Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 118 119 120 121 122 123 124 125 126 [127] 128 129 130 131 132 133 134 135 136 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga fat_genta datė 28 Shtator 2006 - 10:15:

Citim:
Po citoj ato qė tha jasemina
Smarts_way ka shkruar per kete teme dhe e ka argumentuar bukur.
Ndoshta dhe mendimi im nuk do te ishte i tepert, pasi nje nder problemet me kontradiktore ne historine njerezore eshte ēeshtja e Mesihut (Isait) ( Jezusit) a.s. Polemika rreth personalitetit te Jezusit eshte ndryshimi me i madh ndermjet Islamit dhe Krishterimit.
Prandaj mendova te sjell disa argumente , te cilat me lene ne medyshje, ēfar te besoj qe eshte Zot apo eshte njeri? me shume me ben te paqarte se, keto argumenta une i nxorra nga Bibla.

Zoti eshte i pavdekshem

Bibla tregon nje nga cilesite e Zotit, e cila eshte pafillimesia dhe pavdekshmeria, ku thote: " Ai qe i vetmi e ka pavdekesine dhe rri ne drite te paafrueshme, te cilen asnje njeri nuk e ka pare kurre dhe as mund ta shohe; atij i qofte nderi dhe pushteti i perjetshem" (1 timoteu 6:16)
"Para se te kishin lindur malet dhe para se ti te kishe formuar token dhe boten, madje nga mot dhe perjete ti je Perendia" ( Psalmi 90:2)

Kurse Jezusi vdiq

Bibla thote:
Dhe Jezusi bertiti me ze te larte dhe tha: " O Ate, ne duart e tua po e dorezoj frymen time! ". Dhe, si tha keto, dha fryme"' ( Luka 23: 46)

Zoti eshte i Gjithedijshem

Bibla thote:
" Mos u beni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjerat per te cilat keni nevoje, para se ju t'i kerkoni". (Mateu 6:8)

Kurse Jezusi nuk ishte i Gjithedijshem

Jezusi kur e pyeten per diten e fyndit, ai u pergjigj:
" Sa per ate dite dhe ate ore, askush nuk e di, as engjejt ne qiell, as Biri, por vetem Ati". (Marku 13:32)

Zoti eshte i plotfuqishem

Bibla etregon kete:
" Une jam Perendia i plotfuqishem...".

Jezusi ishte i pafuqishem


Po Bibla e tregon kete:
"Une s'mund te bej asgje nga vetja ime". (Gjoni 5:30)

Zoti nuk lodhet dhe nuk flen

Bibla thote:
"Nuk e di ti, valle, nuk e ke degjuar? Perendia i perjetesise, Zoti, krijuesi i kufijve te tokes, nuk mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarsia e tij eshte e panjohshme" ( Isaia 40:28)

Por Jezusi ishte i lodhur dhe ka fjetur sikur ne


Bibla thote:
"Dhe Jezusi, i lodhur nga udhetimi, u ul prane pusit". ( Gjon 4)
" Ai nderkaq po flinte ne kiē mbi nje jastek"' (Marku 4:38)

Zoti nuk mund te shihet

Bibla aludon qarte per kete:
Askush s'e ka pare ndonjehere Perendine".(1 Gjoni 4:12)

Jezusi jetoi ne mesin e njerezve

Bibla vete thote kete:
"Ata i thane: "Ceshtjen e Jezusit nga Nazareti, qe ishte nje profet i fuqishem ne vepra dhe ne fjale perpara Perendise dhe perpara gjithe popullit"' (Luka 24:19)

Zoti nuk eshte njeri dhe nuk jeton ne toke

Bibla thote:
Perendia nuk eshte nje njeri, qe mund te genjeje, as edhe bir njeriu qe mund te pendohet". ( Numrat 23:19)

Jezusi ka qene njeri dhe bir njeriu dhe ka jetuar ne Nazaret

Bibla thote:
" Erdhi biri i njeriut qe ha dhe pi". (Mateu 11:19)

Zotit i takon Adhurimi

Bibla thote:
"Adhuro Zotin, Perendine tende, dhe sherbei vetem atij". (Mateu 4:10)

Jezusi nuk adhurohet

Kurse Jezusi ka urdheruar te adhurohet vetem Perendia
"Adhuro Zotin, Perendine tende, dhe sherbei vetem atij". (Mateu 4 10)


Zoti nuk tundohet nga e keqja

Bibla thote:
"Askush kur tundohet te mos thote: " Jam tunduar nga Perendia", sepse Perendia nuk mund te tundohet nga e keqja , dhe ai vet nuk tundon njeri". ( Jakob 1 :13)

Jezusin e ka tunduar djalli

Bibla thote:
" Dhe qendroi ne shkretetire dyzet dite, i tunduar nga Satanai". ( Marku 1:13)

Keto ishin disa nga dhjetra citate Biblike qe japin krahasimin ne mes Zotit dhe Jezusit(Zot) Mendoj se duhet te llogjikojme vete me arsyen tone. A eshte Jezusi Zot?
Vete Bibla e ben te qarte dhe kjo besoj fale pjeseve te pa ndryshuara totalisht nga dora dhe mendja e njeriut.


  Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 118 119 120 121 122 123 124 125 126 [127] 128 129 130 131 132 133 134 135 136 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.