Forumi Horizont Gjithsej 69 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Sfera Institucionale (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=194)
-- A duhet nje ligj penal per te mbrojtur imazhin kombetar? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=16900)


Postuar nga Fajtori datė 10 Mars 2009 - 21:32:

Post Mesazh fakultativ, shume i gjate pa ndonje shpikje te vecante

Ok, po e mbyll interesin tim mbi kete teme. Faleminderit per ata qe dhane mendjen e tyre.

Ato qe kuptova po i rreshtoj me poshte. Disave do i djegin, por nuk behet politike me veten. Dhe keto jane mendime vetjake.

Se pari kuptoj qe nje pjese e madhe shqiptaresh nuk kane besim tek institucionet e veta. Si tek kjo teme edhe tek ajo e Ylli Pangos kam kuptuar se shqiptaret preferojne vete-gjyqesine, kapjen dhe tredhjen, ne mos vrasjen direkte te nje individi. Me pak fjale askush nuk ka besim tek drejtesia, tek gjykatesi, tek avokati, tek menyra si aplikohet ne Shqiperi. Ose me thjesht mungon tradita kulturore e drejtesise qe funksionon, pra qe mund t'i besojme te gjithe.

Se dyti kam kuptuar se ligjet interpretohen me moralin personal te secilit. Dhe duke qene se moralet jane kaq te ndryshme nga njeri tek tjetri zbuloj edhe njehere qe nuk kemi nje kulture te perbashket, e cila do ndihmonte krijimin e shtetit. Ndoshta ky eshte celesi qe spjegon pse Shqiperia eshte aty ku eshte.

E njejta vije llogjike me con ne nje perfundim te hidhur (ku kam arritur dhe me pare). Ne jemi nje popull tolerant ndaj krimit, kushdo qofte ai. Personalisht preferoj termin popull kriminal, sepse te pranosh brejen e nje krimi per hir te kesaj apo asaj areyeje na ben te gjitheve pjesetare te krimit. Me se shumti e relativizojme, gjejme aresye te tjera, ose mendojme implikimin personal dhe themi: "ka plot gjera qe ndodhin, me mua e gjete te kapesh". Ky mentalitet fillon tek rruget e Shqiperise kur na ndalon polici dhe i themi "po ketu te gjithe ecin keq" dhe perfundon ne infinit, ne cdo lloj krimi, sic e tregoi rasti i nje ministri qe kryen 3-4 vepra penale dhe vazhdon te beje show neper media.

Me pak fjale te gjithe e dime qe Shqiperia eshte nje lemsh me probleme, afere dhe krime. Fundja kudo ekzistojne ato. Por ajo qe e ben special rastin tone eshte deshira per te evituar problemin dhe gjetja e zgjidhjes tek largimi nga Shqiperia. Ne fakt te gjithe problemet jane te lidhura, krimet ne emigracion, korrupsioni brenda, varferia, nepotizmi, etj, por askush nuk di si zgjidhet ky lemsh. Nga ēdo ane ta kapesh do gjesh dike qe thote "me mua e gjete ta kapesh, shiko ate tjetrin". Ose me keq, gjen njerez qe ashtu si ne jugun e Italise i japin vlera shoqerise kriminale, e cila sipas tyre "di te mbijetoje me fantazi". E pra, kjo fantazi qe valevitet per italianet e jugut eshte mashtrimi, krimet e vogla, organizimi ne klane dhe familje, shitja e objekteve fallco ne stacionet e trenit, dominimi i bashkive me asesore te korruptuar, ushtrimi i pushtetit qofte dhe duke i gjetur pune dikujt ne forme nderi. Eshte po kjo fantazi qe shqiptaret valevisin si flamur mbijetese, qajne hallet, kujtojne sakrificat, varferine, etj etj. Dhe ne menyre te ngjashme pushteti ne Tiranen qeveritare ushtrohet me "mikun e mikut" qe mund te nderhyje tek "miku" qe te gjeje pune per "mikun".

Puna eshte, a ka nevoje nje shoqeri qe te arrije nivele te tilla tolerance ndaj krimit? Llogjika ime thote jo, sepse kur nje mase njerezish arrin te jetoje me keto lloj aferesh dhe krimesh atehere mund te jetoje dhe pa to. Vendet e punes jane po ato, eshte aplikimi i procedures normale, pa miq, qe do bente ndryshimin. Gjithmone me teorine e eneve komunikante (apo te hidraulikes) eshte qesharake ajo qe mendojne disa se pasuria qe vjen nga krimi emigrativ perben ndonje zhvillim apo mbijetese per vendin. Cdo veprim ka nje kunderveprim thote nje ligj i fizikes. Per te spjeguar fenomenin mesuesja ime e fizikes jepte gjithmone shembuj sociale. Ne menyre metaforike per krimet dhe parate e piseta qe hyjne ne Shqiperi ka nje kunderveprim nga shtetet dhe popujt e huaj, te cilet vuajne realisht krimet tona, qe bejne familjet shqiptare per te blere nje makine, shtepi apo buke. Pergjigjia e tyre shprehehet ne forme mbyllje vizash, veshtiresish ne levizje, paragjykimesh popullore apo "fshesash" policore. Te gjitha keto nuk bejne gje tjeter vecse na zhysin ne llumin e historise akoma me shume dhe na bejne figurante apo kalimtare pa pike rendesie, nje popull mikroskopik (3 milione) ne fokusin e askujt. Efektet fillojne me perdhosjen e dinjitetit tuaj qe ulni koken avash avash dhe mendoni gjithmone e me shume largimin nga Shqiperia. Dhe ne kufi gjysma dridhen para policit per here te pare, qe shikon shtrember pashaporten shqiptare. Ata qe jane brenda Shqiperise mendojne gjithmone e me shume ikjen dhe keshtu destinohemi te jemi perjetesisht nje popull mikroskopik (gjithmone 3 milione). Ndersa ata qe jane jashte mendojne gjithmone e me pak kthimin. Ata qe kujtojne se eshte ceshtje siperfaqe i kujtoj se Hollanda ka 40 000 km2 per 16 milione popullsi, ne kemi 30 000 km2 per 3 milione. E ka nje aresye ky ndryshim.



Nuk di te jap nje spjegim pse shqiptaret jane kaq natyrisht tolerante ndaj krimit. Por di te them (me keqardhje) qe ky mentalitet nuk perfaqson kulturen te ciles shume nga ne deshirojme ti perkasim. Dhe ne kushtet kur dikush nuk perfaqesohet nga vendi i vet i bie qe ai lemshi kriminal, te cilit askush s'do ti gjeje fillimin e zgjidhjes, te jete akoma me lemsh... Dhe ai 3 milioneshi mbetet vetem nje teater i larget tragji-komik qe heret a vone (ndoshta brezin tjeter) do zhduket nga skena e interesit. Dhe nje mase tjeter 3 milonesh do vazhdojne te derdellisin ne te ardhmen se rendesia qendron tek pozicioni gjeografik qe zoti i ka dhene te jete ne mes te Evropes. Thua te jete kjo vlera jone me e madhe? Nuk mund te krijojme vlera nga ana jone (dhe per veten tone)?

As kete se di, por s'ia vlen shume te merremi dhe me kete. Me mire vazhdojme bejme batuta komike ne ēdo teme se kjo (ndoshta) na ben me shume shqiptare


  Gjithsej 69 faqe: « E parė ... « 34 35 36 37 38 39 40 41 42 [43] 44 45 46 47 48 49 50 51 52 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.