Forumi Horizont | Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Azem Shkreli (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=102)
-- Azem Shkreli (Poezi nga libri: Zogj dhe gurė) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2215)
Azem Shkreli (Poezi nga libri: Zogj dhe gurė)
Piramida
U
rriē
Mendim
I madh i
Milingonave
Flini faraonė flini
VIZION
Nė fund tė fundit prapė
Vinė Akejėt dhe Arbėrit
Sekush ku e kishte vendin
Veriu nė veri
Jugu mė nga jugu
Nė mos zogjtė dhe zoologjitė
Njė fije floku na ndan
Nga lumturia e bimėve
Vizion zemėrak i zotėrave
Botėn na e vizato ndryshe
Nė shpatull tė kėndezit
SHQIPTARĖT
Njeriu tha ndiquni lirinė
Ilirishtes, herruni bimėn
I mbėrthyen nė bri tė dhisė
U dhanė ujėt e detit, u dhanė
Zogj dhe gurė
Miza ku na bren hekur
Zoti tha ruana zot nga
Mallkimi i madh i tyre
ANAL
Qėmoti ishin kryer
Kremtet, ishin kryer kurorat
Ishin mbyllur librat
E tė gjallėve, librat e tė vdekurve
Ne po vinim kaluar apokalipsės
LAVDIA
Saherė u nis atdheut
Tek ylli i vet majė qiellit
Njė herė hypi nė njė krismė
Dhe vajti
Biri i sėmės
ARMĖT TROFE
Art anakronik, gjėmim
I heshtur hekuri
Eneu a e di ku janė
Tani trofetė e tyre
Gojėt e zeza u gokėsojnė
Uri kah Jugu
Nė Ballkan e nė Luvėr
U lėngojnė
Luftėra tė pakryera
LUFTA
ē'ėshtė
Ajo gjėmė, ajo
Pushkė nė mish tė ashtit
Liria
Pėlcet si krypa
Nga kuptimi e bukuria
Dhe digjet
E BUKURA MARIGO
Tokėn gur, qiellin
pėrgjysmė tė ēarė
Moj e mira
Tė kuqen gjak, tė zezėn
Terr bartolomeu
Moj e bardha
Etjes qumėsht na i dhe
Vetėm nga njėri gji
Moj e bukura
KĖNGA ME MIQ
Mos shkruani sonte poezi
As heshtjen si unė mos e shkruani
Ndizeni njė varg si qiri
Dhe zjarrin e sė pathėnės e vuani
Dėgjoni si dhemb e pathėna
E beftė, e bukur. Poezi
S'ėshtė lot i qiriut as hėna
Ėshtė push i njė etje dhe shi
KRONIKĖ
Portėn kah jugu dikush e rrahu me natė
Kėshtu zė rrėfimi nga i cili flokėt na ranė
Gujėn e tė ndjerėve ja qepėm vetes mė tė gjatė
Akti tjetėr ndodhi pa ne a s'e pamė
Tatpjetė moshės na rrodhi prapė koha mushkė
U shkund njė shekull me pupla dhe tuhamė
Grimin na mbrojtėn ushtarė tė Natos me pushkė
Paqės sė gjumtė i pimė amėshtinė, u thamė
Fiku nė fik u plak dhe molla nė mollė
Njė natė qindvjeēare njėri ndėnj e shkroi
Tė dytin libėr tė ferrit, tė bukur, tė hollė
Njė qen u gdhi me ashtin e fjalės nė gojė
KREMTIM
Ngjitu
Trupit tė vargut
Madėrgonė mendimi tjetėr
Amen! ra nė tokė tė vetėn
Farė e mirė e
Fjalės, ra
UJĖVARA
Ulesh ta vizatosh
Tė thahet nė buzė fjala
Ia prek stėrkalėt
Dora tė bėhet skulpturė e kaltėr
Tė gjitha ia thua, tė gjitha, pos
Shėmtisė sė imazhit pa ujėvarė
Pėlcet prapė nė njė etje tėnden
MALLKIMI
Mė plase bir i Balės
Tė plastė nusja e lalės
Gjethe e gjethe ranė
Plasėn e nuk u panė
Nuk i deshi nama
E zanoftė zana
MALLI PĖR NJERUIUN
Ai vjen fill vetėm
Si vinė shpendėt dhe shirat
Vjen kalluar harrimt
Vjen zogu i largėt
Nga vise tė kaltra tė kujtesės
I bardhė flokut, i cemtė lotit
Nga farė e pjekur, nga plazma
Vjen e na i jep gjak gjenit
Malli pėr njeriun
SHTEGTARĖT
Fundin e udhės s'e dinė
Ata qė vajtėn
Ata qė u kishte koka udhė
Fundin e udhės e dine
Ata qė nuk u kthyen
METAMORFOZĖ
Vazhdimisht e zhveshi
Nga njė lėkurė gjarpėri
Tė mos shihej gjartpėr
Vazhdimisht e zhveshi
Secilėn lėkure gjarpėri
Mbeti krejtėsisht gjarpėr
Tani ja kėrkojnė kokėn
TJETĖRSIA
Ajo na kishte dashur fort, ne nuk e dinim
Na kishte kėrkuar gjatė, na kishte puthur ėndėrr
Verbuar e kishte malli pėr largėsitė mes nesh
Kur e pamė sė fundi na lėbyri kryq shikimet
Sė pari na mori sytė, pastaj gjuhėn, gojėn
Nė filxhan vizatuam gjeografinė e ndarjes, heshtėm
Ajo qėndronte mes nesh si njė pėrmendore argjili
I lamė nga njė lule harrimi tė kėmbėt dhe ikėm
ē'tė bėj me tė falat pėr pulbardhat, me ylberin
KĖNGĖ E TURPSHME
Sonte
Qava sonte pėr ty
Arbėri
Nuk mė vjen turp
Pse qava
Mė vjen turp pse s'munda
Tė bėj tjetėr
Nga turpi qava
Adhuroj Azem Shkrelin
Kam lexuar shume vite me pare qe ky poet i madh shkruan:
Sa here shihem me veten time
ne pasqyre
sy me sy
nuk di ēka duhet me ba?...
Me e puth a me e pshty...
Trego 8 mesazhet nė njė faqe tė vetme |
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.