Forumi Horizont Gjithsej 69 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sfera Institucionale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=194)
-- A duhet nje ligj penal per te mbrojtur imazhin kombetar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16900)


Postuar nga Fajtori datė 10 Mars 2009 - 15:17:

Kjo teme ka me shume te beje me problemin e emigracionit kriminal shqiptar. Nuk me duket se eshte as maja, as fundi dhe as ana e ajsbergut. Eshte vetem nje pjese qe mua me terheq vemendjen si shqiptar qe jam.

Rreshtimi i gjithe problemeve, apo krimeve qe mund te ndodhin hipotetikisht nuk ka ndonje vlere per diskutimin. Po flasim per krime qe vertetohen me gjyq.

Ndersa per idene se parate jane gjithmone te mira duhet te kujtoj se:
1. Kjo ishte ideja e Sales ne qeverisjen e tij te pare 92-96. Koha vertetoi qe nuk eshte keshtu. Madje eshte pikerisht ai mentalitet qe zhvilloi kriminalitetin shqiptar neper bote, me pretendimin se s'ka rendesi si behen leket.
2. Ekzistojne nje seri dokumentaresh qe spjegojne sesi parate e pista fuqizojne boten e krimit dhe dobesojne shtetin. Nje shembull eshte futja e firmave mafioze ne tenderat bashkiake te Italise. Ato ofrojne gjithmone cmime qe firmat e ndershme nuk mund ti perballojne. Keshtu qe vete krimi vret ekonomine. Shembull analog eshte shitja e gazetes Shekulli nen kosto per kohe te gjate, qe detyroi gazetat e tjera te protestojne fuqishem. Pa hyre ne meriten e berjes se lekeve nga Koco Kokedhima mund te thuhet se parja nuk eshte e njejte sido te fitohet, pasi paraja e piset do kthehet ne instucion (si mafia) qe mund te konkurroje, krimbe dhe kalbe shoqerine dhe institucionet normale.


  Gjithsej 69 faqe: « E parė ... « 26 27 28 29 30 31 32 33 34 [35] 36 37 38 39 40 41 42 43 44 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.