Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Informatikė & Programim (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=112)
-- Windows 8 (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18566)


Postuar nga Lord_Of_The_Strings datė 26 Shkurt 2012 - 19:43:

Deri tani une kam instaluar gjera te vogla, programet e perditshme te domosdoshme. Psh Chrome, Winamp, Winrar, uTorrent, Skype, GTalk dhe VLC. Gjithcka eshte instaluar pa asnje problem dhe te gjitha programet kane performuar me se miri.

Persa i perket programeve te kalibrit te rende, deri tani kam provuar Photoshop CS6 Portable dhe duket se funksionon pa ndonje problem te dukshem. Gjithsesi nuk duhet anashkaluar fakti qe une jam ne platforme 64 Bit dhe programet e renda nxjerrin versione perkatese per secilen platforme.

Gjithsesi, do te shtoja qe ky version eshte per prove dhe nuk i adresohet publikut te gjere. Edhe une e kam karshi Win7 i cili eshte nje instalim i plote dhe i kompletuar me te gjitha programet qe me nevojiten. Nuk do te emigroja ende ne nje platforme e cila shume shpejt do te zevendesohet nga nje version me stabel apo me i kompletuar, pa llogaritur ketu qe versionet prove jane te vlefshme per nje periudhe te caktuar kohore dhe kur skadojne nuk ja vlen ti crack-osh pasi nderkohe ka dale versioni per treg.


  Gjithsej 22 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 8 9 10 11 12 13 14 » ... E fundit »
Trego 22 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.