Forumi Horizont
Trego 26 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Historia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=15)
-- 28 apo 29 nentori, ēlirimi i vendit? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10145)


Postuar nga agata datė 18 Nëntor 2005 - 11:22:

28 apo 29 nentori, ēlirimi i vendit?

Jemi ne Nentor, dhe po afrohen festat e Pavarsise dhe Clirimit te vendit.

Mbreme po shikoja nje depat televiziv. Ishin ftuar disa historjan te cilet pretendonin te sillnin fakte historike per te perfunduar daten e vertet te ēlirimit te shqiperise..
Nje pale sillte "fakte" qe kjo date eshte 28 nentori, e nje tjeter pale sillte "fakte" se kjo date eshte 29 nentori..
Ky debat nuk ishte thjesht nje debat midis historjanesh, sikur pretendonin historjanet ne ate studje televizive, ishte nje debat i ashper ose me sakte polemika politike..
Me pelqyen shume idete e Fatos Lubonjes, kur thoshte qe "mitet" shikohen ndryshe ne kohera te ndryshme..
Eshte e vertet qe data 29 nentor eshte festuar si dita e ēlirimit te vendit per nje gjysem shekulli, por nuk duhet te harrojme qe kjo date nuk eshte nje dite feste per te gjithe shqiptaret.
Ne kete date u vendos regjimi komuniste, filluan presekutimet, torturimet.. e nje pjese e madhe e popullit tone nuk e ka feste..
Atehere cfare duhet te festojme, ne ditet tona, 28 nentorin apo 29 nentorin, apo krejtesisht nje date te re sikurse u tha per 17 nentorin..?
Mitet eshte vertet qe festohen sistematikisht ne date te ēaktuara nga populli.. jane ato data apo jo te sakta historike; por per hire te atyre qe e vuajten kete regjim, per hire te ndertimit te demokracise a nuk eshte e arsyshme qe ēa mite te destruktohen, a nuk eshte me luajale qe dita e ēlirimit te vendit te jete dite feste per te gjithe? si mendoni?


Postuar nga wydra datė 18 Nëntor 2005 - 11:52:

me nje argument te ceket, do te deshiroja qe te festoheshin te dyja datat, pra 28 dhe 29. Kur shkon perdite ne pune, nuk i ve shume rendesi faktit, nese clirimi ka ndodhur para ores 24, ose disa sekonda pas, por shume me e rendesishme per ty eshte fakti qe ke dy dite pushim...

e di qe s'ishte kjo pergjigja qe deshiroje agata, por ky eshte i vetmi kendveshtrimi im per ceshtjen


Postuar nga ksenia datė 18 Nëntor 2005 - 16:16:

29.


Postuar nga Eria datė 18 Nëntor 2005 - 17:40:

Talking Absurd shqiptar

Eshte vertete shume e cuditshme.por ne Shqiperi edhe gati 50 vjet pas clirimit,ne rend te dites eshte se cila eshte data e clirimit.
Kur te gjithe ata qe luftuan thone qe eshte 29,pse keta pasardhesit(qe ndoshta iu duket se e dine me mire)thone qe eshte 28.
Pak me pare lexova nje peticion qe nje grup veteranesh shkodran i dergonin qeverise,&nder te tjera thoshin,qe vendi ka gjera me te rendesishme per tu marre sesa me daten e clirimit,kur te gjithe e dine qe eshte 29.
Permua eshte data 29,ajo e clirimit,per dy shkaqe:
1.Keshtu thone ata qe Luftuan
2.Ka dy dite pushim:p:p(ketu bashkohem me Wydren)
:p
Ky eshte mendimi im,por cdo vit qe do ndryshjme qeveri do ndryshojme edhe date clirimi.


Postuar nga jimmy84 datė 22 Nëntor 2005 - 19:38:

E di ku qendron problemi tek data e clirimit? Partizanet thone "Ne e dime kur iku gjermani i fundit sepse ne e perzume". Kurse ballistet thone "Jo, e dime ne se kur iku gjermani i fundit sepse me ate ikem edhe ne"

Persa kohe do kemi akoma hajvanologe ne krye akoma do zihemi edhe per datat me elementare te kombit.


Postuar nga oliinter datė 22 Nëntor 2005 - 21:01:

disa te cemdur si berisha dhe topalli vazhdojne te besojne per 28-ten


hec o popull prit prej tyre. hahahahahaha


Per mua 29 dhe nuk e lun topi


Postuar nga agata datė 23 Nëntor 2005 - 10:14:

O njerez dini te lexoni e deshifroni por jo te "kuptoni cfare lexoni"
Me vjen keq, por askush nuk i eshte pergjigjur pytjeve te mija...
E mbi te gjitha me vjen keq sepse edhe datat historike i ndajme sipas opinioneve politike.. kush eshte kundra Sales, edhe pa e ditur si eshte historija thote 29, e kush eshte me te edhe pa e analizuar ēeshtjen thote 28... sa keq!!!


Postuar nga NS-6 datė 23 Nëntor 2005 - 10:25:

agata, me sa di une,eshte dorezuar nje dokument nga nje gjeneral gjerman,ku tregohet qe gjermani i fundit ishte larguar me date 29...por me duket se sot nuk eshte qe po merren shume parasysh keto fakte...kjo date eshte bere nje konfront ndermjet partive dhe sa here qe do nderrohen do ta nderrojne edhe kete date per te treguar supremacine e tyre ne pushtet...


Postuar nga Petrit Kola datė 27 Nëntor 2005 - 15:57:

Mendoje...

Shqiperia e atyre viteve nuk ka qene si nje magazine me iventar. Iventari dhe dokumentimi i levizjes se mallit ishte i pamundru si per gjermanet ashtu dhe per partizanet. Nuk mendoje se kishte nje partizan per c'do ferre apo shkure se ku munde te ishin fsheur gjermanet. Keshtu percaktimi i sakt i kalimit te vizes sic behet ne sportet e vrapimit eshte i pamundur.
Por fakt eshte se Partia Komunsite qe fshihej pas Frontit Demokratik e festoi vitin e pare te pavarsise ne 28 Nentor sepse edhe i pelqeu dhe tingellonte mire. Ai i quajt Nentori i Trete. Pra, clirimi i Shqiperi nga Skenderbeu, Shpallja e Pavarsise ne Vlore nga Ismail Qemali dhe Clirimi i Shqiperise nga Komunsitet me Enver Hoxhe qe fshiheshin pas organizates se Frontit Demokratik.
Por sic edhe PKSH e krijuan Jugosllavet edhe festen e clirimit na i caktuan jugosllavet dhe ajo eshte 29 Nentor. Sepse ne 29 nenotor 1943 Jugosllavet me AVNOJ te tyre percaktuan te ardhmen e ballkanit sic e mendonin. Dhe festat duhet te perkonin tonat, me jugosllavet.
Pra kush e feston clirmin ne 29 Nentor ja uroje gezuar festen e Jugosllavise.
Petriti

P.S Respektoje mendimin praktike te disave per kohezgjatjen e diteve te pushimit. Dhe nga kjo pikpamje une them se gjermani e fundit e la Shqiperine fiks ne oren 00 midis 29 dhe 30-tes. Keshtu pra na dalin tre dite pushim.


Postuar nga jimmy84 datė 27 Nëntor 2005 - 17:55:

Citim:
Po citoj ato qė tha agata
O njerez dini te lexoni e deshifroni por jo te "kuptoni cfare lexoni"
Me vjen keq, por askush nuk i eshte pergjigjur pytjeve te mija...
E mbi te gjitha me vjen keq sepse edhe datat historike i ndajme sipas opinioneve politike.. kush eshte kundra Sales, edhe pa e ditur si eshte historija thote 29, e kush eshte me te edhe pa e analizuar ēeshtjen thote 28... sa keq!!!



Agata. Nuk eshte puna kunder Sales apo pro Topallit. Puna eshte se dokumentat gjermane tregojne si date te terheqjes pikerisht daten 29. Tani ata qe kane luftuar vete po protestojne dhe po thone qe data e clirimit eshte 29 nentori. Pra si gjermanet si partizanet si date te terheqjes perfundimtare nga Shqiperia njohin daten 29.


O Petrit o njesh. Po 29 nentorin meqe qenka feste jugosllave nuk duhet ta bejme. 17 nentorin meqe eshte feste greke nuk duhet te jete. Kur neser me 28 nentor te kete feste Kina duhet ta heqim se nje kinez na ka share nga nena ne `75. Biles sipas kesaj llogjike ne nuk duhet te festojme as Pashket se na i festokan edhe greket. Nuk duhet te festojme as Bajramin se e festojne turqit, dhe as Vitin e Ri se e festojne malazezet. Ec mo varja po i leme festat fare qe te pelcase armiku.


Postuar nga Petrit Kola datė 27 Nëntor 2005 - 23:17:

Jimmy

Ti nuk je 84 por dyshi...,
Mesazhi im eshte shume i qarte. Ne e festuam vitin e pare te clirimit ne daten 28 nentor. Pastaj morem urdher nga jugosllavet dhe qysh atehere po e festojme ne 29 nentor.
NE NUK DUHET TE MARIM URDHRA NGA TE HUAJT DHE TE MOS NA I PERAKTOJNE ATA SE KUR I KEMI FESTAT, KY ESHTE MESAZHI IM. NE QOFTE SE RASTESISHT FESTA JONE BIE ME FESTAT E GABELEVE NUK KAME KUNDERSHTIM, POR GABELAT NUK DUHET TE NA I PERCAKTOJNE FESTAT.
Edhe nje here ja uroje gezuar festen popullit fqinje jugosllav.


Postuar nga IQVLORA datė 28 Nëntor 2005 - 10:09:

Edhe sa kohe do te vazhdojme te percare?

Historikisht kombi jone ka qene dhe vazhdon te jete i percare edhe sot e kesaj dite.Ndodhemi te ndare ne kater ngulime ne Ballkan,por asnjehere nuk jemi bere te nje mendje edhe per problemet me madhore te kombit dhe jo me per xhingla - mingla te vogla.Shkaktar i ketij fenomeni nuk ka qene populli por ata qe e kane mbajtur vehten si me te ditur,lideret pra.
Pse nuk punojne keta lider per bashkimin tone por punojne vetem per ndarjen?Ne bote ndodh qe palet te mos bien dakord per dicka, por jane te prirur ta zgjidhin problemin me kompromise,kurse ne o e bardhe o e zeze.Grija nuk egziston. Te majtet vazhdojne ta ndajne popullin ne klasa si dikur.Por edhe ata qe kane menduar ndryshe nga ata jane shqiptar dhe nuk jane pak,prandaj hajde te gjejme nje kompromis qe te festojme te gjithe se bashku.Nuk e mohon njeri luften Nac_Cl,por nuk duhet harruar se pa luften e aleateve Anglo-Amerikan Hitleri do ta kish bere Europen te thoshte Hajl Hitler sot e kesaj dite.Pa le Shqiperine qe nuk e llogariste kush.Anemban botes clirimi i kryeqyteteve eshte edhe clirimi i vendit.Pse tek ne jo?Partizanet paskan bere roje sa te kalonte tedeskua i fundit ne Han te Hotit.Disa veterane,te cilet thone Dum Dullen akoma,nqse do te kishin mundesi do te merrnin armet dhe do te pushkatonin si dikur pa gjyq,te gjithe ata qe nuk mendonin si ata qyqar te skullufosur.Do te kishin filluar gjuetine e shtrigave kunder ju vajzave me minifunde,do te ndertonin burgje te reja per te futur armiqte e kllases te cilet do te ishin dhjetra mijra,kurse ne qe kemi emigruar do te quheshim te arratisur dhe familjet do te na i kishin internuar.Kur do vdesin edhe keta qe kane mbetur qe te mos na turbullojne gjakun ne dhe femijeve tane,qe ne te festojme e te gezojme te gjithe bashke.U lodhem me budallalleqe te tilla.Nuk ua kemi borxh as politikaneve as veteraneve.Keta te fundit te rrijne urte se per 50 vjet i kemi mbajtur nr kurriz.Mjaft me!Agata jam dakord me ty.


Postuar nga volter datė 28 Nëntor 2005 - 10:15:

A nuk po na bashkon fati ne kete dite kaq madheshtore? Shqipnja dykrereshe fluturon ne drejtimin e qiellit shqiptare, dhe deperton ne gjokset tona duke na i sheruar me nostalgji perkujtimi... Qofte perjete Dita e Flamurit! Per nje shendet me te mire...


Postuar nga kacurelja datė 28 Nëntor 2005 - 10:30:

si fillim gezuar festen te gjitheve per mendimin tim me mire do te ishte te ishin 28 dhe 29 dhe jo vetem njera dite pasi ne te paren u bene pergatitjet dhe ne te dyten u ngrit flamuri...


Postuar nga Hektori datė 28 Nëntor 2005 - 15:49:

Pershendetje te gjitheve. Gezuar diten e pavaresise.
Agata ti ke bere nje pyetje. Ne fillim mendoj se nuk eshte mit eshte perkujtimi i nje dite qe ka shume domethenie per ne si popull eshte perkujtimi i nje lufte dhe i nje qendrese. Me sa di une festen e clirimit nuk e perkujtojme vetem ne por shume popuj. Dhe nuk ka te beje fare me faktin se cfare regjimi u vendos pas kesaj lufte. Lufta dhe te renet nuk kane te bejne me regjimin qe u instalua. Ndonje vend perkujton si dite feste ate te clirimit te kryeqytetit. Ndonje tjeter si Italia psh nuk ka dite feste diten e clirimit te Romes por 25 prillin dite e clirimit te Milanos. Per popullin italian kjo dite eshte e shenuar, per fashistet dhe pasardhesit e tyre 25 prilli duhet te hiqet si date. E njejta gje po ndodh edhe ne Shqiperi. Heqja me cdo kusht e asaj date eshte nje goditje per komunistet. Ne te vertete po shtremberojne historine, faktet dhe po fyejne ata qe dhane jeten per lirine. Me vjen me te vertet turp qe jemi ndoshta i vetmi vend ne bote qe nuk respektojme deshmoret dhe veteranet. O Petrit o njesh te kam thene lexo pak mor burre i dheut jo keshtu futja me tym c'degjojme andej e ketej. Po clidhje ka 29 nentori i 43 i jugosllaveve me diten tone te clirimit. Vete dokumentat gjermane dhe deshmite e partizaneve flasin ne favor te 29. Edhe pse kane ardhur ballistet ne pushtet kjo nuk u jep te drejten te shkelin mbi te renet. E vertet qe nuk u cliruan te gjitha trojet shqiptare me 29 po trojet tona akoma nuk jane bashkuar. 29 nuk eshte date kombetare si 28 nentori, eshte feste vetem e Shqiperise. Kur te bashkohemi fillojme flasim.


Postuar nga Petrit Kola datė 28 Nëntor 2005 - 23:12:

Hektori,

Ne qofte se Sekretarin e Partise se Punese se Shqiperise, Sali Berishen ti e quan ballist atehere une jame dakort me ty, qe ne pushtet sote jane ballistet...
Meso pak se cili ishte vendimi dhe ideja kryesore e 29 nentor 1943 te AVNOJ dhe do te shikosh lidhjen 29 nentorit tone me te jugosllaveve.


Postuar nga cybele datė 29 Nëntor 2005 - 15:31:

Lightbulb Shkaba me dy Krena !!!

shyqyr o zot qe nuk e bone shqiprine republike te shtate te jugosllavise !

asgjo nuk kthet mo mrapsht,ndoshta pranaj e kemi flamurin me dy krena
qe asht simboli i gjith mretnive ne bote,po ne jemi udhekryqi botes...
ne shqipni bashkohen lindja me perendimin etj..

per te gjith dashamisat e muzikes shqiptare,masi te gjith i mbarun kremtimet, sot me daten 29 edhe nje nate per te festuar festat e nantorit


Gezuar Festat,

Muzike Shqiptare ne Manhattan
Program muzikor: nje nate me ėndrra antike

Nė qytetin e Nju Jorkut ku bashkėjetojnė aq shumė kultura, rryma artistike ėshtė kėnaqėsi tė dėgjosh kėngė tė folklorit shqiptar dhe kėngė origjinale tė interpretuara nga Parashqevi Simaku me bashkeshortin Robert Nolfe ne kitar. Repertori i mbrėmjes muzikore pėrmbledh kėngė popullore si edhe kenge tė muzikės lehtė shqiptare. Ndėrthurja e tyre me kėngė origjinale tė shkruara nga Simaku dhe Robert si kėngė Haxhirea e pasuron programin e pėrzgjedhur muzikor tė kėsaj mbrėmje. Dashamirėsit e muzikės shqiptare kanė rastin ta shikojne kete mbremje akustike ‘nje nate me ėndrra antike’ nga Parashqevi Simaku nė 29 Nėntor nė Manhatan. Pėr mė shumė hollėsi, mund tė shkoni nė adresėn www.simaku.com



Hello Everyone,

Simaku and Rob performing in East Village/Manhattan Tuesday Nov 29th @ 8:30pm.

Description: Acoustic world music from Iliria and Eastern Europe. Modern interpretations of some 2000 year old folk songs and new original songs written by Simaku & Robert Nolfe. Simaku is a well known folk singer from Albania having won many national accolades. Please visit www.simaku.com/live.htm for flyer and more info.



--------------------------------------------------------------------------------


Postuar nga GENTI_the_KING datė 29 Nëntor 2005 - 17:39:

un kam nje mendim ndryshe nga keto data . Te gjithe vendet europiane diten e clirimit kane diten kur eshte cliruar kryeqyteti i tyre , prandaj do te ishte me mira qe edhe ne te festonim si date te clirimit 17 NENTORIN , pra diten qe eshte cliruar TIRANA , kryeqyteti yne


Postuar nga jimmy84 datė 29 Nëntor 2005 - 22:01:

Petrit, rrofsh per "graden" njehere. Por per te te kthjelluar disi po te them qe daten 29 nentor nuk e ka thene Enveri por po e thone ata mijera veterane qe kane luftuar ne ate kohe. Berisha vertet ka qene komunist po ama me pare ka qene (dhe akoma eshte) nje hajvan me dy kembe qe nuk ka piken e llogjikes. Ashtu i vijne "rekomandimet" dhe ashtu ben. Por ama c`t`i bejme edhe atyre qe jo vetem nuk kane qene komunista por kane qene pjesmarres ne revolten studentore qe perseri thone qe festa e clirimit eshte 29? C`t`i bejme qe edhe dokumentet gjermane tregojne te njejten gje?

Etniku, ti ke njefare te drejte. Me mire do ishte qe te festohej 17 nentori POR aman se u beme boze duke nderruar simbolet kombetare.ne fillim u vu ylli ne flamur pastaj e hoqen. Njeri thote Hero eshte Skenderbeu tjetri thote Ali Pasha. Prandaj meqe eshte festuar 60 vjet me 29 mos te nisim te bejme lemsh edhe kete date.


Postuar nga Petrit Kola datė 29 Nëntor 2005 - 22:10:

Enveri pa rekomandime, Sala me rekomandime...

Hej Jimmy...
Enveri pa rekomandime, Sala me rekomandime...
...

Une dorzohem...
Shqiperin e menaxhon Janullatosi dhe eshte ai dhe vetem ai qe duhet te na i caktoje sote daten e clrimit, te vrapimit, te harrimit etj...
Une nuk shkruaj me tek kjo teme.
Shenet burra, edhe gra.
Petriti


Postuar nga Petrit Kola datė 04 Dhjetor 2005 - 13:17:

Ky nuk eshte nje shkrimi tim...

Dhe titullohet "29 nentor i kuq apo 29 nentor i zi?
Nga Sami Gjoka

Meqenėse shumica jonė nuk di tė shohė veē bardh e zi, mė duhet tė korrigjoj veten, pėr tė qenė mė i kuptueshėm pėr buzuqet e preme (prerė) apo (prengbuzukėt) rreth shkrimit tė mėparshėm nė lidhje me ditėn e ēlirimit dhe gjakun e partizanėve. Fillimisht, gjakun e derdhur "pėr liri", kjo mvaret se nga ē‘prizėm i shohim gjėrat - pėr mua ishte gjak i derdhur pėr sllavėt - nuk mund ta pėrgojojė askush, as inati im rreth shkrimit gjoja pėr 29 nėntorin nė "Koha Jonė" - por qė nė fakt ishte njė vjellje vreri kundra Berishės, mė shumė se sa dhimbje me ēka ndodh rreth ndėrrimit tė "ditėēlirimit" apo "ditėrobėrimit" tonė. Nė radhė tė parė mė duhet tė sqaroj se pėrtej pėrse-ve e se-si-ve, pėrkujtoj me respekt ata qė humbėn jetėn, me besimin e verbėt se po luftonin pėr njė Shqipėri mė tė mirė. Kėshtu thėnė e bėrė mė duhet tė sqaroj se ruaj adhurim tė sinqertė pėr ata qė u vranė pėr tė mirėn e vatanit tė tyre siē mė duhet tė sqaroj se kam neveri pėr ish partizanėt e pas luftės, qė vranė mizorisht pjesėtarėt e popullit tė vet pėr hir tė njė diktaturė dhe besimi ireal se zhdukja e pronės private ėshtė themel i begatisė.

Tani pasi u dola borxhit buzuqeve, qė kur kanė pushtetin, tė shkelin me kėmbė e, kur bien nga fiku, qajnė e shajnė fshehtazi pas ferrave, mė duhet tė thėrras edhe njėherė me tė madhe se ata qė u vranė, nuk janė njėlloj me ata qė vranė pėr 50 vjet nė pushtet. Pėrsa i pėrket ēlirimit, unė kurrė nuk kam debatuar ditėn e ēlirimit dhe as nuk mė ka interesuar cila ėshtė kjo ditė. Sepse ne jemi pushtuar disa herė e nuk jemi ēliruar kurrnjėherė nga forca e armėve tona. Ata qė na patėn shkelur janė tėrhqur nga trojat tona kur kapitullonin nga tė tjerėt. Di qė kam mėsuar pėr dy qėndresa heroike tė kombit atė tė kohės sė Skėnderbeut dhe atė tė luftės sė Shkodrės. Nėse ka qėndresa tė tjera mė tė rėndėsishme, jemi tė gatshėm t'i mėsojmė.

Po nė tė njėjtėn kohė pohoj se nuk kam mėsuar rrėnimin e kombit tonė nga pushtuesit nazist. Kurrė, as lakenjtė e Enverit nuk na rrėfyen nė librat e tyre se cilat qenė humbjet tona kombėtare nga ky pushtues pėrveēse fjalėve bombastike- thundra e okupatorit- shkeli Shqipėrinė.

Vetėm pėr faktin se nė trojet tona ishin kombėsi ushtarake tė huaja, nuk mė jep ndonjė kėnaqėsi qė ata u shporrėn nga armėt tona apo ikėn nga zjarri i tė tjerėve. Nėse ėshtė kėshtu, atėherė sipas kėsaj llogjike tė sėmurė, pjesa tjetėr e shqiptarėve (kosovarėt) na u dashka tė festojnė si ditėn e ēlirimit - jo thjesht ditėn e dėbimit tė serbėve nga Kosova, por ditėn kur forcat e Natos tė largojnė nga Kosova, se janė ēizmet e ushtrive jo shqiptare. Pėr ata qė kanė llogjikė dhe jo kafka bosh si boshllėk buzuku, Shqipėria nuk zuri fill me lindjen e Partisė Komuniste, por ka qenė atje pėr mijėra shekuj, dhe as nuk u ēlirua pėr herė tė parė kur partizanėt zbritėn nga mali. Pėrderisa kemi patur shumė pushtime u dashka tė konstatojmė se kemi pasur shumė ēlirime, madje ēlirime mė barbare dhe mė shekullore se sa 3-4 vjet nėn Gjermaninė e Hitlerit qė sė paku nė shqiptarėve nuk na pati nė shėnjestėr, pėrkundrazi na bashkoi trojet e marra nga serbėt. Pėrderisa paskemi pasur kaq pushtime e ēlirime pėrse paska rėndėsi dita e ēlirimit, dita e 29 nėntorit? Arsyeja e kėsaj zgjedhjeje sipas orekseve politike tė disave ėshtė se 29 Nėntori shėnon jo thjesht ēlirimin e Shqipėrisė nga Gjermania - gėzim ky pėr tė gjithė ne qė duam tė jemi zotėr tė vatrės sonė pa zjarre, por ēka ėshtė mė e rėndėsishme, shėnon rindarjen nga trungu kombėtar, edhe njėherė, i Kosovės - disfatė kombėtare kjo qė duhet tė na bėjė tė dridhet edhe tė sapolindurin nė djep dhe tė saprenit nė varr. Dita e 29 nėntorit nuk ėshtė dita e vetme, qė hordhitė e armatave tė huaja iknin nga Shqipėria, por ėshtė dita e vetme qė shėnoi ardhjen nė pushtet tė njė grupi kusarėsh qė shiteshin sa tek Tito, tek Dimitrovi e Mao. Dita e 29 nėntorit nuk ėshtė dita e ēlirimit, por dita e dėrgimit tė mijėra shqiptarėve nga klika e Hoxhės pėr ēlirimin e Jugosllavisė (pėrfshirė edhe gjyshin tim kėtu, ju qaramanė qė kujtoni se shkruaj si pjellė e ca ballistėve, qė vuajtėn nga Enveri – s’kanė qenė vetėm etėrit tuaj qė u gėnjyen apo u detyruan tė luftonin pėr sllavėt!) E sa pėr ju qypat e llagapit Hoxha, qė u ankokenit nga shkrimi im dhe ju buzuqet e prera qė qani pas gardhit me fjalė fyese, kujtoni ose mėsoni se pėr sllavėt, shqiptarėt e mashtruar nga idiotėt e kuq, nuk luftuan vetėm kur ngjiteshin maleve tė Shqipėrisė, por kur morėn rrugėt e pėrndjekjes sė nazistėve nga tokat e serbomalazezėve. Ish-etėrit e juaj komunistė, pa pikėn e turpit i vunė shqiptarėt e rrėnuar maleve nė tė ftohtė (trutharėt tanė heroikė) tė viheshin nė ēdo betejė nė vijėn e parė tė sulmit nėn komandėn e Titos, ndėrsa partizanėt sllavė qėndronin betejė pėr betejė nė praparojė. Ne shkruam historinė e hidhėt e tė parrėfyer tė tė qenit lolo e tė vetėsakrifikimit pėr tė tjerėt e ku lavdia prapė u mbeti sllavėve. Ne ishim ata qė po u pajtuam me poshtėristė e komunistėve dhe festuam ardhjen e tyre nė pushtet, gjoja festojmė ditėn e ēlirimit, korrėm tradhtisht batalionet me shqiptarė tė Kosovės pėr tė kėnaqur bosėt e Hoxhėve e Peēėve, nė Beograd.


Postuar nga agata datė 13 Dhjetor 2005 - 10:51:

Petrit faleminderit qe e solle kete shkrim ketu..


Postuar nga Admirali datė 13 Dhjetor 2005 - 11:16:

Hmmm

Gjermania ka deklaruar zyrtarisht qe ata u larguan nga Shqiperia me 29 Nentor 1944 (lexo larguar), pra i bie qe as partizanet nuk e cliruan Shqiperine, kur "armiku" u largua vete me deshiren e tij.


Nejse, pak rendesi ka tashme, mjafton qe Gjermania thote zyrtarisht largimin e ushtrise ka ndodhur me 29.


Postuar nga Petrit Kola datė 13 Dhjetor 2005 - 22:19:

28-ta, 29-ta, Petriti dhe Lugati

Mooojooo toooojooo, moooojooo toooojoooo, vazhdonte te kendonte kengen e bukur gjirokastrite se bashku me furxhiun e veshur me kostum popullor, shokun Xhevit… Ky ishte Enveri, ulur ne shkallet e Muzeut Historike Kombetar ne daten 27 Nentor 2005. Tashme, per cudine e te gjitheve, pa asnje rrobe ne trup ose perkthyer ne nje shqipe te forte, bythjashte, po perpiqej te hiqte nje dhjete lekeshe metali qe dikush kastile e kishte ngjitur me cimcakiz tek Muzeu Historike.
Djalle,- berrtiste- keta jane me keq se djalli. Leket sheshit por si marre dot… Po me se i kane ngjitur dobicat…? Puhh…
Papritur si makine e prishur incizimi me nervozizem filloi te murmerinte neper dhembe:- Kreji pantallonat, kreji mullaqet, kreji pantallonat, kreji mullaqet!…
Nje frenim i forte degjohet dhe nga makina luksoze me xhama te erreta del Ramizi dhe nje gazetar. Blendi ja thonin ketij te fundit. Ramizi veshur me nje kostum dhe kullaro blu. Ne kemishen e bardhe shiheshin qarte komcat e zeza. Njera komce qe thyer ne dysh. Arsyeja nuk eshte e rendesishme per momentin… Njera kembe e pantallonave qe futur ne corape. Nga nxitimi si duket. Ne corape fare qarte lexohej stampimi ne gjuhen anglisht , “ I brake for gays”. Uauuuu…Eh, halle te tjera kjo demokracia….
Blendi, gazetari pataksi te pranishmit kur i veshur me rrobabanje grash te bashkuara del nga makina me nje incizuese ne dore…
Braf…, U cua ne kembe Enveri qe rrinte i ulur tek shkallet dhe filloi ti bertiste Ramizit. Kreji pantallonat te thashe! Mi trego mullaqet! Ramizi hezitoi por pas ulerimes se dyte filloi ti kreje pantallonat, dhe ja ku feksen dy mollaqe. Ne njeren lexohej Parti ne tjeren mollaqe Enver. Domethenia e tatuazhit nuk ka nevoje per koment te madh; deri ne vdekje me Partine deri ne vdekje me Enverin. Keshtu qe le te vazhdojme …
C’ma keni bere koburen bertiti Enveri? Kontrollova tere muzeun bashke me shokun Xhavit dhe nuk e gjeta…
Pranvera, drejtoresha e muzeut, filloi te fliste Ramizi bashke me Edin vendosen te behen biznesmen se ndryshuan koherat dhe s’mund ta mbanim…
O te ti krej site - uluriti Enveri. C’do Gorilla me koburen time, dhe xhanen kush e futi Gorillen ne muze ne radhe te pare?
Nejse, nejse. Une dua koburen tani se do ti beje t’emen gjysmes tjeter… C’me shikon si tuaf- bertiti Enveri do ti beje t’emen gjysmes tjeter te shqiptareve se gjysmes ja kam bere…
Shoku Enver, filloi te fliste Ramizi, ne demokraci nuk i themi gjerat hapur dhe me ze te larte se na diktojne planet….
C’thua ti mo, bertiti Enveri- ku pjerdhe une per demokraci dhe dokra…
Bjerem koburen dhe thuam se kush ishte ai rrufjan qe do te ndroje daten e clirimit dhe ta beje 28?
Petrit Kola – u pergjigj Ramizi.
Femer apo mashkull, se ju s’mereni vesh sot-pyeti Enveri?
Mashkull shoku Enver.
Shpejt koburen dhe ca terkuz se do ta varre nga capelet qenin mu ne mes te Tiranes qe ta marrin vesh gjithe te tjeret se une nuk jam as i gjalle dhe as i vdekur. Une jam nje lugat…

Marre nga; http://vertet.blogspot.com


Postuar nga Petrit Kola datė 26 Dhjetor 2005 - 13:52:

Enver Hoxha. Diskutim ne plenumin e Beratit.
"Direktivat e Kominternit dhe udhezimet e vėrejtjet e shokut Tito ishin pėr ne fanaret qė duhej te na ndritnin gjendjen e krijuar dhe te hapnin fushe veprimi pėr ne tė ardhmėn..."
"Qe te gjithė e dimė se sukseset dhe gabimet e KQ janė te lidhura me dy shoket jugosllave-Miladin dhe Dushan. Kėta dy shokė kanė ndihmuar shumė pėr formimin e Partise sone dhe pėr mekembjen e saj... Vetevetiu, se ne ne punėn tonė me kaq pergjegjsi qė kishim, do tė mbeshteteshim pareshtur te Miladini dhe Dushani. Puna jonė ishte si puna e atij nxenesit qė ne ēdo rast pyet ose shikon mesuesin nėse ka punuar mirė ose si duhet te punoje... Pėr ēdo gjė qė benim merrnim aprovimin e Miladinit. Komiteti Qendror ishte identifikuar me Miladinin..."
...
...
Sipas dokumentave te Arkivit, njė djaloshi te pafajshem 16 vjeēar nga Devolli, Ali Mustafa Lumit Dushan Mugosha ia bėri vete torturat ne prani te Tahir Kadarese, mbasi kishin vrarė 13 devollinje te tjerė pa gjyq. Ne fillim Dushani urdhėroi 12 partizanet ta rrihnin me kopace druri. Pastaj e mori vete ne dorė torturimin. Ia theu ne disa vende kembet dhe duart. E torturoi ne organet seksuale, deri ne humbje te ndjenjave. Pastaj, me majen e thikes ia preu lekuren ne kercirin e kėmbės se majte, siē bėjnė me berrat kur i rrjepin, e me ne funde ,ia shoi cigaren ne bebe te syrit. Si u ngop, dy plumba kokės mbi trupin e tij te pa jetė"

Marrė nga libri "Ringjallje"

Konkluzionin e kesaj poshtersie disa ne kete forum na e quajne clirim dhe na thone se kemi dale edhe te fituar nga Lufta e Dyte Boterore..

Hektori,
Ke kerkuar lidhjen jugosllave me Partine Komunsite Shqiptare. Po s'te doli kjo te shkruaj prape, deshmi nga goja e Enverit, Hysni Kapos, Gogo Nushit etj...


Postuar nga Zei datė 20 Janar 2006 - 11:02:

DATA E SAKTE ESHTE 28.


 
Trego 26 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.