Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 140 141 142 143 144 145 146 147 148 [149] 150 151 152 153 154 155 156 157 158 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A ėshtė Jezusi Zot? Bibla thotė JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga Prishtinasja_ datė 14 Dhjetor 2006 - 03:19:

Pavlefshmėria e kryqėzimit tė Jezusit si shlyerje pėr mėkatet

Njė studim i Dhiatės sė Vjetėr Hebraike



Shkruar nga JosephG



Kėtu ėshtė njė listė e pjesshme e arsyeve se pse vdekja e Jezusit nė kryq nuk do tė mund tė shėrbente si sakrificė e vlefshme dhe secila nga kėto arsye do ta nxjerrė njė sakrificė tė tillė si tė papranueshme pėr qėllimin e shėlbimit nga mėkati.



Duke pasur parasysh se nė kohėn e vdekjes (sė supozuar sh.p.) tė Krishtit, Tempulli i Dytė ishte si i tillė akoma nė Jeruzalem dhe duke e ditur se Bibla Hebraike ishte akoma nė fuqi si shkrim i shenjtė, kėtu janė arsyet e jovaliditetit tė sakrificės sė ofruar:



1. Bibla hebraike kėrkon qė rituali i sakrificės tė jetė i udhėhequr nga Prifti (Levitiku Kapitujt 1-7), ndėrsa sipas Dhiatės sė Re Jezusi ishte kryqėzuar nga ushtarėt Romakė (Mateu 27:35; Marku 15:24; Luka 23:33; Gjoni 19:18, 23).



2. Bibla hebraike kėrkon qė gjaku i sakrificės sė mėkatit tė spėrkatet nga Prifti nė vellin e shenjtėrores dhe nė altarin e Tempullit (psh Levitiku 4:5-6) dhe nuk ka ndonjė dėshmi nė Dhiatėn e Re se kjo ėshtė bėrė kėshtu.



3. Bibla hebraike kėrkon qė sakrifica pėr mėkat tė jetė pa ndonjė defekt apo cen fizik (psh Levitiku 4:3), ndėrsa sipas tė dhėnave tė Dhiatės sė Re Jezusi ishte rrahur, fshikulluar dhe tėrhequr zvarrė nė tokė para se tė kryqėzohej (Mateu 267, 27:26, 30-31; Marku 145, 15:15-20; Luka 223; Gjoni 18:22, 19:1, 3). Pėr mė tepėr si njė Hebre nga lindja, Jezusi ishte rrethprerė tetė ditė pas lindjes, ritual ky qė le shenjė (‘vula e besėlidhjes). Sipas Dhiatės sė Re rrethprerja ėshtė e barasvlershme me gjymtimin (Filipianėve 3:2, Galatasve 5:12).



4. Bibla hebraike kėrkon qė sakrifica e Pashkės, e cila duhet tė jetė njė qengj mashkull, tė sakrifikohet nė baza individuale (pėr shtėpi) (Numrat 28:22), dhe jo si sakrificė pėr tėrė bashkėsinė; ndėrsa sipas Dhiatės sė Re vdekja e Jezusit (e sqaruar si ‘sakrificė pėr mėkatet’) i shleu mėkatet e tėrė njerėzimit (Romakėve 6:10; Hebrenjve 9:12, 10:10, 10:18).



5. Bibla hebraike na tregon se Qengji i Pashkės nuk ishte diēka qė ofrohej pėr largimin e mėkateve porse ishte njė ofrim komemorativ/festiv (shiko pikėn nėn 4 dhe nėn 6 gjithashtu). Njė kohė mė e pėrshtatshme pėr sakrificėn e mėkatit do tė ishte Jom Kipuri (Dita e Shėlbimit; Numrat 29:11 [sakrifica individuale pėr mėkatin – qengj mashkull]; Levitiku 16:15 [sakrifica e pėrbashkėt pėr mėkatin – qengj mashkull]).



6. Bibla hebraike kėrkon qė Qengji i sakrifikuar i Pashkės tė piqet dhe tė hahet, ndėrsa gjaku i tij tė pėrdoret pėr tė shenjuar shalkat dhe arkitraun e shtėpive (Eksodi 12:7-8) – mirėpo nuk ka asnjė tė dhėnė nė Dhiatėn e Re se diēka e tillė ka ndodhur (qė tė mos sugjerohet se Krishterimi promovon kanibalizėm).



7. Bibla hebraike deklaron se sakrifica e ofruar pėr mėkate do tė mund tė shlyejė vetėm mėkatet e paqėllimta me disa pėrjashtime tė vogla siē thuhet tek Levitiku 5:1-6, 20-26 (Levitiku 6:1-7 nė Biblėn e Krishterė) (psh Numrat 15:27-31).



8. Bibla hebraike mėson se kurbanet mund tė shėlbojnė vetėm mėkatet e kryera para sakrifikimit tė ofruar; asnjė sakrificė nuk mund tė shlyejė mėkatet e bėra pasi qė tė jetė ofruar kurbani kėshtu qė asnjė sakrificė nuk mundet kurrė tė shėlbojė njerėzit e lindur pasi qė ajo sakrificė ėshtė ofruar (psh Levitiku 1-7). Pra, edhe po qe se do tė ishte e vėrtetė se Jezusi ishte njėfarė super-kurbani i cili shleu tė gjitha mėkatet e njerėzimit, nė atė rast ai do tė shlyente sipas Biblės hebraike vetėm mėkatet e kryera para vdekjes sė tij dhe jo mėkatet e kryera pas vdekjes sė tij apo tė njerėzve tė lindur pas kėsaj.



9. Bibla hebraike nė mėnyrė tė rreptė e ndalon shlyerjen e mėkatit tė dikujt nga dikush tjetėr (psh Dalja 32:31-35; Numrat 35:33; Ligji i Pėrtėrirė 24:16; II Mbretėrit 14; Jeremia 31:29 [30 nė Biblėn e Krishterė]; Ezekieli 18:4, 20; Psalmet 49:7).



10. Bibla hebraike rreptėsishtė e ndalon sakrifikimin e njerėzve (psh Levitiku 18:21, 24-25; Ligji i Pėrtėrirė 18:10; Jeremia 7:31; 19:5; Ezekieli 23:37, 39)



Thjeshtė ėshtė ēuditėse se si shumė njerėz e besojnė atė me ēka priftėrinjtė e tyre ‘i ushqejnė’ ata, dhe se si Dhiata e Re i kundėrvihet mėsimeve tė Biblės hebraike.


  Gjithsej 338 faqe: « E parė ... « 140 141 142 143 144 145 146 147 148 [149] 150 151 152 153 154 155 156 157 158 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet nė njė faqe tė vetme

Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.