Forumi Horizont
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Aktualitete Ndėrkombėtare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=110)
-- Kate, vajza qė kėrkon tė marrė kurorėn (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18054)


Postuar nga lule datė 31 Tetor 2010 - 22:07:

Kate, vajza qė kėrkon tė marrė kurorėn

Ka vendosur tė martohet me princin William, nė verėn e vitit 2011. Ja se si po pėrgatitet pėr jetėn e re nė fron, 28-vjeēarja e cila vjen nga njė familje e thjeshtė

Ėshtė njė “zanat” qė vetėm dy gra e kanė bėrė nė shekullin e fundit. Njė e tretė dėshtoi tragjikisht, madje para se ta niste mirė. Ėshtė njė “punė”, nga e cila nuk del nė pension, zgjat pėr tė gjithė jetėn. Nuk ka shkolla apo universitete pėr ta mėsuar apo pėr t’u pėrgatitur. Atėherė si mėsohet? Si mund tė bėhesh mbretėreshė, sovrane qė mbretėron, me fjalė tė tjera, gruaja e mbretit, titulli zyrtar i sė cilės ėshtė “Queen Consort”? Pyetje me shumė vend qė kur janė shtuar zėrat e fejesės zyrtare dhe martesės nė vitin 2011 tė princit William, i dyti nė radhė pėr fronin mbretėror, dhe Kate Middleton, prej nėntė vjetėsh e dashura e tij. Nė familjen mbretėrore, asgjė nuk tė pasionon mė shumė se martesat qė zakonisht zhvillohen nė stilin e pėrrallave. Surpriza mund tė ketė edhe pėr faktin se kush mund ta mbajė kurorėn, por ky ėshtė njė rregull qė vendoset brenda dinastisė. Tė vendosėsh se kush do tė martohet me mbretin ėshtė zgjedhja e vetme e lirė nė kreun e pushtetit monarkik. Natyrisht ėshtė e lirė edhe pėr atė qė martohet me njė mbretėreshė, por me njė ndryshim: Filipi, burri i Elisabetės II, nuk e mban titullin “bashkėshorti mbret”, por “bashkėshorti princ”. Gruaja e sovranit bėhet automatikisht mbretėreshė. Jeta e gjatė e Elisabetės II, rreth 100 vjet, ka bėrė qė precedentėt tė ishin tė rrallė. Princesha Victoria Mary di Teck, ose ndryshe May, u fejua nė vitin 1891 me Albert Victor, djalin e madh tė mbretit. Gjashtė javė mė vonė, Albert-i vdiq nga njė sėmundje nė mushkri. Trashėgimtar i fronit u bė djali i dytė dhe familja mendoi se kjo do tė ishte gjė e mirė edhe pėr May-n. Ata binin kushėrinj tė dytė, sepse ajo e kishte prejardhjen nga njė familje mbretėrore. Tė dy jetuan tė lumtur. Edhe mė mirė i eci bashkėshortes tjetėr tė mbretit. Elizabeth Margaret Bowles-Lyon, vajza e njė lordi dhe njė dukeshe, e cila i refuzoi dy herė propozimet pėr martesė tė mbretit tė ardhshėm George VI. “Kam frikė se nuk do tė mund tė flas dhe veproj si dua”, tregonte ajo. Nė pėrpjekjen e tretė pranoi, duke u bėrė mbretėresha mė popullore e historisė. Ajo, jo vetėm e ndihmoi sovranin tė fitonte shumė beteja personale, por vazhdoi tė thoshte gjithmonė atė qė mendonte. “Mė pėlqen Partia Laburiste”, u shpreh njė herė. “I adhuroj komunistėt”, tha njė herė tjetėr. Njė deputeti konservator, i cili kritikonte numrin e madh tė shėrbėtorėve homoseksualė nė oborrin mbretėror, iu pėrgjigj: “Pa ta, do t’i bėnim vetė tė gjitha”. Vdiq nė moshėn 101 vjeēe, nė vitin 2002, e dashur dhe e adhuruar nga tė gjithė. Mė pas erdhėn telashet. Kontesha e vogėl 19-vjeēare, Diana Spencer, e cilėsuar si gruaja e pėrkryer (fisnike, besnike, e virgjėr) pėr Charls-in, shkaktoi shumė tronditje me bėmat e saj: tradhtitė, divorcin, famėn, vdekjen, teoritė e komplotit. Njė mbretėreshė e munguar u bė njė akt akuzash kundėr mbretėreshės sė vėrtetė (dhe pjesės mė tė madhe tė familjes mbretėrore). Nė teori, kur Charles tė ngjitet nė fron, (nėse do tė ngjitet, sepse shumė mendojnė se do tė abdikojė nė favor tė tė birit) titulli i mbretėreshės do t’i takonte Camilla Parker Bowles. Po Camilla, si gruaja e dytė e Charles, edhe ajo me njė divorc mbi shpinė, nė mendjen e shumė njerėzve si “uzurpatore” e Diana-s do tė kėnaqet vetėm me titullin “bashkėshortja princeshė”. Atėherė radha i takon Catherine Elisabeth “Kate” Middleton. Me tė njėjtėn elegancė si Diana, sipas medias dhe paparacėve, por edhe mė e rrezikshme se ajo. Kate ėshtė e para vajzė e thjeshtė qė mund tė bėhet gruaja e njė mbreti nga viti 1600 e deri mė sot.

Poloja, shkollat private, kėshtjellat, ishin pozitive pėr kėtė vajzė qė vinte nga njė familje e shtresės sė mesme. Sė dyti ėshtė 28 vjeēe, njėlloj sa William (madje 6 muaj mė e madhe se ai). Ėshtė njė vajzė e pjekur, e rritur, qė di tė sillet mirė nė ēdo situatė. Nė fakt, ajo dhe William u ndanė nė vitin 2007, pasi sipas saj, princi nuk tregonte vėmendjen qė duhej pėr tė. William i kėrkoi njė kėshillė mbretėreshės, dhe Elisabeta i tregoi se bėri mirė qė e prishi lidhjen. “Nėse do tė qėndrojnė bashkė do tė pėrfundojnė keq”, pati thėnė sovrania. Domethėnė do tė pėrfundojė me divorc, si lidhjet e tre prej katėr fėmijėve tė saj. Por ēifti u lidh sėrish. “Nuk do tė martohem para se tė mbush 28 vjeē”, pra nuk do tė martohem shumė i ri, tha William kur ishte 21 vjeē. Pėr disa, ka pritur shumė, jo vetėm se tashmė kanė nisur t’i bien flokėt, por edhe sepse historia e tij me Kate zgjat prej 9 vjetėsh. Njė lidhje shumė e gjatė e pakurorėzuar nė altar, jo gjithmonė shkon mirė. Pėr tė tjerėt ka bėrė mirė. Ata janė dy tė rinj modernė dhe e dinė se sapo tė pėrhapet lajmi i martesės do tė humbin lirinė pėr tė bėrė atė qė duan. Si pėr shembull tė hyjnė nė njė supermarket, tė blejnė pica tė ngrira apo tė darkojnė nė ndonjė motel siē bėnė vitin e kaluar. Deri tani Kate nuk ka bėrė asnjė gabim: asnjė foto apo deklaratė e sikletshme. Gjithmonė nė lartėsinė e duhur nė publik, gjithmonė e duruar me William. Sipas kritikėve tė saj, nuk gabon sepse nuk bėn asgjė. Kate nuk punon. Ėshtė diplomuar pėr art dhe u largua pas njė viti nga vendi i punės nė njė dyqan me artikuj mode. Thoshte se donte tė bėhej fotografe, por deri tani nuk ka bėrė asgjė nga ato qė ka thėnė. Dita e saj pėrfshin pak palestėr nė “Clarence Hill” nė apartamentin e William-it (ėshtė e para nė histori qė bashkėjeton me trashėgimtarin e fronit pa qenė e fejuar apo e martuar), shopping, drekė me shoqet, parukeri dhe diskoteka nėse William ndodhet nė Londėr (i preferuari i tyre ėshtė Boujis nė South Kingston). “Tė paktėn mund tė merret me aktivitete bamirėse. Ka hijen e Dianės, por nuk dihet nėse ėshtė aq bujare sa ajo”, thotė Sandra Parsons, editorialiste e “Daily Mail”. Nga ana tjetėr James Whitaker, i cili ėshtė marrė prej vitesh me ēėshtjet e familjes mbretėrore angleze, mendon se “Kate nuk ka aftėsitė e duhura pėr tė qenė mbretėreshė”. Biografia e saj, Claudia Jooseph, ka replikuar duke thėnė: “Nė kėto kohė ėshtė avantazh fakti qė nuk vjen nga familje aristokrate. William drejton shpesh helikopterėt e RAF-it dhe asaj i duhet t’i shkojė nga pas, nga njė bazė te tjetra”. Nė momentin e duhur, administratorėt e pallatit mbretėror do t’i mėsojnė asaj rregullat e protokollit, por pėr t’ia dalė mbanė, duhet tė mėsojė gjithēka me kujdes nga pėrvoja e tri grave. E para ėshtė Diana. Ėshtė e sigurt se pėr gjithė jetėn, Kate do tė krahasohet me tė, ndaj i leverdis tė studiojė me kujdes gjithēka pėr “princeshėn e popullit”, nėse kėrkon qė njerėzit e thjeshtė ta duan dhe ta respektojnė. Gruaja e dytė ėshtė e ėma e saj, Carol. Njė ish-stjuardesė qė u martua me njė pilot avioni. Edhe pse deri tani, e bija nuk ka bėrė asnjė gabim, kėshillat e nėnės janė gjithmonė tė vlefshme. E treta ėshtė gjyshja Elisabeta II. Askush nuk ka mė shumė eksperiencė se ajo nė kėtė “fushė”. Dihet qė njė ditė do ta ftojė Kate pėr njė bisedė kokė mė kokė, duke i shpjeguar detyrat dhe tė drejtat e njė bashkėshorteje mbretėreshė. Ndoshta do t’i thotė tė bėjė edhe sikur nuk ka ndodhur gjė, nėse bashkėshorti do tė zėrė njė tė dashur, duke ndjekur gjurmėt e tė atit? Kėsaj nuk i dihet. Edhe njė mashkull mund t’i mėsojė asaj diēka tė vlefshme. Bėhet fjalė pėr Charles. Babai i William-it ndjen dashuri pėr Kate, por i trembet kėsaj gjėje. Risheh tek ajo fantazmėn e Dianės dhe ka frikė se martesa me William nuk do tė shkojė ashtu siē duhet. Ka frikė pėr tė ardhmen e kėsaj lidhjeje, sepse gjithēka i kujton martesėn me Dianėn. Udhėtimet e fundit tė Charles dhe Camilla-s jashtė shtetit, nuk i ndoqi askush. Ėshtė e lehtė ta imagjinosh se shtypi dėshiron tė merret me veprimet e ēiftit tė ardhshėm, William dhe Kate. Sfida mes babait dhe tė birit, e padeklaruar, por e pashmangshme pėr tė vendosur se kush do tė jetė pasuesi i gjyshes, varet edhe nga bashkėshortja e ardhshme mbretėreshė.

Frika nga tė zakonshmit
Tė gjitha shoqėritė aristokratike duhet ta konsiderojnė martesėn ēėshtje parash, pushteti dhe statusi, mė shumė se njė ēėshtje dashurie. Ndėrkaq monarkitė e kanė tė detyrueshme t’i trajtojnė martesat si njė ēėshtje shtetėrore. Monarkėt dhe aristokratėt shpesh frikėsohen dhe nuk kanė besim te “tė zakonshmit”, d.m.th jofisnikėt, ata qė nuk lindin nga familje fisnike e qė nuk kanė familjaritet me gjėra qė mund tė sjellė njė prejardhje e tillė. Nė Britaninė e Madhe, monarkia dhe fisnikėria kanė evoluar pėr mė shumė se njėmijė vjet dhe vetėm njė herė iu desh tė pėrballonte njė revoltė popullore qė pati ndodhur: kjo ndodhi gjatė luftės civile, nė mesin e shekullit XVII dhe u mbyll me ekzekutimin Charles I. Por monarkia britanike e mori shpejt veten dhe titujt fisnikė nuk rrezikuan mė qė tė zhdukeshin tė gjithė. Titujt dhe tokat, edhe pse tė reduktuara nė krahasim me tė kaluarėn, deri tani janė tė sigurta. Nė rastin e monarkisė, ndjekja e kėtyre rregullave, gėzon respektin dhe nė disa raste edhe adhurimin e popullsisė. Ky evolucion ėshtė konkretizuar pėr mė tepėr pėrmes martesave brenda sė njėjtės klasė sociale. Monarkėt mund tė martoheshin me tė huaj, princi Filip, burri i mbretėreshės Elisabeta II ėshtė grek, burri i mbretėreshės Viktoria, Alberti ishte gjerman, edhe pse tė njė rangu. Para se tė ngiteshin nė fron, monarkėt britanikė mund tė kishin lidhje me gra jofisnike gjatė kohės qė ishin beqarė, madje edhe kur ishin tė martuar, por kurrsesi nuk mund tė martoheshin me gra tė tilla. Kjo bėhej pėr dy arsye: e para pėr lidhjet e gjakut. Njė aristokrat, ose mė tepėr njė mbret apo mbretėreshė, e ka pėr nder tė tregojė gjakun qė i rrjedh ndėr vena nga njė shekull te tjetri, nga njė brez nė tjetrin. E dyta lidhet me faktin se aristokratėt dinė si tė sillen mes tyre. Ata dinė si t’i klasifikojnė fisnikėt e tjerė tė rangut superior apo inferior, apo si t’i trajtojnė klasat e tjera, punėtorėt, shėrbėtorėt. Nė rastin e Harry-t dhe William-it, dy djemve tė Diana-s dhe Charles-it gjėrat kanė ndryshuar. Tė dy janė shoqėruar me njerėz jofisnikė. Fakti qė William ka njė lidhje tė qėndrueshme me Kate Middelton (vetė emri i saj tregon se i pėrket klasės sė mesme) cilėsohet sot mė i rėndėsishėm se fakti qė ajo nuk rrjedh nga njė familje aristokratėsh. Ashtu siē ka ndodhur me monarki tė tjera, nė Suedi dhe Spanjė, edhe monarkia britanike po bėn hyrjen e saj nė shekullin XXI, edhe pse me dhjetė vjet vonesė.(Shqip)


 
Trego 1 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.