Forumi Horizont | Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historiku i studimeve gjeologjike (i detajuar) (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=153)
-- 3.III. Kërkimet dhe Punimet Gjeologjike të kryera nga shteti Shqiptar (1945-2000) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=752)
Kerkimet hidrogjeologjike jane bere nga specialiste shqiptare dhe rus dhe vetem ne ndonje rast te veçante edhe nga hungareze. Ne fillim ato jane bere nga gjeologe. Keshtu E.A. Stankeev mendimet per furnizimin me uje te qytetit te Tiranes i ka paraqitur ne Shenime mbi disa mendime per ujin ne qytetin e Tiranes 1948. Çehovskij ka studiuar mundesine e furnizimit me uje te fabrikes se sheqerit ne Korçe dhe i ka pasqyruar ne Perfundime mbi furnizimin me uje te fabrikes se sheqerit Korçe 1950. Ne vitin 1953 Xh. Lesha dhe S. Pasho kane bere studimin e burimeve te ujit dhe konditat hidrogjeologjike te rajonit te Fierit dhe i kane pershkruar ne Relacion mbi kerkimet hidrogjeologjike ne lidhje me ujin e pijshem ne rajonin e Fierit 1953. Ndersa L. Peza ka studiuar burimet e ujit te Kolesjanit ne Bicaj dhe i ka pasqyruar ne Njoftim mbi burimet e ujit te pishem ne fshatin Kolesjan 1955.
Ne vitin 1956 u ngrit ekspedita hidrogjeologjike ku qe ne fillimet e saj me kerkimet e ujit te pijshem është marrë hidrogjeologu shqiptar A. Gjata. Gjendjen e studiushmerise hidrogjeologjike te Shqiperise dhe masat per permiresimin e ketyre punimeve, T. Biçoku i ka pasqyruar ne referatin Sostojanie gidrogeologiceskih izuçenosti territori Albaniia takzhe predlozhenia po uluçsheniju gidrogeologiçeskih rabot 1957 te paraqitur ne Komisionin e Gjeologjise të mbledhur në Budapest.
Dy specialiste hungareze kane studiuar mundesine e furnizimit me uje te Tiranes dhe rezultatet i kane paraqitur: Fodor Peter Furnizimi me uje i Tiranes Budapest 1958, dhe Kesler Hubert Raport mbi mundesine e sigurimit te ujit ne lidhje me rritjen e kapacitetit te ujesjellesit te Tiranes Budapest 1958.
Shumica e studimeve hidrogjeologjike janë bërë nga hidrogjeologë rus. E.D. Silaev ka bere studimin per burimet ujore e minerale te Shqiperise qe i ka pershkruar ne artikullin Burimet ujore e minerale te R. P. te Shqiperise dhe shfrytezimi i tyre Bul.USHT.ser.Shk.Nat. Nr. 4, Tirane 1958. Gjate viteve 1958-1960 N. J. Rusajev ka bere kerkime hidrogjeologjike per sigurimin me uje te pijshem dhe industrial per qytetin e Fierit dhe industrine, si dhe per uje te pijshem dhe per vaditje per Korçen; rezultatet i ka pershkruar ne Otçet o gidrogeologiçeskih isledovanijah provedenih v 1958 i 1959 g dlja vodosnabzhenija g Fieri Tirane 1960; Otçet o gidrogeologiçeskih isledovanijah provedenih v 1959-1960 g dlja vodosnabzhenia g Korça Tirane 1960; Otçet o gidrogeologiçeskih isledovanijah provedenih v 1960 godu dlja celej oroshenija selskohozjastvenih masivov rajona gorod Korça Tirane 1961. Ndersa B. J. Fomin ka bere kerkime hidrogjeologjike per sigurimin me uje per qytetin e Tiranes, te Shkodres, si dhe uje per vaditje per Dropullin, Gjirokastren dhe Puken, rezultatet i ka paraqitur ne Predvaritelnoe zakljuçenija po rezultatah isledovanija Tiranskoj gidrogeologiçeskoj parti provedenih v 1958-1959 g Tirane 1959; Otçet o gidorgeologiçeskih isledovanijah v rajone g Tirana Tiranë 1959; Otçet o gidrogeologiçeskih isledovanijah po iziskaniju istoçnikov vodosnabzhenija g. Shkoder Tirane 1960; Otçet o rezultatah gidrogeologiçeskih isledovanija po iziskaniju podzemnih vod dlja oroshenija polej Dropull, Gjirokaster i Puka Tirane 1961. S.S. Lejasnikova ka bere kerkime hidrogjeologjike per uje te pijshem ne qytetin e Kavajes dhe i ka pasqyruar ne Otçet o gidrogeologiçeskih isledovanijah po iziskaniju istoçnikov vodosnabzhenija g. Kavaja Tirane 1960. G.N. Asovskij dhe Xh. Sheganaku kane bere kerkime hidrogjeologjike në Bishtin e Palles, ku mendohej se ne fund te detit dilnin burime ujore, por qe ne te vertete ishin dalje gazi, perfundimet e vrojtimeve ata i kane pershkruar ne Geologo-gidrogeologiçeskoe zakljuçenie o rezultatah obsledovanija vihoda gaza so dna morja v bliz poluostrova Bishti i Palles Tirane 1959. Studimin e burimeve te ujrave minerale e termale te Shqiperise e kane bere V.L. Avgustinski, A.A. Astashkina dhe L.J. Shukeviç qe i kane paraqitur ne Mineralnie istoçniki i kurativnie mestnasti N.R. Albanii Pjatigorsk 1957 Me studimin e konditave hidrogjeologjike te vendburimeve dhe te minierave te vendit tonë eshte marre J. Tafili, te cilat i ka pershkruar ne raportet gjeologjike te zbulimit te vendburimeve.
Gjithsej 70 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 13 14 15 16 17 18 » ... E fundit » Trego 70 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.