Forumi Horizont Gjithsej 167 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Gerdec (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15561)


Postuar nga kumbulla datė 17 Mars 2008 - 15:50:

Gerdec

Ky emer fshati a komune a qyteze a nje fabrike c'minimi a nuk e di si  ta shpreh qe deri dje te them te drejten i panjohur per mua per shume aresye qe s'me lidhnin me te apo thjesht indiferentizem ne leximin e tabelave ne rruget ku kaloj per te dale nga tirana qe diten e shtune ne oren 12:00 paradite eshte bere me i degjuari anembane vendit e evropes apo amerikes.

jam nje shtetase shqiptare qe si shume te tjere nuk po e ndjej me veten prej dy ditesh te sigurt ne rrugen qe ec, ne shtepine ku banoj ne godinen ku punj apo lokalin ku pi kafene qe per koicidence e kam shume prane selise se kryeministrise dhe sot kam me shume se kurre nje zemerim te madh brenda vetes e kam dhe me bashkeqytetaret e mij te cilet i degjoj kudo me shprehjen " ceshte ky shtet? kryeministri te jape doreheqjen etj etj" dhe asnjeri prej nesh nuk ndodhet para kesaj selie me zerin ngritur e me ate kembengulje qe dalim neper mitingjet elektorale ku e kerkonim kete kryeminister te na udhehiqte drejt nje integrimi ne evrope qe pothuaj se dime se cduhet et permbushim si qytetare qe paguajme vetem taksa e nuk dime se cbehet me ate sigurim minimal shendeti qe e paguajme me pagat tona qesharake, me cmimet e bukes ne rritje me pensionet e gjysherve  apo prinderve me nje vlere percmuese per ate qe i kane dhene ketij vendi, e perpos ketyre na mbin nen kembe 100.000 t. lende shperthyese neper te gjith vendin.

Ky kryeminister qe muajin mars po e verteton me se mire qe mbin fatkeqesira per kete vend bashke me qeverine e tij mendoj se ka ardhur koha te ike njehere e mire nga ekranet dhe jetet e shqiptareve , pasi prokurimet e tij te drejt per drejta po na shfaros e po na cfilit si komb.

nuk kam qetesi ne vendin tim, nuk kam siguri ne vendin tim, nuk po besoj me ne qeverine e vendit tim nga e cila pres nje jete me te mire per te cilen po investoj ,por ku???

Tymnaja e ballkanit u quajt vendi im diten e shtune me 15.03.2008


  Gjithsej 167 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 8 9 10 » ... E fundit »
Trego 167 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.