramidat financiare. Pa deklarime tė tilla sa dinake aq edhe tė papėrgjegjshme qė mashtruan publikun, katastrofa financiare do kish qenė shumė mė e vogėl. Dhe meqenėse firmat fajde i depozitonin paratė nė bankat e nivelit tė dytė nė formėn e depozitave "pa afat", kjo ka qenė dhe ėshtė lehtėsisht e provueshme. Tė dhėnat e Bankės sė Shqipėrisė tregojnė se nga rreth 5 miliardė lekė deri nė mes tė vitit 1996, depozitat pa afat tė firmave private kreshpėrohen nė rreth 32 miliardė lekė vetėm nė 4 muajt e fundit tė vitit 1996. Si shpjegohet njė kreshendo e tillė e parave tė fajdeve nė banka? Aq mė tepėr kur pikėrisht nė kėtė periudhė edhe ministri i financave Ridvan Bode deklaroi publikisht shqetėsimin dhe alarmin e FMN pėr Piramidat? Paradoksi shpjegohet me reagimet e Berishės. Ishte ai qė detyroi ministrin Bode tė pėrgėnjeshtrojė alarmin e sjellė nga Uashingtoni. Kam patur rastin ta intervistoj vetė Boden pas alarmit bombė qė lėshoi pėr rrezikshmėrinė e piramidave dhe i trullosur deklaroi: "mė kanė keqkuptuar"! E kishte trullosur Berisha. Eshtė tamam ashtu sikundėr rrėfen sot Mero Baze nė librin e tij. Eshtė pikėrisht periudha kur Berisha ka bėrė deklarimet pėr "pastėrtinė" e parave tė shqiptarėve. Ishte kundėrofensiva e Berishės nė mbrojtje tė fajdeve, ishte ky mashtrim publik i bėrė pėr qėllime pushteti, qė pengoi shtetin tė vepronte mė nė kohė kundėr se keqes, kur s'ishte aq e thellė. Njė pengim qė solli njė katastrofė totale financiare pėr shqiptarėt. Edhe gabim po tė ishte, akti ėshtė njė nga ato qė Jozef Fushe i quante mė tė rėnda se njė krim. Si tė gjithė vendimmarrjet e gabuara qeverisėse qė ndikojnė nė jetėn e miliona njerėzve. Berisha nuk ėshtė pėrgjigjur asnjėherė pėr njė "gabim" tė tillė para ligjit. Sepse ka qėndruar dhe qėndron mbi ligjin. Por, nė fakt, nuk ishte njė gabim. Ishte njė kalkulim cinik , njė mashtrim pėr qėllime pushteti. Ishim ende nė momentet kur Berisha, ky maniak i pushtetit, besonte se fajdet i shėrbenin ende qėndrimit tė tij nė pushtet.

***

Por do kalonin vetėm pak muaj dhe Berisha do kuptonte se pushteti mund tė shpėtohej vetėm duke dalė nga spiralja e llahtarshme e fajdeve. Po si i bėhet qė tė mashtronin tashmė tė mashtruarit pra, publikun? Si i bėhej qė njerėzit qė nuk i kishin dekurajuar por qė pėrkundrazi, i kishin inkurajuar dinakėrisht tė investonin nė fajde, tė mos ngriheshin kundėr pushtetit? Si pėrherė zgjidhja u gjet te gėnjeshtra, te mashtrimi i publikut. Dhe pikėrisht kėtė dėshmon edhe Mero Baze nė librin e tij "Viti 97". "Mė shumė se kushdo tjetėr qė kam njohur, ai beson te fuqia e medias dhe dezinformacioni" - shkruan Baze nė librin e tij. Dhe pranon hapur se e ka vėnė profesionin e tij tė reporterit tė "Zėrit tė Amerikės" nė shėrbim tė kėtij dezinformimi publik. Natyrisht, do ketė mjaft berishistė qė do nxitojnė (pse nuk ka folur mė pėrpara? ) tė shprehin skepticizėm, do pėrpiqen ta nxjerrin Bazen gėnjeshtar.

Veē fakti qė gėnjeu dje nė shėrbim tė Berishės nuk do tė thotė se Baze gėnjen edhe sot kundėr tij. Jeta ka raste pa fund kur njerėzit i kthehen tė vėrtetės duke denoncuar gėnjeshtrat apo krimet e sė shkuarės. Tė tillė janė dhe tė penduarit e Mafies. Mos vallė policia nuk duhet t'i besojė tė vėrtetat e tyre vetėm sepse nė tė shkuarėn ata mund tė kenė bėrė edhe krime pėr llogari tė Mafies? Por fatmirėsisht, shumė nga tė vėrtetat tronditėse qė Mero pohon sot mbi natyrėn prej mashtruesi tė Berishės, janė lehtėsisht tė verifikueshme dhe nga burime tė dyta e tė treta. Mbi tė gjitha, Baze pohon nė formėn e njė katarsisi tė vėrtetat mbi gėnjeshtrat e Berishės qė u bėnė, nė atė kohė, edhe gėnjeshtrat e tij. Dhe ja episodi skandaloz pėr tė cilin do flasim. Jemi nė fillim tė janarit 1997 kur Berisha ishte i vendosur t'i godiste piramidat . Por si? Si mund tė veprohet kundėr bosėve tė piramidave qė kishin financuar edhe fushatėn e PD deri edhe libra pėr kultin e Berishės pa shkaktuar revoltė popullore? I kėrkon mendim edhe Mero Bazes si duhet tė veprojnė.

Dhe ėshtė ky i fundit qė rrėfen se i sugjeroi tė prodhojnė njė lajm pėr humbje parash apo keqadministrim qė njerėzit tė revoltohen. "Shumė mirė....Tė themi se lekėt kanė ikur jashtė" - kish shtuar Presidenti i Republikės. Mekanizmi i mashtrimit publik ishte vėnė pėrsėri nė lėvizje. Nga vetė kreu i shtetit. Dhe po Baze rrėfen se tė nesėrmen "Berisha kish avancuar aq shumė nė mėnyrėn si do prodhonte atė lajm, sa ishte "krim" ta ndalje. Ma thoshte disa herė se duhet ta shkruaja atė lajmin dhe unė qeshja. Pastaj u dorėzua. Bėje vetė, tha mė nė fund. Dėgjo, janė larguar 130 milionė dollarė nga Vlora". Dhe kur Baze i kėrkon njė konfirmim zyrtar pėr ta bėrė mashtrimin mė tė besueshėm Berisha sugjeron: "Thuaj 'burime zyrtare'. Pastaj po pati nevojė, nxjerr Halit Shamatėn unė". Shamata ishte ministri i brendshėm. Presidenti i plotfuqishėm kish mundėsi tė vinte gjithė shtetin nė shėrbim tė mashtrimit publik. Monstra e gėnjeshtrės ishte rritur nėn emrin e demokracisė! Dhe Baze e prodhoi dhe e transmetoi nė VOA lajmin mbi gjoja largimin nga Shqipėria tė njė motoskafi me mbi 130 milionė USD nė bord. Nė kėtė episod skandaloz mashtrimi tė publikut nga Presidenti i Republikės, gjen edhe qeverisjen me anė tė gėnjeshtrės dhe jo me anė tė sė vėrtetės, gjen edhe manipulimin publik si edhe kufomėn e medias sė lirė, shndėrrimin e saj nė njė gjuhė tė gėnjeshtrave qeveritare. Shkurt, gjen gjithēka ėshtė tipike pėr pushtete mashtruese dhe totalitare. Nė thelb, mashtrimi i orkestruar nga Berisha nė fillim tė vitit 1997 i sapo rrėfyer nga Baze, ėshtė i njejtė me tė themi, mashtrimin hitlerian tė opinionit publik qė do "justifikonte" agresionin nazist mbi Poloni. Ca ushtarė "SS" u veshėn me uniforma polake dhe simuluan njė agresion mbi njė radiostacion gjerman duke vrarė edhe ca "viktima" qė nė fakt, ishin tė burgosur kampesh pėrqendrimi. Eshtė ekzaktėsisht i njėjti mekanizėm i paturpshėm, cinik dhe i tmerrshėm dezinformimi. Hitleri donte tė justifikonte sulmin mbi Poloninė ndėrsa Berisha sulmin mbi bosėt e piramidave. Gjermanėt e panė se ku i ēoi njė pushtet dhe njė lider i tillė qė e bazon fitoren te forca e mashtrimit dhe e gėnjeshtrės. Shqiptarėt e provuan gjithashtu me ferrin e vitit '97 se ēdo tė thotė ta lėsh fatin nė duart e liderėve mashtrues. Por disa prej tyre u mashtruan pėrsėri nga propagandat e ethshme dhe tė gėnjeshtėrta se "Berisha ka ndryshuar". Dhe pėrsėri njė lider gėnjeshtar si Berisha ėshtė nė pushtet duke pėrgatitur tragjedi tė tjera. Si Gėrdeci. Por ai ėshtė sot nė pushtet edhe pse ka arritur qė ta shndėrrojė nė piramidė mashtruese edhe krejt sistemin zgjedhjeve ku votat nuk numėrohen por grabiten. Prandaj e pengon transparencėn duke futur nė lojė edhe "kushtetutėn" dhe "gjykatat".

Kjo piramidė elektorale ėshtė nė rrėnjė tė gjithė korrupsioneve qė po shpėrthejnė kėto kohė nė sytė e publikut. Por nė rast se shqiptarėt do tė ishin dakord qė tė qeveriseshin nga mashtrues dhe gėnjeshtarė tė sprovuar, atėherė duhet t'i qahen vetėm budallallėkut tė tyre kur tė gjenden pėrsėri tė mashtruar.


Postuar nga Fajtori datė 20 Tetor 2010 - 19:59:

Se lexova artikullin lart por nje koment mbi autorin. Libri i Andrea Stefanit, Albanistan, eshte i vetmi liber qe kam hedhur ne plehra 20 vitet e fundit. Artikujt e ketij te permbledhura ne liber ishin nje paēavure e vertete. Cdo artikull shante Nanon dhe Berishen pa dhene asnje informacion, asnje reflektim, asnje shqyrtim llogjik. Andrea Stefani eshte paēavurist, jo analist. Po mesohet te jete analist si puna e Berishes politikan, me "trial and error".


Postuar nga Vizioner datė 21 Tetor 2010 - 05:48:

Fajtor, flm per Info.

Nuk e njoh mire kete Autorin vecse e kam ndigjuar-pare dy apo tre here ne emisione Televizive si analist por s'kam ndonje opinion te sakte per te.

Kete artikull e lexova dhe i kushtova me shume vemendje se flitej rreth Librit te Mero Bazes dhe fakteve reale qe Baze pasqyron.


Postuar nga Vizioner datė 08 Nëntor 2010 - 13:47:

Sindromi serb i festimit tė dėshtimeve

-nga Mero Baze-

8 nėntori ėshtė njė datė e anatemuar nė historinė e Shqipėrisė, pasi ka tė bėjė me themelimin e Partisė Komuniste Shqiptare, regjimi i sė cilės izoloi Shqipėrinė nga Evropa pėr 50 vite dhe la pasoja tė rėnda nė mentalitetin e shoqėrisė shqiptare pėr Perėndimin.

8 Nėntori i vitit 2010, 69 vjet pas themelimit tė Partisė Komuniste shqiptare, nė tė vėrtetė ndryshon historinė e kontaktit tė shqiptarėve me Perėndimin, por duket se po ripėrsėrit si nė njė film bardhė e zi patetizmin e komunistėve, me tė cilin u pėrpoqėn tė mbulonin izolimin real tė Shqipėrisė.

E vėrteta e hidhur ėshtė se mė 8 nėntor shqiptarėt e thjeshtė, ata qė ende nuk kanė pasur mundėsi tė lėvizin pa viza, do tė lėvizin tė lirė nė Evropė, por atdheu i tyre, Shqipėria, do tė refuzohet njė ditė mė pas, qė tė bėhet kandidate pėr familjen evropiane. Nėse liberalizimi i vizave ėshtė njė projekt evropian, pėr tė cilin Shqipėria aplikoi bashkė me vendet e tjera tė Ballkanit dhe i humbi tė gjitha trenat, deri sa e ngarkuan me zor tek treni i fundit, projekti pėr integrimin e Shqipėrisė nė Evropė ėshtė njė projekt shqiptar dhe njė vendim strategjik i kombit shqiptar, pėr tė cilin do tė marrim lajmin e hidhur mė 9 nėntor.

Pra, mė 8 nėntor kanė tė drejtė tė gėzojnė qytetarėt shqiptarė qė ende nuk kanė viza dhe qė pėr shkak tė njė politike vizionare tė Bashkimit Evropian do tė pėrfshihen nė lėvizjen e lirė. Por bashkė me kėtė lajm Bashkimi Evropian do tė refuzojė projektin shqiptar pėr anėtarėsim nė BE, qė ėshtė nė tė vėrtetė strategjia jonė kombėtare, e dėshtuar prej qeverisė. Sali Berisha, i cili iku si i ndėrkryer me njė dosje nėn sqetull nė prill tė vitit 2009 pėr tė aplikuar nė Pragė, me shpresė se do tė gėnjente shqiptarėt para zgjedhjeve se po fuste vendin nė Evropė, i bėri shumė dėm kėtij vendi duke e ekspozuar atė si njė vend tė paaftė pėr tė qenė vend perėndimor.

Sė pari, duke aplikuar kundėr kėshillave tė tė gjithėve, atij iu desh tė blinte shtrenjtė pranimin e aplikimit, duke nėnshkruar me kryeministrin grek paktin pėr kufirin detar dhe mė pas duke hyrė nė pazare ordinere me presidentin francez, pėr blerje helikopterėsh nga Franca, skandal qė po hetohet nga qeveria amerikane. Berisha bėri ē'ėshtė e mundur ta paraqiste iniciativėn e tij si historike dhe qė do tė pranohej nga Evropa dhe kėshtu do ta vlente kostoja e lartė me tė cilėn ai po bėnte fushatė elektorale me aspiratėn evropiane tė shqiptarėve.

Gjithēka u shumėzua me zero. Shqipėria nuk do tė jetė mė 9 nėntor kandidate pėr anėtare nė Bashkimin Evropian. Shkaku ėshtė krimi, korrupsioni dhe kultura e konfliktit politik nė Shqipėri. Kaq do tė mjaftonte qė ēdo qeveri tė jepte dorėheqje, pasi ėshtė njė qeveri e refuzuar nga Bashkimi Evropian dhe ėshtė nėn standardin e shteteve thuajse private si Mali i Zi.

Sė dyti, dėshtimi i Shqipėrisė pėr tė qenė njė vend kandidat pėr Bashkimin Evropian, po pėrpiqet tė justifikohet nėn zė nga politika zyrtare si zhvillim pozitiv, pasi sipas saj, njė anėtarėsim nė BE do rriste shumė detyrime pėr qeverinė dhe qytetarėt, dhe se ne nuk qenkemi gati pėr kėtė. Po tė flasėsh kėto ditė me zyrtarė tė qeverisė apo njerėz tė pushtetit, qė nuk dinė si ta justifikojnė dėshtimin, ta paraqesin si zhvillim pozitiv faktin qė sot s'jemi vend i BE, pasi detyrimet qenkan shumė tė mėdha. Kjo nė tė vėrtetė rrezaton mentalitetin real anti-perėndimor tė qeverisė dhe shkakun pse ne sot jemi nga vendet e pakta nė rajon qė po refuzohemi nga Bashkimi Evropian.

Dhe sė fundmi, ėshtė cinike qė mė 9 mars, ditėn kur qeveria duhet tė jap dorėheqje pėr refuzimin qė i bėn Bashkimi Evropian, ajo tė festojė. Ky ėshtė njė karshillėk i rėndė ndaj Evropės, njė veprim meskin, qė do tė rrisė perceptimin se ne jemi njė vend primitiv, qė po festojmė refuzimin qė i bėn Evropa qeverisė sonė, njėsoj siē festojnė serbėt betejat e humbura. Dhe duket sikur u bėhet thirrje shqiptarėve tė ikin njė orė e mė parė nė Evropė, sapo tė pėrfundokjė numėrimi mbrapsht nga spotet e qeverisė, meqė Evropa nuk na pranoi si shtet, por vetėm si turistė.


Postuar nga Piktor datė 08 Nëntor 2010 - 19:32:

Rendesi ka qe shqiptaret tashme jane te lire te shetisin ne Europe pa rradhe per viza ne ambasada. Kjo eshte nje fitore e popullit shqiptar mbi te gjitha. Sot duhet te festojme neser le te ngele ne klase politika shqiptare. sepse ashtu i ka takemet ajo me soj e sorollope bashke.


Postuar nga BIONDIA datė 08 Nëntor 2010 - 19:35:

Thumbs up

Citim:
Po citoj ato qė tha Piktor
Rendesi ka qe shqiptaret tashme jane te lire te shetisin ne Europe pa rradhe per viza ne ambasada. Kjo eshte nje fitore e popullit shqiptar mbi te gjitha. Sot duhet te festojme neser le te ngele ne klase politika shqiptare. sepse ashtu i ka takemet ajo me soj e sorollope bashke.


Postuar nga Vizioner datė 13 Nëntor 2010 - 17:06:

Tryeza e opozitės: Nga nesėr rifillojnė protestat nė tė gjitha qarqet



Opozita e bashkuar do tė rifillojė protestat duke filluar qė nga dita e nesėrme. Kėshtu u shpreh kreu i PLD Spartak Ngjela menjėherė pas mbylljes sė takimit tė aleatėve tė PS.


"Opozita do mbėshtesė frymėn e popullit. Frymėn qė patė nė Dukat pėr tė mbrojtur tė drejtat dhe i bėnė thirrje tė gjithė njerėzve qė janė tė prekur nė tė drejta, nė dinjitet, nė pronė, nė gjithēka qė shikojnė tė bėhen pjesė e kėsaj lėvizje e cila qė nesėr fillon e merr formė nė tė gjithė Shqipėrinė. Derisa tė vijnė nė njė ditė tė caktuar pėr tė ardhur nė Tiranė, ashtu siē kemi vendosur dhe kemi bėrė herėt e tjera"- tha Ngjela

Ndėr tė tjera tryeza ka vendosur mbėshtetje pėr mocionet e mosbesimit, tė propozura nga opozita pėr kryeministrin Sali Berisha dhe kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli.
Ngjela tha se kėrkohet hapja e kutive tė materialeve zgjedhore dhe jo e kutive tė tjera.

* * *

Cohu Shqiptar, cohu dhe tregoji vendin Diktatorit Sali Berisha!




Postuar nga Vizioner datė 19 Nëntor 2010 - 16:56:

Jemi nė dorė tė njė bande kriminale

-nga Mustafa Nano-

Ka dy ditė qė njė pjesė e shtypit po flet pėr njė bodyguard tė familjes sė Berishajve qė ka qėlluar me armė mbi trupin e njė kamerieri, duke e lėnė kėtė tė fundit tė plagosur rėndė. Fillimisht u fol qė ai ishte nė zgrip tė jetės. "Ėshtė me orė", thanė.

Tani flitet se e ka marrė veten. Dhe ky ėshtė njė lajm i mirė. Por ky lajm i mirė nuk na bėn dot tė harrojmė atė qė ndodhi nė kėtė rast, dhe atė qė ka ndodhur nė shumė raste nė Shqipėrinė e kėtyre kohėve. E nėse i harrojmė, do tė jetė pėr tė keqen tonė. Tė tė gjithėve. Edhe tė bandės kriminale qė ka marrė revan. Ėshtė mirė qė kjo bandė ta dijė kėtė gjė.

Ėshtė domethėnėse kronika e ngjarjes. Vėreni hapat njė e nga njė! 1. Klienti i njė restoranti qėllon me armė mbi kamerierin, me motivacionin se ky i fundit nuk i ndėrron tavllėn. Gjithkush ka pyetur: ē'ėshtė ky i marrė kėshtu, qė vret pėr punė tavlle?

2. Del lajmi qė klienti ishte pjesėtar i Gardės sė Republikės. Gjithkush ka pyetur: ku dreqin i psonisin kėta gardistė? 3. Del lajmi qė ai gardisti me kobure nė dorė ishte shofer a bodyguard i djalit tė kryeministrit. Aha, u kuptua gjithēka.

Nuk ka mė pyetje! 4. Garda, policia dhe PD-ja dalin e pėrgėnjeshtrojnė gjithēka. 5. Tė gjitha ato qė u pėrgėnjeshtruan dolėn tė vėrteta. 6. Rezultoi qė bodyguardi ėshtė dhe biznesmen. 7. Autori i plagosjes ėshtė sot nė arrest shtėpie. Ky ėshtė zhvillimi i fundit i kėsaj ngjarjeje. E kuptoni?

Ēdo njeri tjetėr qė do tė akuzohej pėr njė vepėr tė tillė penale, do tė ndalohej pa njė, pa dy. Ndėrsa bodyguardin e Berishajve e lėnė nė ngrohtėsinė e shtėpisė. Nė fakt, ėshtė e sigurt se vetėm nė arrest shtėpie nuk mund tė jetė ai njeri.

E kush do ta kontrollojė respektimin e kėtij vendimi? Policia e Lul Bashės, qė edhe urinėn nuk guxon ta bėjė pa lejen e Berishės?

Por e keqja nuk ka lidhje vetėm me faktin, qė autori i njė krimi ėshtė duke i shpėtuar ndėshkimit tė shtetit. Kjo ka ndodhur e do tė ndodhė nė kėtė Shqipėrinė tonė tė korruptuar deri nė palcė.

E keqja e madhe ka lidhje me faktin, qė njerėzit e entourage-it tė kryeministrit tė vendit mund t'i lejojnė vetes tė bėjnė ē'tė duan nė kėtė vend. Ata gėzojnė impunitet tė plotė. Ata nuk guxon askush t'i arrestojė, t'i hetojė, t'i gjykojė e t'i dėnojė.

Atyre dhe tavllėn duhet t'ua ndėrrosh. Atyre edhe sytė nuk bėn t'ua hedhėsh, pasi nė njė moment ēfarėdo vėshtrimi neutral mund t'u duket i vėngėr, apo kanė qejf ata qė t'u duket i vėngėr. Dhe pastaj, dihet se ēfarė ndodh. Mund ta hash nė lule tė ballit.

Ata janė tė mbrojtur nga tė gjitha anėt. Djali i kryeministrit ndėrtoi ditėn me diell, tok me ministra, zyrtarė, biznesmenė etj., njė aferė korruptive, e cila qėlloi tė bėhej shkak pėr vdekjen e gati 30 vetėve, dhe punėt ka rrezik tė ecin drejt mbylljes sė ēėshtjes pėr yēkla procedurale apo pėr mosrespektim afatesh ligjore.

Hė, ka skandal mė tė madh se sa ky? Ka shembull mė tė qartė tė impunitetit tė plotė tė njė njeriu tė pushtetit? Po, ka njė skandal mė tė madh.

Ėshtė nė rastin, kur babai i njė djali tė tillė s'e ka pėr gjė tė bredhė nėpėr Shqipėri e nėpėr Europė, e tė akuzojė tė tjerėt pėr korrupsion e pėr veprimtari mafioze; e jo vetėm kaq, por edhe tė ngrefoset si paladin i ligjit e kushtetutės, deri nė atė masė sa t'ia dalė tė fshehė poshtėrsitė e tij e tė regjimit tė tij pikėrisht prapa kinse respektit e merakut tė tij pėr ligjet e pėr kushtetutėn e republikės. E nė kėto rrethana, historia me bodyguardin tė duket edhe si njė ēikėrrimė, edhe si gjėja mė e kuptueshme.

Ēfarė po ndodh? Po ndodh njė gjė aspak e koklavitur, por tejet dramatike (ē'ėshtė e vėrteta, tė gjitha gjėrat dramatike janė krejt tė pakoklavitura): Jemi nė rrethanat, kur njerėzit e pushtetit kanė impunitet absolut; jemi nė rrethanat, kur pushteti mund t'ia lejojė vetes tė jetė edhe kriminal, dhe tė mos e gjejė asgjė.

Pse? Ngaqė ky pushtet kontrollon gjithēka, e nė kėtė kuptim ai dhe tė vetėt mund tė bėjnė ēdo krim e ēdo shkelje ligjore qė mund t'u kalojė nėpėr mendje.

Nuk ka se ēfarė t'i gjejė. Nėse s'kontrollojnė prokurorinė (nė fakt, e kontrollojnė kur tė duan; ndonjėherė bėjnė sikur s'e kontrollojnė, sepse duan tė na japin idenė qė nuk e kontrollojnė), ata kontrollojnė gjykatat; nėse s'kontrollojnė gjykatat (nė fakt, i kontrollojnė kur tė duan, s'ka gjė se ndonjėherė "janė tė interesuar" tė mos i kontrollojnė pėr tė na dhėnė idenė se nuk i kontrollojnė), ata kontrollojnė policinė; nėse s'kontrollojnė policinė (nė fakt, ky supozim ėshtė pėr tė qeshur), ata japin urdhėr qė krimi tė fshihet. Si?

Ose duke kėrcėnuar viktimat, ose duke i blerė viktimat, ose duke i bėrė tė dyja, si nė rastin konkret tė kamerierit, i cili "nuk arrin tė njohė autorin e krimit". Nėse krimin e nxjerrin gazetarėt, kėta tė fundit sulmohen dhe kėrcėnohen; nėse s'frikėsohen, blihen; nėse s'blihen, margjinalizohen.

E kėshtu me radhė, me tė gjitha institucionet e me tė gjitha strukturat e shtetit e tė shoqėrisė, tė cilat, pėr tė pėrcjellė idenė se bėjnė ndonjė lek punė, urdhėrohen apo porositen tė organizojnė seminare, ku tė flitet pėr tė drejtat e gay-ve nė ushtrinė shqiptare.

E shihni ē'bėhet? Kėtu njė gay nuk di ku tė fshihet, ngaqė ka frikė se mund ta linēojnė, ndėrsa ca e ca duan t'u mbrojnė tė drejtėn pėr tė kryer shėrbim ushtarak. Hė, nuk tė vjen t'u thuash kėtyre tė seminareve: Ptu!?

Miq, nuk ėshtė shaka. Jemi nėn njė regjim, i cili po kontrollon gjithēka nėpėrmjet ose/edhe dhunės sė egėr, ose/edhe kėrcėnimit, ose/edhe blerjes, ose/edhe margjinalizimit tė faktorėve tė tjerė tė jetės publike, ose/edhe tė kushtėzimit tė axhendės sė debatit e diskutimit publik.

E sikur tė mos mjaftojė kjo, ky regjim ka bėrė pėr vete dhe ca eksponentė tė diplomacisė ndėrkombėtare (faktori ndėrkombėtar ka qenė shpresa ime gjithė kohėn, por mė kot), siē janė Joseph Daul, Doris Pack etj. A e dinė kėta tė fundit qė janė duke marrė nė mbrojtje njė regjim kriminal?

Apo edhe kėta janė futur nė thes prej banditit tė Tiranės? Apo edhe kėta janė ca qelbėsira, dhe aq? Njė dreq e merr vesh. Ajo qė merret vesh ėshtė njė gjė tjetėr:
Shqipėria ėshtė e gjitha nė dorė tė njė bande kriminale.

* * *



Respekt per kurajen qe ke pas dhe ke ne te shprehurit e mendimit hapur!


Postuar nga Fajtori datė 19 Nëntor 2010 - 20:23:

Mustafa Nano e ka njohur vete Berishen, kur ishte ne rradhet e PD-se. Pikerisht per kete ka treguar se ardhja e Berishes ne pushtet (ne 2005) eshte nga gjerat me te rrezikshme.

Mustafa Nano eshte ai qe pyeti Fatos Nanon troē kur do ikesh nga politika (kur ky ishte kryeminister). Mori pergjigjen se Fatosi do ikte kur mos ta votonin me. Ne 2005 nuk e votuan me dhe u largua, por vetem sa per sy e faqe, sepse dihet qe manipuloi zgjedhjen e presidentit dhe shume levizje te tjera politike. Pra Mustafa Nano i nxorri Fatos Nanos premtimin qe tani duket qarte qe s'e ka mbajtur... I beri pytjen kurajoze qe dikur dukej e gabuar sepse pergjigjia e Nanos ishte e sakte (nje politikan largohet kur se votojne me), por premtimi qe u be sherben sot qe ta shikojme me qartesi se Fatos Nano eshte genjeshtar si gjithe te tjeret.


Postuar nga Vizioner datė 13 Janar 2011 - 17:30:

Videoja, reagon Fashisti-Mafioz Berisha: Vepėr e Ramės, etėrit do t'ua kishin lakmi



"Dua tė falėnderoj Edvin Kristaq Ramėn pėr nderin qė mė bėri, me montimin e trukimin, ai dėshmoi qė ėshtė i biri i tė atit. Ėshtė aq i paskrupullt dhe imoral, sa mund tė bėjė ēdo falsifikim". Kėshtu u shpreh sot kryeministri Sali Berisha lidhur me video-skandalin e publikuar dy ditė mė parė nga 'Fiks Fare', qė pėrfshinte nė shumė afera zv.kryeministrin Ilir Meta.

"Njė qėndrim tė tillė e bėjnė vetėm larvat e bunkerėve tė bllokut, tė cilėt janė tė aftė tė sajojnė ēdo gjė, tė montojnė gjithēka, pa asnjė lloj skrupulli, sepse nė kėtė mėnyrė mendojnė se i afrohen pushtetit"- tha Berisha


Kreu i qeverise tha se Dritan Prifti ia kishte treguar mė parė atij videon. Madje publiku shqiptar sipas kryeministrit duhet ta falenderoje ate. Pasi "PO TE MOS DOJA UNE, VIDEOJA NUK MUND TE VINTE TEK JU", tha ai.
"Tė gjitha materialet janė nė Prokurori, dhe pres tė zbardhet gjithēka", tha S.Berisha.


* * *

.......Kush je ti mor ndyresire, mor palaco, mor i cmendur, mor fakeqesia e popullit shqiptar, mor fashist qe vetmbrohesh nen termin "Demokraci"!!!!

Kush je ti qe mendon dhe shprehesh qe, "Po te mos doje ti nuk shfaqesh Video"!!!????

Te lumte, ke gjet ate popull injorant me te cilet mund te besh e te flasesh cte duash!

Kush je ti mor, ndyresia me e madhe qe mund te kete nje shpirt njeriu qe thua, Video eshte e montuar, manipuluar!!!???? Dhe me kete shprehje, ja hoqe punen gjykates te vertetonte sepse e bere ti dhe DIREKT ia DIKTOVE gjykates vendimin pa filluar hetimin!!!!!

Mor ndyrsire, e ke fut ate popull ne vlla-vrasje, e ke perca si te ka dash qejfi duke i hedhur nje kothere buke pasuesve te tu dhe duke iu hapur Akte per t'i mbajt nen presion!!!!

Ke perfitu, se ke nje Opzite qe vetem leh si qent rrugve dhe nuk ka Force te te shkuli dhembet dhe te ngreje ato njerez te ndershem ne demostrata deri sa Ty dhe Klikes tende mafioze t'i vihen prangat!!!

Te lumte, e them me dhimbje por ja qe eshte e verteta!!!


Postuar nga Vizioner datė 14 Janar 2011 - 17:04:

LAJMI ME I FUNDIT

Ilir Meta jep dorėheqjen nga postet e zv/Kryeministrit dhe Ministrit te Ekonomise

Berisha pranon dorėheqjen e Metės: Postet i mbeten LSI-sė





Fundi po i vjen Mafies Politike-Shqiptare



Postuar nga Vizioner datė 19 Janar 2011 - 10:42:

Lightbulb

-Mbi shprehjet e ndyra-vulgare te psikopatit Sali Berisha ne Parlament, drejtuar Opozites!


Pse PD nuk e mbrojti dot Berishėn

-Nga Mero Baze-

Fotografia e seancės sė ditės sė hėnė, mes tė tjerash ėshtė dhe njė fotografi origjinale pėr raportet mes Sali Berishės dhe partisė sė tij. Ēdo lider nė botė, qė i bie fati i keq tė jetė nė atė pozicion qė ishte ai tė hėnėn nė mbrėmje para publikut shqiptar nė sallėn e Kuvendit, i llogarit mirė jo vetėm gjestet dhe fjalimet, por dhe raportet e tij me bashkėpunėtorėt dhe shpėrndarjen e peshės sė pėrgjegjėsisė sė betejės tek tė gjithė.

Por fotografia e asaj seance deshifronte qartė shkretėtirėn dhe hipokrizinė qė ai ka prodhuar me politikėn e tij personale nė PD.

Nė momentin mė tė vėshtirė, mė degradues pėr tė, kur dhe fyerjet dhe sharjet i mbaruan, njė SMS e familjes nė celularin e Lulėzim Bashės mjaftoi qė ai tė ndėrpriste tė vjellat e tij kundėr opozitės.

U qetėsua befas, lejoi Bashėn tė komunikonte me Topallin dhe tė mbyllej seanca. Ishte nė tė vėrtet gjėja e duhur qė duhet tė bėnte minuta mė parė, por qė askush nuk po guxonte t'ia thoshte.

Nė krahun e tij tė djathtė rrinte Genc Pollo, me dy duar para fytyrės pėr tė mbuluar kėnaqėsinė qė i prodhonte degradimi i armikut tė tij tė heshtur, tashmė shef i tij. Pak mė tutje Genc Ruli qė bėnte grimasa pafajėsie. Nga ana tjetėr Ridvan Bode, qė herė pas here ngrihej e dilte jashtė me fytyrėn e tij tė vrerosur, qė dukej sikur ia parandjente zemra qė kjo seancė po i shkurtonte ditėt e pazareve.

Gjakftohtė dhe i palexueshėm rrinte Arben Imami, njeriu qė ka marrė armėt kundėr tij. Nervoze ishte Majlinda Bregu pėr shkak tė batutave erotike tė disa djemve tė opozitės, por dhe ajo nuk kish lidhje me fjalimin e Berishės, por me hallet e veta.

Ngjitur me Berishėn rrinte Lulėzim Basha, i ngrirė, pa nerva dhe gjak, me sy tė zgurdulluar pėrfund sallės, ku piskamat e plagosura tė Ilir Metės ishin pėrgjigjet e vetme ndaj ashpėrsimit tė opozitės. Edhe pse vetėm 20 centimetra larg Sali Berishės, Basha nuk guxoi asnjėherė ta ndalte apo t'i bėnte ndonjė gjest.

Vetėm kur Familja i nisi SMS qė tė ndalte ēburrėrimin e mėtejshėm tė Sali Berishės, ai veproi menjėherė.
Tė gjithė ne qė i njohim kėto 20 vjet ata personazhe e dimė mirė se ēfarė mendojnė nė ato momente. Pėrveē Jozefina Topallit qė e ka tė ndaluar tė mendojė, por vetėm tė ndjejė politikisht pėr Sali Berishėn, tė tjerėt ishin tė ftohtė akull nė distancėn e tyre me kryetarin.

Seanca e djeshme dėshmoi se Berisha po paguan ēmimin e dhunimit tė asaj partie mbi kurriz tė vet. Qeveria e PD-sė, e pėrbėrė nė tėrėsi nga njerėz tė cilėve Berisha ka dashur t'u mbyllė gojėn duke i bėrė ministra, shihej qartė qė nė shumicė pėrēmonte atė qė bėnte kryeministri, por u shijonte, dhe vazhdon tu shijojė karrigia ku janė ulur, dhe heshtnin me cinizėm.

Grupi parlamentar i PD-sė, nė shumicė njė bashkėsi e tredhur politikisht dhe e qartė nė besnikėrinė e vet ndaj Berishės, nuk dinte si ta mbronte. Dikush tentonte tė duartrokiste, pastaj shihte nga shoku nė krah dhe pushonte.

Dikush tentonte tė ngrihej nė kėmbė tė imitonte tė fortėt e opozitės, pastaj dekurajohej dhe ulej. Dikush tentonte tė qeshte me ato qė thoshte Berisha, por kur dėgjonte ato qė i thoshin deputetėt e opozitės, ulej prapė nė vend. Pafuqia e tyre reale qėndronte tek fakti se ata nuk e dinin ēfarė mendonte Berisha atė ēast.

Ata nuk dinin si ta ndihmonin kryetarin e tyre, i cili nė njė nga gjendjet mė tė rėnda psiqike qė ka qenė ndonjė herė para publikut shqiptar, po rrezikonte realisht pushtetin e tyre. Askush prej tyre nuk reagoi, sė paku t'i shkonte pranė Berishės dhe t'i thoshte "Boll se na fundose!". Nė atė moment njihen miqtė e mirė, politikanėt e mirė dhe njerėzit e sinqertė.

Nė atė sallė dje Berisha kishte nė krah hipokritė dhe pėrballė eunukė. Tė dy i bėnė keq po njėsoj: e lanė tė dukej i marrė. Ēdo parti tjetėr e madhe nuk do tė kishte shkuar deri kėtu. Do dilte dikush t'i mbante dorėn, dikush t'i ulte zėrin e mikrofonit apo t'i thoshte nė njė nga tre pushimet: Boll! Nuk e bėri dot askush.

Disa u gėzuan, shumica u mėrzitėn, por tė gjithė heshtėn. Tė vetmit qė e duan vėrtet edhe kryeministėr, edhe normal, janė njerėzit e familjes sė tij, tė cilėt u alarmuan. U ikin milionat nga duart. Dhe e ndalėn. Dhe ai i dėgjoi ata me tė cilėt ndan pushtetin.


Postuar nga Vizioner datė 21 Janar 2011 - 10:48:

IK Diktature me Diktatorin Sali Berisha


Postuar nga Vizioner datė 22 Janar 2011 - 10:49:

SALI BERISHA-KANCER I SHQIPERISE


Postuar nga Vizioner datė 22 Janar 2011 - 11:21:

Shqiperia ne Kohen e Luftes 97'

Ja, ku e ka cuar Diktatori ATDHEUN tone!

Ketu dhe keshtu e ka cuar Shqiperine menyra udheheqese-diktatoriale e Kriminelit Sali Berisha, ne vllavrasje te popullit, ne shkaterrim total.

Po ky Kriminel, i hoqi te drejten per te jetuar DJE, tre njerzve te pafajshem, demostrues paqesor per te drejtat e tyre, per LIRINE e te jetuarit te Lire jo nen thundren e Diktatures!!!



Postuar nga Vizioner datė 24 Janar 2011 - 09:36:

Zabit Deda: "Shteti qė mė vrau vėllanė, tė mė presė tė premten"

Zabit Deda, vėllai i Hekuran Dedės, njė nga tre personat qė mbetėn tė vrarė tė premten pasdite, akuzoi dje kreun e qeverisė pėr vrasjen e tė vėllait. "Unė akuzoj shtetin pėr vrasjen e vėllait tim. Nė ēdo moment tė organizohet dhe tė ketė protestė unė do tė jem atje dhe do tė protestoj, sepse ky shtet ka vrarė vėllain tim.


Edhe sikur ai shtet qė vrau vėllain tim, tė mė vrasė edhe mua. Jeta ime nuk ka mė asnjė vlerė tashmė. Vėllai im kishte dalė pėr tė protestuar paqėsisht. Nuk po sulmonte asnjė institucion. Vetėm po protestonte pėr tė kėrkuar tė drejtat e tij, tė drejtat tona. Ato tė tė gjithėve".


Postuar nga Vizioner datė 14 Shkurt 2011 - 09:25:

Kabineti 'Berisha', i mbytur nė skandale



Sali Berisha
Emri i tij dhe i djalit, ėshtė pėrmendur nė pėrgjimet e Gėrdecit, publikimi i tė cilave u pasua nga vdekja e dyshimtė e dėshmitarit kryesor, denoncuesit Kosta Trebicka. Bilanci i shpėrthimit ishte 26 jetė tė humbura, 300 tė plagosur dhe rreth 28 milionė euro dėme. Nė 21 janar 2011 ishte nė zyrė ndėrkohė qė forca tė Gardės qėlluan nė turmėn e protestuesve anti-qeveritarė me pasojė 4 tė vdekur dhe sė paku 6 tė plagosur. Begraundi i tij politik ėshtė traghik. Nė vitin 1997 shteti i tij ra dhe nga kaosi Shqipėri pėsoi dėme tė pariparueshme, 4000 njerėz u vranė dhe ekonomia falimentoi. Nė 14 shtator 1998 organizoi grusht shteti. Parlamenti i hoqi imunitetin nė 18 shtator, por nuk u arrestua pas marrėveshjeve politike me kundėrshtarėt e tij.


Ilir Meta
Nė nėntor 2010 ishte pėrgjegjėsi kryesor pėr pėrmbytjen e pestė tė Shkodrės dhe fshatrave pėrreth. Njė video e marsit 2010 e implikon ndėrkohė nė njė favorizim korrupsioni prej 700 mijė eurosh. Nė 28 qershor "trafikoi" 80 mijė vota tė majta pėr tė prishur barazimin qė doli nga kutitė e votimit dhe pėr tė mbajtur nė pushtet Sali Berishėn.
Si kryeministėr nė vitet 1999-2001 ėshtė pėrgjegjės pėr privatizimet, ku asete dhe ndėrmarrje tė ekonomisė shtetėrore u shitėn fare lirė. Nė dimrat 2000-2001 futi vendin nė kolaps nga mosmenaxhimi i krizės energjetike,


Dritan Prifti
Nė vitin 2002 ishte akuzuar nga ish-kryeministri Nano se ishte pėrfshirė nė njė aferė korruptive me importimin e energjisė elektrike, dosje qė u mbyll nga prokuroria.
Si ministėr i Energjetikės nė dhjetor 2009 - janar 2010 ishte pėrgjegjėsi kryesor pėr pėrmbytjen e parė nė zonėn e Nėnshkodrės. Pas Zgjedhjeve tė 2009-s, ishte i pari qė deklaroi publikisht se mandati i tij i pėrkiste Sali Berishės, deklaratė e cila u pasua nga nėnshkrimi i aleancės Berisha-Meta pėr njė qeveri, qė rezultoi mė pas e goditur nga skandale tė njėpasnjėshme korrupsioni.


Lulzim Basha
I akuzuar prej vitit 2007 pėr zhdukjen masive tė fondeve tė buxhetit tė shtetit me ndėrtimin e rrugės Durrės-Kukės. Rruga nga rreth 400 milionė dollarė mendohet tė kushtojė tani katėr herė mė shumė, fonde qė janė marrė nga buxheti i shtetit dhe nė formė kredish bankare me interesa tė lartė tregtarė. I shpėtoi gjykimit nė saj tė njė loje me afatet dhe procedurat, ndėrkohė qė vjedhja ishte faktuar nga KLSH dhe Prokuroria.
Pas 21 janarit 2010 akuzohet se nė postin e Ministrit tė Brendėshėm ka qenė pjesė e urdhėr-dhėnėsve tė ushtarėve dhe oficerėve tė Gardės sė Republikės pėr tė qėlluar mbi turmėn e demonstruesve, duke vrarė katėr dhe duke plagosur dhjetra tė tjerė.


Majlinda Bregu
E pėrfshirė nė histori korruptive, duke shfrytėzuar postin shtetėror pėr tė favorizuar familjarėt pėr biznese me fondet publike dhe lidhje tė tė tė afėrmve tė saj me njė drejtues tė lartė tė Sacra Corona Unita (Itali), arrestuar nė Vlorė pak muaj mė parė. Sipas tė dhėnave Bregu kishte ndėrhyrė pėr tė pėrfituar pėr bashkėshortin dhe kunatin liccensa koncesionare pėr HEC-e vendore. Kunati i saj ishte bashkortak me Albino Prudentinon, mafiozin e ekstraduar tashmė nė Itali, qė akuzohet pėr trafik dhe kontrabandė. E pėrfshirė edhe nė incidente ordinere, bashkė me tė shoqin nė ambjente private kundėr deputetėve rivalė.


Arben Imami
Nė mars 1997 ishte drejtues i komitetit tė Shpėtimit nė Sarandė, duke kėrkuar rrėzimin e qeverisjes sė Sali Berishės. Nė tetor 2009 ishte nė krye tė grupit negociator pėr nėnshkrimin e paktit Shqipėri-Greqi, qė i falte vendit fqinj njė hapėsirė tė madhe detare.
Mbrėmjen e 21 janarit 2011 bashkė me Sokol Olldashin, mjekun Sami Koceku dhe kreun e Ekzekutivit, Sali Berisha dha dėshmi tė rreme nė media, kur deklaroi se protestuesit ishin vrarė me armė tė lehta, nga afėr dhe pas veshit, ndėrsa ekspertiza nxorri se ishin vrarė me armė automatike nga ato qė pėrdor garda.


Genc Ruli
Ish-ministėr i METE-s, aktualisht ministėr i Bujqėsisė, ėshtė pėrgjegjės pėr dhjetra leje koncesionare tė dėshtuara nė industri dhe energjetikė, apo nė leje privatizimesh si ai i ish-Ekspozitės "Shqipėria Sot". Sipas dokumenteve tė prokurorisė nė korrik 2009 favorizoi njė kompani qė operonte nė Bulqizė, duke i falur borxhet, me anė tė njė vendimi qė suprimonte Kuvendin dhe Ministrinė e Financave.


Fatmir Mediu
Ish-ministėr i Mbrojtjes, pėrgjegjėsi kryesor bashkė me kryeministrin Berisha pėr hartimin e legjislacionit mbi demontimin e municioneve, qė i hapi rrugė ndėrtimit dhe operimit tė Gėrdecit. Dha dorėheqjen katėr ditė pas tragjedisė sė 15 marsit 2008, por iu shmang drejtėsisė, duke pėrdorur imunitetin parlamentar. Si ministėr i Ambjentit, ka pėrgjegjėsinė ekzekutive pėr pėrgatitjen e ligjit tė ri pėr plehrat, duke pėrgatitur legjislacionin dhe kushtet pėr importimin e tyre.

-Shekulli, 14.02.2011-


Postuar nga Vizioner datė 20 Shkurt 2011 - 11:12:

20 shkurt 1991 - 20 shkurt 2011



* * *

Berisha rikthen "ditėn e urrejtjes kundėr opozitės"

-Mero Baze, 20/02/2011-

Dy muaj mė parė shtypi botoi disa foto shumė familjare tė Sali Berishės dhe gruas sė tij, me fėmijėt e Enver Hoxhės. Fotot tregonin stinė tė ndryshme shėtitjesh, pasi njėra ishte shėtitje me varkė nė liqen dhe tjetra nė njė dhomė dimri me oxhak. Fotot nuk kanė nevojė pėr koment, dhe vetė Berisha u kufizua nė komente pas botimit tė tyre. Ai thjesht shpjegoi se djali i Enver Hoxhės dhe nusja e tij me tė cilėn ai ka pasur dhe ka miqėsi, janė mbėshtetės tė PD-sė. (?!!!)



Edhe pse ėshtė qesharak si arsyetim, jemi tė detyruar ta marrim si tė mirėqenė, si tė vetmin shpjegim zyrtar qė ka dhėnė pėr ato foto, por nuk duam ta vėmė nė pozitė tė vėshtirė dhe ta pyesim sot nėse i ka ftuar miqtė e tij tė vjetėr nė mitingun festiv qė do tė mbajė, meqė ata i konsideroj si mbėshtetės tė PD-sė ?

Ajo qė ėshtė e frikshme dhe regresive nė antimitingun e sotėm tė pushtetit, ėshtė se Dita simbol e rrėzimit tė monumentit tė njė diktatori, po pėrdoret si njė "Ditė urrejtje" kundėr opozitės njėsoj si nė Libi, apo Iran. 20 vjet pas rrėzimit tė njė monumenti tė diktatorit komunist, Shqipėria ėshtė nė rrugė pėr tė rrėzuar Monumentin e Korrupsionit, simbol i tė cilit ėshtė Sali Berisha.

Njėsoj si nė vitin 1991, dhe tmerrėsisht njėsoj si nė vendet e botės arabe kėto muaj, Sali Berisha po imiton diktatorėt nė ikje dhe ne vdekje, nė tė gjitha detajet. Ai po vret pėr tė ndalur protestat, po organizon ditėt e urrejtjes kundėr opozitės dhe po fyen gjakun e tė vrarėve pėr drejtėsi nga dritaret poshtė zyrės sė tij. Ai po jeton njėsoj si diktatorėt paranojėn e vrasjes sė tij, eliminimin fizik me armė apo helm, dhe mbi tė gjitha po dėrrmohet nga ideja se ai mund tė shkoj dhe para drejtėsisė. I plakur nė fytyrė nga tensionet, me buzė tė plasur dhe tė pashėruar prej disa muajsh, me njė retorikė paranojake pėr armiqtė qė e rrethojnė, ai ėshtė bėrė sot mė shumė se kushdo tjetėr personazhi i medias botėrore, qė e citojnė pėr diktator plak, apo qė e rendisin nė mes tė atyre udhėheqėsve politikė nė botė qė po ikin nga betejat kundėr diktaturave tė korrupsionit. I rrėnuar nga kjo klimė, ai po pėrdor ditėn simbol tė triumfit tė opozitės nė Shqipėri, pėr tė mbjellė urrejtje kundėr opozitės duke ngjallur njė frymė tė frikshme anti-demokratike nė kėtė vend.

20 vite pas rrėzimit tė Monumentit tė Enver Hoxhės, ne kemi njė qeveri qė po investohet kundėr protestave me armė nė dorė dhe pėrfaqėsues fiktivė tė "Lėvizjes sė Dhjetorit" qė kėrkojnė qė historia tė ndalet nė vitin 1990 dhe tė mos ketė mė protesta dhe luftė pėr drejtėsi nė kėtė vend. Njėsoj si nė logjikėn e krerėve tė nazizmit nė Gjermani, qė mendonin se liria u arrit kur erdhi nė pushtet Hitleri, dhe Berisha dhe ndjekėsit e tij mendojnė se betejat pėr liri mbyllen aty ku ata vijnė nė pushtet dhe pas kėsaj ēdo gjė ėshtė e ndaluar.

20 vite pas rrėzimit tė Monumentit tė Enver Hoxhės, unė si gazetar jam mė pak i lirė se nė Shkurt tė vitit 1991 pėr tė shkruar, por jam mė shumė i rrezikuar nga falangat e krimit se atėherė dhe intelektualėt e vendit tim janė mė tė frikėsuar se atėherė pėr tė folur. Nė ditėn simbol tė opozitės nė kėtė vend, ne po prodhojmė 20 vite mė pas njė ditė urrejtje pėr opozitėn pėr arsyen e vetme se ajo rrezikon pushtetin e Diktaturės sė Korrupsionit nė vend dhe udhėheqėsit tė saj, Sali Berisha.

Kjo ėshtė arsyeja, qė sot shumica e shqiptareve janė nervozė, pasi Diktatura e Korrupsionit, pasi u ka vjedh paret nga xhepat e tyre, pasi u ka vjedh pronat dhe dinjitetin, pasi u ka vjedh taksat dhe tė ardhurat e tyre pėrmes ryshfeteve, tani po u vjedh dhe ditėn kur ata duhet tė protestojnė kundėr kėsaj tiranie tė re pėr tė shembur Murin e Korrupsionit.

20 vite pas rėnies sė Perdes sė hekurt, mbarė bota po tronditet nga shembja e mureve tė tiranive tė korruptuara, tė cilat nuk kanė mė asnjė lidhje me ideologjitė. Mubaraku nuk ishte as i majtė as i djathtė, por njė diaktor hajdut, Ben Ali nuk ishte as i majtė as i djathtė por diktator hajdut. Njė i tillė ėshtė dhe Sali Berisha. Ndaj ai sot ėshtė njeriu mė pak i gėzuar realisht nė shesh. Atij nuk i shijon koncerti, atij i shijon frikėsimi i opozitės dhe zhdukja e saj. Por ai bėn njė gabim fatal nė llogaritė me historinė. Ai duhet ta linte pa bėrė pis 20 Shkurtin pėr tė qenė dita simbol e opozitės. Por nuk ka vend pėr t'u shqetėsuar. Jo shumė kohė mė vonė, ne do tė kemi pėrveē 20 Shkurtit dhe njė datė tjetėr, ku opozita e kėtij vendi do tė pėrkujtojė rėnien e pushtetit tė Sali Berishės.

Sot Sali Berisha nuk ka thirrur njė koncert festiv pėr tė pėrkujtuar atė qė rrėzoi populli i Tiranės mė 20 Shkurt 1991. Sot Sali Berisha po pėrpiqet t'i heq frikėn vetes. Koncerti i tij festiv mbi njė bulevard ku janė vrarė nga dora e tij katėr qytetarė shqiptarė i ngjan dekretit tė Ramiz Alisė nė Shkurt tė 1991 pėr mosprekjen e monumenteve.

Ėshtė e frikshme ta mendosh se pėr tė rrėzuar bustin e diktatorit, nuk u derdh asnjė pikė gjak, edhe pse kish dekrete presidenciale qė e mbronin, kurse pėr tė protestuar para zyrės sė Sali Berishės janė vrarė deri mė sot katėr qytetarė. Kjo ėshtė diferenca e tij e frikshme me ata qė ikėn nga pushteti mė 20 shkurt 1991. Diktatorėt mes tė tjerash krahasohen dhe me gjakun qė derdhin duke ikur.


Postuar nga Vizioner datė 14 Maj 2011 - 10:58:

Ai na do tė heshtur dhe tė lodhur...

Pas zgjedhjeve tė 8 Majit, askush nuk mund tė parashikonte se uikendi pasardhės do tė kalonte duke numėruar vota dhe duke mbyllur shqiptarėt nė shtėpi para ekraneve duke parė njė 'Big Brother' tė shėmtuar tė historisė sė zgjedhjeve nė Shqipėri.


Sali Berisha, i cili nuk pati shans tė niste festėn tė dielėn e 8 Majit nė mbrėmje siē bėn zakonisht, nuk pati shans ta bėnte kėtė as tė hėnė dhe tė martė, pasi rezultatet nė gjithė Shqipėrinė ishin njė katastrofė politike pėr tė. Nga Saranda nė Shkodėr opozita fitoi bindshėm dhe beteja mbeti e pėrqendruar nė Tiranė, ku udhėheqėsi i opozitės po pėrpiqet t'i mbijetojė skemės shtetėrore tė njė rezultati tė prodhuar qysh para zgjedhjeve pėrmes makinerisė shtetėrore.


Pikėrisht kėtu u shfaq karakteri i lig i Sali Berishės. I shokuar nga fitorja plebishitare e opozitės, ai u rikthye me njė hakmarrje tė qartė nė kokėn e vet. Nėn dirigjimin e tij procesi i numėrimit po i ngjan njė procesi kafkian ku tė gjithė bėjnė sikur duan diēka tjetėr dhe bėjnė diēka tjetėr.


I vendosur qė Shqipėria tė mos festojė humbjen e tij, ai po ia arrin t'i mbajė shqiptarėt brenda nė shtėpi, tė tensionuar dhe lodhur mė shumė se kurrė vetėm e vetėm qė askush tė mos gėzojė. Spiralja e rrezikshme nė tė cilin futi rezultatin nė Tiranė pėrmes trupės shėtitėse qė pushteti i ka pėrgatitur Bashės nė Tiranė dhe degradimi i procesit tė numėrimit, janė shenja tė qarta se ai do ta pėrdorė deri nė fund fuqinė e tij qė pėr kėto zgjedhje tė mos gėzohet askush.


Tani fitorja e Edi Ramės apo Lulėzim Bashės nė Tiranė nuk ėshtė mė ēėshtje triumfi, por njė ēėshtje makthi qė duhet tė mbarojė pėr tė lėnė tė qetė qytetarėt dhe ata tė dy. I humburi i madh i kėtyre zgjedhjeve ėshtė Sali Berisha. Ai ka humbur kudo ku ka shkelur nė Shqipėri dhe me lojėn e tij prodhoi dhe njė lider fallco nė Tiranė pėr partinė e vet. Tashmė ai duket pak nga pak i panevojshėm nė atė parti.


I fyer deri nė gen nga fakti se kėto zgjedhje nuk prodhuan asgjė tė gėzueshme pėr tė, ai shpikte dje nga sikleti statistika pėr tu dukur fitues dhe arsye pėr tu dukur i lumtur me kėtė proces. Nė tė vėrtetė ai ngelet njė njeri qė i urren zgjedhjet dhe mbi tė gjitha zgjedhjet qė e nxjerrin nga historia.


20 vjet pas vendosjes sė pluralizmit ky njeri vazhdon tė mbetet armiku mė i madh i zgjedhjeve nė kėtė vend. Ai nuk i pranon ato si njė mekanizėm i cili mund ta ēojė nė shtėpi. Sa herė qė tenton tė bėjė diēka formale pėr tė imituar zgjedhjet e lira, gjithmonė i prodhohet problem. Me kaq pak liri dhe ndershmėri qė kishin kėto zgjedhje, ai prodhoi nė tė vėrtetė njė fitore tė opozitės dhe njė lider fallco brenda PD-sė, pėr tė cilin do t'i duhen shumė shpjegime pėr ta shmangur nga drejtimi i partisė nė ditėt qė vijnė.


I mllefosur me kėto zgjedhje dhe sidomos me rezultatin e tyre, ai vendosi t'ua ngrijė shqiptarėve buzėqeshjen. Ka dy ditė qė e bėn kėtė me njė pėrkushtim personal. Ai nuk pranon dot se nė kėtė vend mund tė festohet pėr humbjen e tij dhe mund tė ketė zgjedhje qė nuk i japin atij shansin tė qeverisė. Ndaj pas gjithė kėsaj maskarade ėshtė ai. Ėshtė ai qė ka prodhuar fletėt me njė kompani qė i prodhon posterat e partisė, ai qė ka emėruar nė KQZ njė kompani qė ka prodhuar spotet e tij, dhe sot me kėta shėrbėtorė po pėrpiqet tė fusė vendin nė luftė civile duke shpikur fletė tė pavlefshme pėr shkak tė cilėsisė sė shtypit dhe jo vullnetit tė qytetarėve.


Ai po pėrpiqet ta zgjas kėtė 'Big Brother' votimesh, qė kur tė mbarojė njerėzit tė mos kenė asnjė shans tė mendojnė se mund tė festojnė. Ai i do ata tė heshtur dhe tė lodhur qė kėto zgjedhje tė mos kenė fitues. Dhe e bėn gjithēka se ėshtė humbėsi mė i qartė i 8 Majit brenda dhe jashtė partisė.


-Redaksia e "Shekulli"-t | 14/05/2011 |


Postuar nga Vizioner datė 09 Korrik 2011 - 11:01:

Thumbs up

Pėrdhunimi i Ligjit

Nga Igli Totozani-

Dje duhej tė ishte dita e ligjit nė Shqipėri. Mė saktė, prova e forcės sė ligjit nė kėtė vend qė njė shpresė naive ende vazhdon ta quajė si njė tė tillė demokratik. Por qė, nė fakt, ka kohė qė realiteti pulson njė situatė tipike autoritariste, nė tė cilėn shumica vendos mbi dhe pėr gjithēka, dhe pėrballė saj s’ka mė asnjė strukturė qė ta kontrollojė e aq mė tepėr ta ndalė.

Dje, dy deputetė tė “nderuar” tė Kuvendit tė Shqipėrisė, pėrfaqėsues sė popullit, pa asnjė drojė, votuan pėrveēse pėr vete edhe pėr dy kolegė tė tjerė, tė cilėt mungonin nė sallėn e seancave, kur votohej projektligji pėr regjistrimin e popullsisė. Ligji u votua dhe kėshtu edhe kjo ēėshtje mund tė quhet e mbyllur me “sukses”. A do tė ankohet njeri? Po, u ankua njė organizatė jo fitimprurėse dhe kaq. A do ta dėgjojė njeri, a do tė merret ndonjė organ me tė? Ndoshta! Ndoshta, Gjykata Kushtetuese… Ndoshta, por nė fakt, edhe kjo ka pak mundėsi tė ndodhė.

Kjo, sepse njė nga gjyqtarėt e rinj, tė sapozgjedhur me “pėlqimin” e Kuvendit, gjėja e parė qė bėri kur mbėrriti nė kolltukun e gjyqtarit vendosi qė organizatat e shoqėrisė civile (precedent i pranuar mė parė nga kjo gjykatė) nuk legjitimohen mė si kėrkues pėrpara kėtij institucioni duke ngushtuar kėshtu bashkė me kategorinė e kėrkuesve tė legjitimuar para saj edhe njė pjesė tė pavarėsisė sė kėtij institucioni.

Po qytetarėt e etur pėr demokraci, si do tė reagojnė, pasi njė ligj nė Kuvendin historik tė Shqiptarėve votohet kėshtu, nė kėtė mėnyrė? Ata do tė mbeten “gojė hapur” para ekraneve tė televizioneve tek do tė shohin tė ēalltisur, dorėn e njė deputetit qė, nėn gazetė, afrohet lehtė-lehtė dhe shtyp butonin e kolegut qė s’ndodhet nė sallė.

Mė pas, mezi ē’do tė presin t’iu tregojnė shokėve tė tyre, nė orėt e bukura tė bareve, qė sigurisht s’do ta besojnė dot deri sa ta shohin dhe vetė, me sytė e tyre. Nesėr do tė jetė harruar ndėrkohė, nė pritje tė shtangies sė radhės.

Nesėr do tė shtangen sėrish, tek dėgjojnė njė ministėr tė kėsaj shumice ndėrsa ligjėron i indinjuar: “Dua tė shpreh se ėshtė pėr tė ardhur keq me abuzimin qė i ėshtė bėrė kėtij ligji, sidomos me kėtė projektligj nga shumė persona publik, pėrfshirė dhe zyrtarėve faqezi qė kanė dalė me votat tona pėrpara disa vitesh, pėrfshirė timen, qė kėrkojnė tė na pėrbaltin”.

Por edhe mė fort akoma teksa i njėjti ministėr nuk do ta pėrmbajė marazin ndaj nėnkryetarit tė KLD-sė pėr shkak tė “besėprerjes” sė tij ndaj kėsaj shumice qė e ka votuar: “Spahiu ka detyrime ndaj kėsaj mazhorance qė e ka ndihmuar dhe nuk mund tė dalė kundėr PD-sė”.

Zhgėnjimi duhet tė jetė aq i madh sa e bėn ministrin tonė tė harrojė njė element tė thjesht nė dukje, por qė nė thelb ėshtė kolona vertebrale e demokracisė dhe shtetit tė sė drejtės, pra pavarėsinė e gjyqėsorit. Nėnkryetari i KLD-sė ėshtė nė fakt, njė nga figurat kryesore tė organit garant tė kėsaj pavarėsie dhe si i tillė, nėse ka diēka qė i kėrkohet dhe i shpėrblehet me taksat e djersės sė kėtij mileti tė rraskapitur ėshtė pikėrisht qė tė jetė e sillet si “besėthyer” ndaj ēdo shumice nė kėtė vend. Ndryshe…

…Ndryshe, ndodh ajo ēka ndodhi vetėm disa orė mė vonė nė Kolegjin Zgjedhor, kur pa as mė tė voglin dyshim, iu vu vula, njė prej shkeljeve mė tė rėnda, mė flagrante dhe mė transparente tė ligjit realizuar ndonjėherė nė vendin e Shqiponjave
. Por edhe mė qesharake nė tė njėjtėn kohė kur sheh gjyqtarė qė pranojnė prova nga njėra anė dhe nga ana tjetėr shpallin paligjshmėri tė kėrkesės pėr “kalim afati”. (!)

Ligji e ka humbur betejėn nė Shqipėri. Kaq ėshtė shumė vetėm pėr njė ditė tė vetme edhe pėr vende qė s’kanė mundur tė krijojnė njė shtet tė vėrtetė e jo mė njė demokraci. Ai e ka humbur betejėn me vullnetin e kėsaj shumice. Ky vullnet, po ecėn i palėkundur drejt horizontesh tė cilėt, askush si ne shqiptarėt i njohu dhe provoi gjatė gjithė historisė sė tij.

Ai po realizon pa asnjė mėdyshje dhe pa asnjė drojė gjithēka qė dėshiron dhe pėrballė tij, institucionet e pavarura janė shndėrruar nė disa noterė tė rėndomtė qė me vulė nė dorė veē vulosin, pa guxuar as tė hedhin sytė mbi vendimet e tyre. Dhe kur garancitė s’kryejnė dot mė funksionet e tyre, ligji kthehet nė njė letėr pa vlerė dhe nenet e tij veē nė disa terma dhe fjali abstrakte, qė recitohen gjithė nėnqeshje nė kėtė teatėr absurd, tė cilin nuk e di se kush i pari, pati mungesėn e njohjes dhe moralit pėr ta quajtur demokraci.

Ndėrsa pėrreth, si nė njė amfiteatėr dramash antike, njė turmė e madhe “qytetarėsh” vazhdon tė mbetet spektatore, me gojė hapur dhe sy tė zgurdulluar teksa papritmas, njė nga aktorėt nxjerr pistoletėn dhe nė vend qė tė qėllojė mbi kundėrshtarin e tij, ua drejton atyre dhe qėllon.

Teksa ata vazhdojnė e vazhdojnė prej shekujsh tė trallisur tė jetojnė kėtė shfaqe tmerri, duke shpresuar ndoshta nėn zė, se s’ėshtė gjė tjetėr veēse teatėr dhe jo jeta e tyre e vėrtetė.

Paē fat Shqipėri!


Postuar nga Fajtori datė 28 Korrik 2011 - 16:09:

Berisha: Presidenti nė xhepin e Ramės, replikon Topi:Sulmi i padenjė

TIRANE- Pėrplasje nė distancė mes Presidentit tė Republikės, Bamir Topi dhe kryeministrit Sali Berisha.

Nė njė konferencė pėr shtyp tė mesditės sė sotme, kryeministri Berisha sulmoi kreun e shtetit duke deklaruar se „presidenti ishte nė xhepin e Ramės dhe kėtė e faktoi me votėn e tij nė zgjedhjet e 8 majit“.

Pak orė mė vonė, kreu i shtetit iu pėrgjigj pėrmes njė deklarate zyrtare, tė shpėrndarė nga zyra e shtypit e kėtij institucioni, ku sulmi cilėsohet si “i padenjė dhe denigrues“. Replika shkon mė tej duke e quajtur „pjesė e lojės me tė njėjtėt aktorė prej njė dekade, ku presidenti ka refuzuar tė marrė pjesė".



DEKLARATA E PLOTE E PRESIDENTIT
Lidhur me komentet e sotme politike tė bėra nga ana e Kryeministrit Berisha nė konferencėn e shtypit pėr ngjarjet nė Kosovė, mbi pozicionin kushtetues tė Presidentit tė Republikės, Drejtoria e Informimit Publik e Presidentit bėn me dije se: “Presidenti i Republikės zoti Bamir Topi ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė tėrėsisht nė funksionin e tij kushtetues, jashtė ēdo ndikimi dhe angazhimi direkt apo indirekt tė partive politike. Ēdo pėrpjekje apo aludim tjetėr qė tenton ta pozicionojė politikisht Presidentin, ėshtė e gabuar, spekulative dhe e pamoralshme.

Pėrgjatė muajve tė fundit Presidenti Topi ka qenė objekt i sulmeve tė tilla tė padenja dhe denigruese, por me pėrgjegjėsinė pėr nevojėn e stabilitetit demokratik nė vend, ai ka refuzuar tė bėhet pjesė e kėsaj loje, e cila ka tė njėjtėt aktorė dhe tė njėjtat sjellje apolitike prej mė shumė se njė dekade. Pėr Presidentin gjithnjė ka mbizotėruar prioriteti publik; - nevoja qė politika shqiptare tė reflektojė nga gabimet e saj tė pėrsėritura dhe me pasoja direkte pėr interesat kushtetuese dhe kombėtare tė qytetarėve tanė. Pėr kėtė qėllim, pėrmes apeleve publike, takimeve dhe korrespondencės zyrtare me institucionet politike e kushtetuese Presidenti ka nxitur aktorėt politikė tė reflektojnė pėrgjegjshmėri dhe vullnet politik pėr zgjidhjen e krizave dhe situatave penalizuese pėr qytetarėt dhe vendin.

Nė kohėn kur Presidenti, ashtu si shumica e qytetarėve tanė dhe vetė partnerėt ndėrkombėtarė kanė qenė e janė nė pritje tė kėtij reflektimi politik dhe masave konkrete, fatkeqėsisht sjellja politike mbetet e njėjtė. Individė e institucione politike qė kanė detyrė tė zbatojnė kushtetutėn dhe ligjet, nė mėnyrė sistematike ia lejojnė vetes tė krijojnė situata tė paqėna, tė shpikin vota dhe kundėrshtarė politikė, tė krijojnė tension artificial midis qytetarėve dhe institucionit tė kreut tė shtetit, si dhe tė tėrheqin vėmendjen nga nevoja jetike qė ka vendi pėr reforma tė prekshme dhe rezultate konkrete nė pėrmbushjen e standardeve tė anėtarėsimit nė Bashkimin Evropian.

Presidenti Topi ka refuzuar dhe refuzon tė bėhet pjesė e kėtij debati shterpė e tė inskenuar, dhe siē e ka deklaruar edhe mė parė, votimi i tij mė 8 maj ka qenė korrekt. Ēdo tentativė pėr intepretimin e votės nuk lidhet me atė mėnyrė votimi, por me pėrgjegjėsinė ekskluzive tė administrimit partiak tė votave si dhe me skenarėt e parapėrgatitur nga autorė tė kėtyre inskenimeve.

Lidhur me debatin mbi qėndrimin e Presidentit pėr nevojėn ose jo tė ndryshimeve kushtetuese, Presidenti Topi deklaron se nuk dėshiron tė jetė pjesė e kėtij debati dhe se qėndrimet e tij i ka bėrė tė njohura nė kohė, ditė pėrpara votimit parlamentar tė 21 prillit 2008, kur interesat politike tė momentit dominuan nevojėn pėr institucione funksionale e tė qėndrueshme demokratike, tė bazuara nė parimin kushtetues tė ndarjes dhe tė balancės sė pushteteve.”

DEKLARATA E KRYEMINISTRIT
Kryeministri Berisha gjatė konferencės sė sotme pėr shtyp, ku dėnoi sulmet e serbėve nė veri tė Kosovės, iu pėrgjigj edhe interesimit tė gazetarėve nė lidhje me ndryshimet kushtetuese. Kreu i qeverisė tha se PS nuk mund tė kėrkojė ndryshimet kushtetuese pėr tė patur presidentin nė xhep, kur presidenti tha Berisha deri tani ka qenė nė krah tė Ramės dhe kėtė, sipas tij e vėrtetoi me votėn e hedhur mė 8 maj.

“Zoti Rama e pati presidentin, votoi presidenti pėr tė, u faktua me votė, dua tė theksoj se nuk janė tė pakėt ato qė mė thonė, a ndihesh i tradhėtuar. Abdsolutisht aspak, aspak, sepse tė jeni tė bindur ju se thelbi i pėrpjekjeve tė jetės time ka qenė qė njerėzit tė votojnė tė lirė. Tani tė kėrkosh ndryshime kushtetuese sepse duhet ta fusėsh presidentin nė gjysėm xhepi , ndėrkohė qė e ke plotėsisht nė xhep dhe nuk tė dha asgjė mė thuaj ti mua sa racionale ėshtė kjo”- deklaroi kryeministri Berisha.
(s.g/BalkanWeb)


Postuar nga shelgu datė 28 Korrik 2011 - 16:42:

Berisha kerkon te behet perseri president


Postuar nga lule datė 28 Korrik 2011 - 16:45:

Citim:
Po citoj ato qė tha shelgu
Berisha kerkon te behet perseri president


Vetem diktator s'mund ta quash Berishen..


Postuar nga shelgu datė 28 Korrik 2011 - 17:12:

Citim:
Po citoj ato qė tha lule


Vetem diktator s'mund ta quash Berishen..



Jo vetem Berishen, por edhe ate tjetrin te birin e Kristaqit.

Diktatura nuk ka brina lule. Pesa kohe te dy partite mbeshteten ne banda kriminale dhe mekohen nga krimi i organizuar...

ose me mire me thane atje drrejton krimi i organizuar i ketij shekulli. Iku koha kur mafia i kerkonte restorantit 10% apo kasapit tek qoshja 20% te fitimit per te siguruar qetsine e tregetise. Tani vete krimi eshte ne biznes dhe siguron tregetine nepermjet krimineleve, qofshin keta ligjevenes apo ligjzbatuar. Legjislativi sigurisht qe nuk funksionon sepse nuk mund edhe sikur te doje. Te ik koka per 10$ edhe sikur te jesh kryeprokuror.

Kush ka "guxim" e flet, ose ka prapa nje fuqi te madhe, zakonisht USA Franca, Anglia., ose eshte i krisur.

kjo nuk besoj se quhet demokraci.

Lule, per konsultime mbasdite ke shpia, S'kam njeri sot.


Postuar nga BIONDIA datė 28 Korrik 2011 - 18:13:

Citim:
Po citoj ato qė tha shelgu
Berisha kerkon te behet perseri president


Po ka pare mikun e tij Berlusken ai se dhe ky do te behet president dhe po pergatitet terrenin pak nga pak ne ky i joni ...po do me pelqente Berisha president do me kenaqte me fushaten qe do bente do ishte gallat sdo kishte nevoje per portokalline ...


Postuar nga shelgu datė 28 Korrik 2011 - 18:17:

Kane shume gjera te perbashketa, por kane nje gje qe i dallon mire.

Berisha ... nuk kemi degjuar qe te tradhetoje Lirine. Pse?

Ka dy arsye per kete:

-Ose Liria ka shume marifete.

-Ose atij te shkretit i ka hup.

 


Postuar nga lule datė 28 Korrik 2011 - 19:17:

Citim:
Po citoj ato qė tha shelgu


Jo vetem Berishen, por edhe ate tjetrin te birin e Kristaqit.

Diktatura nuk ka brina lule. Pesa kohe te dy partite mbeshteten ne banda kriminale dhe mekohen nga krimi i organizuar...

ose me mire me thane atje drrejton krimi i organizuar i ketij shekulli. Iku koha kur mafia i kerkonte restorantit 10% apo kasapit tek qoshja 20% te fitimit per te siguruar qetsine e tregetise. Tani vete krimi eshte ne biznes dhe siguron tregetine nepermjet krimineleve, qofshin keta ligjevenes apo ligjzbatuar. Legjislativi sigurisht qe nuk funksionon sepse nuk mund edhe sikur te doje. Te ik koka per 10$ edhe sikur te jesh kryeprokuror.

Kush ka "guxim" e flet, ose ka prapa nje fuqi te madhe, zakonisht USA Franca, Anglia., ose eshte i krisur.

kjo nuk besoj se quhet demokraci.

Lule, per konsultime mbasdite ke shpia, S'kam njeri sot.



Eshte shum e drejt kjo qe ke then, po me gjej nje politikan sot mos jet i diskriminuar nga ēdo ane ti maresh, gjithsesi e kam then dhe e them eshte politikani me i afte sot per sot ne shqiperi, eshte politikani, qe te pakten i hapi rruget , eshte politikani qe un adhuroj e uroj me gjith shpirt te behet vertet dhe nje her President..
2 kandidate jan te zgjedhurit e mi , Fatos Nano dhe Berisha..e di qe jam pak e komplikuar ne ngjyra, po te pakten mendoj qe ai vend ka nevoj per njerez te zgjuar ta udheheqin meqe eshte popull pak *Retard*.

Vetem sot?
Ku e dije qe vertet kam nevoj per nje konsult sot?

Ver nje foto te njoh ke aeoporti , se me mask s'te gjej dot.

p.s pergjigjen ma bej me leter nga ato anonimet e hidhe Ktu,
te takimit te konsultes e kam llafin ..se s'do jem verdall .


Postuar nga shelgu datė 28 Korrik 2011 - 19:31:

Citim:
Po citoj ato qė tha lule


Eshte shum e drejt kjo qe ke then, po me gjej nje politikan sot mos jet i diskriminuar nga ēdo ane ti maresh, gjithsesi ...........................


p.s pergjigjen ma bej me leter nga ato anonimet e hidhe Ktu,
te takimit te konsultes e kam llafin ..se s'do jem verdall .



Po c'te te bej une ty.

I diskretitum doje me than.

Kjo gjithsesi se si me duket sikur po degjoj A Kreasten.

Ne vend te "gjithsesi" mund te perdorej "megjithate". Jo per gje po po ndryshohet kuptimi i kesaj fjale.

Assesi.

Kurrsesi

gjithsesi

Seicila ka nje kuptim

Por megjithate ose sidoqofte eshte me e sakte.

ja edhe gjysma e konsultes.

Pjesa tjeter eshte me intime.


Postuar nga lule datė 28 Korrik 2011 - 19:37:

Vertet mundohem te gjej fjalet e duhura po kuptimin mendoj ja jap te sakt nje fjalie, ato si_si_te s'kam kohe ti deshifroj tani, se vertet jam me vones
Vetem Sala smund te jet i diskretituar .
E di ēke shelgu,, hidh ndonje kritik per letersin se ate e qan ti..
Politiken ma ler mua

Citim:
Po citoj ato qė tha shelgu


Po c'te te bej une ty.

I diskretitum doje me than.

Kjo gjithsesi se si me duket sikur po degjoj A Kreasten.

Ne vend te "gjithsesi" mund te perdorej "megjithate". Jo per gje po po ndryshohet kuptimi i kesaj fjale.
Assesi.
Kurrsesi
gjithsesi
Seicila ka nje kuptim
Por megjithate ose sidoqofte eshte me e sakte.


ja edhe gjysma e konsultes.

Pjesa tjeter eshte me intime.




Per ēa pjese intime flet..mos me thuaj ke studiuar ate qe mendoj
Tani kuptova pse je shelg ..
pjesen tjeter , nese do kthehem nje dit prape ketu .


Postuar nga shelgu datė 28 Korrik 2011 - 19:40:

Citim:
Po citoj ato qė tha lule
Vertet mundohem te gjej fjalet e duhura po kuptimin mendoj ja jap te sakt nje fjalie, ato si_si_te s'kam kohe ti deshifroj tani, se vertet jam me vones
Vetem Sala smund te jet i diskretituar , di ēke shelgu,, hidh ndonje kritik per letersin se ate e qan ti..Politiken ma ler mua

Per ēa pjese intime flet..mos me thuaj strudion ate qe mendoj
Tani kuptova pse je shelg ..
pjesen tjeter , nese do kthehem nje dit prape ketu .



Joooo, mos mendo dirty...

Intime mund te jete edhe shume e paster. Intime psh ndodhesh ne nje kishe katoline dhe hyn ne intimitet me shpirtin.

Yyyy ka shume kuptime po qfar te te beuj une ty qe mendja te rri maje bilbilit?


  Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »
Trego 98 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.