Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga Prishtinasja_ datė 14 Dhjetor 2006 - 02:56:

Tani ti hedhim nje veshtrim se c'thote Kur'ani per Biblen!?


A thotė Kur'ani se Bibla ėshtė Fjalė e Zotit?





Mė herėt kemi parė se si ėshtė ndryshuar Bibla gjatė kohės nėpėrmes dallimeve nė manuskripte tė ndryshme.

Fatkeqėsisht disa tė krishterė tė pafuqishėm para fakteve tė ndėrrimit dhe mospajtimeve nė Bibėl krahas mėsimeve tė tyre, mundohen ti bindin muslimanėt se Kur’ani vėrtetė i urdhėron muslimanėt qė ta besojnė Biblėn pėr Fjalė tė Perėndisė. Por a ėshtė kjo e vėrtetė?

Kur’ani flet pėr Inxhilin – Fjalėn e Perėndisė shpallur Jezusit e jo pėr Ungjillin e shkruar nga Marku, Mateu, Luka apo Gjoni. Gjatė kohės sė Jezusit kėto fjalė tė Ingjilit me gjasė nuk u shkruan kurrė. Gjurmė tė zbehta tė tyre nėpėrmes Fjalėve tė Jezusit mund tė gjenden aty kėtu nė Ungjijt e tanishėm, por kėta assesi nuk janė ekuivalent i Inxhilit tė shpallur Jezusit nga Zoti. Ungjijt qė i kemi sot janė libra qė rrėfejnė pėr jetėn e Jezusit ashtu siē e shihnin autorėt prapa traditės ku i bazuan shkrimet e tyre.

Pėr tė mos u thelluar shumė nė kėtė vetėm njė dėshmi e vockėl qė nuk lė vend pėr dyshim apo dykuptimėsi:

Luka 1:1-4 “Mbasi shumė vetė ndėrmorėn tė renditin tregimin e ngjarjeve qė ndodhėn nė mesin tonė, ashtu si na i pėrcollėn ata qė ishin bėrė nga fillimi dėshmitarė okularė dhe shėrbyes tė fjalės, M`u duk e mirė edhe mua, pasi i hetova tė gjitha gjėrat me kujdes qė nga fillimi, tė t`i shkruaj sipas radhės, fort i nderuari Teofil, qė ti tė njohėsh vėrtetėsinė e gjėrave qė tė kanė mėsuar.”



Kėto vargje biblike na tregojnė shumė tė vėrteta. E para kishte shumė Ungjij tė shkruar nga shumė veta pėr jetėn e Jezusit. Librat e Dhjatės sė Re janė vetėm disa midis qindra prej tyre. E dyta: ungjilli nuk u shkrua si frymėzim i Zotit pėr njerėzimin por sepse Lukės (dhe Gjonit,Markut, Palit, pėrkatėsisht pėr librat tjerė) iu duk ‘e mirė’ kjo punė. Dhe e treta ky libėr nuk i drejtohet njerėzimit por njėfarė Teofilit. Dhe tash ta bazosh shpėtimin e njė njerėzimi tė tėrė nga letrat e shkruara Teofilit apo dikuj tjetėr, tė shkruara me qėllimin e njeriut, ėshtė shumė e pakapshme dhe e palogjikshme.

Kur’ani ėshtė mjaft i qartė:



5:46 Ne vazhduam gjurmėt e tyre (tė pejgamberėve) me Isain, birin e Merjemes, vėrtetues i Tevratit qė kishin mė parė. Atij i dhamė Inxhilin….

2:53 Dhe (pėrkujtoni) kur ia dhamė Musait librin,

4:163 e Davudit i patėm dhėnė Zeburin…



Kur’ani flet pėr Tevratin e shpallur Mojsiut e jo pėr Pesėlibėrshin i cili gabimisht i atribuohet Mojsiut. Edhe Bibla e dėshmon se Mojsiu nuk ėshtė autor i Pesėlibėrshit:

“Kur Moisiu mbaroi sė shkruari nė njė libėr tėrė fjalėt e kėtij ligji, u dha kėtė urdhėr Levitėve qė mbanin arkėn e besėlidhjes tė Zotit, duke thėnė: "Merreni kėtė libėr tė ligjit dhe vendoseni nė arkėn e besėlidhjes tė Zotit, Perėndisė tuaj, me qėllim qė tė mbetet si njė dėshmi kundėr teje; sepse unė e njoh frymėn tėndė rebele dhe fortėsinė e qafės sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallė midis jush, ju u bėtė rebelė kundėr Zotit; aq mė tepėr do tė bėheni mbas vdekjes sime! Mblidhni pranė meje tė gjithė pleqtė e fiseve tuaja dhe zyrtarėt tuaj, me qėllim qė tė dėgjojnė kėto fjalė dhe unė tė thėrras tė dėshmojnė kundėr tyre qiellin dhe tokėn. Sepse unė e di qė, mbas vdekjes sime, do tė korruptoheni plotėsisht dhe do tė largoheni nga rruga qė ju kam urdhėruar, dhe ditėt e fundit do tė goditeni nga fatkeqėsia, sepse keni pėr tė bėrė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit, duke provokuar indinjatėn e tij me veprėn e duarve tuaja". (Ligji i Ripėrtėrirė 31:24-29)



Moisiu pra kishte shkruar librin i cili kishte humbur mė vonė bashkė me arkėn e Besėlidhjes. Ėshtė e qartė se kur thuhet ‘Moisiu mbaroi sė shkruari nė njė libėr tėrė fjalėt’ nuk mendohet nė Biblėn pėrkatėsisht Dhjatėn e Vjetėr – Pesėlibėrshin. .

Gjithandej Pesėlibėrshit nė Dhjatėn e vjetėr lidhur me Mojsiun lexojme:



Dalja 2:11 Nė ato ditė, kur Moisiu ishte rritur

Dalja 7:10 Moisiu dhe Aaroni vajtėn pra te Faraoni dhe vepruan ashtu,

Dalja 16:20 Por ata nuk iu bindėn Moisiut

Ligji i pėrtėrirė 9:21 sipas mėnyrės qė kishte urdhėruar Moisiu.

Numrat 4:34 Moisiu, Aaroni dhe prijėsit e asamblesė kryen

Deut 34:7 Moisiu ishte njėqind e njėzet vjeē kur vdiq; shikimi i tij nuk ishte dobėsuar



Ėshtė e qartė se fjalėt ‘Mojsiu ishte rritur’ , ‘ata nuk iu bindėn Moisiut’, ‘ Moisiu ishte njėqind e njėzet vjeē kur vdiq’, nuk janė tė shkruara nga Mojsiu. Sigurisht se Mojsiu nuk u ngrit nga varri qė ta shkruante vdekjen dhe varrosjen e tij.

Prandaj kur Kur’ani flet pėr Tevratin kjo ka tė bėjė me ligjin-Fjalėn e Zotit qė iu shpall Moisiut e jo pėr librat historikė tė Biblės ku pėrshkruhet jeta e Moisiut dhe e popullit tė tij. Dhe kur flet Kur’ani pėr Inxhilin kjo ka tė bėjė me shpalljen qė iu dha Jezusit dhe jo me biografinė e tij tė ardhur tek ne nėpėrmes Gjonit, Lukės apo Palit.



Shumica e tyre nuk pėrkojnė tjetėr pos supozim, e supozimi nuk ėshtė asgjė ndaj tė vėrtetės. All-llahu di shumė mirė pėr atė qė punojnė Nuk ėshtė e logjikshme tė mendohe se ky Kur’an ėshtė i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por ėshtė vėrtetues i asaj (shpalljes) qė ishte mė parė, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farė dyshimi se ėshtė (i zbritur) nga Zoti i botėve. Kurani 10:36-37



Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument qė tė ėshtė vėrtetues i librave tė mėparshme. Ai e zbriti mė parė Tevratin dhe Inxhilin. Udhėrrėfim pėr njerėz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e sė vertetės nga gėnjeshtra). S`ka dyshim pėr se ata qė mohojnė argumentet e All-llahut i pret ndėshkimi i rreptė. All-llahu ėshtė ngadhėnjyes, shpagimtar. 3:3-4



A thua nuk e dinė ata (jehuditė) se All-llahu e di atė ēka e fshehin dhe atė ēka e publikojnė? E ka disa prej tyre qė janė analfabetė, nuk e kuptojnė librin, por jetojnė vetėm nė shpresa, duke mos qenė tė sigurt. Ėshtė shkatėrrim pėr ata qė me duart e veta e shkruajnė librin, e pastaj thonė: “Ky ėshtė nga All-llahu!, e pėr tė arritur me te njė fitim tė paktė, pra ėshtė shkatėrrim i madh pėr ta ēka shkruan duart e tyre dhe ėshtė shkatėrrim i madh pėr ta ajo ēka fitojnė. 2:77-79



O ti i dėrguar! Tė mos brengos vrapimi nė mosbesim i tyre qė me gojėt e tyre thanė: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanė besuar (munafikėt), e as i tyre qė janė jehudi, tė cilėt shumė i pėrgjigjen gėnjeshrės dhe shumė e dėgjojnė (fjalėn) njė populli qė nuk vjen te ti, ata janė qė i menjanjojnė fjalėt pas vėnies sė tyre nė vendin e vet ( nga ana e All-llahut) e thonė: “Nėse u jepet kjo, pranoni, e nėse nuk u jepet,atėherė refuzoni. Po atė qė All-llahu do, tė humbė, ti nuk mund tė bėsh asgjė pėr te (nuk mund ta shpėtosh). Janė ata tė cilėve All-llahu nuk deshi t’iu pastrojė zemrat (prej kufrit). janė ata qė nė kėtė jetė kanė poshtėrim, (vazhdon ajeti kur'anon) ( 5:41)


  Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 137 138 139 140 141 142 143 144 145 [146] 147 148 149 150 151 152 153 154 155 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.