Forumi Horizont Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekėsia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Ilace Popullore! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11362)


Postuar nga ~Enigme~ datė 19 Prill 2006 - 13:51:

Per Kurimin e Syve!

Cod. B19042006

Eufrazia
ėshtė bimė njėvjeēare, gjysmėparazite, e cila lidhet te rrėnjėt e barėrave. Lulet janė me ngjyrė tė bardhė ose rozė me pika tė verdha tė ndritshme nė qendrėn e lules. Shija e bimės ėshtė e hidhur. Bimėn mund ta gjejmė nėpėr livadhe dhe nėpėr tė gjitha vendet e mbuluara me bar. Nė mjekėsinė popullore pėrdoret e gjithė bima nė lulėzim. Kjo bimė pėrdoret pėr shėrimin e sėmundjeve tė syve, tė konjuktovitisit (qepallės), blefaritisit, iridociklitisit. Pėrveē efektit tė saj nė skuqjen dhe infektimet e syrit, ekziston tradita e pėrdorimit tė eufrazisė edhe nė sėmundjet serioze tė syrit, si katarakti, madje edhe dobėsimi i shikimit.
Hurma
Pėrdorimi i shpeshtė i frutit tė hurmės, ēon nė mosprekjen e sėmundjeve tė syrit dhe sidomos tė alergjisė.
Patatja
Patatja i ngjan bukės, ndonėse pėr nga pėrbėrja e vitaminave dhe kripėrave minerale u pėrngjan perimeve. Ajo pėrmban sasi tė mėdha tė kaliumit si element kryesor pėr organizmin e njeriut. Nė mjekėsinė popullore ajo pėrdoret nė rastet e alergjive tė syve si dhe kur poshtė tyre janė krijuar rrathė tė zinj. Pritet njė fetė e vogėl patateje dhe mė pas e presim nė gjysmė. Secila prej fetave vendoset poshtė syve dhe lihen aty pėr 20 minuta. Ky veprim pėrsėritet disa herė nė mbrėmje.
Trėndafili i majit
Nė 100 ml verė zihet 50 gr fletė luleje trėndafili tė majit. Me ujin e trėndafilave lahen sytė dhe fletėt vendosen nė sy pėr pak kohė. Kjo mėnyrė do tė ēonte nė pėrmirėsim tė skuqjes sė syve. Njė tjetėr kurė pėr qetėsimin e skuqjes sė syve ėshtė larja e tyre me lėngun e kamomilit. Larja e syve me kamomil do tė zgjasė deri sa mos tė ketė mė probleme.
Manaferra
Pėr tė pėrmirėsuar shikimin e dobėt pihet ēdo ditė njė gotė me lėng karrote. Pėr tė pėrmirėsuar shikimin gjatė natės pėrzihen 30 pika lėng manaferrash me 50 gramė ujė. Kjo masė pihet tri herė nė ditė. Gjithashtu mund tė pihen dy gota me lėng manaferre nė ditė. Pėr tė lehtėsuar lodhjen e syve vendosen feta kastraveci mbi qepallat e mbyllyra dhe mbahen pėr 15 minuta.
Vitamina
Vitaminat dhe mineralet janė tė domosdoshme pėr funksionimin sa mė mirė tė syve. Vitamina A pėrmirėson shikimin natėn. Ushqime tė pasura me vitaminė A janė perimet e gjelbra, karrotat, spinaqi, por edhe vezėt, djathi dhe gjalpi. Vitamina B, redukton skuqjen e syve dhe mund te ndihmojė sytė qė janė tė ndjeshėm ndaj dritės. Ushqime tė pasura me vitaminė B1, B2,B3, B6, B12 janė makaronat, buka, qumėshti, kėrpudhat, peshku ton, arrat, bananet, melēitė. Karoteni ndihmon nė forcimin e syve tė dobėt. Ushqime tė pasura me karoten janė karrotat, lakrat dhe bishtajat


Autori: Mimoza Kėrmezi


  Gjithsej 62 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 14 15 16 17 18 19 20 » ... E fundit »
Trego 62 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.